Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Schumi: Nuk do ndaloj pas tre sezonesh

Shko poshtë

Schumi: Nuk do ndaloj pas tre sezonesh Empty Schumi: Nuk do ndaloj pas tre sezonesh

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 2:25

Michael Schumacher nuk rresht se surprizuari me vendimet e tij ekstreme per te vazhduar karrieren ne Formula 1.

Edhe pse ne moshen 41 vjecare eshte rikthyer duke nenshkruar me skuderine Mercedes GP, ish 7 here kampioni i botes hedh dorashken e sfides per te gjithe kundershtaret, duke premtuar se ai nuk do jete thjesht kalimthi ne kete rikthim por do ta vazhdoje karrieren edhe pas 3 viteve.

“Ross Brawn me ofroi nje kontrate 3 vjecare. Nuk ishte ajo qe doja por nuk eshte e thene se pas 3 viteve do largohem”, shprehet ai. Schumi shton se projekti i skuderise se re e ka bindur te firmose. “Eshte bukur te shikosh qe Mercedes beson tek une gjate 3 viteve te ardhshme. Mund te fitojme bashke por nuk eshte e thene qe me pas do largohem”, shton ish ferraristi.

Me tej, ai komenton me humor edhe garen e pare te sezonit qe do zhvillohet ne Bahrein. “Duhet te jem i kujdesshem te mos futem ne ndalesen e Ferrarit per te nderruar gomat. Zemra ime do rrahe gjithmone ne nje pjese per Ferrarin. Nuk mund ta fshij te shkuaren”, shton gjermani.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi