Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detikuar ty....

+10
livia
Principessa
Shpejtimi
Geri
BeLti
Ardhmeria
MitrovicA
bela
Erisa
engjell a djall
14 posters

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Sat 25 Apr 2009 - 19:01

First topic message reminder :

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa
shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë
natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i
kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time
të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë
botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në
errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes
ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar
njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar
për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë
dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më
ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë
që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e
dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më
përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin
dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo
qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo
të thot të duash dikend në heshtje, në
këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe
të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh
çdo çast kur një pjesë e qenies tënde
jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket
aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç
ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty
të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin
që të vjenë dhe le të më merr në atë
botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa
orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve
përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër
lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi
dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e
rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë
në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po
i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë
buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të
ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën
të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të
gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi
prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel.
Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe
s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH
KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti
bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti
që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj!
Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të
t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj
vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje?
Jam unë që të thërras me zë te shurdhër
dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E
dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe
nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë
të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij
nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në
përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta
mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj

veten time. Nësë do të më marr malli për ty do
ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i
ruaj të pastra.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga BeLti Sat 27 Feb 2010 - 3:44

Dedikuar ty "RRI URT MOS U LAZDRO" Per ty..
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Erisa Sat 27 Feb 2010 - 3:52

Detikuar ty.. E kam nje enderr kur ne te mbizeteron ti!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga BeLti Sat 27 Feb 2010 - 9:27

Dedikuar ty te dua!
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Erisa Sat 27 Feb 2010 - 10:54

Nje fjale qe vlen me shum se gjithcka Te Dua o jeta ime
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 1:08

SYRI IM
Syri imë mori shikimin tuaj
Unë brenda shpirtit ndjej detin
Ju jeni engjull i butësive
Koka juaj mban syze te errta
Nga lartë shikoi dhëmbjet
Digjet zemëra për bashkim
Zugu largë fluturon
Unë i humbur në përjetim
Ngjyrat më shoqronin
Ti levizje nga koka ime
Shikoja trupin tuaj
I shoqruar me kujtime
Deti ujin më nuk mbanë
Zemëra juaj fiton dashuri
Ju jeni engjulli në ngushllim
Jeta humbës i madh.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 1:09

JETA IME
Jeta ime e zbeht,
e pa shijuar dhe e erret,
planet e fundosura thell ne det.
Une nje tjeter drejtim te jetes desha,
por me rreshqiti shpejt nga duart,
ndoshta se u pyeten te tjeret,
ndoshta se ashtu ishte e shkruar!!!
Jeta qdo dite vjen e me rendohet,
kam harruar te qeshe,
kam harruar te flas…
Kujtoj jeten time,
nje jete pa shpres!
Asgje nuk ngjan ne veht-vehten,
asgje e bukur….
Nuk kam kujt ti drejtohem…
Nuk kam kujt ti tregoj…
Ne kete bote une nuk takoj…!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 1:14

Gjithmon nga ajo dit kur te njha ty
dertha lott sikur pikonte shiii
nje nat ne net me the diqkaa
me the se do te martohemm
e lote e mij ne tastier rann
Ahh zot i madh pse me ndodh keshtu
at qe un e dua po maritohet
ee spo me pret muuu
Jeta eshte etill po si te jetoj
pa te pa me syy e nje puthje ta dhurojj
nga shikimi im kerkove takim
te me pershdeesh po jo sdo te lejoj
se pa te puthur jo nuk do t eleshojj
nje e dij o zemre tani nese ket e lexonn
mos e haroo at vajzen qe te don per jett
Kjo zemra mu eshte ber copp
e kah te shkoj te kerokjj
po ti me tejr e un me mendimet tek tij
Jeta eshte e till jeta eshte e shkrett
aa moj dashni qe shakotronn per jet
perse sna bashkove per shkak te dashuris
Por na ndave per shkall 3 vite maturiee….
Dije dhe lexojj ty po te kerkojj
kthehu e le suedinnn se asgje nuk perfitonn
do te me mer malli mua shum per tyyy
por nese 2 muaj kalojn pa te paa
nese un vdess dij kam vdekur per tyyy
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 1:54

Detikuar ty te thash :p.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Tue 2 Mar 2010 - 1:57

Thone se dashuria
është pa fund,
thonë se dashuria
si termet te
tund,

thonë se dashuria
është c\'menduri,
dhe kjo c\'menduri
për
mua je ti...

I ardhur ne kete bote i pastreh,
rri ne nje qoshe i pasigurt,
e ngrit
doren lart qe te kerkoj nje kafshat me thoni o njerez a sedhte ky ndonje
mekat.

E shikon qiellin me plot drit po se veren,
e shikon diellin me
rrezet e tij po nuk e ndjen,
e shikon veren me bukurite e saj po nuk e
shijon.

Enet neper rruget pa mbarim,i zbathur ne vetemin e tij,
me
buze te verenjtur,
me sy te ajure me fetyr te zbehte.

Troket neper
dyer te qytetit per te kerkuar lemosh duke shpresuar se ndonjeren prej tyre gjej
drejtesi,
do te gjej nje familje qe kurr se ka pasur,
libra per te mesuar
nje abetare per ta lexuar,
nje fletore me nje laps per te shenuar.

Nje
femije i pambrojtur rri ne nje qoshe te qytetit nen rrezet e diellit e ngrit
doren e tij te vogel lart qe te kerkoj nje kafshat.

E kerkon qiellin me
plote drit kur do ta verej ,
e kerkon diellin me rrezet e tij kur do te
ndjeje,
e shikon veren me bukurite e saj kur do ta shijoj.

Por me se
shumti e kerkon jeten me
dashuri athua kur do ta jetoje.

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Thu 25 Mar 2010 - 2:22

Neper kende te frikshme te trurit tim, te kruspullosur dhe te zhveshur, flene
femijet ekstravagant te fantazise sime, flene neper te turbulluarit cepa te
trurit, te kruspullosur dhe te zhveshur, duke pritur ne heshtje qe Arti tu japi
shikimin e fjaleve, dhe te mund ti paraqes me dhjetevjecar ne skenen e
botes.
Fekondohet , si qumshti i dashurise se Mizeries, dhe ju ngjan atyre
prinderve qe krijojne me shume femije nga cmund te ushqejne, Muza ime percepton
dhe shfaqet ne faltoren misterioze te kokes, populluar nga krijime pa numra, per
te cilat as aktiviteti im dhe as gjithe vitet qe me ngelen per te jetuar nuk
mjaftojne per tu dhene forme.
Dhe ketu, brenda, te zhveshur dhe te deformuar,
te kthyer dhe te perzier ne nje konfuzion te pa pershkrueshem, i ndiej ndonje
here te acarohen dhe te jetojne me nje jete te erret dhe te huaj,shembelltyra te
atyre shikimeve qe vlojne dhe tendosen ne nje ankth te perjetshem, brenda
vragave te tokes sime, pa takuar forza te mjaftueshme per te dal ne siperfaqe
dhe per tu shnderuar, ne puthjen e diellit, ne lule dhe fruta.
Me mua ikin,
te destinuar te vdesin me mua, pa mundur qe prej tyre te mbetet fytyre tjeter
pervec asaj qe le nje enderr ne mesnate, qe ne mengjez nuk mund te kujtohet.Ne
disa raste, dhe para kesaj ideje te tmershme, zgjohet tek ta instikti i jetes,
dhe duke u shqetsuar per te tmerrshmen , edhe pse te qete dhe te lengesht,
kerkojne nje shteg nga ku mund te dalin ne drite nga erresirat ku jetojne.Por
,AJ,qe mes botes se ideve dhe formes ekziston nje gremine, dhe prej saj vetem
fjala mund te shpetoje, dhe fjale, e turpshme dhe dembele , qe nuk deshiron te
perdori forcen e saj per ti shpetuar . Memec, te erret dhe te pafuqishem, pas
luftes se kote kthehen dhe bien ne brazden e udhes qe kishin, ashtu si bien
gjethet e verdha mbasi pushon era.
Keto veprime te femijeve rebel te
imagjinates shpjegojne disa nga ethet e mia; ato jane shkaku, te panjohura nga
shkenca, i shperthimeve dhe i pakurajos sime. Dhe keshtu, edhe pse keq, vij duke
jetuar deri ketu, duke kaluar neper indiferencen e kesaj furtune te heshtur ne
koken time. Keshtu jetoj; por te gjitha gjerat kane nje fund, dhe ne fund jam
une qe vendos pikat mbi i.
Ne Pagjumesi dhe ne Fantazi vazhdojne te krijojne
mostra. Krijimet e tyre, ju ngjajne bimeve rakitike, godasin per te shfaqur
ekzistencen e tyre fantastike, duke shtyre atomet e kujteses si ne nje loje me
token sterile.E nevojshme eshte tju hapesh rruge ujrave me te thella , qe
shkaterruan digen, duke rritur prurjen e tyre te gjalle perdite.
Ikni tani;
ikni dhe jetoni te vetmen jete qe mund tju jap! Inteligjenca ime do tju ushqej
mjatueshem qe te mund te jeni konkret. Do tju vesh edhe pse me zhele,
mjaftueshem do jete qe te mos turperohet lakuriqesia juaj. Une do doja te
shtroja per cdo njerin nga ju nje strof te mrekullueshme mbushur me shprehje te
embla, ne te cilen te mund tju rrethoja me krenari, si ne nje veshje te
purpurte. Une do doja te mund te gdhendja strofen qe ju duhet te keni, njesoj si
te gdhend nje kupe prej ari ne te cilen do ruhet nje parfum i shtrenjte. Me
shume eshte e pamundur!
Mjaft me, kam nevoje te pushoj; kam nevoje, ne te
njejten menyre sic trupi per gjakun qe kalon neper vena duke shtyre fort, te
shplodh trupin, nga mbajtja e kaq shume absurdeve.
Jeni, te dorzuar ketu, si
ylli i mjegulluar qe shenon kalimin e nje komete te panjohur; si atomet e
humbura ne nje bote ne embrion qe shperndan ne ajer vdekjen perpara se Krijuesi
te kete mundur te shqiptoje Fiat Lux (Le te behet Drita) qe ndan qartesine nga
hijet.
Nuk dua qe ne netet e mia pa endrra te ktheheni duke me kaluar perpara
syve, ne nje zhvillim ekstravagant, duke me kerkuar me gjeste dhe perdredhje pse
ju nxorra ne jeten reale, nga skuta ku jetonit te ngjajshem me fantazmat pa
lidhje.Nuk dua qe me prishjen e kesaj harpe te vjeter te humbasin edhe notat e
mohuara qe kishte.Dua te merrem pak me boten qe me rrethon, nese mundem, te ndaj
syte e kesaj bote qe kam brenda ne koke. Me kushton pune te di cfare gjerash kam
enderruar dhe cilat me kane ndodhur; dhembshurite e mia ndahen mes fantazmash te
imagjinates dhe personazheve real; kujtesa me sjell emra femrash dhe data e dite
qe nuk kane ekzituar pervecse ne mendjen time. Me e sakte eshte te mbyll nje
here e pergjithmone peshtjellimet qe kam ne koke.
Nese te vdesesh eshte te
flesh, dua te fle ne paqe ne netet e Vdekjes, pa ardhur ju, qe te jeni makthi im
, duke me mallkuar qe ju kam denuar me asgje perpara se te lindni. Ju duhet te
ikni, me pas, nga bota, ne te cilen kontakt i saj ishit dhe te rrini ne nje komo
ku te tregoni per qenien qe takuat ne nje shpirt qe kaloi ne toke me gezimet dhe
dhimbjet e tij, shpresat dhe luftrat qe beri.
Njehere, shume shpejt do jete,
duhet te bej gati canten per udhetimin e madh; nga njera ore ne tjetren mund te
ndaj shpirtin nga materia ime per ta vendosur ne vende me te pastra. Nuk dua,
kur kjo te ndodhi, tju marr me vete, si ekuipazh shumengjyresh te nje shitesi
endacak ne nje anije, apo si thesarin e fshehur dhe apo si zhelet qe ka mbledhur
fantazia ime ne trurin e bute.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Wed 14 Apr 2010 - 5:36

Te dhuroj nje re te bardhe
Detikuar ty.... - Faqe 3 Jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjrh8
do e marr nga qielli ne lartesi
te deshiroj diqka
qka mund te jet kjo
eshte nje fjal plot megji
Te dhuroj nje gur te thjesht
Detikuar ty.... - Faqe 3 Link_dead

qe ne rrug i gjej shpesh
te deshiroj diqka po qfar eshte kjo
do ta them ngadal ne vesh

Te dhuroj nje trendafil te kuq
Detikuar ty.... - Faqe 3 Gggggggggggggggggzx2
do e ndaj nga qdo lule tjeter
do doja ti thoja dy fjal po si them dot
do mundohem ti shkruaj ne leter

Do e kepus nje yll nga qielli
Detikuar ty.... - Faqe 3 Ylliai0
do ta dergoj ne duar
do doja te te dhuroja diqka po qfar
eshte kjotani besoj se e ke kuptuar
Detikuar ty.... - Faqe 3 Zemrakx6

__________________
Te Dua me shume se dje e me pak se neser...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Wed 14 Apr 2010 - 5:37


Te dhuroj nje ylber
Detikuar ty.... - Faqe 3 Imagessq5
me ngjyra te ndryshme plot
te deshiroj diqka qka mund te jet kjo
jo jo nuk ta them dot

Te dhuroj 1000balona nga fluskat e sapunit
Detikuar ty.... - Faqe 3 Uuuuuuuuueu7
aty shihet fetyra ime duke buzeqesh
te dhuroj diqka qka mund te jet kjo
mundohu qe vet ta gjesh
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Erisa Fri 16 Apr 2010 - 20:09

Per ty...

Per ty qe se meriton kete shkrim!
Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim.. dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti!
Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja.. me mjaftonte!
Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se sa tek vetja. Me kupton?
Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe qarte, qe un jetoj pa ate hije..
Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte jete nga goja jote..
me kupton?
Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane, me kupton?
Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar.

Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

Ti sme meriton, me kupton?

Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Sun 6 Jun 2010 - 7:14

Era

Ylli

dhe uji …

Gjumi

i një ëndrre afrikane

derdhur në valë

Një far që ndrit,

Një natë

e zezë

si anije me vela

Ne shkojmë

dhe vijmë

Në këtë botë të yjeve

ku gjithçka humbet

asgjë pazbuluar s’mbetet.

Ylli

në ujë

Era valët

zmadhohen …

Duke pritur

së largu

disa këngë…

si uji,

si ylli,

si era…
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Jun 2010 - 9:54

Heren e pare qe te pashe
qendroja afer teje me te drejte,
nuk kisha asnje dyshim per shkak,
qe zemra tha un te dua
tasheme eshte e qarte
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Geri Mon 28 Jun 2010 - 9:48

Nese do kisha tre deshira qe mund t'me plotesoheshin une do te thuja:
1
-Qe un mos te te doja me (u lodha duke te dashur pa pushime)
2 -Qe ti t'me doje maksimumin e mundshmen (qe ta kuptoje se sa te dua un)
3-Te anulloheshin dy deshirat e para... esht e mrekullushme te te duash ty!! ..... Detikuar ty.... - Faqe 3 Icon_razz
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Mon 5 Jul 2010 - 8:50

Fllad i embel ere e lehte
Dite e bukur det i qete
Imagjinoj nuk eshte e vertete

Sikur te kem prane
Trupin tend te prek
Te perkedhel floket e arte
Buzet e tua ti ndiej

Enderroj te kem per mua
Te dhuroj ty ledhatime
Une vetem ty te dua
Ti je jeta ime

Shi pa pushim ra me dite rrjeshte
Une u laga e u ftoha
Nuk imagjinoj kjo eshte e vertete

te imagjinoja ty
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Shpejtimi Tue 6 Jul 2010 - 20:03

nuk kam asgje qe te te Detikuar ty....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Vizitor Wed 7 Jul 2010 - 8:26

Nese eshte diqka me e rendesishme se fjala TE DUA,ateher me trego ta gjej ate dhe ta sjell para teje. TE DUA
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Shpejtimi Wed 7 Jul 2010 - 17:30

i detikoj jetes qe te me ringjall.......
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Sun 11 Jul 2010 - 8:57

Detikuar ty.... - Faqe 3 2713718204_small_1



Fati Që Se Mendova Fati im u shua
dhe une ende te dua
ah sa shum gabova
kete fat se mendova

N`je fat i rende ne jete
nje fat i shuar
nje fat ne dashuri
fati i mallkuar

Ku te kerkoj tash
tani ku te gjej
nuk mundem askund
vetem do te urrej

Fati im me humbi
fati im u shkund
sa shum te kerkova
smunda te gjej askund

Mbaje mend ne jete
dashurine time
sepse fati jone
mbet ne perkujtime

Do te dua ende
edhe pse ste kam ngat
do te kerkoj nje dashuri
e cila me sjell Fat......
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Principessa Wed 4 Aug 2010 - 23:59

Tri shkrepse në errësirë ...




Tri shkrepse të ndezura
Njëra pas tjetrës në errësirë.
E para për të parë
Fytyrën tende,
E dyta për të parë
Sytë e tu,
E fundit për të parë
Gojën tënde.
Dhe pastaj
Errësirë e plotë për ti kujtuar ato
Teksa fort të shtrëngoj në krahët e mi.
Principessa
Principessa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 145
 <b>Piket</b> Piket : 150
Regjistruar : 03/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Principessa Thu 5 Aug 2010 - 0:00

KURORËZIM

Mëse një ditë hapat e ëndrrave të tua rastësisht do të sjellin
poshtë shtëpisë sime e zemra jote aty do ndalet për një cast
atje,
mes erës së luleve në botën e zemres sime që troket butësisht
për të qenë
së bashku
qoftë edhe një cast,
për një psherëtim,
për nje rrahje zemre,
kokën mbeshtetur mbi timin gjoks,
buzët e mia mbi tëndin ballë,
mes perkëdheljesh ëmbëlsisht pa fund,
në bashkim shpirtrash gjer ne barrierën e kohrave,
s’do na mjaftonin as njëmijë vjet.
E une do flisja me gjuhën e syve të mi,
këtyre liqeneve të thellë që falin gjithmon,
do flisja me gjuhën e duarve te mia delikate rreth fytyrës tënde
cdo rrudhë dhimbjeje është mbushur me dashurinë time.
Me buzët e mia ne gojën tënde dashurinë do e shprehja bukurisht,
në lartësi ndjenjash qiellore që cdo krijesë njerëzore do të ketë njohur,
me të cmendurin passion,
nga thellesitë e trupit drejt syve të ty,
nga duart e mia në të tuat duar,
nga buzët e tua në trupin tim,
nga sytë e tu ne zemrën time.
Dhe me ëmblat duar mbyllmë lehtë,
të rëndat qepalla nga hullitë e deteve,
që të lumtura për të vetmën herë në jetën time,
thithën nektarin hyjnor të jem e dashuruar,
kaq thellësisht me më të bukurën e të zjarrtën menyrë.

Sa herë qe do mbyll sytë e gjer në të fundmen frymë,
para meje do të shfaqen karvana beduinësh,
prej të cilëve zogj të praruar do të fluturojnë
drejt detit e erërave,
duke shkuar drejt brigjeve të reja,
zemër lehtë se kanë jetuar
qoftë dhe një cast të vetëm.
Principessa
Principessa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 145
 <b>Piket</b> Piket : 150
Regjistruar : 03/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Principessa Thu 5 Aug 2010 - 0:00

Ne syte e tu,
lexova deshiren,
per nje fjale,
qe buzet kurre,
s'guxuan ta thone,... Shiko më shumë
dhe kuptova
se heshtja,
jo gjithmone ndan,
ndonjehere...
me shume te afron.
Principessa
Principessa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 145
 <b>Piket</b> Piket : 150
Regjistruar : 03/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga engjell a djall Sat 7 Aug 2010 - 2:52

Pse nuk shkruajn gishtrinjet
kur ndjenjat te rrembejn?
Rrin i strukur nje qoshe,
me friken qe e ndjen.

Pse buzet nuk levizin
shkrumbi i ka mbuluar?.
Syte e kalter me lote,
sikur liqeni i trubulluar.

Jam ber si nje lis
qe era shkund gjethet.
i zhveshur si pemet,
ne kete stine vjeshte.

Ska me bukuri sikur me pare,
c'do gje... ka filluar me u thar.
Edhe une si nje trandafil,
me petalet e saja shkrujaj per ty.

Ne mesin e nates rri pa gjume
mendoj te nesermen si kam per te kalur.
Pse rri i heshtuar eshte misteri?..
Kete zemra e ka mbyll me dry.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Detikuar ty.... - Faqe 3 Empty Re: Detikuar ty....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi