Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rossi: e ardhmja ime? Vendos ne qershor

Shko poshtë

Rossi: e ardhmja ime? Vendos ne qershor Empty Rossi: e ardhmja ime? Vendos ne qershor

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 2:23

Lajmi i momentit ne Formula 1 nuk eshte me rikthimi i Schumacher por testet e Valentino Rossi-t me Ferrarin, makina me te cilen deshirojne ta shikojne ne te ardhmen gjithe fansat e tij.

Vale ka zhvilluar teste me njevendeshen ne Katalonje gjate dy diteve te fundit dhe kjo ka bere qe fanatiket e kokekuqes te enderrojne serish per nje bashkim nen marken “Made in Italy” edhe pse kampioni i Moto GP nuk eshte shprehur me optimizem. “Falenderoj Ferrarin per testet por neser karriera ime do vazhdoje ne Moto GP. Deshironim nje piste boterori per te pasur nje ide te qarte”, shprehet Rossi.

Por nga ana tjeter, mundesite qe ai te nderyshoje sport jane rritur shume. “Do ta vendos te ardhmen time pas disa muajsh. Kam nje mundesi te madhe me Ducati-n, por vendimin perfundimtar do ta marr ne qershor”, thekson “doktori”, duke lene te hapur mundesine per ndonje vendim te papritur.

Koha me e mire e testeve ne Barcelone per Rossi-n ka qene 1:21:09 dhe po ta krahasojme kete kohe me ate te vitit 2008, te arritur nga pilotet e Ferrarit po me nje F2008, 1:21:813, kjo tregon se kampioni i garave me motore nuk qendron shume larg piloteve zyrtare.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi