Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të zgjedhësh një bashkëshorte të mirë për martesë

Shko poshtë

Të zgjedhësh një bashkëshorte të mirë për martesë Empty Të zgjedhësh një bashkëshorte të mirë për martesë

Mesazh nga Erisa Wed 10 Feb 2010 - 6:01

Nëse dikush dëshiron të vjelë fryte të pjekura, ai do ta kërkojë tokën më të pëlleshme. Një nga aspektet më madhështore të urtësisë së martesës është përgatitja e pasardhësve të drejtë, të cilët do ta adhurojnë Allahun dhe të shërbejnë si furnizim për prindërit e tyre.




2 – Të zgjedhësh nënën [dmth bashkëshorten]



Nëse dikush dëshiron të vjelë fryte të pjekura, ai do ta kërkojë tokën më të pëlleshme. Një nga aspektet më madhështore të urtësisë së martesës është përgatitja e pasardhësve të drejtë, të cilët do ta adhurojnë Allahun dhe të shërbejnë si furnizim për prindërit e tyre. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:



"Martohuni me gra të dashura e që lindin, se vërtet unë, nëpërmjet jush, do t'i tejkaloj në numër popujt". [Ebu Daud]1



Për më shumë, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka sqaruar kriteret për kërkimin e partnerit martesor, duke thënë:



"Një grua merret për katër arsye: për pasurinë e saj, për prejardhjen, për bukurinë dhe për fenë e saj. Pra, zgjidheni gruan të përkushtuar në fe, i mbuloftë pluhuri duart tuaja!"2



Allahu thotë:

» Ndaj, gratë e drejta janë të dëgjueshme dhe e ruajnë atë që Allahu i ka urdhëruar për të ruajtur, kur burri mungon « [en-Nisa, 34]

Shprehja "të dëgjueshme" [Kaanitaat] u referohet grave që u binden burrave të tyre, duke ruajtur nderin e tyre, pasurinë dhe jetët, kur ata mungojnë.



Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka paralajmëruar kundra martesës me një grua të bukur, me prejardhje të keqe, duke thënë:

- Ruhuni nga plehu i gjelbër!

- Çka është plehu i gjelbër? - pyetën sahabët.

- Gruaja e bukur, me prejardhje të keqe [dmth me edukim të keq] – u përgjigj ai. [Ed-Darekutni]3

Në anën tjetër, ai ka lavdëruar gruan e përkushtuar në fe, duke thënë:



"A doni t'ju informoj për thesarin më të madh që njeriu mund të sigurojë: gruaja e drejtë". [el-Hakim]4



Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

"Zgjidhni për farën tuaj [një nënë të mirë], se vërtet riprodhimi [i pasardhësve] është strategji". [Ibn Maxheh]5



Pra, kjo është nga të drejtat që një fëmijë ka ndaj babait të vet: që babai të zgjedhë një nënë të mirë për të.



Një ditë prej ditësh, tek Umer ibn el-Hatab erdhi një burrë dhe u ankua se biri i tij nuk po e dëgjon atë. Ai kishte të birin me vete dhe nisi ta fajësonte atë për mosbindjen e tij. I biri pyeti:



- A nuk ka edhe një bir ndonjë të drejtë ndaj babait të vet?

- Natyrisht që po – u përgjigj Umeri.

- Atëherë, çka është ajo? – prapë pyeti djali.

- Ajo është që babai i tij të zgjedhë me kujdes një nënë për të, t'i vërë një emër të mirë dhe t'ia mësojë Kur'anin – tha Umeri.

- Babai im nuk e ka kryer asnjërën nga këto. Sa për nënën time, ajo ka qenë një robëreshë e zezë, që u përkiste mexhusëve. Ai më emërtoi Xhu'el dhe nuk më ka mësuar bile as një shkronjë të Kur'anit – reagoi djali.

- Umeri iu kthye burrit dhe e pyeti:

- Ti erdhe të më ankohesh për mosbindjen e birit tënd, por, në të vërtetë, ti paske qenë i padëgjueshëm ndaj tij para kësaj!



Ebul-Esued ed-Du'eli, një herë e një kohë, u tha fëmijëve të vet:



- Unë kam qenë i mirë ndaj jush, kur ishit të vegjël, kur u rritët dhe, po ashtu, para se të lindnit.

- Si mund të kesh qenë i mirë para se të lindnim? – pyetën ata.

- Kam zgjedhur për ju një nënë, e cila nuk do t'ju keqtrajtonte – u përgjigj ai.



Er-Rijashi e recitonte mu këtë temë në vargjet poetike në vijim:



"Gjëja e parë që bëra për ju ishte zgjedhja e një gruaje të ndershme,

të një prejardhjeje fisnike, me veti të mira".



- Kërkimi i gruas për një bashkëshort të drejtë



Mu siç një burrë duhet të kërkojë një bashkëshorte të drejtë, ashtu edhe një grua duhet të zgjedhë një burrë të drejtë. Ebu Hurejre ka transmetuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]:



"Nëse dikush me fenë dhe karakterin e të cilit jeni të kënaqur ju vjen, martojeni [vajzën tuaj] me të. Nëse nuk e bëni këtë, në tokë do të ketë çrregullime".6

Bazuar në këtë, shohim që baza e fortë, në të cilën një çift duhet ta bazojë zgjedhjen e tyre, duhet të jetë feja dhe karakteri. Kjo është ajo që do të sigurojë një edukim të duhur për fëmijët.



Në natën e martesës, kur hyhet dhëndër, është e rekomandueshme që ai të thotë:"O Allah, të lus për mirësinë e saj dhe për mirësinë në të cilën ajo është brumosur", ndërsa vendos dorën e tij në kokën e saj. Ai, po ashtu, duhet të falë dy rekate me të.7



Shënime:



1. Transmeton Ebu Daud [2050] dhe en-Nesa'i [3227] nga kallëzimi i Me'kel bin Jesar, dhe është vërtetuar nga Ibn Hiban [4056, 4057]. Ky hadith është transmetuar edhe nga Ahmed në el-Musned [12613] dhe nga Ibn Hiban [4028] nga kallëzimi i Enes bin Malik.

2. El-Buhari [5090], Muslim [1466], Ebu Daud [2047], en-Nesa'i [3230] dhe Ahmed në el-Musned [9521].

3. Transmeton ed-Darekutni në el-Efrad nga kallëzimi i Ebu Se'id në formën merfu'. El-Axhaluni e ka përmendur këtë në Kefsh-ul-Khefa [1/319, nr.855]. Kjo do të thotë se nuk pëlqehet martesa me një grua të prishur, sepse një grua me rrënjë të liga do të ndikojë negativisht në fëmijët e saj. Pra, pamja e jashtme e të mbjellave paraqitet të jetë e mirë, por brendia e plehut është e ndyrë dhe e qelbur. Fjala dimen është shumësi i fjalës dimneh, dhe kjo i referohet plehut.

4. Transmeton el-Hakim në el-Mustedrek [2/363, nr.3281] nga kallëzimi i Ibn Abasit.

5. Transmeton Ibn Maxheh [1968] nga kallëzimi i Aishes [Allahu qoftë i kënaqur me të], ku thotë:"Zgjidhni [një nënë të mirë] për farën tuaj, martohuni me gra të përshtatshme dhe martoni fëmijët tuaj me to". Po ashtu, kjo është transmetuar edhe më fjalët:"Dhe shikoni se ku po e vendosni fëmijën tuaj, se vërtet riprodhimi [i pasardhësve] është strategji". Ky hadith është transmetuar nga el-Kadi'i në Musned-ush-Shihab [1/370, nr.638] nga kallëzimi i Ibn Umerit. Shiko edhe Keshf-ul-Khefa [1/358, nr.960]

6. Transmeton et-Tirmidhi [1085] nga kallëzimi i Ebu Hatim el-Muzni, dhe ka thënë:"Ky është një hadith hasan-garib". Ebu Hatim el-Muzni ka qenë një sahab. Nuk dihet të jetë transmetuar ndonjë hadith tjetër nëpërmjet tij nga pejgamberi, përveç këtij. Ebu Daud përmend këtë në el-Merasil [224], por, sipas tij, Ebu Hatim el-Muzni ka qenë një tabi'in. Ky hadith ka edhe një dëshmitar mbështetës në hadithin e Ebu Hurejres me fjalët:"Nëse dikush me fenë dhe karakterin e të cilit jeni të kënaqur ju ofron martesë [dmth vajzën tuaj], atëherë martojeni me të. Nëse nuk e bëni këtë, do të ketë çrregullime në tokë" [Transmeton et-tirmidhi (1084) dhe Ibn Maxheh (1967)].

7. Transmeton el-Hakim në el-Mustedrek [2/202, nr.2757]. Abdullah bin Amr ka transmetuar se i dërguari i Allahut ka thënë:"Nëse ndonjëri prej jush merr një robëreshë apo një grua, apo një kafshë për hipje, duhet ta kapni për balluke, të luteni për bekim dhe të thoni: O Allah, të lus për mirësinë e saj dhe për mirësinë në të cilën është brumosur ajo. Dhe kërkoj shpëtim tek Ti nga e keqja e saj dhe nga e keqja në të cilën është brumosur ajo". El-Hakim e ka vërtetuar këtë, ndërsa edh-Dhehebi u pajtua.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi