Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve”

Shko poshtë

Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve” Empty Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve”

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 0:29

Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve”

Çdo vit, të rinjtë nga dy fshatra të Nepalit ruajnë sharjet më të mira gjatë “Festivalit dhjetëditor të sharjeve” që arriti kulmin të dielën.
Të rinjtë nga dy fshatra fqinje të Parsawa dhe Laxmipur shajnë njëri-tjetrin, fqinjët, fshatrat ose kalimtarët e rastit – e më pas qeshen.
Ata mblidhen nëpër parqe dhe vende tjera mbledhin grumbull të kashtës dhe nisin sharjet.
Sharjet si “fytyrë majmun, inshalla i ke djemtë të shëmtuar si bretkosa” ose “të ngordhshin buallicat nga diarreja” janë vetëm disa prej sharjeve ma të pazakonta. Pleqtë e fshatit thonë se ky është një festival tradicional vetëm për të rinjtë, që organizohet në këtë vend që prej se mbahet mend.
“Më e mira e këtij festivali është se kur të përfundojë, secili mendon mirë për njëri-tjetrin. Nuk i mbetet hatri askujt”, tha një plak i fshatit Mirsha, i cili jeton në Parsawa.
Në ditën e fundit të festivalit – këtë vit të dielën – ata ia vënë zjarrin grumbullit të kashtës dhe festojnë festivalin hindus Holi, i cili shënohet me luftë ndërmjet grupeve ku përdoren ngjyrat e ndryshme dhe uji.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi