Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mavraj: Vendimi im nuk është kundër Kombëtares

Shko poshtë

Mavraj: Vendimi im nuk është kundër Kombëtares Empty Mavraj: Vendimi im nuk është kundër Kombëtares

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 6:02

Mavraj: Vendimi im nuk është kundër Kombëtares 11kjhas


Prishtinë, 1 mars - Mbrojtësi kosovar i Bochumit, Mërgim Mavraj, nuk ka dashur të komentojë shkaqet që e shtynë atë të heqë dorë nga Kombëtarja e Shqipërisë për të dytën herë. Mavraj, të dielën ka thënë se për këtë çështje ka biseduar me seleksionuesin e Shqipërisë, Josip Kuzhe, dhe thotë se ai e ka kuptuar shumë mirë vendimin që ka marrë.
"Unë nuk dua të komentoj fjalët që po qarkollojnë nëpër media. Unë kam folur me trajnerin Kuzhe, ai më ka kuptuar dhe ne jemi ndarë si miq", ka thënë Mavraj. "Më vjen keq për atë që ka ndodhur, por dua të them se ky vendim nuk është kundër Kombëtares së Shqipërisë".
Kjo është hera e dytë që Mavraj heq dorë nga Kombëtarja. Para tre vjetësh, ai pati kthyer pasaportën shqiptare, me pretekstin se nuk luan dot për Shpresat (U-21). Atij i pati mbetur hatri që nuk ftohej nga ekipi A. Dhe, tani kur është ftuar ai ka hequr dorë, pa dhënë ndonjë shpjegim për opinionin.
Ndërkohë, të dielën ka nisur grumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësore të 3 marsit në Tiranë kundër Irlandës së Veriut.
Në stërvitjen e parë, të zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit e ku u punua në taktikën individuale, të pranishëm ishin vetëm Emiliano Vila, Elis Bakaj, Gjergji Muzaka, Andi Lila e Ervin Bulku. Pjesa tjetër e futbollistëve që luajnë jashtë vendit, ekipit kombëtar do t'i bashkohet të hënën mbrëma.
Miqësorja Shqipëri - Irlandë e Veriut, do të zhvillohet të mërkurën në "Qemal Stafa" të Tiranës dhe nis në orën 20:45.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi