Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petro Markon.

Shko poshtë

Petro Markon. Empty Petro Markon.

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:48

Dy fjale per Petro Markon !

Petro
Marko lindi ne fshatin Dhermi te Himares me 1913; vdiq me 1989. U
shkollua ne vendlindje dhe ne Vlore. Pak kohe studioi ne Athine. Qe kur
ishte nxenes i shkolles tregtare ne Vlore (te cilen e kreu ne vitin
1932) filloi te shkruaje poezi dhe proza te shkurtra.

Petro
Marko ka nje biografi nga me te pasurat dhe me te bujshmet ne letersine
shqiptare. Deri ne vitin 1936 ai punoi ne Tirane si gazetar dhe po ate
vit, ne moshen 23 vjecare u nis vullnetar ne Luften e Spanjes, si
luftetar ne brigadat internacionale. Pas Luftes se Spanjes, gjate
kthimit per ne Shqiperi, ai do te ndeshet dhe do te marre pjese ne
shume beteja antifashiste neper Evrope. Pas kthimit ne Shqiperi ne
vitin 1940 do te burgoset nga italianet, qe aso kohe e kishin pushtuar
Shqiperine dhe do te perfundoje ne kampin e ishullit Ustika afer
Palermos. Ne perfundim te Luftes Antifashiste ne vitin '44, Petro Marko
do te marre pjese ne rradhet e partizaneve italiane, duke i rene kryq e
terthor Italise, si luftetar dhe si komandant me pervoje luftarake. Kur
kthehet ne Shqiperine e cliruar, ftohet qe te qendroje ne krye te
gazetes "Bashkimi" ne Tirane, por shpejt do te perjetoje disa nga vitet
me te renda neper burgjet e shtetit shqiptar komunist, per te cilin
Petro Markoja kishte luftuar neper Evrope dhe Shqiperi me se 10 vjet
rrjesht. Kjo per te vetmin shkak se nuk mund te pajtohej qe ne ditet e
para te pushtetit me fillimin e diktatures, e sidomos kur provoi t'i
rezistoje diktatit qe i vinte Shqiperise aso kohe nga jashte kryesisht
nga Beogradi.

Ne kulturen dhe letersine kombetare Petro Marko
eshte personalitet i permasave te medha me shpirt e mendje te paluhatur
para cdo stuhie. Ata qe e kane njohur nga afer Petro Markon e kane
ndjere se brenda tij rrezatonte nje besim madhor ndaj njeriut dhe
miresise. Vetem nje lartesi shpirti e tille mund ta perballonte
ndeshjen sy me sy me vdekjen, qe ai e perjetoi aq shume here gjate
jetes se tij. Dhe sa here ngrihej ne kembe ai do ta niste nga e para
luften ndaj se keqes po me ate force besimi, po me ate rrezatim
miresie. Te tille e ndjen lexuesi Petron ne romanet "Hasta la vista"
dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetesore e asimiluar
artistikisht, eshte aq e pranishme. Ne vitet '70 ai do te shkruaje
romanin "Nje emer ne kater rruge", ndersa periudhen e veshtire te jetes
se tij ne ishullin e Ustikes do ta perjetesoje ne romanin e tij te
rendesishem "Nata e Ustikes". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy
romanet e tij te pare "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" ne vitet
'60 eshte nje kthese e vertete ne historikun e shkurter te romanit
shqiptar. Dhe nuk eshte fjala per rrumbullakesimin e nje pervoje
krijuese, por perkunderazi per nderprerje dhe dalje nga nje pervoje e
shartuar jonatyrshem ne rrjedhat e letrare shqiptare, ishte nje synim
qe rrefimi romanor, pjeserisht ne vitet '40, '50, do te clirohej dhe te
hapej si vizion, univers krijues dhe si spekter tematik.

Krahas
kesaj prirjeje te brendeshme qe kane te dy romanet e permendur perballe
veprave te te njejtit zhaner te deriatehershem, keto vepra qendronin
superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikerisht per natyren e
risive, per natyren qe pretendon ndryshime te verteta te vlerave
letrare. te gjitha veprat e Petro Markos u pelqyen dhe u kerkuan nga
lexuesi.

Faqet me te fuqishme te prozes se Petro Markos
reflektojne triunfin e dashurise dhe te humanizmit njerezor. Pas tere
atij ferri neper te cilin kalon njeriu ne rrefimin e Petro Markos, ai
arrin te mbetet i pamposhtur nga mizorite e botes. Kete berthame te
brendeshme e rrezatojne personazhet nga romanet e tij, kete shkelqim
biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar ne tere
veprat e tij.

Nuk ka shembull ne letersine shqiptare, ku te jete
gershetuar dhe njehsuar aq shume mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro
Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko
hyri ne personalitetet me te shquara te kultures shqiptare qe sollen
risi te verteta ne traditen letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton
bindja dhe besimi i lindur per dashurine dhe humanizmin njerezor,
ndonese sa rrojti ishte nder personalitetet me te persekutuara dhe me
te munduara.


[redaktoni] Tituj te veprave
Hasta la vista (1958)
Qyteti i fundit (1960)
Nje emer ne kater rruge
Ara ne mal
Nata e Ustikes (1989)
Shpella e pirateve
Vepra autobiografike
Interviste me vetvehten
Rete dhe guret


Nuk
ka shembull ne letersine shqiptare, ku te jete gershetuar dhe njehsuar
aq shume mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro
Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri ne personalitetet me
te shquara te kultures shqiptare qe sollen risi te verteta ne traditen
letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur
per dashurine dhe humanizmin njerezor, ndonese sa rrojti ishte nder
personalitetet me te persekutuara dhe me te munduara. Petro Marko lindi
ne fshatin Dhermi te Himares me 1913. U shkollua ne vendlindje dhe ne
Vlore. Pak kohe studioi ne Athine. Qe kur ishte nxenes i shkolles
tregtare ne Vlore (te cilen e kreu ne vitin 1932, filloi te shkruaje
poezi dhe proza te shkurtra). Petro Marko ka nje biografi nga me te
pasurat dhe me te bujshmet ne letersine shqiptare. Deri ne vitin 1936
ai punoi ne Tirane si gazetar dhe po ate vit, ne moshen 23 vjecare u
nis vullnetar ne Luften e Spanjes, si luftetar ne brigadat
internazionale. Pas Luftes se Spanjes, gjate kthimit per ne Shqiperi,
ai do te ndeshet dhe do te marre pjese ne shume beteja antifashiste
neper Evrope. Pas kthimit ne Shqiperi ne vitin 1940 do te burgoset nga
italianet, qe aso kohe e kishin pushtuar Shqiperine, dhe do te
perfundoje ne kampin e ishullit Ustika afer Palermos. Ne perfundim te
Luftes Antifashiste ne vitin '44, Petro Marko do te marre pjese ne
rradhet e partizaneve italiane, duke i rene kryq e terthor Italise, si
luftetar dhe si komandant me pervoje luftarake. Kur kthehet ne
Shqiperine e cliruar, ftohet qe te qendroje ne krye te gazetes
"Bashkimi" ne Tirane, por shpejt do te perjetoje disa nga vitet me te
renda neper burgjet e shtetit shqiptar komunist, per te cilin Petro
Markoja kishte luftuar neper Evrope dhe Shqiperi me se 10 vjet rrjesht.
Kjo per te vetmin shkak se nuk mund te pajtohej qe ne ditet e para te
pushtetit me fillimin e diktatures, e sidomos kur provoi t'i rezistoje
diktatit qe i vinte Shqiperise aso kohe nga jashte kryesisht nga
Beogradi.
Ne kulturen dhe letersine kombetare Petro Marko eshte
personalitet i permasave te medha me shpirt e mendje te paluhatur para
cdo stuhie. Ata qe e kane njohur nga afer Petro Markon e kane ndjere se
brenda tij rrezatonte nje besim madhor ndaj njeriut dhe miresise. Vetem
nje lartesi shpirti e tille mund ta perballonte ndeshjen sy me sy me
vdekjen, qe ai e perjetoi aq shume here gjate jetes se tij. Dhe sa here
ngrihej ne kembe ai do ta niste nga e para luften ndaj se keqes po me
ate force besimi, po me ate rrezatim miresie. Te tille e ndjen lexuesi
Petron ne romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960),
ku rruga e tij jetesore e asimiluar artistikisht, eshte aq e pranishme.
Ne vitet '70 ai do te shkruaje romanin "Nje emer ne kater rruge",
ndersa periudhen e veshtire te jetes se tij ne ishullin e Ustikes do ta
perjetesoje ne romanin e tij te rendesishem "Nata e Ustikes"(1989).
Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij te pare "Hasta
la vista" dhe "Qyteti i fundit" ne vitet '60 eshte nje kthese e vertete
ne historikun e shkurter te romanit shqiptar. Dhe nuk eshte fjala per
rrumbullakesimin e nje pervoje krijuese, por perkunderazi per
nderprerje dhe dalje nga nje pervoje e shartuar jonatyrshem ne rrjedhat
e letrare shqiptare, ishte nje synim qe rrefimi romanor, pjeserisht ne
vitet '40, '50, do te clirohej dhe te hapej si vizion, univers krijues
dhe si spekter tematik.
Krahas kesaj prirjeje te brendeshme qe kane
te dy romanet e permendur perballe veprave te te njejtit zhaner te
deriatehershem, keto vepra qendronin superiore dhe si artikulim
artistik. Dhe pikerisht per natyren e risive, per natyren qe pretendon
ndryshime te verteta te vlerave letrare. te gjitha veprat e Petro
Markos u pelqyen dhe u kerkuan nga lexuesi.
Faqet me te fuqishme te
prozes se Petro Markos reflektojne triunfin e dashurise dhe te
humanizmit njerezor. Pas tere atij ferri neper te cilin kalon njeriu ne
rrefimin e Petro Markos, ai arrin te mbetet i pamposhtur nga mizorite e
botes. Kete berthame te brendeshme e rrezatojne personazhet nga romanet
e tij, kete shkelqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko
shkrimtar ne tere veprat e tij.


Horizonti Poetik
Ne radhe
te pare Petro Marko eshte nje prozator i madh; romanet e tij pasuruan
traditen letrare te prozes shqiptare, duke i siguruar atij nje vend
nderi ne te. Po P.Marko shkroi dhe botoi shume poezi neper faqet e
shtypit, te gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e
P.Markos permblidhet ne vellimin me poezi "Horizont", i cili u botua ne
vitin 1959. Ky liber u ribotua dhe ne Prishtine ne vitin 1972. Poezia e
P.Markos shquhet nga njera ane per notat e dhembjes, shqetesimeve ndaj
vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjeter ajo vlon nga
protesta kunder padrejtesive shoqerore te kohes. Gjithashtu ne kete
poezi eshte i pranishem toni luftarak qe lidhet me poezite e frymezuara
nga koha e Luftes se Spanjes:

Madrit!
Me thirre?
Erdha!

Ne
keto poezi mbizoteron vargu i shkurter si dhe perdorimi i dendur i
shenjave te pikesimit. Ashtu sic ishte jeta e poetit me frymezimin e
nje zjarri te brendshem internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton
kete fryme vellazerimi e bashkimi qe i kapercen caqet nazionale
Njohja
e disa gjuheve te huaja dhe kontakti drejtperdrejt me poezine moderne
beri qe P.Marko te perpunonte vargun poetik, te sofistikonte e
metaforizonte nentekstin e poetikes se tii. Keshtu ne poezite qe nga
kritika mbahen me te mirat si Tri fattbenat, Vdekja lind, Kenga e
vales, etj. poeti krijon atmosfere poetike me raportet jete-vdekje,
enderr-zhgjender, shprese-iluzion etj. Ne poezine e tij shpesh bie ne
sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele te poezise popullore,
vecanerisht te vendlindjes (Laberise).
Pavaresisht se P.Marko solli frymen e tij originale ne poezine shqiptare, ai mbetet i madh me prozen e tij romanore.


1913 - 1991 Jeta dhe Vepra

Hyrje
Horizonti Poetik
Analiza
Interviste me Vetvehten
Hasta la Vista
Qyteti i Fundit
Nje Emer ne Kater Rruge
Nata e Ustikes
Hasta la Vista
Fragmenti I
Nata e Ustikes
Fragmenti I
Nje Emer ne Kater Rruge
Fragmenti I



Petro Marko
NDIHMOMENI TE QESH!
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time...
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te ⭐.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!
1963




Trifon
Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne
nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi
kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me
nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij.
Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per
thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane
humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte
lakuriq"(1994).



APOLOGJIA IME
(JETES)

...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi