Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaçe Zela

Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Vaçe Zela

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:25

Vace zela


Ajo është dhe mbetet një nga këngëtaret më të mëdha të vendit, një yll
që edhe pse larg, në zemër të Evropës, ndriçon me plot shkëlqim në
atdheun e saj. Sot është ditëlindja e këngëtares së madhe, “Nder i
Kombit”, Vaçe Zela. Një jetë e mbushur plot suksese, me dhjetëra çmime,
tituj, urdhëra e medalje, nga më të thjeshtët e deri tek titulli më i
lartë që jepet “Nder i kombit”. Me zërin e saj të artë, me koncertet e
këngët e panumërta Vaçe Zela e shkroi shumë shpejt historinë e saj, që
atëherë kur këngëtaret e reja e shikonin si idhull dhe filluan ta
imitojnë. Ajo e dominoi skenën shqiptare për dy dekada rresht, duke qenë
mbretëresha absolute e këngës.

Vaçe Zela u lind në 7 prill 1939, në Lushnjë në një familje të thjeshtë
myzeqare. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Që në moshë të
vogël zëri i saj tërhoqi vëmendjen për cilësinë e timbrin e veçantë.
Për herë të parë Vaçja del në skenë në moshën 10-vjeçare e më pas në
Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Lushnjës. Shkollën e mesme e vazhdoi
në gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë, pasi kur konkuroi në Liceun
Artistik e nxorën "të paaftë", e megjithatë ajo nuk e ndërpreu
aktivitetin artistik dhe asnjë çast nuk e ndau këngën nga vetja.
Studimet e larta i kreu më vonë në Tiranë në ILA në degën dramatike.

Aktivitetin e saj artistik e nisi në Estradën e Ushtarit si këngëtare,
ku këndoi vetëm një vit për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit
(Tiranës) dhe së fundi në Asamblin e Këngëve dhe Valleve popullore.
Këngët e bukura të vendlindjes gjetën tek Vaçja një interpretuese të
madhe. Kudo ku ajo dha shfaqje e më vonë në qytete e fshatra, apo edhe
jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe melodioz. Jo më
kot ajo u quajt bilbili i Myzeqesë; por shumë shpejt u bë i gjithë
Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e pasion këngën e të
gjitha krahinave të vendit. Kalimi nga muzika popullore në muzikën e
lehtë qe i natyrshëm. Merr pjesë në festivalin e parë të Këngës në Radio
me këngën e Tish Daisë "Erë pranverore" dhe vlerësohet me çmim të parë.
Kështu vazhdoi pa rreshtur deri në Festivalin e 19 të Këngës në RTV, i
fundit që u paraqit me këngën e Agim Prodanit "Shoqet tona ilegale".
Plot 10 herë ajo ka fituar çmime të para e shumë të tjera të dyta e të
treta. Kështu Vaçe Zela u bë këngëtarja më e pëlqyer e muzikës së lehtë
për dekada te tera. Ajo është rekordmene e paarritshme. Tashmë
repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë
popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka fituar admirimin e
dëgjuesve me këngët "Motive myzeqare", "Fëmija i parë", "Rrjedh në këngë
e ligjërime", "Tufëza me karafila", "Në çdo zemër mbjell gëzime",
"Djaloshi dhe shiu", "Lemza", "Shokët", ""Nëno moj do pres gërshetin",
"Trëndelinë", etj e shumë të tjera që janë perla të muzikës sonë
popullore. Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe
Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi,
Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik
mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart. Për
merita të shquar në fushën e këngës Vaçe Zela është nderuar me titullin e
lartë "Artiste e Popullit" që në 1977, si dhe titujt “Mjeshtre e madhe”
dhe “Nder i kombit”, pa llogaritur çmime të tjera. Qyteti i Lushnjës i
ka vënë emrin e saj pallatit të Kulturës, si dhe është përjetësuar në
një bust nga skulptori Edmond Papathimiu. Për të janë shkruar me
dhjetëra e qindra artikuj si dhe një libër monografik nga Nexhat
Agolli. Ndërsa është në proces një film dokumentar. Në festivalin e 45 u
vlerësua me çmimin e madh të karrierës, çmimm që e ka marrë në disa
jubile si dhe diskun e artë të Festivaleve.

Prej disa vitesh Vaçe ndodhet në Zvicër pranë vajzës së saj, me mallin e
pëhershëm të atdheut.

Festivale:

Çmime të para:

1962: "Erë pranverore"

1966: "Shqiponjë e lirë"

1967: "Shkurte Vata"

1968: "Mësuesi hero"

1969: "Dhuratë për ditëlindjen"

1970: "Mesnatë"

1973: "Gjurmë të arta"

1976: "Nënë moj do pres gërshetin"

1977: "Gonxhe në pemën e lirisë"

1980: "Shoqet tona ilegale"

Gazeta 55


Edituar për herë të fundit nga Geri në Thu 4 Mar 2010 - 8:27, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Re: Vaçe Zela

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:25

KOLONA ZANORE E FILMIT "NE SHTEPINE TONE." (Vace Zela)

Shtepia jone, plot me diell, plot me ngrohtesi,
ne dimer e ne pranver' kemi kaltersi.
Dritarja jone hapur rri per ty dite e re,
per dashurine e njerzve tane te mire...

(refreni)
I duam ne njerzit t'i kemi gjithmon' prane;
shtepia e jone e bardhe, e bardhe.
I rritim femijet me drite e me djerse;
me dashurine per njerzit tane te mire...

Shtepia jone, plot me diell, plot me ngrohtesi,
ne dimer e ne pranver' kemi kaltersi.
Dritarja jone hapur rri per ty dite e re,
per dashurine e njerzve tane te mire...

(refreni)
I duam ne njerzit t'i kemi gjithmon' prane;
shtepia e jone e bardhe, e bardhe.
I rritim femijet me drite e me djerse;
me dashurine per njerzit tane te mire...

(refreni)
I duam ne njerzit t'i kemi gjithmon' prane;
shtepia e jone e bardhe, e bardhe.
I rritim femijet me drite e me djerse;
me dashurine per njerzit tane te mire.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Re: Vaçe Zela

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:25

O moj e bukur Arberi. (Vace Zela)


Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s'ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,
mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote, degët s'u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s'ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

***Sa kemi mall, s'ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri...***

Shikojmë nga laaaaaarg...! Mendooooojmë për tyyyyyy...!
O moj e buuuuukur Shqipëriiiii.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Re: Vaçe Zela

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:27

Orioni nga Durresi
Anetar i ri
Posts: 34
(4/27/01 2:17:00 pm)

Rrjedhin o mengjeset,
rrjedhin si ujevara,
ja keshtu mes njerezve,
jeta jone hedh hapat.

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge e jetes,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane.

(refreni)
Me merr ne krahet e tua,
si merr femijen nena,
qe ballin te ma puthi,
edhe dielli edhe hena.

Une marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dore per dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzembremjet,
rrjedhin kalterojne,
ne nje kend te globit,
rritim jeten tone.

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge per jeten,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane.

(refreni perseri)
Me merr ne krahet e tua,
si merr femijen nena,
qe ballin te ma puthi,
edhe dielli edhe hena.

Une marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dore per dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Re: Vaçe Zela

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:28

Nderim "Artistes së popullit" Vaçe Zela


Në udhën e gjatë e të mundimshme të ecjes së popujve, n'atë që quhet
histori, ka ditë që i ngjajnë stacioneve, udhëkryqeve, ku ngjarje të
pazakonta përcaktojnë drejtimin, që ato bashkësi njerëzish, që flasin të
njëjtën gjuhë, do të ndjekin në t'ardhmen.

Në historinë e shqiptarëve një ditë e tillë ishte 7 prilli 1939, ditë që
ndryshoi rrymën e ngjarjeve të një populli që, për gati pesëqind vite,
ëndërroi pavarësinë. Kur kjo erdhi solli një traumë po aq të dhimbshme
sa robëria, ndarjen e vëllezërve nga vatra atërore e rënien e gjysmës së
tyre në të tjera robëri.

Përpjekjeve të dëshpëruara të një grushti njerëzish, të ndërgjegjshëm
për misionin tejet të vështirë të krijimit, forcimit e funksionimit të
një shteti të rrethuar nga lakmi grabitqare fqinjësh, të përkrahur nga
të mëdhenjtë e Evropës, do t'i jepte fund sendërtimi i një akti të
dëshiruar me forcë nga një plejboj i politikës italiane, që kish patur
fatin të martohej me bijën e diktatorit e të kishte postin e ministrit
të jashtëm.


7 prilli 1939, me zbarkimin e trupave italiane në portet shqiptare,
ishte fillimi i një epoke pushtimesh të huaja që zgjati pak, por që
solli si pasojë një tirani vëndase, nga kthetrat e shumëllojta të së
cilës nuk po mund të shkëputemi plotësisht ende sot.

Por ajo datë ishte dhe një ditë e zakonshme, në të cilën njerzit
punonin, bisedonin, dashuroheshin, studjonin, ëndërronin një t'ardhme,
lindnin fëmijë... Ishte jeta e zakonshme e njerëzve të thjeshtë, t'atyre
që ngjarjet historike i përceptojnë me vonesë, kur ato ndikojnë
materialisht mbi to.

Atë ditë, mes shumë fëmijëve të lindur në trevat shqipfolëse, në
Lushnjen myzeqare në buzë të kënetës së Tërbufit, në një familje të
njohur, lindi një vajzë. Vajza u quajt Vaçe dhe pati një fëmini të
patrazuar nga baticat e zbaticat e jetës politike të vendit të saj.

Që e vogël shquhej për karakterin gazmor e për dëshirën e madhe për të
kënduar e për të kërcyer. Në qytetin e vogël ku lindi u bë shpejt e
njohur për prirjet e saj dhe u dërgua për të studjuar në Liceun artistik
"Jordan Misja".

Meqë nuk kishte probleme "biografie" ajo vajzë e talentuar u rreshtua në
grupin e artistëve të rinj që do të përfaqësonin Shqipërinë në
festivalin ndërkombëtar të rinisë në Moskë, më 1956.

Ishte ballafaqimi i parë i 17-vjeçares me botën e huaj, një farë
shkëputje e përkohshme nga rregullat e ngurta që zotëronin në mjediset
kulturore të vendit, një ballafaqim që la gjurmë në nënvetëdije e i dha
një shtysë rrugës së saj të mëtejshme.


Pak nga pak Vaçja e re u bë e njohur në
nivel kombëtar si pasojë e pjesëmarrjes në estradën e qytetit dhe
shfaqjeve anembanë Shqipërisë. Kështu në vitin 1961 ajo u tërhoq nga
Estrada e Ushtarit, prej nga filloi karriera artistike në kryeqytet që e
çoi në pak vite, në majën e muzikës së lehtë shqiptare për një kohë të
gjatë.

Më duket e tepërt të flas për sukseset e saj n'atë fushë, për çmimet e
fituara, për popullaritetin e saj të padiskutueshëm, për ndihmesën e
jashtëzakonshme në interpretimin e këngës shqiptare të lehtë e
popullore, për nivelin e lartë teknik e ngrohtësinë e një zëri që, për
çdo idhtar të muzikës s'atyre viteve, ishte il non plus ultra e
mjeshtërisë vokale.


Në këtë përvjetor të rëndësishëm të këngëtares magjike më pëlqen të ve
në dukje disa anë të karakterit e personalitetit të Vaçe
Zelës
, për shumë kohë të pavëna në pah publikisht. Vaçja u
rrit në Lushnjen e viteve 50-të, qytet që nga 1954 ishte kthyer në
qendrën kryesore t'internimit për Shqipërinë.

Savra e Pluku ishin sektorët në të cilët ishin sistemuar pjesa më e
madhe e t'internuarvet në këtë rreth. Ata më të rinjtë shkonin në
shkollat e qytetit, përfshirë këtu edhe gjimnazin e hapur më 1956. Të
tjerët punonin, kryesisht në ndërtim, shpeshherë brënda në qytet, kurse
pjesa më e madhe punonte në bujqësi.

Udhëzimet që nga majat më të larta të pushtetit komunist ishin që këta
njerëz të jetonin në një geto e të shiheshin gjithmonë si "armiq". Pati
mjaft nga ata qytetarë të Lushnjes që u munduan t'i venë në zbatim ata
udhëzime, por pati edhe nga ata që nuk i mbajtën parasysh. Vaçe Zela ishte një nga të dytët.

Pranë shtëpisë së saj ishte spitali i qytetit dhe këngëtarja e re
kalonte me orë të tëra në biseda me vajza t'internuara, të shtruara në
spital. Mirësjellja ishte një tipar i karakterit të saj, por ajo bëhej
edhe më e dukshme në marrëdhëniet me djem e vajza të shtresave "të
përmbysura".

Kjo sigurisht nuk shihej me sy të mirë nga mbrojtësit e rendit, por
këngëtarja asnjëherë nuk i bëri të sajat predikimet e "moralit" komunist
për famëkeqen luftë të klasave.
E kam njohur herët Vaçen, kur shkoja në gjimnaz dhe ajo ishte udhëheqëse
pionerësh e këngëtare n'Estradën e Lushnjes.

Më vonë ajo shkoi duke ngjitur shkallët e suksesit, ndërsa unë duke
zbritur ato të dallimit racial të "luftës së klasave". Në rastet e
rralla që qëllonte të shiheshim ajo kurrë nuk e ktheu kokën nga ana
tjetër, nuk e shmangu takimin, nuk i kurseu fjalët e mira. U mundua të
më inkurajonte për të përballuar një jetë që i ngjante një tuneli
t'errët ku nuk dukej asnjë lloj drite.

Në fjalët e saj ndihej mirëkuptimi, solidariteti, dhimbja. Ajo mbeti
gjithmonë e dashur, e sinqertë, e hapur me njerëzit, i vlerësoi ata nga
cilësitë vetjake e jo nga mbiemri, nuk dijti t'urrejë simbas recetave të
partisë apo të sigurimit te shtetit.

Është një meritë që lartëson figurën, po të mbahet parasysh se bëhej
fjalë për një personazh publik të radhës së parë, në një kohë kur
trysnia e shtetit në drejtim të depersonalizimit ishte skajore e pasojat
e qëndresës, pothuajse gjithmonë, shumë të hidhura.

Këtë anë të personalitetit do ta tregonte më me forcë në krijimin e
familjes së saj, në respektin e dashurisë, në vendimin për t'u bashkuar
me një njeri që nuk bënte pjesë në "biografitë e mira", që kish për nënë
një grua të huaj, që kish kryer shërbimin ushtarak në një repart pune.
Këngëtarja u dashurua me këtë njeri dhe ajo ndjenjë i qëndroi kohëve
deri në ditët e sotme.


Vaçe Zela mbeti vajza e çiltër myzeqare
edhe duke zotëruar skenat e festivaleve të këngës shqiptare, edhe duke
qënë e nderuar nga një popull i tërë, edhe duke përfaqësuar me dinjitet
vendin në skenat e huaja.

Ajo nuk lakmoi pozitat politike e shoqërore, nuk u bë komuniste, mbeti
një shqiptare që e deshi vendin e i shërbeu me zërin e saj, me
kënaqësinë estetike që i dha bashkatdhetarëve të saj.


Ka vite që ajo ka braktisur skenat, por këngët e saj janë të pranishme
në kujtesën e njerëzve, të brezit të saj dhe zënë një vend të
rëndësishëm në pasurinë artistike të popullit tonë.

Imazhi i këngëtares dhe zëri i saj ka qënë një pjesë e ushqimit tonë
shpirtëror, edhe se shumë tekste të këngëve të kënduara prej saj mbanin
vulën e kohës, sepse nuk mund të ishte ndryshe.


Koha bën zgjedhjet e saj, hedh në shportë pseudovlerat e frymëzuara nga
interesat e çastit, të pushtetit, të ideologjive kalimtare, por ruan dhe
ngre vlerat universale që kanë si bosht qëndror njeriun, botën e tij
shpirtërore, prirjet dhe aspiratat e tij të përjetshme. Mjaft këngë të
kënduara nga artistja jonë e madhe i përgjigjen këtyre kërkesave,
prandaj jam i bindur se do të kenë jetën e gjatë.


E jetë të gjatë i urojnë "mbretëreshës së këngës shqiptare"
në këtë përvjetor të lindjes gjithë bashkatdhetarët e saj që e kujtojnë
me respekt e dashamirësi, duke e shtrirë urimin edhe tek bashkëshorti i
saj fisnik dhe bija e tyre e rrallë.


Apartamenti ku familja Rodiqi banon sot në Bazelin e Zvicrës së
qytetëruar është disi i veçantë. Ai ka një dalje në një kopsht, në të
cilin janë mbjelle lule nga më të ndryshmet. Është një mjedis që i sjell
ndërmend këngëtares së kombit lulet e skenave nëpër të cilat kaloi jeta
e saj, ajo jetë që kish filluar një të premte të zezë, më 7 prill 1939.

Për Vaçe Zelë, në Pallatin e Kongreseve,
më 7 prill, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë,u zhvillua një
aktivitet artistiko-muzikor me rastin e 70-vjetorit të këngëtares së
njohur Vaçe Zela.
Kompozitorë, këngëtarë, regjisorë dhe miq të këngëtares risollen gjatë
120 minutave të këtij aktiviteti copëza nga krijimtaria e saj
50-vjeçare, nga jeta e saj familjare dhe
shoqërore, edhe pse ajo vetë nuk ishte e pranishme.


Disa nga këngëtaret më të njohura të vendit ndër vite dhe sot si
Myfarete Laze, Irma dhe
Eranda Libohova, Qemal Kërtusha, Gaqo Çako, Sidrit Bejleri etj,
interpretuan
këngë nga repertori i zgjedhur i këngëtares.


Ideatore e këtij aktiviteti është Nevila Hoxha, skenarist dhe regjisor
janë vëllezërit Laço,
ndërsa skenograf është Joni Kraja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vaçe Zela Empty Re: Vaçe Zela

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi