Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Finlandë botohet libri i Kadaresë “Tri këngë zie për Kosovën”

Shko poshtë

Në Finlandë botohet libri i Kadaresë “Tri këngë zie për Kosovën” Empty Në Finlandë botohet libri i Kadaresë “Tri këngë zie për Kosovën”

Mesazh nga Geri Sun 11 Oct 2009 - 9:43

Në panairin e librit në qytetin Turku, në
Finlandë, ka dalë nga shtypi libri "Tri këngë zie për Kosovën" të
shkrimtarit Ismail Kadare. Libri, në
gjuhën finlandeze, titullohet "Kolme surulaulua Kosovolle" dhe botuesi
i tij është shtëpia botuese finlandeze "Faros-kustannus". Libri i
sapodalë,
është i katërti i Ismail Kadaresë në gjuhën finlandeze. Njëkohësisht,
ai është libri i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha shqipe në
gjuhën
finlandeze. Librat e mëparshëm të Ismail Kadaresë, të vetmit shkrimtar
shqiptar të njohur në Finlandë deri tani, janë përkthyer nëpërmjet
gjuhës
franceze. Këta janë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kronika në gur"
dhe "Prilli i thyer". Përkthyesit e librit "Tri këngë zie për Kosovën"
janë
Eset Feka, me prejardhje nga Kosova, Vushtrria dhe Tuula Nevala,
përkthyese finlandeze. Nga të njëjtit përkthyes, në vitin 2008 në
Prishtinë, ka dalë
nga shtypi libri "Detyra në Beograd" të ish-Presidentit finlandez,
Martti Ahtisaari. Edhe ky libër merret me Kosovën, gjegjësisht me
negociatat për ta
përfunduar luftën e Kosovës në vitin 1999. Panairi vjetor i librit në
qytetin Turku është një nga panairet më të mëdha në Finlandë. Këtë vit
ai është
organizuar nga 1 deri më 3 tetor, ku kanë marrë pjesë më shumë se 400
shtëpi botuese, librari dhe ndërmarrje të tjera dhe është vizituar nga
më shumë
se 20.000 njerëz.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi