Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frikë nga nata

Shko poshtë

Frikë nga nata Empty Frikë nga nata

Mesazh nga Geri Mon 28 Dec 2009 - 8:21

Frikë nga nata Paranormal1



Etienne Gilfillan
Një bashkëbisedim me Oran Peli, regjisor i filmit të suksesshëm

- Përse mendoni që ka patur një reagim kaq të fuqishëm pas daljes së filmit "Aktivitet Paranormal"?

Cilado që të jetë arsyeja, njerëzit reagojnë realisht ndaj filmit, ata
e konsiderojnë atë me të vërtetë shumë të frikshëm. Nga ajo që dëgjojmë
prej
njerëzve, ky është filmi i parë që i ka frikësuar me të vërtetë prej
një kohe të gjatë. Parë në një tjetër nivel, shumë njerëz kanë arsye të
ndryshme:
është ndoshta për shkak të realizmit, apo tema e filmit me të cilët
shumë njerëz bëjnë lidhjen - ajo çfarë ndodh gjatë natës, ndërkohë që
jeni duke
fjetur gjumë është një lloj frike themelore që e kanë shumë njerëz.

- Çfarë shpresonit për këtë film?

Unë shpresoja që, pas suksesit të "Open Water" dhe Blair Witch, ndoshta
do të kishte një farë të ardhmeje në kinema. Nuk e dija deri kur pashë
reagimin e njerëzve në testimet që u bënë para daljes në kinema.

- Cili ka qenë angazhimi i Spielberg?

Pasi bëmë një testim të filmit me drejtuesit e kompanisë "Dreamworks",
ata ndryshuan mendjen, tashmë nuk donin që të ribënin filmin, por të
nxirrnin
dhe të shpërndanin origjinalin. Më pas ia dhanë DVD-në Spielbergut për
të marrë autorizimin e tij, për arsye se ai është pronar i studios.
Historia që
dëgjova ditën tjetër nga presidenti i "Dreamworks" ishte se Spielberg
filloi të shohë filmin dhe u ndie kaq shumë i trazuar prej tij, saqë e
la
përgjysmë dhe pjesën tjetër të filmit e pa ditën tjetër, paradite. Por
ditën tjetër ai u përpoq të rikthehet sërish në dhomën e tij të gjumit
dhe ajo
u mbyll nga brenda me çelës në një farë mënyre, nuk e di se si - nuk
kish mënyrë tjetër për të hyrë në dhomën e gjumit! Kështu që thirri një
çelëspunues, por edhe ai nuk arriti që ta hapë derën. Pas kësaj, të
gjithëve iu desh që ta shqyenin derën me sharrë! Më pas, e dërgoi
filmin në zyrën
e tij dhe nuk donte që askush t'ia nxirrte më përpara syve. Dhe këto
janë histori që i kam dërgjuar direkt nga drejtuesit e "Dreamworks",
nuk janë
thjeshtë histori për marketing.

- A besoni në fantazma dhe demonë?

Logjikisht nuk besoj, por ata gjithësesi më frikësojnë.

- Atëherë, a do ta quanit veten një skeptik?

Do ta quaja veten diku mes kuriozit dhe skeptikut. Deri kur shoh provë,
mund të besoj në të - deri atëherë, nuk e di se çfarë të besoj.

- A keni qenë i interesuar për këtë fenomen gjithmonë?

Impaktin kryesor tek unë e kanë patur filma të tillë si "Ekzorcisti".
Unë nuk kam qenë një besimtar dhe vazhdoj të mendoj që nuk jam i tillë,
por
gjithsesi ai më tmerronte. Kam patur makthe dhe ëndrra të këqia dhe nuk
mund të flija mirë për një kohë të gjatë. Të njëjtën gjë po e dëgjojmë
tani në
lidhje me "Aktivitet Paranormal", nga njerëz që janë shumë logjikë dhe
skeptikë. Unë mendoj se një prej arsyeve përse është efektiv, është se
koncepti
i diçkaje përreth teje që ndoshta të sulmon kur je në gjumë, edhe nëse
nuk beson në fantazma apo demonë, është diçka me të cilën shumë njerëz
gjejnë
lidhje.

- A ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme gjatë xhirimeve? Sepse, shumëkush nuk e di, por filmi është realizuar në shtëpinë tuaj.

Do të doja të kishte patur, sepse do të kishte qenë një histori e mirë,
por çdo gjë shkoi tamam si duhet. Sidoqoftë, në film, e keqja nuk është
e
lidhur me shtëpinë, por me personin. Kështu, nëse je viktimë e demonëve
nuk ka rëndësi se ku shkon, ai mbetet me ty!

- Po sikur e dashura juaj të ishte një viktimë?

Do të kisha qenë si Mikah dhe do të përpiqesha të gjeja se çfarë po
ndodh, por gjithsesi kjo do të varej nga ajo se sa shumë do ta doja.

- Motivimi është lënë i paqartë. Gjë e qëllimshme kjo?

Po. Ne nuk e dimë pse, por ka të ligë, ka djall dhe ky dëshiron të
mundojë njerëzit! Për disa njerëz kjo e bën të gjithën më të frikshme,
sepse është
kaq e paparashikueshme. Ne nuk e kuptojmë motivin, thjeshtë kjo është
ajo çfarë bëjnë demonët!

- A ishte një zgjidhje e vetëdijshme që e keqja të rrotullohej përreth Katie dhe jo shtëpisë?

Po. Sapo një entitet të përzgjedh ty, më pas nuk ka më mënyrë ta
heqësh! Nuk mund të lëvizësh, nuk mund të bësh asgjë, thjeshtë mbetet
me ty për
pjesën tjetër të jetës. Për mua, ky është shumë më i frikshëm se sa
koncepti i një shtëpie të mbërthyer, sepse në atë rast thjeshtë
largohesh dhe
problemi zgjidhet! Por nëse entiteti vendos të të zgjedhë ty dhe të të
mundojë për pjesën tjetër të jetës, kjo është shumë më e frikshme!

- A ka qenë shtëpia e poseduar nga një demon zgjedhja juaj e parë kur përpunuat skenarin, apo menduat edhe opsione të tjerë?

Në fakt, kur fillova të bëj studime për filmin nuk kisha dije në lidhje
me ndryshimin mes fantazmave dhe demonëve. E dija që doja të isha një
lloj
entiteti i padukshëm me një potencial për dhunë, por vetëm pasi
studiova jo pak mësova dallimin mes fantazmave dhe demonëve. Mendova se
një demon do
të ishte i përsosur për këtë lloj teme, pasi ata janë e liga puro, nuk
kanë motivim dhe nuk e dimë në të vërtetë se çfarë janë. Ndërkohë që
fantazmat
mund të jenë një koncept i frikshëm, ata zakonisht përfaqësojnë
shpirtin e një individi të caktuar - ne dimë nga kanë ardhur, çfarë
janë, si veprojnë.
Demonët thjeshtë duken më të fuqishëm. Ata kanë aftësi të posedojnë
njerëz dhe bëjnë shumë më tepër dëm - janë këmbëngulës! Mua thjesht m'u
duk një
zgjedhje e natyrshme!

- Një prej skenave më të pazakonta dhe efektive është filmimi kur Katie qëndron si e ngrirë...

Ajo është një skenë për të cilën jam vërtetë krenar. Mendova se do të
ishte vërtetë gjë e lezetshme të nxirrje në pah se mund të ndodhë diçka
shumë e
thjeshtë, praktikisht një person që qëndron palëvizur për një kohë të
gjatë. Zakonisht ka një reagim shumë të madh nga audienca. Njerëzit
nxjerrin
pasthirrma, ata janë vërtetë të trazuar! Jam shumë i kënaqur që diçka e
thjeshtë si kjo mund të shkaktojë reagim më të madh të audiencës, se sa
skena
me gjak e me të brendshme. Në fakt, kjo është një prej skenave të mia
të preferuara në film.

- A e dinin aktorët se çfarë po ndodhte?

Ka disa skena ku aktorët nuk e dinin aspak atë që do të ndodhte, ne
thjeshtë u thamë atyre natën e mirë dhe më pas bëmë diçka për t'i
befasuar! Më
vonë, teksa vazhduam punën, pamë që ishin kaq të talentuar saqë as nuk
kishim nevojë ta bënim këtë, pasi performanca e tyre ishte kaq e mirë.

- Është interesante që disa prej skenave më efektive ndodhin jashtë kamerave.

Po, në pjesën më të madhe të filmit sheh gjëra, sepse ato ndodhin mu
përpara kamerave. Por në raste të tjerë, për shembull nëse dëgjon
thjeshtë një
zhurmë, as nuk e di se nga vjen! Mund të ketë ardhur nga brenda dhomës,
apo nga korridori apo kati i poshtëm. Ndonjëherë të dish se po ndodh
diçka,
por nuk e di çfarë dhe nuk mund ta shohësh mund të jetë më shqetësuese
se sa ta shohësh të ndodhë para teje. Shpesh herë, çfarëdo që të jetë

imagjinatën tënde është shumë më efektive nga sa mund të tregohet në
film - për shembull, nëse dëgjon një trokitje të vijë nga brenda
shtëpisë, nuk
është e thënë të jetë diçka e madhe, nuk është e thënë të jetë e
zhurmshme, por thjeshtë fakti që ti e di që është aty dhe që nuk duhet
të jetë aty të
jep idenë se diçka po zien dhe diçka do të ndodhë. Ndonjëherë, pritja
dhe ankthi janë më keq nga ajo që ndodh në fund!

G.Bota Sot
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi