Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Shko poshtë

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe... Empty Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:50

Alfabeti Shqip,një Histori e gjallë e Kombit tonë në momentet e vetëdijes Kombëtare

Stavri Skendo


Historia
e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet
tokesore te Vendit -Veri e Juge --me krahinat e tyre me kulture te
ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare
-Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje
faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane
shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here
te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat
Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit
te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e
ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste
njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te:
« ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e
Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me
te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes
Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti
1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus
Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar
ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau-
rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje
date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa
studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim
i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te
ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken
«Ambrosiana», ne Milan. Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte
toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodokse. Abecete e ketyre dy
dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne
Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet:

Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.

U
desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen
Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri
Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut-
i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin' e Veriut
-shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa
Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges,
vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare
kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per
tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t'i jepnin. Keto germa jane
Cyrilike Perendimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te
shenjta te botuara ne gjuhen e popullit. Por abeceja e Buzukut nuk
duhet te kete qene e perdorur nga te tjere, sepse ne veprat e Pjeter
Budit (1566-1623)
si pershembull, ne Doktrinen e Krishten (1618),
shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine.
Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang
Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro
phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te
njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t'a
perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te
shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse
qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike
», nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me
te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e
Shkodrcs.
Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe
kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane
te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te
shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te
cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk.
Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk,
shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe
me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata
per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende.
Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra
kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit.
Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e
Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne
juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne
vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane
qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise
mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e
Stambollit, m'ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk,
mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet
e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te
Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur
Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes
Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit
peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t'u forcohej
besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per
propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.
Te
pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te
Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e
tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem'bedhietet nje
qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis),
afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence
te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri
nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes
Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt
(Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes,
i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe
Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne
Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet.
Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke,
Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i
popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te
lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te
shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe
perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t'u vene re
se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten
neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija
Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret
per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne
Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se
vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n'ate qytet dhe mund te
kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per
pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter
Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes
n'Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne
shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si
Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece
esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka
shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e
shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet
e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon
influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente
te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer
Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~
nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban
vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te
vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne
Glagolitiken , po t'a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe
317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne
shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe
kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte
perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te
kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te
shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te
Elbasanit
Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne
Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip
perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat
Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup
perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra),
nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u
prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n'Athine .
Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga
Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete ,
Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi
shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece
per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor
Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet
gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle
» sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater
Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte
shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje
Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi
Pellasgjika, Shqip aplla alfavita
(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe... Empty Re: Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:51

Me pushtimin e plote te
Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me
islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja
Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim
te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto
dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut
(Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim
Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a
Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret
Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te
Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre,
t'influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me
frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te
mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetem e
vetem shkrimevt
fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja
Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre
. Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim
dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te
mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n'ate
krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse
gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera
brenda Perandorise Turke.
perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk
mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe
emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne
fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e
tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne
doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te
Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e
shkroi per konsul1in Freng te Jallines, F. Pouqueville , Nje Abece
Shqipe sipas Dialektit te Folur ne Greqi, mbeshtetur ne shkronjat
Greke, qe botuar n'Athine ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti prej
ishullit te Salamines. Abecete qe perdoren shkrirntaret
Italo-Shqipetare -pasardhesit e Shqipetarevet qe lane Atdhen' e tyre
pas pushtimit Turk dhe zune vend n'Italin'e Juges dhe ne Siqeli -qene
latine. Sadoqe ishin Toske dhe te Krishtere Orthodhokse nga origjina.
n'Itali keta qene bere unite dhe paten hyre nen influencen e kultures
Llatine-ItaJiane. Vetem Dhimiter Kamarda perrdori abecene Greke ne
gramatiken e vet si si dhe ne shtesen e kesaj gramatike: Grammatologia
Comparata della Lingua Albanese (1864), Appendice (1866); kjo nuk ish
tieter vecse abeceja qe perdori Hahn-i ne botimin e vet Albanesische
Studien, abece e cila atij i u douk e plote dhe e arsyeshme (24).
Hahn-i pat perdorur shkronja Llatine si j, ose shkronja Greqishte me
shenja dalluese si S (s) per tinguj qe ishin vecanerisht Shqip. Por as
Kamarda nuk e mbajti gjithnje, sepse ne disa perkethime ai perdori
shkronjat Llatine.
Po te perjashtojme «Abecene e Shkrimtarevet te
Lashte te Veriut » qe mbajti me teper se 3OO vjet, abecete e tjera qene
jeteshkurtera dhe u perdoren pergjithesisht vetem nga ata njerez qe i
bene, ose ne rrethe shume te ngushta. Zgjedhja e abecese Llatine ose
Greke si mbeshtetje, varej me teper nga kultrura e atij qe e cpikte ose
nga kultura e zones ne te cilen delte ne drite. ..

II

Interesimi
per gjuhen Shqipe filloi te shtohet pas themelimit te Lidhjes
Shqiptare, qe zakonisht quhet Lidhja e Prizrenit, formuar ne vitin 1878
me qellim qe te kundershtonte vendimet e Kongresit te Ber-- linit, i
cili u leshoi toka Shqipetare shtetevet fqinj. Atdhetaret Shqiptare e
kuptuan tronditjen e Perandorise Turke dhe i trembeshin copetimit te
Vendit te tyre. Prandaj u bene perpjekje per zhvillimin e ndergjegjies
Shqipetare dhe per bashkimin e te tre grupevet fetare. Levrimi i gjuhes
Shqipe -veriga e perbashket -do t'i sherbente me mire " ketij qellimi.
Keshtu, Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i
dhene rendesi perdorimit te shkrimit te Shqipes dhe shkollavet Shqipe,
dy pune keto me te cilat ceshtja e abecese lidhej fort.
Ndersa
Lidhja vepronte ne Shqiperi duke kundershtuar me arme shkeljete tokes
se saj, nje shoqeri per kulture earesim, e quajtur Shoqeri per Botimet
Shqipe themelohej ne vitin 1879 ne Stamboll per te nxitur berjen e
botimeve ne gjuhen Shqipe. Ne krye te kesaj shoqerie ishin dy
vellezerit Frasheri, Samiu (i njohur ne Turqi si Shemsedin Sa mi Bej)
dhe Naimi, poeti-apostull i nacionalizmes Shqipetare, te ndihmuar nga
Shqipetare te shquar te besimevet Orthodhokse e Katolike. Kejo shoqeri
beri nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine me disa shkronja
Greqishte, si dh(dh) dhe f (th) --Samiu dhe Naimi i kishin bere mesimet
ne gjimnazin Grek te Janines -si edhe disa shkronja te vecanta, si
(gj), krijuar nga Samiu vete per tinguj te vecante te gjuhes Shqipe.
Duke ndjekur parimin e njej shkronje per nje tingull kejo abece kish
nje themel gjuhesor te shepdoshe. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit »
ose« Abeceja e Frashervet » nga emri i Vellezervet Frasheri. Me kete
abece shoqeria botoi organin e saj Drita, nje Abetare dhe Kendim, si
edhe shume libra shkollore.
Abeceja e Stambollit u perdor ne
gjithefare botimesh te kollonivet Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe
gjetke dhe te nje pjese te ma-dhe te Shqiperise vete. Raportet e
Konsujvet Austriake ne Shqiperi lajmerojne se gjer ne vitin 1005
abeceja e Stambollit perdorej nga pjesa me e madhe e popullesise, si
Orthodhokse ashtu edhe Myslimane, qe jetonin ne Juge, dhe ishte shtrire
nga veriu pertej Durresit, gjer ne Diber dhe ne krahinen ne 'juge te
Prizrenit . Ne fillim levizja arsimore dhe gjuhesore e Shqiptareve, e
nxitur nga Lidhja e Prizrenit, u
perkrah nga Porta e Larte, sepse
theksonte kombesin' e Shqipetarevet si nje pengim te perhapjes se
Sllavevet dhe te Grekevet ne Ballkan. Por,
sapo kaloi rreziku, si
Lidhja ashtu edhe shoqeria e Stambollit u prishen nga Qeveria. Ky qe
nje veprim qe puqej me politiken e pandryshuar te Portes se Larte.
Sulltani ishte, ne parim, kunder cdo levizjeje kombetare te
Shqipetarevet, sidomos kunder levizjevet te Myslimanevet, te cilet
perbenin shumicen e Kombit Shqiptar. Interesi i Perandorjse e shtynte
Sulltanin t'u impononte Myslimanevet nje arsim Turk ose Arab pa marre
parasysh kombesin' e tyre. Duhej te krijohej me kete menyre nje fryme e
vetme feje si edhe gjuhe shteterore per te ndertuar nje mur qe te
ndante Myslimanet nga te Krishteret. Prishja e ketij muri qe ndante
Shqipetaret do te sillte pasoja kercenonjese per autoritetin e tij,
vecanerisht kur rrymat kombetare te Popullsivet te mbajtura tok nga
feja e perbashket dhe nga gjuha Turqishte do te shtoheshin ne gjirin e
Perandorise. Politika e Portes se Larte, persa i perkiste ndergjegjies
kombetare Shqipetare dhe Gjuhes Shqipe, synonte te krijonte nje
armiqesi te thelle midis Myslimanevet dhe te Krishterevet .
Sipas
kesaj politike shkrimi i gjuhes Shqipe dhe shkollat Shqjpe ishin te
ndaluara. Shkollat ishin Turqisht per Myslimanet Shqiptare dhe Greqisht
per Orthodhokset Shqiptare. Vetem ne kohen midis Kongresit te Berlinit
dhe Konstitutes Turke (] 908) here u hapen dhe here u mbyllen disa
shkolla Shqipe ne Korce dhe ne rrethet e saj, sepse politika e
brendshme e Portes se Larte levizte ndermiet reformes dhe
konservalizmit, nga shterngesa qe i bente Evropa. Por edhe atehere
Myslimanet Shqipetare qe kishin hyre ne keto shkolla detyroheshin qe te
mos shkonin me . Edhe Patrikana e Stambollit ndihmoi ne kete politike
te ndarjes. Ajo e kundershtoi gjuhen dhe arsimin Shqip sepse keto
sillnin me vete humbjen e influences se saj edhe, pra, vendosjen e nje
Kishe Shqiptare te pavarur. Kleri Grek i mallkoi shkronjat Shqipe dhe
ata qe i mesonin keto, sepse cdo largim nga Greqishtja quhej prej ketij
kleri, shtytje nga « armiku i fese ». Pasi Shoqeria Ungjillore
Britanike dhe e Huaj (Foreign and British Bible Society) si edhe
misionet Amerikane kishin ndikunuar ne te perkthyerit e libravet te
shenjta ne gjuhen Shqipe, si edhe ne te mesuarit e kesaj,
Protestantizmi shikohej si « armik i fese » . Megjithekete, ne Shkoder,
qene hapur perpara 1878-s dy shkolla. nje seminar Franceskan dhe nje
institut Jezuit, ku mesohej Shqipja, te mbajtura nga Austro-Hungaria
edhe nen hijen e KultureProtektoratit te saj (Mbrojtja e Fese). Me vone
u hapen shkolla te tjera sepse politika e Monarkise Austro-Hungare
-sikurse perseritet shpesh ne raportet e Ministrise se Jashteme te saj
e donte te perkrahej zhvillimi i ndergjegjies Shqiptare me anen e
kultures kombetare per te krijuar nje Shqiperi te bashkuar si nje
kunderpeshe kundrejt Sllavevet . Edhe Italianet filluan nga fundi i
shekullit te 19-te te hapin shkollat e tyre ne Shkoder edhe ne qytete
te buzes se detit, ne te cilat shkolla mesohej Shqipja. Do te vinte
koha medoemos qe keto dy fuqi do te haheshin njera me tjetren.
Ne
vitin 1899 nje shoqeri letrare Shqipetare, Bashkimi, u themelua ne
Shkoder nga Imzot Preng Doci, Abati i Mirdites, ne bashkepunim te forte
me Klerin Katolik Shqipetar, Ajo caktoi si detyre te pare te sajne
berjen e nje abeceje qe e hartoi vete pothuaj Abati. Kjo abece
mbeshtetej krejt ne shkronjat Llatine, duke i paraqitur tingujt e
vecante te gjuhes Shqipe me dy shkronja bashke, nga te cilat e dyta
ishte h: dh ( 0 ), th (e), xh (dz), ch (c), gh (gj), etj.. Shume libra
shkollore per shkollat katolike te Veriut u shtypen me kete abece, me
te hollat e qeverise Austro-Hungareze. Por, megiithese Doci thoshte se
abeceja e Bashkimit ishte e « nje trajte, praktike dhe estetike », e
pershtateshme per t'u perhapur dhe se perdorej ne nje pjese te madhe te
Shqiperise se Veriut , prapeseprape ajo mbeti e kufizuar ne krahinen e
Shkodres.
Tre vjet me vone nje shoqeri letrare e re, Agimi, u
themelua ne Shkoder nga nje tjeter prift katolik, Dom Ndre Mjeda,
filolog dhe poet, i cili krijoi nje abece te re. Edhe abeceja e Mjedes
mbeshtetej krejt ne germat Llatine, por, ndryshe nga ajo e Docit, kjo
abece ndiqte parimin e nje germe per nje tingull duke perdorur shenja
dalluese per tinguj te vecante te Shqipes, si per shembell, g' (gj), k'
(kj), n' (nj), etj. Abeceja e Mjedes ish pelqyer ne Kongresin
Nderkombetar te Orientalistevet, qe ish mbledhur me 1902, ne Hamburg,
dhe u perkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodres si edhe nga
shumica e Klerit Katolik. Mirepo, per kete gje plasi nje grindje:
abeceja e Agimit kunder abecese se Bashkimit . Monarkia
Austro-Hungareze nuk mund te mbetej e paaneshme ne kete mes.
Politika
e qeverise Austro-Hungare ne ceshtjen e abecese Shqipe u perpoq per nje
abece te perbashket qe do t'i sherbente per te shtuar influencen e saj
ne Shqiperi. E quante abecene e Mjedes si nje abece qe perfaqesonte nje
fare perparimi dhe qe i afrohej me shume abecese se Stambollit se sa
ajo e Bashkimit, e cila kish nje « karakter Italian » ne vetevete.
M'ane tjeter, ata qe donin abecen' e Mjedes dhe ata qe pelqenin ate te
Frashervet ishin gati te leshonin rruge per nje abece te bashkuar,
kurse Abati i Mirdites jo . Qeveria Austro-Hungare, qe me pare e kish
ndihmuar botimin e libravet shkollore te shtypura me abecene e
Bashkimit, ndashti filloi te perkrahte abecene e Mjedes. Problemi i
abecese ishte me rendesi per ate qeveri edhe nga pikepamja e politikes
kishetare, sepse pa zgidhjen e saj paqja ne Peshko- paten e Shkodres
edhe zhvillimi i rregullshem i shkollavet nuk mund te arriheshin
Italianet
kishin kohe qe e perdornin abecene e Bashkimit ne shkollat e veta. Edhe
ne kete rast ata u duken se cfaqnin nje interesim te vecante per librat
shkollore shkruar me ate abece. Pervec kesaj Italianet u munduan te
perdorin ItaloShqipetaret per propaganden kulturore te tyren ne
Shqiperi, por gjer me nje fare vendi, sepse edhe ndermjet ketyre te
fundit kish nje levizje te pavarur per kete ceshtje. Dy kongrese
gjuhesore Shqipetare qene mbledhur n'Itali, njeri ne vitin 1895 dhe
tjetri ne vitin 1897, qe te dy duke pasur ne program nje abece te
bashkuar . Te dy poetet me te famshem te Italo-Shqipetarvet, Jeronim De
Rada (1903) dhe Zef Schiro (1865-1927), bene seicili nga nje abece te
mbeshtetur ne shkronjat Llatine dhe e perdoren ne shkrimet e tyre. Por
vetem Katoliket e Shkodres u interesuan ne veprimtarine gjuhesore
pertej Adriatikut. Myslimanet dhe te Krishteret Orthodokse pothua nuk u
a vune veshin fare botimevet qe duallen atje
Konstandin
Kristoforidhi vazhdoi te shkruaie ne kohen pas Lidhies se Prizrenit.
Kur vdiq ne vitin (1895'), la nje doreshkrim, nje fjalor Shqip-
Greqisht, te shkruar me germa Greqishte. Qeveria Greke mundi t'a hedhe:
ne dore kete fjalor dhe ne vitin 1004 e botoi me titullin Leksikon tes
'alvanikes glosses (Fjalor i Gjuhes Shqipe), dhe perfitoi keshtu nga
rasti te gjeje propaganden e saj. Lexojme ne parathenien: « (fjalori)
del si nje: vegel e vlefsheme aresimore per te mesuar Popullin trim
Shqipetar me shembell praktike se vetem me ndihmen, udheheqien dhe
frymezimin e shkronjavet dhe te gjuhes Greqishte » mund te ndricohet.
Faik
Konica, nje Shqipetar i mesuar qe shume ndihmoi per pastrimin e gjuhes
Shqipe, perdori abecene e vet ne te perkoheshmen e tij Albania
(1897-1009), qe me pare botohej ne Bruksel dhe pastaj ne Londer. I
perngjante abecese se Bashkimit. Konica u mundua t'a hithte abecene e
vet si themel per te njesuar te gjitha abecete, por nuk i a dolli dot
ne krye.
Ne kohen pas Lidhjes se Prizrenit duallen shume abece te
tjera te vecanta. At Gjergj Fishta (1871-1940), poeti Kombetar
Shqipetar, Franceskan dhe antar i shoqerise Bashkimi, i beri keto abece
objekt satiri ne liibrin e vet Anzat e Parnasit (1907). Ketu po
shenojme disa vargje :

per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipniia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe... Empty Re: Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:52

Gjendja e ngateruar qe u
krijua nga numri i shumte i abecevet vazhdoi gier ne vitin 1908, kur
erdhen ne fuqi Turqit e Rij. Shume Shqipetare kishin marre pjese ne
kryengritjen e tyre edhe kishin hyre ne « Komitetin per Bashkim dhe
perparim ». Programi i Turqvet te Rij i plotesonte kerkesat e tyre per
te gezuar te njejtat te drejta si popujt e tjere te Perandorise Turke.
Edhe shpallja e Konstitucionit i dha nje shtytje te madhe veprimtarise
se tyre nacionaliste. Ne qytete me rendesi te Shqiperise u themeluan
Klube (shoqerira letrare-aresimore me qellime politike te pashpallura)
dhe shoqerira fillluan te botohen gazeta ne gjuhen Shqipe edhe u hapen
shkolla Shqipe. Shqipetaret po mundoheshin te fitonin kohen e humbur .
Ceshtja
me e nguteshme ish nje abece kombetare e niesuar. Mungesa e saj qe nje
pengim per zhvillimin e vetedijes kombetare dhe per bashkimin e
Toskevet dhe te Gegevet, sepse pa nje abece te njesuar :nuk mund te
kish maredhenie midis tyre. Thirrja per mbledhjene njej kongresi qe te
zgjidhte problemin e abecese u be nga gazeta Liria qe delte ne Selanik
dhe qe botohej nga Midhat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit,
organizonjesit te Lidhies Shqipetare) edhe i nipi i Vellezervet
Frasheri te abecese se Stambollit. Barra e organizimit te kongresit,
megjithekete, i ra Klubit Shqipetar te Manastirit qe quhei Bashkimi. Ky
klub qe nder te paret qe qe krijuar (Gusht 1908), dhe kishte rendesi
sepse ndodhej ne kryeqytetin e Vilajetit. Mbledhja u be ne Manastir
prej 14 te Nendorit gjer me 22 te Nendorit, te vitit 1908 , dhe
perbehej nga delegate klubesh, shoqerishe, qytetesh, shkollash, si edhe
kollonishe Shqipetare te mergimit.
Kongresi kryesohej nga Midhat
Frasheri. Fjalimet e mbajtura dyU zgjodh Komisioni i abecese prej
njembedhiete anetaresh nga te te mesuarit e delegatevet, me kryetar At
Gjergj Fishten. Tri dit me radhe komisioni rrahu ceshtjen e njej
abeceje te perbashket duke dhene besen Shqipetare qe te mos delte asnje
fjale jashte perpara se te merrej vendimi i fundit.
Meqenese
bisedimet ne mbledhjen e pergjitheshme u rrahen me te shumten rreth tri
abecevet kryesore abeceja e Stambollit, ajo e Bashkimit, dhe ajo e
Agimit komisioni i abecese u kufizua ne tri pika: a) te zgjidhej
njeranga te tri abecete b) te mereshin disa pjese nga cdo abece per te
bere nje abece te re; c) te behej nje abece e re .
Komisioni
bisedoi gjate per keto te tri pika, sidomos mbasi nga cdo ane e
Shqiperise edhe nga kollonite vinin letra e telegrafe qe shfaqnin cilen
abece pelqenin. Me ne fund nxuarren krye dy rryma. Njera ishte per nje
abece te re me shkronja Llatine: u zgjodhen 25 shkronja, dhe te tjerat
qe u pergjigjeshin tingujvet te vecante te Shqipes, u bene me nga dy
shkronja bashke. Abeceja e re qe pothua krejt si ajo e Bashkimit. Ryma
tjeter perkrahu pranimin e abecese se Stambollit. Nuk qe i lehte
bisedimi per disa germa te kesaj abeceje. Vetem per shkronjen (dh) u
deshen dy mbledhje te plota te komisionit. Ata qe pelqenin pranimjn e
abecese se Stambollit qene 4 Myslimane nga Toskeria .Midhat Frasheri,
Shahin Kolonja, drejtor i gazetes Drita qe botohej ne Sofje, Bajo
Topulli, nje atdhetar i mesuar dhe i zoti, Nyzhet Vrioni, nga nje
familje feudale me influence dhe Dom Ndre Mjeda . Kuptohet hapet se Dom
Ndre Mjeda perkrahte abecenc e Stambollit. ne radhe te pare, sepse, si
e veta, ajo mbeshtetei ne parimin e njej shkronje per cdo tingrull, dhe
ne radhe te dyte, sepse abeceja Llatine ish si ajo e Abatit Preng DoCi,
kundershtarit te tij. Komisjoni vendosi me ne fund qe te perdoreshin
vetem dy abecete -abeceja e Stambollit dhe abeceja e re .
Latine
(Shiko kopjen e vendimit ne pasqyren e vecante) -edhe qe mesimi i te
dyjave te ish i detyruar ne te gjitha shkollat Shqipe.
Midhat
Frasheri ia paraqiti Kongresit vendimin e komisionit pastaj At Fishta
si kryetar i komisionit te abece dha arsyet dhe shpjegimet per kete
vendim Ai tha edhe vetem abeceia e Stambollit do ti mjaftonte t'u
pergjigjej nevojavet te Kombit Shqiptar, por per shtypjen e libravet
jashte dhe per telegrafet ishte e nevojshme nje abece e thjesht
Llatine" E mbyili biseden duke zene me goje Gjermanet qe perdorin dy
abece, abecene Gothike dhe ate Llatine. Vendimi i komisionit te ab u
pranua nga Kongresi
Vendimi per ceshtjen e abece, ne Manastir qe
nje hap me rendesi drejt bashkimit te Shqiptarevet .Sadoqe nuk qe
zberthimi ideal ai i njej abceje te vetme, qe nje pune me mund .Abeceja
e Stambollit nuk mund te lihej menjan sepse kishte nje te kaluar te
gjate dhe ish perhapur shume Nje numer i madh librash ish botuar, me
te. Megjith- kete, duke menjanua, gjithe abecete e tjera, vendimi i
Manastirit i beri te lehta maredhniet midis Shqipetarevet, nje gazete
ose nje liber, qe botohej ne Jug mund te kendohei tani ne Veri dhe
anasjelltas. Ai vendim ndihmoi edhe t'i bejej Myslimanet e te
Krishteret me te vetedijshem per trashegimin e tyre te perbashket.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe... Empty Re: Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:52

Por pak kohe pas
Kongresit te Manastirit filluan te dalin pengesa. Ne Shqiperi nuk ish
po ajo shkalle qyteterimi kudo. Myslimanet e Veriut ishhin te
prapambetur dhe fanatike sidomos ne Kosove dhe nuk mund ti kuptonin
mire perpjekjet kulturore te vellezerve te tyre me te perparuar ne
Juge.Ata s'kishin aq deshire te pranonin nje abece qe nuk ish ajo e
Kuranit.
Turqit e Rinj u perpoqen t'a shfrytezonin kete gjendje.Duke
qene antare te > te perandorise dhe te njej politike qenderzimi,ata
kishin frike se abeceja Latine,duke theksyar kombesine e
perbashket,vete ndryshimi i madh midis abecese latine e Turke do ti
bente shqiptaret te vetedijshem per njehsimin e tyre Kombetar,do ti
bashkonte e do ti shkepuste nga Turqia.Parimi i fese,Islamizmit,ishte
ende si fuqi ne Perandorine dhe Turqit e Rinj nuk mund ta linin pas
dore,megjitheqe ne fillim u perpoqen t'a mbanin larg fevet.Ata u
perpoqen,pra,ti bejne per vete Myslimanet Shqiptare me anan e njej
propagande Islamike,duke sulmnuar abecene Latine.
Qe ne Shkurt te
vitit 1909, klubi Shqipetar i Filatit, nje qytet ne veriperendim te
Greqise se sotme, i dergoi nje leter Bashkimit te Manastirit, qe ish
bere klubi qendror Shqipetar, duke i u ankuar: « Ju kemi shkruar shume
here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder
gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh
fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne
kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te
shkrimit Shqip» . Klubi i Korces, Dituria, u shqetesua shume kur kendoi
neper gazeta se « ne Stamboll qe formuar nje shoqeri me qellim qe te
perhapte te shkruarit e gjymeS Shqipe me shkronja Turqishte » (. Disa
hoxhe dhe ulema i thonin popullit se abeceja Llatine ishte vegla e te «
pabesevet » dhe perdorimi i saj kunder fese; abeceja per Myslimanet
ishte ajo me te cilen eshte shkruar Kurani.
Perkrahia qe i dhane
abecese Turqishte Turqit e Rinj i hidheroi nacionalistet Shqipetare.
Maredhenia miqesore ndermjet klubit Shqiptar te Manastirit dhe Turqvet
te Rij u trondit aqe thelle sa u be armiqesi e hapet. Shqipetaret zune
ndashti te shqetesohen nga perpjekjet e Turqvet te Rij, te cilet po
benin shtrengesa per pranimin e abecese Turqishte.
Me 23 te
Konikut, te vitit 1009, Turqit e Rij, nen mbulesen e njej «Komiteti
Konstitucional OsmanlIi-Shqipetar» (Osmanli arnaut Melirutiiet
komisio11i), organizuan nje kongres ne Diber. Ne kete kongres merrnin
pjese nje shumice e madhe delegatesh Shqipetare t'ardhur nga Veriu e
nga Jugu.. Sadoqe qellimi kryesor i Turqvet te Rij ishte t'a perdorin
kete per t'i treguar opinionit publik Evropian dhe Otoman se Shqiperia
donte konstitucjonin dhe ish gati t'a mpronte, u paraqiten edhe
ceshtjet e shkollavet Shqipe dhe te Abecese edhe shkaketuan bjsedime te
gjata. Ata qe donin abecene Turqjshte ishin te shumte dhe me ne fund u
vendos qe gjuha Shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat porse seicili
ish i lire te perdorte abecene Llatine ose Turqishte per te shkruar.
Me
kete, Turqit e Rij nuk fituan nje koncesion por me te vertete, i dhane
nje grusht abecese Llatine. Ata i shtuan perpjekjet e tyre. Organizuan
Ievizje ne shume qytete Shqipetare per abecene Turqishte. Ky veprim
iTurqvet te Rij ne punen e abecese qe perpjekja e tyre e fundit per te
hedhur faren e percarjes ndermjet te Krishterevet dhe Mvslimanevet dhe
per te penguar bashkimin e tyre.
Por atdhetaret Shqipetare,
megjithe veshtiresite, nuk u terhoqen.. Ata i hyne Iuftes. Shqiptaret
kishin nje argument gjuhesor ne anen e tyre: Arabishtja e shkruar ish e
varfer per zanore dhe Turqishtja e shkruar kishte shenja zanoresh qe
perfaqesonin shume tinguj, duke u varur nga ligji i eufonise se
zanoreve, si per shembell, 9 = 0,0, u, ii. Me2 gjer me 10 te Shtatorit,
te vitit 1009, u mblodh nje kongres n'Elbasan per te biseduai ceshfjen
e shkollavet Shqipe dhe ate te krijimit te njej shkoIIe per mesonjes.
Ndersa kongresi ish ne pune e siper disa antare te Komitetit te Turqvet
te Rij, ne Elbasan, u mbanin fjale katundevet rreth qytetit qe te mos
ia vinin veshin punes' se kongresit .Persa u takonte shkollavet,
kongresi vendosi se ish detyra e klubit te Manastirit t'a fuste ne te
gjitha shkollat e Shqiperise gjuhen Shqipe, me abecene Llatine.
Me
19. te Shkurtit, te vitit 1910, u be ne Korce nje demostrate e madhe
prej afer 15000 vetesh kunder futje's me pahire te abecese Turqishte. U
bene shume fjalime per te perkrahur « shkronjat Shqipe » edhe Hafez
Aliu beri nje Iutje me te cilen i bekoi ato. U hoqen telegrafe
deputetevet Shqipetare ne Stamboll edhe pergjigjia e ketyre u dha Mad per te mos hequr dore nga kerkesat.
Megjithe
urdhrat zyrtare te Komitetit per Bashkim dhe perparim dhe te qeverise
Turke per te qendruar te paanshem ne ceshtjen e abe- cese, Turqit e Rij
e shtuan propaganden shume e me shume. Myftiu i Manastirit, Rexhep
Nuredini, i dergoi paresise se Janines nje libreze qe porosiste
perdorimin e shkronjave Turqishte per shkrimin e gjuhes Shqipe.Klubi
Shqiptar i Janines u telegrafoi menjehre Vezirit te madh de Ministrit
te Aresimit duke protestuar dhe duke theksuar vendosmerine e toskeve
per te mos hequr dore nga abeceja Latine.Si Klub kryesor i Vilajetit te
Janines i keshilloi te gjithe klubet e tjere shqiptare te krahines qe
te vepronin ne te njejeten menyre.Ndersa demonstratat per abecene
Turqishte vazhdonin,kundershtimi i myslimave te Toskerise behej
gjithmone edhe me i fuqishem
Per t'u vene re eshte protesta e klubit
te Filatit derguar portes se Larte, kur degjoi qe 12 hoxhe mendonin te
shfaqeshin ne favor te abecese Turqishte; telegrafi mbaronte me keto
fjale: « Na do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut per abecene
Llatine » Ne Shqiperin'e Juges, Bektashinjte qe mbaheshin si heretike
nga ana e myslimanevet te vertete (ortodhoks), luajten nje rrol me
rendesi per abecene Llatine. Megjithekete ne Shqipen'e Mesme dhe n'ate
te veriut po te perjashtojme Elbasanin propaganda e hoxheve pat zene
vend.
Eshte e natyreshme te pyese njeriu se si ishte gjendia ne
Shkoder gjate kesaj kohe te luftes per abecene.Gjendja atje ndryshonte.
Katoliket kishin shkollat konfesionale (fetare) te vetat, nen mbrojtjen
e Austro-Hungarise, shkolla te cilat kishin karakter privat, dhe
prandaj nuk perfshiheshin ne juridiksionin e autoritetevet aresirnore
Turke. Keto shkolla nuk mund te zvariteshin ne fushen e grindjes se
abceese. Mesimi i gjuhes Shqipe ne shkollat Katolike ishte bere me
abecene Llatine qe ne fillim te nderrohej kejo abece ndashti ishte e
pamundur. Po keshtu mund te thuhet edhe per shkonat Italiane. Veprimi i
Turqvet te Rij ne ceshtjen e abecese kishte te bente me shkollat
qeveritare dhe ky veprim ne Shkoder mund te prekte vetem Myslimanet.
Por meqenese popullsia Myslimane e Shkodres ishte teper konservatore,
problem abeceje ketu nuk kish. Vetem nje mbedhje u be ne fillim te
Shkurtit te vitit 1910, nga disa hoxhe, dhe u pranua nje vendim i
Shkupit qe perkrahte abecene Turqishte.Megjithkete. nga mbarimi po i
atij muaji, katoliket u cfaqen per abecene Llatine.
Ne Kongresin e
Manastirit, te vitit 1908, ish vendosur qe pas dy vjetesh te behej nje
kongres i dyte. Lufta midis abecese Llatine dhe abecese Turke e
shpejtoi ate mbledhje. Me 21te Marsit, te vitit 1910, nje kongres
gjuhesor i dyte, i organizuar nga antaret e « abecese kombetare », u
mblodh ne Manastir per t'a sqaruarr nje here e mire ceshtjen. Kongresi
shpalli : « Geshtja thjesht giuhesore e abecese Shqipe qe qe zgidhur
definitivisht .. ne Kongresin e Dibres ka dale perseri ne shesh duke u
bere shkak krizash dhe rrymash te kunderta opinioni. Kejo pune qe i
intereson vetem elementit Shqipetar eshte bere edhe nje ceshtie
politike e brendeshme, meqenese ka te beje me aresimin ne tere kombin
Otoman dhe me inte- resimin e autoritevet Qeveria u ka dhene Mad
perkrahesvet te gjuhes Tulrqishte duke shkaketuar pune te papelqyera,
te papajtuarshme me regjimiin konstitucional qe edhe na e gezojme
Kongresi me vtta te perbashketa deklaron se ceshtia e gjuhes Shqipe,
megiitheqe eshte larguar shume nga baza e sai, i perket vetem e vetem
Shqipetarevet dhe eshte per t'u desheruar, n'interesin e vertete
Otoman, qe te mos dale nga sfera e saj e natyreshrne »
Carja midis
Turqvet te Rij dhe nacionalistevet Shqipetare ish bere e thelle. S'kish
me dobi t'i beheshin kerkesa qeverise se Stambollit, sepse ajo kish
marre qendrim armqesor. Veziri i Madh, Ibrahirn Haki Pashai, i tha njej
deputeti te shquar Shqipetar: « Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet
per te pranuar abecene Llatine si hapin e pare te shkeputjes se tyre
prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te
ndaluar perdorimin e abecese Llatine ». Me shtytjen e qeverise Turke,
Sheh-UI-Islami, autoriteti me i larte Mysliman, u dergonte gjithe
myftivet te Shqiperise me 5 te Pri]lit, te vitit 1910, kete qarkore: «
Nxitojrne t'ju lajrnerojme se me 22 te Marsit, te vitit 1326 (1910), me
anen e njej letre zyrtare derguar Ministrise s'Aresimit, i kerni
parashtmar qe te mos e pranoje abecene Llatine per gjuhen Shqipe dhe te
kete kujdes qe perdorimi j saj ne shkollat Shqipe te ndalohet rrepte.
Prandaj po u dergojme kete qarkore te gjithe myftivet te qytetevet dhe
te krahillavet Shqipetare qe te veprojne po keshtu » . Turqit e Rinj e
paten shkelen premimin e tyre persa i perkiste gjuhes dhe shkrimit
Shqip dhe i paten lenduar ndjenjat kombetare Shqipetare duke themeluar
ne Stamboll, ne Prillin e 1910-s, nje klub per detyrimin e abecese
Turqishte; ky klub quhej« Qarku Aresimor » (rnahfil -i m,earif), dhe
ishte nen mprojtjen e qeverise . U 'botua edhe nje gazete me shkronja
Turqishte, ne Stamboll kejo qe e para dhe e fundit.
Meqenese
qeveria e Stambollit nuk qe e zonja t'u a dale ne krye qellimevet te
saj me propagande, perdori fuqine. Klubet dhe shoqerite Shqipetare i
prishi, gazetat i ndaloi, shkollat i rimbylli, po ashtu edhe
shtypeshkronjat ne Manastir, Selanik dhe Korce, duke hequr po ne kete
kohe edhe gjuhen Shqipe nga programi i shkollavet qeveritare.
Kryengritjet qe paten plasur ne Veri, ne fillim jo per ceshtjen e
abecese por kunder politikes se qenderzimit te Turqvet te Rij dhe per
te majtur privilegjet, u perhapen ne tere Shqiperine. Ne Shtatorin e
vitit 1912, kryengritesit qene aqe te forte sa qe e shtremguan porten e
Larte te pranoie kerkesat e tyre, nder te cilat hapja e shkollavet
Shqipe dhe perdorimi i gjuhes Shqipe ishin kushte te domosdoshme. Pas
njej kohe te shkurter plasi lufta Ballkanike dhe Shqiperia shpalli
pavaresin'e saj (28 Nendor, 1912); dhe keshtu abeceja Turqishte u hoq
per gjithemone.
Ne viterat e ardheshem abeceja Llatine fitoi dhe
zuri vend. Abeceja e Stambollit dalengadale mbeti pas dhe dolli nga
perdorimi. Shkaqet duket te kene qene dy. I pari, sic tha At Fishta, ne
Kongresin e Manastirit, se eshte me lehte te shtypen botime me shkronja
Llatine. I dyti, gjate kohevet te pushtjmit Grek ne Shqiperin' e Juges
.Myslimanet paten qene shkelur e marre neper kembe. Gdo gje Greke
vetvetiu quhej armiqesore, keshtuqe edhe vete shkronjat Greke le «
abecese se Frashervet » medoemos do te mos pelqeheshin.
Pame ne
kete veshtrim se si abeceja Shqipe pasqyronte kushtet e nderlikuara
historike te Vendit dhe se si po n'ate kohe arrijti te behet nje fuqi e
ngjeshur formonjese. Perpjekiet per krijimin e njej abeceje qene ne
fillim te shperndara dhe krejt te ndryshme, te influencuara nga grupe
fetare dhe zona kulturore, dhe vetem dalengadale zune te anojne drejt
njehsimit. Ne kete zhvillim, interesat e fuqivet te huaja luajten dy
rrole: ata qe qeverisnin Vendin --Perandoria Turke dhe gjer ne nje fare
shkalle Patrikana e Stambollit u perpoqen t.a perdornin abecene si nje
fuqi percarjeje; ata qe kishin qellim t'a shtonin influencen e tyre
-Austro- Hungaria dhe Italja -u munduan t'a perdornin si nje faktor
bashkimi. Ngecur keq ne keto rryma kundershtare, Shqipetaret po
fillonin te kupetojne duke u bere gjithenie me teper te vetedijshem per
njesin' e tyre kombetare dhe per rrezikun qe sillte me vete shumesia e
abecevet. Kur i a duallen ne krye t'a kufizojne perdorimin, me pare ne
dy abece dhe me vone ne nje te vetme, ata e bene abecen nje fuqi
bashkimi. Duke zgjedhur abecene Llatine hoqen dore edhe nga Orienti dhe
u kthyen nga, Perendimi. Mund te thuhet se historia e Abecese Shqipe
eshte ne vetvehte historia e Popullit Shqipetar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe... Empty Re: Historia e alfabetit te gjuhes Shqipe...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi