Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreteria Dardane

Shko poshtë

Mbreteria Dardane Empty Mbreteria Dardane

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:37

Mbreteria Dardane


Materiali i meposhtem eshte nje permbledhje nga Historia e Shqiperise
mbi Mbreterine Dardane.



MBRETËRIA E DARDANISË



Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë dhe u bë
një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën
Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë
sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e
Perandorisë Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme
(Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë. Mëvehtësia e dikurshme, që krijoi
identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bënë që në vitin 279
e.sonë të krijohej njësia e veçantë administrative-politike romake,
Provinca e Dardanisë.


Territori dhe popullsia


Dardania shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, të Maqedonisë
Veriperëndimore, të Serbisë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në
gjysmën e dytë të shek.III p.e.sonë, në kuadër të mbretërisë hyri edhe
Peonia dhe qyteti me rëndësi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i
sotëm). Kosova, duke përfshirë edhe territorin e Shkupit, përbënte
hapësirën qëndrore të kësaj mbretërie.

Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike,
që mundësoi krijimin e ndërlidhjeve me hapësirat fqinje dhe ato më të
largëta. Territori i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve
Vardar, Drin, Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një udhëkryq të
rrugëkalimeve të rëndësishme ballkanike që shpinin drejt Egjeut,
Adriatikut dhe Detit të Zi.
Falë edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore,
pyjeve, kullotave), si dhe të klimës së përshtatshme, kontinentale dhe
mesdhetare, Mbretëria Dardane në shek.IV-II p.e.sonë njohu lulëzimin më
të madh.
Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelën të
njohur vetëm fisi i dardanëve, galabrëve, daunëve dhe i thunatëve Pa
dyshim, fisi i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të
aristokracisë fisnore, në shekujt VI-IV p.e.sonë, mori rolin udhëheqës
mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë emrin mbretërisë. Në shek.V p.e.sonë
këto fise banonin në hapësirën midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon
(Drin), Margus (Moravë) dhe Timakus (Timok).

Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë, lidhet me glosën
indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave.
Edhe qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes,
si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e të lumenjve në
Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.

Dardanët janë një nga fiset e mëdha ilire. Në epokën e hekurit, ata
formuan një kulturë me veçori lokale duke ruajtur tiparet e përbashkëta
me kulturën ilire. Vendbanimet në këtë kohë janë ngritur në kodra
gjeostrategjike, pranë burimeve të qëndrueshme ekonomike. Vendbanimet
rrethohen me ledhe prej dheu, përforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej
gurësh, të ngritura me teknikë të thatë. Këto vendbanime njihen sot me
emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre që banuan edhe në
antikitetin e vonë e në mesjetë, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
Deri në shek. IV p.e.sonë varrimi kryesor është bërë në nekropole
tumulare, si në gjithë trevën tjetër ilire. Në fazat e hershme të epokës
së hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bërnicë (shek. XI-IX
p.e.sonë).


Dardania paraurbane


Bazat për lindjen e shtetit dardan vërehen në protohistorinë dardane
gjatë shek. VI-IV p.e.sonë. Në këtë fazë protourbane fuqizohet
aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar kështu
bazë për një shtresë të ardhshme skllavopronare.
Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjatë shek. VI-V p.e.sonë shpejtuan
procesin e diferencimit shoqëror. Tregtarët sollën në trojet dardane
importe të shumta luksoze për të plotësuar nevojat e aristokracisë
vendëse gjithnjë në rritje.
Prodhimtaria e mjeshtërve dardanë u intensifikua nga mesi i shek.V
p.e.sonë. Zejtarët poçarë, prodhonin enë me çark sipas traditës vendëse
dhe sipas modeleve helene.

Vendbanimet e fazës protourbane gjenden ende në kodra, por me elemente
më të avancuara arkitektonike, siç janë themelet me gurë e me lidhje të
thatë. Ato zgjerohen në shpate kodrash, me tendencë të vendosjes së tyre
rrëzë kodrave apo në rrafsh, gjë që bëhet tipike në fazën vijuese, me
krijimin e qendrave urbane.
Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnë të jenë të tipit tumular duke
qenë pjesë e traditës së hershme ilire.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi