KALAVESH LESHI
:: Kendi Kulturor :: Bota Muzikore
Faqja 1 e 1
KALAVESH LESHI
Parodi:
- KALAVESH
LESHI
- Jam poeti Kalavesh
Leshi ,
- M’ njeh rrethina,
m’ njeh krejt sheshi .
- Dal n’ qytet
si padishah –
- Një çantë t’
madhe e mbajë mbi krah !
- Prej se i shkrova
ca vargje n’ letër –
- Lëshova flokë
e lëshova mjekër !
- Ju betohem n’
qiell e n’ tokë –
- Kurrë ma
krehër nuk kam shti n’ flokë !
- Po sa e shkrova
një poezi –
- Mora rrugën ,
shkova n’ xhami ,
- Lypa hoxhën dhe
myezinin ,
- Me m’ ia bë
mjekrës - AMININ !
- Kurrë ma
s’ dola para pasqyrës ,
- Kurrë s’
i rashë ma brisk - fytyrës ,
- Kurrë ma
s’ shkova as te berberi ,
- Veç me u
bë artist për seri !
- Kam rritë
flokët si bashkë leshi –
- Për me m’ njohtë
mileti e sheshi !
- Ky imixh
ka shumë mesele –
- Si ogiçi përmbi
dele !
- Flokët bistek
i lidhi shpinës –
- Si gërshetat e
Eminës !
- Po bëjnë seri
kullat e gurit –
- Hije i paska bisteku
burrit !
- Kur po dal n’
korzo kah terri –
- Krejt çarshia
po bëjnë seri !
- M’ këqyrin
fëmija e krejt mileti –
- Ja, ky është
Kalavesh Poeti !
- Mu ka rritë mjekra
dredhë – dredhë ,
- S’ po kam vend
kah me e përmbledhë !
- Ja kam nisë
me e krehë përpjetë –
- Kështu e ka poeti
këtë jetë !
- Krejt dynjaja me
kokë t’ shëndoshë –
- Krehin mjekrat
për te poshtë !
- Por , unë kam
halle n’ këtë jetë –
- Andaj , mjekrën
e krehë përpjetë !
- Për mbulesë
t’ thinjave e surave –
- Po përdori bojë
të kundrave !
- E ngjyej mjekrën
, i ngjyej flokët –
- S’ dua t’ zbardhëm
, sikur shokët !
- Gjilan, më
07.08.2009. Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
:: Kendi Kulturor :: Bota Muzikore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi