Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jonida për herë të parë duet me një reper

 :: Show Biz

Shko poshtë

Jonida për herë të parë duet me një reper Empty Jonida për herë të parë duet me një reper

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 22:30

Shkuam dhe e takuam në “ekspozitën e këpucëve”, që ajo ka vetëm pak kohë që e ka ngritur në një qëndër të kryeqytetit.
Ndërsa përfundon punët që kishte në duar, Jonida Maliqi sharmantja e skenës dhe ekranit shqiptar ulet në poltronin ngjyrë lejla për të nisur rrëfimin e saj të gjatë mbi jetën private dhe mbi muzikën natyrisht…
Po çfarë do të na tregojë sot Jonida? Zbuloni gjithçka doni përmes kësaj interviste ekskluzive, e cila nis me rrëfimin mbi angazhimin e saj më të ri si pedagoge në Akademinë e Arteve dhe që përfundon me një tjetër angazhim të rëndësishëm siç është ai i drejtimit të një biznesi këpucësh në kryeqytet…
Si ka nisur ky vit për Jonidën?
Mirë shumë mirë, me angazhime të shumta natyrisht.
Aktualisht je e punësuar si pedagoge në Akademinë e Arteve, çdo të thotë kjo për Jonidën?
Po, jam e punësuar si pedagoge e jashtme pranë Akademisë së Arteve dhe jap edukim muzikor studentëve të vitit të dytë në degën e aktrimit.
Përsa i përket ndjesive, është një ekseperiencë totalisht e re, statusi në të cilin jam pozicionuar aktualisht më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe mund të them që ka qenë një ndër pikësynimet e mia dhe për faktin se tërë jetën time ja kam kushtuar këngës.

Plane të afërta lidhur me muzikën a ka Jonida?
Sigurisht që kam, shumë shpejt do të më shihni në skenën e një festivali, do të doja ta mbaja sekret edhe për pak kohë, do të sjell një bashkëpunim me një këngëtar mashkull këtë herë.

Po përsa i përket klipeve?
Patjetër që nuk do t’i mungoj ekranit, jam duke punuar shumë fort për disa materiale të reja muzikore, të cilat dua që të realizohen ashtu siç dëshiroj unë, dhe pse jo viti 2010 të jetë një vit i mbarë. Unë ndjek një strategji timen dhe preferoj që herë pas here të tërhiqem për disa kohë vetëm e vetëm që të sjell produksione sa më të mira.

Dita ditës kuptoj që gjendja e muzikës shqiptare për momentin lë shumë për të dëshiruar. Ka shumë sasi por pak cilësi dhe mua për këtë më vjen me të vërtetë keq. Veç kësaj jam duke parë çdo ditë e më shumë kopje të shëmtuara të divave në botë.

Sapo kaluam festën e Shën Valentinit, çfarë dhurate more dhe çfarë bëre?
Ne nuk e festojmë Shën Valentinin, pasi nuk mendojmë se duhet të ketë një festë për të gëzuar për dashurinë, gëzojmë çdo ditë për dashurinë tonë, por gjithsesi kur na duhet të festojmë për një ditë festojmë ditën e lidhjes me njëri-tjetrin.

Këtë vit do të festoni përvjetorin e…?
Këtë vit bëjmë plot 10 vite që jemi bashkë.

Çfarë vlerëson më shumë Jonida tek mashkulli që ka në krah?
Unë e vlerësoj Gentin në kompleksitet, por ajo që do të veçoja është karakteri i tij.

Po ai tek ty?
Do të ishte më mirë që ta pyesnit atë në lidhje më këtë.

Po Jonida tek vetja?
Tek vetja vlerësoj më së shumti sinqeritetin, ndonëse ndonjëherë nga të tjerët ky virtyt merret për dobësi.

Edhe për sa kohë do të vazhdojë Jonida të mbajë mbiemrin e saj në skenë?
Gjatë tërë jetës sime, nuk ka kuptim që unë të ndryshoj mbiemrin tani, pas 17 vitesh në skenë. Kam nënshkruar një pakt të heshtur me familjarët e mi dhe ata e kanë mirëkuptuar këtë zgjedhje. Natyrisht që në të gjitha dokumentet ligjore unë mbaj mbiemrin e bashkëshortit, mbiemrin Prizreni.

Keni në plan që ta shtoni familjen?
Është një pyetje shumë intime kjo në fakt dhe nuk kam shumë dëshirë t’i përgjigjem gjithsesi jam e bindur që fëmija im do të vijë atëherë kur ta ketë shkruar Zoti.

Si e mendon Jonida veten nënë?
Kam pak frikë të bëhem nënë sepse jam e bindur që do të heq dorë nga shumë prej angazhimeve të mia. S’do të jem në mënyrë absolute një nga ato nënat karrieriste që i lënë fëmijët e tyre në dorë të babysiterave, do të jem një nënë shumë e përkushtuar që do t’ia kushtojë tërë kohën e saj rritjes së fëmijës. Me pak fjalë do përpiqem të bëjë atë që kanë bërë edhe prindërit e mi me mua.

Përse do ta lije këngën?
Natyrisht që për familjen time.

Çfarë vlerëson më shumë Jonida tek një femër?
Feminilitetin, mendoj se është shumë e nevojshme që një femër para së gjithash të ketë delikatesë, sharm, ëmbëlsi, të ketë ato tipare që e karakterizojnë gjininë tonë, ndërsa përsa i përket aspektit estetik vlerësoj shumë pastërtinë. Ndërkaq vlerësoj shumë edhe karakterin e fortë tek një femër dhe ndihem sinqerisht shumë keq kur shikoj femra që shkelin mbi personalitetin e tyre.

Cili është suksesi më i madh që keni arritur deri më tani?
Nuk e kam bërë ndonjëherë grafikun e uljeve dhe ngritjeve të mia në karrierë, por mund të them se tre vitet e fundit kane qenë padiskutim një sukses për mua.

Po dështimi?
Nuk di të kem dështuar ndonjëherë. Dështim kur flasim për muzikën nënkupton mospërballimin me sukses të të kënduarit “live”, unë këtu jam në fushën time e si rrjedhojë nuk mund të dështoj.

Së fundmi ke çelur në kryeqytet një dyqan këpucësh, lidhet kjo me pasionin tuaj për modën apo është ndonjë qasje drejt VIP-ave në botë?
S’e kam menduar ndonjëherë këtë pjesën e dytë, gjithsesi më së shumti çelja e kësaj ekspozite, kështu dua ta quaj, lidhet me pasionin dhe dashurinë e madhe që unë kam për modën. Megjithatë tani që po e mendoj dhe unë ashtu sikurse artistët në botë e ndërrmora këtë sipërmarje dhe për të promovuar imazhin tim. Personat publik në botë bëjnë të njëjtën gjë, ata pranojnë të shfrytëzohen për t’u bërë imazh i një kompanie, por duke qenë se këtu nuk funksionojnë shumë këto përdorimet e imazhit për asrye marketingu nga firma të ndryshme vendosa që të kisha diçka timen.

Si po të shkon biznesi?
Fatmirësisht shumë mirë, e nisa me pak frikë në fillim sepse synimi im nuk ishte të bëhesha një biznesëoman, por tani më pëlqen shumë ideja.

Ka ndikuar imazhi yt në suksesin e tij?
Nuk mund ta mohoj që imazhi im ka ndikuar në suksesin e këtij biznesi.

Pse ky emër “UNIQUE”?
Emrin në fakt nuk e kam zgjedhur unë, ka qenë Genti ai që e ka bërë këtë zgjedhje dhe me të drejtë, sepse ky dyqan është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ta paktën në Tiranë me aq sa kam konstatuar unë nuk gjen një të dytë. Që në fillim kam dashur të bëj një biznes të pastër jo si disa pseudobiznese që tregtojnë mallra stoqe dhe aspak cilësorë. Këtu tregtohen mallra 100% firmato, dhe janë këpucë të njëjta me ato që gjenden në vitrinat e dyqaneve të tjera të po këtij lloji në Europë.

Me kë nga koleget ke marrëdhënie më të mira?
Me të gjitha shkoj shumë mirë, nuk kam krijuar ndonjëherë marrëdhënie shumë të ngushta me koleget, ruaj me të gjitha një raport korrekt.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi