Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhja e Teutës

 :: Show Biz

Shko poshtë

Lidhja e Teutës Empty Lidhja e Teutës

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 22:34

Është njëra prej aktorëve kosovare që ka befasuar shumë gjatë vitit që lamë pas. Filloi me një projekt humanitar.
Më vonë u paraqit publikisht me këngëtarin Blero dhe pastaj tregoi që është shtatzënë.
Kjo është aktorja Teuta Krasniqi, e cila tregon se pavarësisht lodhjes, prapë do të vazhdojë me ciklin e ri të emisioneve “Lidhja mes nesh” dhe risi të tjera në karrierën e saj.
Rozë: Viti 2009 ishte një vit i befasive nga ana juaj. Krijuat një emision, i cili ishte shumë i shikuar në Kosovë dhe më vonë u tha që jeni në lidhje me Bleron. Si ndodhën të gjitha këto gjëra në një periudhë kaq të shkurtër?
Teuta:
Përfundimisht dhe me plot gojë e them që viti 2009 ishte viti më i mirë e më i mbarë në jetën time në çdo aspekt. Sa i përket aspektit profesional, arrita ta realizoj projektin më të rëndësishëm për mua deri më tani – emisionin tim humanitar “Lidhja mes nesh” si dhe nga UNIFEM- i u nderova me titullin Kampione e Vullnetit të Mirë.
Ndërkaq në aspektin privat e më të rëndësishmin, fillova lidhjen time me Bleron, ku pas tre muajve u fejuam dhe morëm vesh lajmin më të mirë ndonjëherë, që jam shtatzënë dhe tashme po presim fëmijën e parë. Me besoni që e falënderoj Zotin ditë e natë për të gjitha këto të mira që m’i ka sjellë në jetë dhe për gjithë mbarësinë që tashmë kemi në jetë të përbashkët. E vërtetë është që të gjitha kanë ndodhur brenda një periudhe të shkurtër dhe ka ndodhur më e mira që mund të ndodhte për ne.
Rozë: Thashethemet thonë se ju dhe Blero pritet të martoheni në verë. A janë të vërteta ato?
Teuta:
Po, është e vërtetë. Ne nga fillimi i muajit shtator planifikojmë ta bëjmë dasmën tonë. Mendojmë që aq kohë na nevojitet pas lindjes se vajzës në mënyrë që edhe ajo “kismet” të jetë më e madhe si dhe edhe unë mundësisht ta kthej bile përafërm formën e trupit që kam pasur- hahaha
Rozë: Ishte bombastik edhe lajmi se ishit shtatzëne nëpër mediet shqiptare. Keni vendosur për emrin e fëmijës, apo nuk dëshironi që ta bëni publik atë?
Teuta:
Ky lajm ishte bombastik edhe për mua e Bleron kur e morëm vesh, por njëkohësisht lajmi më i gëzuar, që vërtet nuk e krahasoj me asgjë tjetër sepse është krejt tjetër emocion, ato që tashmë janë nëna si dhe ato që presin të bëhen besoj që me kuptojnë më së miri. Ky lajm ishte edhe një shenjë nga Zoti dhe një bekim që lidhja jonë është e duhur dhe e mbarë. Po, kemi vendosur për emër, por më falni që nuk po e bëj publik ende. Është një emër shumë i bukur e i veçantë, me një domethënie shumë të bukur.
Rozë: Pavarësisht shtatzënisë, vazhdoni të jeni prezent edhe në serialin Kafeneja e jonë. A po ju lodh puna?
Teuta:
Fillimisht nuk e kam ndjerë lodhjen shumë, por tashmë që jam në muajin e shtatë të shtatzënisë po e ndiej shumë më shumë edhe për shkak të peshës. Po lodhem më shpejt dhe kam nevojë edhe për pushime të herëpashershme gjatë provave e xhirimeve.
Rozë: Ndërkohë, shumë njerëz pyesin se a do vazhdoni me emisionin e juaj, i cili ka pasur natyrë humanitare. Nëse po, atëherë a keni filluar përgatitjet për këtë cikël të ri të emisioneve?
Teuta:
Pas pak ditësh do të filloj me xhirimet e gjysmë-ciklit të dytë të emisionit “Lidhja mes nesh”. Kjo do të jetë më lodhshme për mua, por me duhet ta përfundoj edhe këtë gjysmë-cikël. Do të jenë gjithsej 6 emisione. Shtëpitë për familjet e përzgjedhura kanë përfunduar, po ashtu xhirimet në eksterier, ndërsa xhirimet në studio do t’i bëjmë në RTK.
Rozë: Vitin e kaluar ju ishit edhe producente e një seriali televiziv. Po këtë vit?
Teuta:
Po, isha bashkë-producente e serialit “SpitaliKS”, por as atëherë nuk kam pas kohë të merrem më këtë punë ekstra. Vazhdojmë të kemi raporte shumë të mira edhe me producentët edhe me aktorët, por sivjet nuk vazhdova angazhimin tim aty. Unë kur marr përsipër një punë, dua qe t’i përkushtohem maksimalisht si dhe t’i meritoj sukseset e atij produkti të caktuar, përndryshe nuk ndihem mirë. Prandaj e pash të udhës të tërhiqem sepse të tjerët punonin për atë seria, përderisa unë isha komplet e angazhuar për emisionin tim.
Rozë: Dhe, ne çfarë mund të presim nga Teuta gjatë këtij viti?
Teuta:
Unë fillimisht e quajta vitin 2009 vitin më të mirë e më të mbarë deri tani, por e vërteta është që viti 2010 presim që të na sjellë në jetë gëzimin tonë më të madh, vajzën tonë. Pas pak kohe do të marr një pushim kur do t’i përkushtohem 100 për qind bebes, prandaj nuk do të kem shumë angazhime profesionale sivjet, të paktën deri në tetor. Mendoj se këtë vit do të kem angazhimin më fisnik që ma ka mundësuar jeta, të qenit nenë. Faleminderit!
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi