Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Shko poshtë

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Empty Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Mesazh nga Geri Tue 1 Dec 2009 - 10:14

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Skenderbeu25.01.2009-Tiranë-“Skënderbeu
nuk është thjesht një figurë mbizotëruese në historinë dhe në vetëdijen
historike të shqiptarëve, por edhe një figurë me rëndësi parësore në
historinë e Evropës së shekullit XV”, ka theksuar dr. Deivid Abulafia
në parathënien e librit të Herri Hoxhkinsonit “Skënderbeu”.Viti i Ri 2009 në trojet etnike shqiptare ka nisur me veprimtari
politiko-diplomatike dhe ceremoniale-shpirtërore në sfond kombëtar deri
në nivelin më të lartë shtetëror.
Në data 8-9 janar kryetari
i shtetit i Shqipërisë bëri të parën vizitë zyrtare shtetërore në
Kosovën e njohur si shtet i pavarur. Gjatë kësaj vizite nga kryetarët e
të dy shteteve shqiptarë u thanë fjalë të këndshme dhe premtuese për
një integrim më të madh të shqiptarëve, që janë historikisht
bashkëkombës, por politikisht dhe juridikisht mbeten nënshtetas të
ndryshëm.
Kjo vizitë shërbeu gjithashtu për të parë edhe një
herë se simboli i vërtetë identifikues, përfaqësues e frymëzues i
shqiptarëve mbetet flamuri kuq e zi, ai flamur që valëvitej qysh në
kohën e Heroit Kombëtar - Skënderbeut. Tashmë edhe monumenti i Heroit
Kombëtar qëndron përveç kryeqendrës së principatës së Kastriotëve,
Krujës, në kryeqendrat e ndara të trojeve etnike shqiptare dhe në disa
qytete të botës. Ai është simboli dhe emblema kombëtare e pranuar pa
përjashtim nga të gjithë shqiptarët, si në shtetet e hapësirat e tyre
etnike në Ballkan, ashtu dhe në mjediset shqipfolëse e mërgimtare kudo
në botë.
Mbrojtja shtetërore e ligjore nuk e lartëson figurën e Heroit Kombëtar

17 janar 2009, në përvjetorin e 541-të të vdekjes së Heroit Kombëtar,
kryetari i shtetit i Shqipërisë u vu sërish në krye e në qendër të
veprimtarive ceremoniale të rastit, ndonëse nuk ishte fjala për ndonjë
jubile. Këto veprimtari ishin më të zbehta se ato që organizoheshin me
bujë e madhështi nga udhëheqësit komunistë në vitin 1968, në
përvjetorin e 500-të vdekjes së Skënderbeut. Atëherë figura historike
dhe legjendare e Skënderbeut riformatohej për të krijuar një simbol të
ri për përdorim ideologjik. E veçanta e veprimtarive përkujtimore të
vitit 2009 për Skënderbeun është se u përdorën për një tjetër
riformatim të figurës së Skënderbeut, për të krijuar një simbolizëm të
ri për përdorim demagogjik politik dhe fetar-mistik.
Më 17
janar debati kaloi nga rrafshi akademik e propagandistik në rrafshin e
politikës së mirëfilltë shtetërore, pasi vetë kryetari i shtetit të
Shqipërisë, me një frymëzim analitik nolian dhe në stil politiko-letrar
kadarean, mori përsipër të verë pikat mbi “i” për vlerësimin e figurës
së Skënderbeut dhe të vendoste disiplinë shtetërore në debat duke
theksuar: “Ai ishte realiteti, modeli dhe simboli i një kauze të
shenjtë, i lirisë kundër robërisë. Ai ishte Prijësi i një lufte të
drejtë, heroike e mbrojtëse si dhe burri i shtet-formimit. Efektet e
këtij kontributi nuk u zbehën asnjëherë. Ndonjë mendje e robëruar, e
pajisur me një guxim regresiv, përpiqet sot të tjetërsojë rolin e
Skënderbeut në historinë tonë, apo në historinë e qytetërimit evropian.
Kjo është një përpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon
leksione; ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin përballë
fakteve. Interpretimi kërkon moral të lartë dhe profesionalizëm (gazeta
“Republika” e të tjera më 18 janar 2009).
Për ta bërë edhe më
të fortë efektin propagandistik të fjalës së kryetarit të shtetit
gazetat e datës 18 janar 2009 përdorën tituj sa më tingëllues për
njoftimet e tyre mbi këtë veprimtari: “Topi mbron figurën e
Skënderbeut” (“Ballkan”); “Ndonjë mendje e robëruar përpiqet të
tjetërsojë rolin e Skënderbeut” (“Metropol); “Topi, askush s’mund të
tjetërsojë Skënderbeun” ‘(“Standard”); “Topi: xhelozi për Skënderbeun”
(“Koha Jonë”); “Presidenti, akuza klaneve që sulmojnë figurën e
Skënderbeut” (“Sot”); “Topi: Mjerane përpjekja për çmitizimin e
Skënderbeut” (“Gazeta Shqiptare”); “Topi: figura e Skënderbeut, thelbi
i vetëdijes kombëtare” (“Republika”); “Skënderbeu një busull e
përhershme e shqiptarëve drejt Perëndimit” (“55”). Me tituj të tillë,
me citime të pjesëve më pikante nga fjalimi i kryetarit të shtetit dhe
me komentet e tyre gazetat sikur donin të krijonin përshtypjen se në
kufijtë e Shqipërisë kësaj here kishin dalë taboret e fantazmave të
jeniçerëve osmanë për të rrënuar lavdinë e Prijësit të Arbrit, siç
grabitën eshtrat e tij para 5 shekujsh (sipas gojëdhënave).
Kryetari
i shtetit të Shqipërisë duke bërë rolin e “shigjetapritësit” për të
mbrojtur emrin e Skënderbeut nuk kishte mbajtur parasysh rrezikun se
mund të shkiste në “stalinizëm e enverizëm akademik”. Stalini dhe
Enveri e kanë pasur praktikë pune t’i linin shkencëtarët të debatonin
në fusha të historisë, gjuhësisë e shkenca të tjera shoqërore dhe
pastaj ndërhynin në një çast të caktuar për të bërë konkluzionin e për
të dhënë verdiktin. Stalini mbahet mend për ndërhyrjen arbitrare në
debatin mbi gjuhësinë. Enveri përmendet për ndërhyrjet e tij në debatet
historike, veçanërisht për vlerësimin e figurës së Haxhi Qamilit.
Në stil të fuqishëm letrar barletian, naimian, fishtian e kutelian
Nuk
ishte nevoja që peshoren në debatet për figurën e Skënderbeut ta merrte
kryetari i shtetit. Ai mund të ishte mjaftuar me tri fjalitë e para nga
citati që u soll më lart. Por më 17 janar ai u bë pjesë e “disa
klaneve” kundër “disa klaneve” në përplasjet e mendimeve lidhur me
riformatimet e njëpasnjëshme që i bëhen imazhit të Skënderbeut.
Normalisht nuk duhet të gjendet asnjë “mendje e robëruar, e pajisur me
guxim regresiv” që të mos pajtohet me tri fjalitë e para të citatit të
kryetarit të shtetit të Shqipërisë. Por kuptimin e këtyre fjalëve e
dinim edhe më parë, sepse fjalë të tilla janë thënë shumë më herët nga
mendje të ndritura shqiptare, me guxim dhe me frymëzim nacionalist
shqiptar, në stil të fuqishëm letrar barletian, naimian, fishtian e
kutelian.
Edhe në veprat e shumë të diturve dhe
mendjendriturve nga jashtë mjediseve shqiptare kemi ndeshur mendime e
vlerësime të shkëlqyera për Heroin tonë Kombëtar. “Skënderbeu nuk është
thjesht një figurë mbizotëruese në historinë dhe në vetëdijen historike
të shqiptarëve, por edhe një figurë me rëndësi parësore në historinë e
Evropës së shekullit XV”, ka theksuar dr. Deivid Abulafia në
parathënien e librit të Herri Hoxhkinsonit “Skënderbeu” (Londër 1999).
“Qëndresa
përballë turqve, një luftë gërryese e pandërprerë, rrethimet dhe
betejat madhore të rregullta tani mbeten në historinë e shqiptarëve si
lufta e tyre e parë për pavarësinë e vendit, e cila u arrit në fakt në
vitin 1912”, ka shkruar profesoresha amerikane Rinaldina Rasell në
komentin e saj hyrës për botimin e përkthimit prozaik në gjuhën angleze
(viti 2006) të “Skënderbejada” , të autores italiane Margerita Sarroki
(1560-1617). Variantin e parë të kësaj poeme napoletanja Margerita
Sarroki e botoi në vitin 1606, ndërsa varianti i përpunuar doli në
dritë më 1623, pas vdekjes së saj. Në një letër të datës 13 janar 1612
Sarroki i kërkonte Galileut vërejtje si ta ndërtonte më mirë poemën.
Profesoresha
amerikane e quan Sarrokin të parën grua që shkroi një poemë historike
epike heroike, në vazhdën që kishte nisur Torkuato Taso me “Jeruzalemi
i çliruar”,(1571) që në shekullin e XVII ishte imituar në 98 poema të
poetëve italianë. Ajo thekson se për të shkruar “Skënderbejadën”
autorja italiane ka qenë ndikuar nga “Eneida” e Virgjilit dhe një sërë
veprash të ngjashme klasike epike të lashtësisë dhe ka ndjekur rendin e
ngjarjeve siç e kishte rrëfyer Barleti.
Të parën nga 23
këngët e “Skënderbejadës” autorja e nis duke imituar “Eneidën” e
Virgjilit: “Këndoji , O Muzë, Mbretit të Epirit, trego sa fort qëndroi
ai dhe sa trimërisht luftoi kur perandori turk u priu ushtrive skithe,
perse e arabe drejt Krujës për të bërë luftë kundër tij. Malet dhe
pllajat ishin mbuluar me kufoma; shumë shpirtra shkuan në parajsë,
shumë të tjerë në ferr. Otomani barbar dhe ushtarët e tij u therën nga
mbreti, të cilit i buzëqeshte bekimi qiellor” (fq. 75). Frymë lufte
heroike pa kompromis.
Rinaldina Rasell ka vënë në dukje se në
kohën e Sarrokit “ishte e natyrshme që të zgjidhej lufta e Skënderbeut
si subjekt i një poeme heroike. Për Kishën Romane (katolike) kërcënimi
më i madh ndaj botës së krishterë ishte Perandoria Osmane” (fq.21). Por
ajo pa ngurrim sqaron se: “Ajo çka i jep njëtrajtshmëri toni rrëfimit,
ajo që i mban shumë të lidhura copëzat e ndryshme të poemës nuk është
frymëzimi fetar, por një kuptim i fatit, një ndjesi për një popull të
bashkuar në luftë për një çështje të përbashkët... Skënderbeu si Enea
është i paracaktuar nga fati për të përmbushur një mision kombëtar
tokësor” (fq.39).
“Heronjtë kombëtarë” janë të mbrojtur
Prej
shekujsh, pra, është përcaktuar formati i vërtetë i figurës dhe i
imazhit të Skënderbeut. Nuk ka nevojë për kurrfarë portretizimesh të
reja historike, politike e fetare, për mitizime e misticizëm rreth
Skënderbeut. Ka nevojë vetëm të njohim sa më realisht historinë e
Skënderbeut luftëtar e burrë shteti, në bazë dokumentesh. Atëherë përse
lind vallë gjithë ai shqetësim që vetë kryetari i sotëm i shtetit
shqiptar të ndërhyjë me autoritetin e postit të tij për të organizuar
“mbrojtjen e Skënderbeut”?! “Heronjtë kombëtarë” janë të mbrojtur qysh
kur pranohen si të tillë. Nëse nuk janë pranuar si të tillë asnjë
mbrojtje shtetërore, ligjore, policore e ushtarake nuk e mban dot në
piedestal. Ramiz Alia e shpalli Enver Hoxhën “burri më i madh i
historisë së shqiptarëve”, më lart se Skënderbeu dhe përuroi shtatoren
stërmadhe të Enverit pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut në
qendër të Tiranës. Ku është përmendorja e Enverit sot? Para pak vitesh,
më 20 shkurt 1991, atë e hoqën zvarrë njerëzit që nuk e kishin pranuar
si “hero kombëtar”. Skënderbeu është aty. /
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Empty Re: Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Dec 2009 - 23:24

Skënderbeun e nderon imazhi i luftëtarit legjendar, jo i një “murgu manastiri”

Edhe ndaj figurës së Skënderbeut si “Hero kombëtar” janë bërë e bëhen sulme. Ka njëfarë të drejte kur ndjehet i shqetësuar kryetari i sotëm i shtetit të Shqipërisë, sepse bëhen sulme kundër imazhit real të Skënderbeut. Por, a e ka kuptuar mirë vallë kryetari i shtetit tonë se çfarë duhen quajtur “sulme kundër Skënderbeut”; se kush po e shigjeton “Heroin Kombëtar”?
A është vallë kryetari i shtetit plotësisht i qartë se kush po përpiqet ta tjetërsojë figurën reale, legjendare e mitike të deritanishme të Skënderbeut dhe ta riformatojë imazhin e Skënderbeut për pragmatizëm meskin të kohës së sotme? Meqenëse i hyri zahmetit akademik përse kryetari i shtetit nguroi të drejtonte si duhet gishtin mbi “mendjerobëruarit e pajisur me guxim regresiv që bëjnë përpjekje të mjerueshme të tjetërsojnë rolin e Skënderbeut në historinë e shqiptarëve dhe atë të qytetërimit europian”?! Nuk mund të themi se të tillë nuk ka. Po cilët janë ata?
Është plotësisht e vërtetë që realiteti historik jep e nuk pranon leksione, por leksionet nuk i pranon në radhë të parë nga mitologjia e misticizmi. Politika ka nevojë edhe për leksione mitologjike, por jo për gjithfarë mitesh, jo për mistifikime e misticizëm rreth figurës së Skënderbeut.
Profesionalizmi dhe moraliteti që kërkon kryetari i shtetit duhen gjetur tek ata që u falen fakteve, jo klisheve mitike e mistikës. Por me sa po shihet kryetarit të shtetit të Shqipërisë retorika politike në mbrojtje të Skënderbeut, i është dashur për nevojat politike të ditës, për të fashitur ato pakënaqësi që ka shkaktuar me disa dekorime pa vend, me mosdekretimin e ligjit të hapjes së dosjeve. Ceremonia përkujtimore për Skënderbeun u shfrytëzua për të përforcuar atmosferën e vizitës në Kosovë. Edhe në vitin 1968 e veçanta e ceremonive ishte prania në to për herë të parë e përfaqësuesve të shqiptarëve nga Kosova.
Përkujtimi i bëmave të Skënderbeut në vitin 1968 duhej t’i shërbente pushtetit politik shqiptar të Enver Hoxhës për të mobilizuar frymën e krenarinë shqiptare për “luftë si në rrethim në kështjellën e socializmit buzë Adriatikut”, përballë rreziqeve që i vinin nga superfuqitë, tamam si në kohën e Skënderbeut përballë superfuqisë së atëhershme. Në vitin 2009 Skënderbeu u përkujtua më ndryshe, sepse protagonistët e veprimtarive ceremoniale kishin nevojë të përçonin mesazhin politik se parësore për ta mbetet orientimi integrist evropian, se Skënderbeu për shqiptarët mbi të gjitha simbolizon orientimin e tyre drejt Perëndimit në politikë e në jetën shpirtërore. Prandaj pushtetarëve të vitit 2009 u duhej një “riformatim i epopesë skënderbejane” .
Këtë e dëshmoi kremtimi për herë të parë i 17 janarit si “ditë meditimi e lutjesh”. Ishin mbledhur një tabor i madh politikanësh e pushtetarësh shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria londineze, për të përuruar këtë ditë të shënuar (pa shenjtëri) politiko-fetare me një heshtje medituese para monumentit të Skënderbeut, në krah të xhamisë së Et’hem Beut, në qendër të Tiranës, për të vazhduar me një “marshim paqeje” si në mitingje politike të medituesve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e kombit” dhe për të përfunduar me lutjet e rastit në stil më kishtar para monumentit të Nënë Terezës në rrëzë të kodrave jugore të Tiranës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Empty Re: Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Dec 2009 - 23:24

Me koka të varura mbi gjoks

Prej disa kohësh ishte hedhur ideja që shqiptarët të kishin një “ditë meditimesh e lutjesh”, që në botë zakonisht quhet “një minutë heshtje kushtuar meditimit e lutjeve” dhe mbahet para se të fillojë ndonjë mbledhje. Jeta e shqiptarëve tashmë e tejmbushur me gjithfarë festash zyrtare e ditësh të shënuara politike e apolitike, fetare e antifetare, me kuptim e pa kuptim, ka tani jo një minutë, por një “ditë të katekizmit propagandistik” .
Para monumentit madhështor të Skënderbeut mbi kalë, me shpatë të ngritur triumfalisht jashtë këllefi si në ditë parade pas betejës së fituar, mu në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, politikanët e tubuar qëndronin “meditueshëm”, me koka të varura mbi gjoks, jo sikur ishin para shtatores drithëruese të birit më të vogël të Gjon Kastriotit, që nuk kishte bërë gjë tjetër veçse kishte vërvitur shpatën në beteja gjatë gjithë jetës së vet, por sikur të ishin para ndonjë ikone të birit tjetër të Gjonit, që ishte mbyllur e kishte jetuar si murg në manastirin serb të Hilandarit në Malin Atos, afër Selanikut. Një “riformatim” i pahijshëm e zbeh figurën reale e mitike të Skënderbeut, e zbret atë nga kali i betejave të rrepta dhe e vë atë në pozicionin e një eremiti ose murgu pacifist në ndonjë qoshkë mistike, ku njerëzit të shkojnë të kërkojnë ngushëllim për hallet, ose ushqejnë shpresën se kështu u del më lehtë viza për në Evropë!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Empty Re: Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Dec 2009 - 23:26

Në Luginën e Preshevës nuk ka fare Skënderbe

Monumenti i Skënderbeut kur rrugëtoi nga Shqipëria për t’u vendosur në Prishtinë për ironi (apo për shenjë të keqe) mbërriti atje me shpatë të thyer. Autori i shkrimit “Ku ngjajnë dhe ndryshojnë tre Skënderbetë” (gazeta “Ndryshe”, 29 shtator 2007), e ka quajtur këtë monument “politikisht korrekt”, si “Skënderbeu multietnik” i antishqiptarizmit të UNMIK-ut. Ai shkruan se ky monument e ka shpatën ulur “sepse në të kundërtën, shpata e tij e ngritur a nuk do të cilësohej si kërcënim ndaj multietnicitetit?” . Më tej në të njëjtin shkrim lexojmë për “Skënderbeun e tretë”, të vendosur 500 metra larg “Urës së Gurit” në Shkup: “Tepër i vogël, krejt shpatën futur në brez, qëndrimin sikur të ishte kthyer prej një beteje të humbur. Sikur ta kishte nënshkruar marrëveshjen e Ohrit. Skënderbeu që ka luftuar për ruajtjen e sovranitetit të Maqedonisë. Ky i Shkupit është Skënderbe minoritar... Në Luginën e Preshevës nuk ka fare Skënderbe”.
Këto “riformatime” monumentale të Skënderbeut janë gërvishjet më të thella që mund t’i bëhen pikërisht asaj “mitologjisë skënderbegiane” , që disa e mbrojnë me fanatizëm vulgar. Pikërisht këta nuk kanë thënë asgjë për shpërfytyrime të tilla skulpturore të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, ndërsa vënë kujen kur shkruhet për të paraqitur me sa më shumë vërtetësi e saktësi realitetin skënderbegian dhe vlerat e vërteta që ka historia reale e kohës së Skënderbeut për shqiptarët edhe sot (!). Mbrojtësit e çartur të miteve për Skënderbeun duan të riformatojnë edhe simbolizmin e monumentit në qendër të Tiranës.
Në pamundësi për ta hequr (ndonëse ka pasur llafe që dikush edhe për këtë paska menduar dhe prova e parë për të krijuar precedent u bë mandej nga Burreli), ose për t’ia thyer shpatën, apo për t’ia drejtuar asaj tehun nga barku e bishti i kalit si në Prishtinë e Shkup, po përpiqen ta kthejnë vetë monumentin në një vend pelegrinazhi murgjërish politikë për meditime e lutje që të shkojnë mbarë integrimet europiane, multietniciteti në Kosovë dhe “integrimi shqiptaro-sllav” në Maqedoni. Pikërisht këtyre “roformatuesve” mitizues të Skënderbeut duhej t’u drejtohen qortimet për përpjekje mjerane për çmitizimin e Skënderbeut. /

Skënderbeu, hero kombëtar i pakontestueshë m për shqiptarët
Fjalimi në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut është ndoshta fjalimi politik më retorik e më luftarak që kemi dëgjuar deri tani nga kryetari i tanishëm i shtetit. Ai përmban më shumë simbolizma sesa duhet të përftojmë nga imazhi i Skënderbeut për punët e ditëve tona. Ka plot aluzione e qortime për veprimtaritë e sotme në fushën e politikës praktike dhe të mendimit politik. Është njëkohësisht një fjalim ku presidenti mban haptazi anë dhe jep vijën me autoritetin e udhëheqësit të lartë shtetëror edhe në debatet teorike që zhvillohen lidhur me të shkuarën dhe të sotmen e kombit shqiptar, me patriotizmin e antipatriotizmin, me identitetin e dinjitetin shqiptar. Kryetari i shtetit e ka vënë veten në pozitën e mësuesit të rreptë të historisë që i rreh krahët nxënësve që ai i quan të mirë në mësimin e lëndës, sipas tekstit të autorizuar nga shteti dhe u tërheq veshin atyre që guxojnë të thonë diçka edhe jashtë tekstit zyrtar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1). Empty Re: Abdi Baleta:Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (1).

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi