Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)

Shko poshtë

Jusuf Gërvalla (1945 - 1982) Empty Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:36

Jusuf Gërvalla (1945 - 1982) Zldzbo

Më 01 tetor 1995 u mbushën pikërisht 50 vite nga lindja e Jusuf
Gërvallës në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në
Untergrupenbah të
Gjermanisë. Nuk ka shqiptar në Kosovë që s'di se kush është Jusuf
Gërvalla. Po them "është" meqenëse jam i bindur se nuk jetoi më kot dhe
as nuk ra
fli më kot, shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë,
shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por rrinë e
qëndrojnë
...

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë
tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të
shkruhet
shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.
Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar
relativisht
pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin
shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf
Gërvalla: Vepra
letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron
dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës
prej qytetari
dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që
ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka
faktin se
ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e
idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit të
cilin ca
çapkënë qurranë e quajnë "shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin
çilimillëqe për "gabimet" e tij).

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë
fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në
petkun e
arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe
individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë,
thellësisht
njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij
të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) -
poezia e
tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë
titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit".
Poezia e tij
e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë
ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore,
kërkimin e poetit
për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë
gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një
qark më i gjerë
tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë
metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e
vendlindjes gjithnjë e më
shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e
shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije",
"pluhur",
"frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet
e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që
nuk
hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës
që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik
dhe
substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e
të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë
së re
shqipe.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi