Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË GJUM, PROBLEMET ZGJIDHEN MË MIRË

Shko poshtë

NË GJUM, PROBLEMET ZGJIDHEN MË MIRË Empty NË GJUM, PROBLEMET ZGJIDHEN MË MIRË

Mesazh nga Geri Mon 28 Dec 2009 - 8:19

Ëndrrat që shohim më shpesh, sqarojnë
situata të ndryshme, që i përjetojmë në edhe në zgjim. Prandaj
shpjegimi i tyre, ndonjëherë na ndihmon
të gjejmë çelësin e zgjidhjes, për shumë probleme në jetën reale.
Ju ka ndodhur që të shihni ëndrra, pjesën më të madhe të të cilave nuk
e mbani mend. Por, janë disa prej tyre që duket sikur i shihni më
shpesh. Nëse
do të mbanit një ditar të rregullt me siguri, do të vinit re, që ëndrra
të tilla, shpjegojnë më së miri gjendjen emocionale në jetën reale,
probleme
të të përditshmes, që ju shqetësojnë edhe pasi keni rënë në një gjumë
të thellë.
Por, mos kujtoni se këto janë vetëm ëndrrat tuaja, sepse të gjithë
njerëzit duket se frikën, stresin, pasigurinë, etj në ëndërr i
përjetojnë njësoj.
Prandaj, në këtë shkrim shpjegohen, origjina e ëndrrave që shihen më
shpesh nga të gjithë njerëzit, e që ndonjëherë sipas këtij shpjegimi
gjenden edhe
zgjidhjet e problemve në jetën e vërtetë. Me siguri do te jeni dakrd me
ne, nese themi se keto jane endrrat me te zakonshme qe shohim

Kur sheh që ju ndjek dikush

Këto lloj ëndrrash, vijnë si pasojë e ndonjë situate të vështirë që
jeni duke përjetuar në realitet. Nëse në zgjim, jeni duke përjetuar
ndjesi që
lidhen me ankth, tension, frikë, është normale që t’u shfaqen ëndrra ku
ju jeni duke vrapuar nga frika, për t’I shpëtuar dikujt që ju ndjek nga
pas.
Të vrapuarit është një përgjigje instiktive për t’ia mbathur nga
rreziku.
Zakonisht skenari i ëndrrave është pothuajse i njëjtë: ëndërruesi,
ndihet I frikësuar nga dikush që po e përndjek dhe që kërkon ti bëjë
keq. Këto
ëndrra, janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj frikës, stresit apo
situatave të ngjashme që përjetohen në jetën e përditshme. Por, në vend
që të
përballeni me problemet, ju ia mbathni prej tyer, këtë e tregon mësë
miri ëndrra juaj.
Pyeteni veten, kush apo çfarë e shkakton frikën tuaj, dhe nga kush poi
a mbathni. Ndoshta do ta gjeni një përgjigje ndaj frikës që ju mundon
në jetën
përtej ëndrrave.
Ka shumë mundësi që “ndjekësi” I ëndrrës, mund të jeni vetë ju. Në këtë
mënyrë ju përfaqësoni, zemërim, xhelozi, zili, frikë, ndonjëherë edhe
dashuri,
të cilat në ëndërr shfaqen nëpërmjet kërcënimit, prej të cilit jeni
duke ia mbathur.
Kur shihni një ëndërr të tillë, do të bëni mirë të përballeni me
rrezikun, madje ta pyesni përse ju ndjek. Kështu do të gjeni një
përgjigje të asaj që
ju shqetëson në të vërtetë.
Ky është shpjegimi klasik për ëndrra të tilla. Një shpjegim tjetër ka
të bëjë me frikën e ndonjë sulmi të mundshëm në ambientin ku jetoni dhe
punoni.
Më të zakonshme, janë këto ëndrra për femrat dhe meshkujt që punojnë
nën stress dhe në një ambient agresiv dhe armiqësor.
Gjithashtu këto ëndrra janë përjetime të drejtpërdrejta të frikës nga
abuzimet seksuale apo dhunës, që shkaktohen nga informacionet e marra
nga
mediat. Pasqyrimi i ngjarjeve tronditëse, nxit frikën dhe thekson
pasigurinë ndaj një situate të rrezikshme, viktima të së cilës mund të
jemi të
gjithë.

Kur sheh që të bien dhëmbët

Kjo është një nga ëndrrat e zakonshme, që i shohin të gjihë njerëzit.
Në përgjithësi, në ëndrra të tilla, duket sikur dhëmbët bien shumë
lehtë me një
prekje të dorës. Nuk janë ëndrra të frikshme, dhe nuk krijojnë gjëndje
ankthi te ai/ajo që i sheh, por megjithatë imazhi i tyre, vazhdon të
mbetet në
mendjen e ëndërruesit, për një kohë të gjatë edhe pas zgjimit.
Dy janë shpjegimet kryesore për ëndrra të tilla:
E para ka të bëjë me pamjen e jashtme dhe seksualitetin. Dhëmbët luajnë
një rol të rëndësishëm në pamjen e njeriut. Një buzëqeshje ku duken
qartë
shenjat e dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, është një prej armëve
më të fuqishme të joshjes dhe të flirtimit. Prandaj, të rënit e tyre në
ëndërr,
nënkupton frikën e të mos qenit të bukur, ose e frikës së të mos qenit
seksualisht tërheqës dhe në rastin më të keq të ndonjë impotence
seksuale.
Të zakonshme janë këto ëndrra, edhe kur ëndërruesit i duket sikur po
plaket, dhe bashkë me plakjen është duke humbur rininë dhe bukurinë.
Në të përditshmen është e zakonshme, që pamja e jashtme vazhdon ende të
luajë një rol të rëndësishëm, ndoshta kryesorin për të vlerësuar dhe
gjykuar
një person.
Prandaj pamja e jashtme, ka shumë rëndësi për të gjithë. Në këtë mënyrë
të gjitha shqetësimet që lidhen me humbjen apo venitjen e bukurisë,
manifestohen në ëndrra ku personit I bien dhëmbët.
Shpjegimi i dytë, ka të bëjë me situtata të sikletshme që ëndërruesi, mund të ketë hasur në jetën e përditshme.
Dhëmbët përdoren për të kafshuar, copëtuar dhe për të pwrtypur. Në këtë
këndvështrim ato përfaqësojnë pushtet. Humbja e tyre në ëndërr,
nënkupton një
situatë reale ku jeni treguar të pafuqishëm. Të tilla raste mund të
jenë përshembull nëse rrezikoni të shkarkoheni nga detyra apo të bini
nga pushteti
dhe ju nuk keni mundur të kundërpërgjigjeni apo të mbroheni.
Nëse ndiheni të pafuqishëm të përballeni me situate të tilla, ndiheni
inferiorë dhe të pazotë për t’ dalë zot vetes, ateherë ka shumë mundësi
që të
shihni ëndrra sikur ju bien dhëmbët.
Në këtë rast ëndrra, nënkupton se duhet të tregoheni më të vendosur dhe të sigurt për të mbrojtur atë që ju takon.
Një rast i veçantë I kësaj ëndrre, është në ato raste kur shihen nga
gratë që janë duke kaluar menopauzën. Pak e shumë kuptimi I tyre, është
i njëjtë
me shpjegimin e parë, që do të thotë frikë nga plakja dhe humbja e
feminilitetit dhe bukurisë.

Kur sheh sikur rrëzohesh

Ëndrrat sikur rrëzoheni nga një lartësi, janë shumë të përhapura. Por,
nuk është e vërtetë, ashtu siç besohet nga shumë, se nëse nuk zgjohesh

momentin pa goditur ende kokën,ëndërruesi do të vdesë.
Ëndrra të tilla, janë shenja pasigurie, ankthi dhe një gjendje të pastabilizuar.
Këto ndjesi mund t’i referohen marrëdhënieve në punë, apo marrëdhënieve
të tjera, ku ju ndiheni të pasigurtë dhe keni ndjesinë se nuk keni
mbështetje.
Prandaj, edhe në ëndërr në njëfarë mënyre, ju rrëzoheni sepse krejt
papritur keni humbur kontrollin. Kjo është një ndjesi, që në fakt është
e njëjtë
me atë që po përjetoni në jetën reale.
Një shpjegim tjetër, lidhet me inferioritetin apo dështime që ju mund
të keni përjetuar në situtata të caktuara. Ndoshta, mund të jetë frika
e humbjes
së një provimi apo e një pozicioni të mirë pune, mund të jetë humbja e
statusit aktual, por ndoshta edhe frika e humbjes së një dashurie.
Kësisoj ju ndiheni në faj, ju mundon krenaria dhe vuani ndjesinë e
turpit, sepse ju ka rrëshkitur situate nga duart, dhe keni humbur diçka

rëndësishme.
Sipas teorisë së Frojdit, kur shihni një ëndërr të tillë, në fakt ky
thjesht tregon një impuls seksual të personit që është duke ëndërruar,
një impuls
që në këtë mënyrë gjen hapësirën për tu shfaqur paturpësisht.
Këto lloj ëndrrash zakonisht ndodhin në fazën e parë të gjumit. Gjatë
kësaj faze të gjumit, njerëzit reagojnë edhe me tkurrje të muskujve të
krahëve,
këmbëve dhe të gjithë trupit. Këto kontraktime të papritura, në fakt
ëndërruesi I përjeton fort, madje duket sikur këto lëvizje i zgjojnë
nga
gjumi.
Mendohet se këto reagime të forta, janë pjesë e një mekanizimi që i
shkaktojnë personit një gjendje rreziku dhe e bëjnë të zgjohet i
trembur dhe i
gatshëm për tiu kundërpërgjigjur “kërcënimeve” që vijnë nga jeta reale.
Një shpjegim tjetër sipas Biblës, e cila i referohet këtyre ëndrrave me
një ton negative, duke sugjeruar se ëndërruesi ka dalë nga udha e Zotit.

Kur sheh sikur ngel në provim

Të ëndërrosh sikur jep një provim, tregon se nënjëfarë mënyre ju i jeni
nënshtruar një lloj testimi, ku duhet të jepni më të mirën e vetes suaj.
Këto lloj ëndrrash janë të zakonshme, kur personat që I shohin janë
duke kaluar një periudhë stresi. Prandaj, edhe në ëndërr duket sikur
nuk i
përgjigjeni dot pyetjeve të provimit, për arsye të ndryshme,
përshembull provimi është në gjuhë të huaj, ju paraqiteni me vonesë dhe
pedagogët nuk ju
lejojnë të hyni në provim, minutat kalojnë dhe ju nuk arrini ta mbaroni
në kohë, ju thyhet stilolapsi e shumë pengesa të tjera që thjesht
ndikojnë, që
ju të mos e kaloni provimit.
Zakonisht, këto lloj ëndrrash kanë të bëjnë me vetvlerësimin dhe
sigurinë që ju mungon gjatë kësaj periudhe. Ju shqetësoheni se nuk jeni
në lartësinë
e duhur të pritshmërive të njerëzve. Njëkohësisht mund të jeni duke
përjetuar frikën e ndonjë refuzimi, për shkak të përgatitjes suaj të
dobët. Ju
ndiheni nervozë, të pasigurt dhe të gatshëm për t’u viktimizuar, duke
arritur që vetvlerësimi juaj të jetë në shkallën 0.
Gjithashtu ëndrra të tilla, sugjerojnë se ju nuk ndiheni gati, për një sfidë të mundshme.
Rrallëherë, ëndrra të tilla lidhen me vështirësitë që mund të paraqesë një provim.
Megjithatë, janë përjetime të drejtpërdrejta të emocioneve që keni
treguar në raste provimesh. Këto ndjesi janë ngjashme me ato që ju
shkakton një
sfidë apo situatë e ngjashme që ndodh edhe në zgjim. Ëndrra të kësaj
natyre, ndonjëherë janë tregues të paragjykimeve që përjetoni nga të
tjerët.
Sinjale të tilla që kanë treguar neglizhencën tuaj nëpër provime,
megjithatë nuk janë të vërteta në jetën reale. Por, është thjesht frika
e cila është
karakteristike për dikë që nuk dëshiron ti zhgënjejë të tjerët dhe që
kërkon të japë maksimumin nga vetja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi