Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Jashari

2 posters

Shko poshtë

Adem Jashari Empty Adem Jashari

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:36

Adem Jashari 2rcwg2p
Jeta
Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit,
Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte
për çdo
mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e
pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit
në këtë
ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë
ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha
Shabanit iu
shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur
dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e
pushkëve
që krisën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër
Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e
atij sikur
ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj".
S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy
jehonat,
se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë
ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije

madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë
moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të
popullit
shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në
Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe
vdekjen e
bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë
fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i
kujtohej
dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e
përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani
ishte bujk. Pas
Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e
mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga
procesi
mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës
dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej
Ademi së
bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte
një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë
historisë e
sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që
ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e
Ahmet
Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë
legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit
kombëtar. Adem
Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin
bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në
gjithë
shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Kusheriri i tij edhe Bedri
Jashari. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i
sollen
çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët
trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga
luftëtari të
luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi
armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e
luftëtarëve
të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke
përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në
Kosovë, jehonë që i
mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë
edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u
përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha
mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto
dhe
shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin
atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe
Hamez Jashari do
të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do Ismet Peja të vazhdojnë
luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së
luftëtarëve
kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të
lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me
çka
ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e
Pranverës së
madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të
madhe popullore, që me vite mbajten të
ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të
kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe
udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
(UÇK). Adem
Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e
UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por
Adem Jashari,
çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje
e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më
të re.
Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e
luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga
i gjithë
brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta
në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën
çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i
shihte me optimizëm, prandaj sinqerisht e vendosmërisht nisi angazhimin
e tij në
sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe
çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të
këtij apo
atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për
çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, *****eriste apo grabitëse.
Ata e
donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga
ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij
ndryshimet politike që
ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të
kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikanve po
bëhej
pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin
luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në
Kosovë po bëheshin
arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem
Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin
vigjilent se
çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve:
"Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë
deri në
fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe,
nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte
mëngjesi i
hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore
kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe
Jasharëve
tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim
ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e qartë,
çeta e
Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se
burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me

gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të
ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me
Adem
Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë
e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e
Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin
dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë,
pasigurinë e
shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai
ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm
frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit,
ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij
sulmonte e
vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e
zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo
nuk ishte
diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por
paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi,
ai kishte
zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e
pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së.
Pas luftës se
26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij,
nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane
për
zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë
kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo
çerdhe e
rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e
guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa
arritur
qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk
ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku
ishte
tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem
Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e
Jasharajve
nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore.
Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka
kishin nisur
luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e
poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë
e Kosovës. Armiku
pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të
përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në
mëngjesit e hershëm të 6 marsit 1998, pak ditë pasi policia armike
kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca
të mëdha
ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor
Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë.
Armiku
Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë
anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara

sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju
përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe.
Sulmi i
armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku
arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë
vendosmërinë
për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje
luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është
përjetësi.
Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria
Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin
legjendar. Me
aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e
pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli
kualitet të ri në
filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për
nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha
shtytjen më
të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të
reja
veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e
tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë
Kombëtare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:32

Adem Jashari Ademipararreshtitteuck%5B1%5D
Për të njohur Adem Jasharin, duhet të njihemi së pari me Rifatin, Hamzën dhe Mixhën Shaban.

Mixha Shaban ka qenë një burrë i rrallë, me virtyte të larta dhe i dalluar në trevën e Drenicës. Ai shquhej si njeri i mençur e mendjehollë. Atij i drejtoheshin të gjithë me lloj-lloj problemesh; me të janë konsultuar edhe për pleqëri të ndryshme. Mixha Shaban Jashari, ka qenë një burrë të cilit i ka zënë vend fjala në çdo odë, por ai ka qenë edhe shumë i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej familja e tij.

Mixha Shaban pati tre djem: Rifatin, Hamzën dhe Ademin, nipa të Osman Gecit nga Llausha.

Rifati është djali i madh i Mixhës Shaban, i cili tërë qenien e tij ia ka kushtuar familjes. Ai prej vitesh qëndroi në Gjermani i punësuar përkohësisht dhe përmes punës së tij, familja e Mixhës Shaban kishte arritur një standard mesatar të jetës. Së bashku e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe të familjes dhe Kullën për mysafir, që quhej «Kulla e Shaban Murat Jasharit», e cila më vonë u bë e njohur si «kulla e trimit dhe Komandantit legjendar - Adem Jasharit».

Hamëz Jashari ishte djali i dytë i Mixhës Shaban dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ushtarake në anët tona. Ai ka qenë politikisht një ndër njerëzit më të ngritur, mund të themi lirisht edhe në gjithë komunën e Skënderajt.

Hamza ka ndejtur gjithnjë në odë. Aty i ka shkuar i gjithë shtypi, dhe ka qenë gjithnjë i informuar mirë deri në detaje, nga radio si Europa e Lirë, Deutsche Welle, Zëri i Amerikës, apo edhe nga çdo burim tjetër lajmesh, ngado që të gjendej. Kishte cilësi të intelektualit të matur. Hamza ka punuar shumë vite në Fabrikën e Municionit në Skënderaj. Prej vitit 1981 e tutje, ai ishte munduar që gjithherë t'u tregonte gjeneratave të reja se për Kosovën nuk duhej kursyer as jeta. Policia serbe e arreston dhe e liron Hamzën disa herë, duke u munduar që ta shuajë aktivitetin e tij politik (Hamza është arrestuar dy-tri herë në fillim të vitit 1991).

Ademi është i biri i Mixhës Shaban Jashari, djali më i ri i tij, i lindur më 28 nëntor të vitit 1955. Ai edhe si i ri, është munduar që gjithmonë ta nxjerrë në pah drejtësinë, qoftë edhe me anë të forcës. Për ta përshkruar fëmijërinë e Ademit nuk di, sepse ishte shumë më i vjetër se unë. Ai ka qenë gjeneratë e Bacit Lilë, prej të cilit gjatë një bisede kam dëgjuar se Ademi, qysh kur ka qenë nxënës në shkollën e mesme, i ka pasur pasion armët. Edhe si nxënës i shkollës së mesme ai ka bartur armë.

Personalisht, Adem Jasharin e kam njohur andej nga vitet 1988 - 1989. Në vitin 1989 në Kosovë bëheshin demonstrata në të gjitha komunat e Kosovës për ta mbrojtur dhe për të penguar Serbinë në ndyshimin e Kushtetutës së vitit 1974.

Me këtë rast, në komunën tonë u organizuan grupe të ndryshme për të mbrojtur qenjen tonë edhe me armë. Në këto demonstrata, për herë të parë u dëgjuan të shtëna armësh mbi pjesëmarrësit nga ndërhyrjet e policisë, e cila kishte arrestuar disa të rinj si pjesëmarrës. Mirëpo Ademi, bashkë me disa të tjerë i kishin shpëtuar arrestimit. Disa nga ne, kurrësesi nuk pranonim që të arrestoheshim e i pari ndër ata qe Adem Jashari.

Prandaj ekzistonte rreziku se mund të kishte edhe të vrarë. Këto tubime në komunën tonë gjithnjë fillonin nga Mali i Prekazit, ku Adem Jashari qëndronte me një pallto të gjatë dhe gjithmonë i armatosur. Mjaftonte që një grup të rinjsh të zbriste nga ky mal për të defiluar në rrugë, e pas disa minutash turma rritej nga gjithë banorët, punëtorët, nxënësit e të tjerët, përveç atyre që punonin në komunë. Ademi zinte gjithmonë vend në ballë të demonstruesve. Ai ka pasur mustaqe të gjata, gjë që e kishte trashëgim si nga familja e tij, ashtu edhe nga dajallarët. Me këto mustaqe dhe me trupin e tij të papërkulur dukej sikur turmës i ishte vënë në krye vetë Mic Sokoli.

Pas pak kohe, gjendja në Skënderaj sikur u përmirësua në dukje, por në esencë ajo vetëm sa ishte keqësuar, sepse policia shqiptare, së cilës i kërcënoheshin se duhej ta njihte Serbinë si shtet të vetin, kishte filluar ta lëshonte punën. Ademi, nga ana tjetër, duke pasur parasysh regjimin e Beogradit, që kurrësesi nuk do të pranonte që Kosovën ta lëshonte pa dhunë, dëshironte më tepër që problemi të zgjidhej me mjete ushtarake, sesa me mjete paqësore.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:32

Osman Geci ishte i biri i Shaban Gecit, daja i Adem Jasharit. Ai lindi në fshatin Llaushë, komuna e Skënderajt. Osmanin e kam patur kushëri të afërt. Ai i qëndroi besnik luftës për liri, si dhe nipave të vet, që nga dita kur nipat e tij Rifat, Hamëz dhe Adem Jashari ia kthyen pushkën Serbisë. Ishte burrë i vendosur dhe kurrë nuk lëshoi pe në qëndrimet e veta. Ishte njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar, historisë së luftrave të kaçakve si dhe, si fetar i madh që ishte, edhe i historisë së Pejgamerëve.

Osmani vinte shpesh te ne. Në më të shumtën e rasteve vinte bashkë me nipat e tij të tjerë: Rrustemin dhe Hetemin. Ishte një kënaqësi e veçantë ta dëgjoje tek fliste për Kosovën, për historinë, për luftën e djemve trima kundër shkijeve e bashkëpunëtorëve të tyre. Në fakt, prej vitit 1991 e këtej, në çdo odë, kudo ku ka qenë i pranishëm Osman Geci, bisedë kryesore ka qenë lufta kundër Serbisë.


Gjatë gjithë kohës sa ka qenë në mal, Osmani ka qëndruar burrërisht. Pjesën dërrmuese të kohës ai e ka kaluar te nipat e vet në Prekaz. Aty kishte edhe të motrën, dadën Zahë, siç i thonim edhe ne të tjerët nga Llausha. Ditën e fundit të jetës së tij, ai u nis së bashku me Ademin nga fshati Ticë për në Prekaz. Në kullat e Jasharajve, më 5 Mars 1998, bashkë me dhëndrin Mixhën Shaban, me nipat Hamzë e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jasharaj, ra heroikisht, për t’u bërë legjendë.
Osman Geci do të mbetet për jetë e mot hero i atdheut.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:33

Ilaz Kodra ishte nga fshati Prekaz, komuna e Skënderajt. Ka qenë njëri shumë i urtë dhe besnik, shok i pandarë i Adem Jasharit, njëherazi edhe luftëtari më i shkëlqyer për aksione guerile. Ka qenë burrë i fjalës dhe i pushkës. Nuk duronte padrejtësi dhe mbronte gjithmonë të vërtetën.

Që nga viti 1991 ka qenë bashkë me Adem Jasharin, në stërvitje ushtarake në Shqipëri, dhe që prej asaj kohe nuk e ka lëshuar pushkën nga dora. Ilazi e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih, ku kam patur rastin ta takoj disa herë, madje edhe në banesën e Rifat Jasharit. Ka patur qëndrim ushtaraku dhe ishte një burrë, të cilit fjala i zinte vend.


Ilaz Kodra ka qenë luftëtar dhe komandant i Brigadës 114. Ai ka gëzuar respektin e të gjithëve, si të ushtarëve ashtu edhe të popullit. Ilazi ka qenë pjesmarrës i të gjitha luftrave në Drenicë dhe rrethinë.
Ra në fushën e nderit ballë për ballë me armikun, gjatë ofensives sërbe në fshatin Shtuticë.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:33

Rifat Fazli Mëziu, u lind në vitin 1967, në fshatin Morinë, të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Skënderaj. Për disa provime mbeti pa diplomuar në Fakultetin e Fizikës në Prishtinë.

Me Rifatin jam takuar për herë të parë gjatë vitit shkollor 1984-1985. Ishim të dy së bashku në vitin e tretë - drejtimi i kimisë, në shkollën e mesme QAMO «Ramiz Sadiku» në Skënderaj. Kishim Adem Jashari 902293 të përbashkëta, jo vetëm gjatë kohës kur ishim shokë klase por edhe më vonë kur u bëmë shokë të pandarë. Në vitin 1998 u bëmë edhe shokë lufte.


M'u kujtua rasti, kur në nëntor të vitit 1985, në klasën tonë u thye fotografia e Titos. Të nesërmen kishte ardhur në shkollë policia, e cila na mori bashkë me Rifatin e disa të tjerë, ku na maltretuan për disa orë, duke na quajtur me emra të ndryshëm. Mirëpo, falë kujdestarit dhe drejtorit të shkollës ne i shpëtuam burgut dhe përjashtimit nga shkolla.

Nota mesatare në klasën tonë ishte 4. 2 dhe kjo ishte ndoshta një prej arsyeve që të gjithë na ndihmuan. Uniteti i tërë klasës për të mos treguar personin që e kishte thyer fotografinë kishte befasuar edhe policinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, me sukses të shkëlqyeshëm, Rifati regjistrohet në Fakultetin e Fizikës e unë në atë të Kimisë. Pas vitit 1981, për të gjithë studentët shqiptarë kishte filluar një etapë e re, ajo e historisë së Kosovës, prandaj edhe gjenerata jonë u përball me shumë peripeci, jo vetëm të jetës studentore, por edhe të çështjeve kombëtare.

Rifati ia kushtoi tërë qenien e vet çështjes kombëtare. Ishte organizator dhe pjesëmarrës i të gjitha protestave e demonstratave, që u mbajtën atëherë. Për mbrojtjen e Kosovës qëndroi plotë tetë ditë në grevën e studentëve dhe minatorëve në sallën e Sporteve në Prishtinë, prej 20 deri më 28 shkurt të vitit 1989, dhe dha kontributin e tij për pajtimin e gjaqeve.

Më vonë Rifati filloi të punonte si profesor i fizikës në shkollën e Mesme të Drenasit. Ka pasur shumë raste kur ai ka ecur në këmbë nga fshati Morinë deri në Drenas, përtej 15 kilometra, për të mos e humbur orën e mësimit, sepse për ta paguar biletën e autobusit nuk kishte të holla.

Ishim shokë të pandarë dhe bisedonim për shumëçka, dinim çdo gjë për njëri-tjetrin. Shumë aktivitete, përkujtime, orë letrare, aktivitete kulturore, politike e sportive, u munduam t'i organizojmë së bashku për të gjallëruar sado pak jetën në komunën tonë. Bashkë me Adem Dërgutin, Rifat Mëziun dhe disa shokë të tjerë, formuam këshillin iniciativ për themelimin e Forumit Rinor - Dega në Skënderaj.

Që nga viti 1991, Rifati insistoi të kyçej drejtpërsëdrejti në luftën për liri. Mirëpo ka qenë insistimi im, që Rifati të qëndronte pranë nxënësve. Ai i qëndroi besnik ditarit dhe profesionit të edukatorit deri në vitin 1997. Pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, më 26 nëntor 1997 Rifati kishte vendosur t'i bashkëngjitej me gjithë qenien e tij luftës, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ditë kishte ardhur në fshatin Llaushë për t'më takuar mua dhe shokët e tjerë për t’iu bashkuar përfundimisht ushtrisë. Që nga ajo natë, Rifati pajiset me armë dhe deri në frymën e fundit luftoi për liri.

Sa herë që takoheshim me Rifatin në malin që ndante fshatrat tona, bisedonim për lirinë dhe organizimin e luftës sonë. Ëndërronim të kishim një ushtri moderne, të aftë dhe të gatshme për të përballuar të gjitha sfidat që mund t'i dilnin përpara.

Në mesin e verës së vitit 1998 Rifatit i lindi një djalë. Ai i ftoi shokët për gëzimin që kishte për lindjen e ushtarit të ri. Ne u bashkuam në odën e Ilaz Dërgutit. Të pranishëm ishin shumë shokë, në mesin e tyre edhe Imer Alishani, shok i yni, i cili kishte kaluar disa vite në burg për shkak të veprimtarisë së tij prej luftëtari. Atë mbrëmje ishte i pranishëm edhe Sami Lushtaku dhe shumë luftëtarë të tjerë, (ekziston edhe inçizimi me kamerë). Kemi kënduar deri në orët e vona, duke dashur të tregojmë se kënga është pjesë e luftës.

Rifat Mëziu ka qëndruar i pathyeshëm në idealet e veta prej luftëtari dhe ka ndjekur rrugën e Adem Jasharit, duke luftuar deri në vdekje, pa marrë parasysh pengesat e shumta. Vendosmëria e tij është shfaqur në të gjitha frontet. Për këtë burrë do të flitet e shkruhet shumë më vonë. Rifati u vra së bashku me shumë luftëtarë të tjerë, si Mujë Krasniqin, Komandant Brigade dhe luftëtarë të tjerë të saj në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Humbja e Rifatit është një humbje e madhe si për shkollën ashtu edhe për ushtrinë tonë. Por Rifati do të jetojë në zemrat e gjeneratave që ai i ka mësuar dhe të gjithë shokëve të luftës.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:33

Të përmendësh Imerin dhe të mos tregosh se ka qenë një lis, është e pamundur, lis të cilin s'kanë mundur ta lëkundin erërat dhe fortunat e ndryshme. Të gjithë ata që e kanë njohur e dinë se ai ka qenë një burrë që vështirë mund të lind më. Me Imerin njiheshim që nga viti 1990, ku së bashku me të shkonim te një njeri, të cilin e njihte ai, për të blerë pushk-mitralozin që e kam ende.

Para se të aktivizohej në UÇK, Imeri i kishte mbajtur pesë vite burg në burgjet e Sërbisë dhe ishte liruar në vitin 1997. Ishte burgosur për shkak se policia ia kishte zënë një pushkë-mitraloz dhe dy automatikë kallashnikov. Menjëherë pas daljes nga burgu aktivizohet në ushtri.


Imer Alushani u vra në fushën e betejës në Grykën e Llapushnikut, ku kishte luftuar si luan. Gjatë verës së vitit 1998, në Ofensiven e Dytë të Llapushnikut kishte luftuar deri në vdekje dhe nuk i kishte lëshuar pozicionet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ai kishte shkuar dhe kishte liruar disa të burgosur shqiptarë që gjendeshin në një burg të UÇK-së. Njëri nga të burgosurit i kishte thënë Imerit se unë do të luftoj me ju deri në vdekje, sepse më kanë burgosur pa faj, gjë që ishte e vërtetë.

Kur qëllon granata afër Imerit atij personi që nuk ja dij emrin, kam dëgjuar që gjendet në Suedi, ajo ia kishte këputur dorën.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:34

Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!

Para fëmijës së palindur!


Para nënës shtatëzënë!

Para rinisë!

Para prindërve dhe gjyshërve!

Para Jush, që thyet Robërinë!

Para Jush luftëtarë !

Para Jush Komandantë!

Përkulem, unë biri i Juaj !

Ju, roje e përjetshme e Atdheut !

Përkulem, unë biri i Juaj !

Gani Geci
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Jashari Empty Re: Adem Jashari

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi