ZHURMË ÇMENDURIE
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
ZHURMË ÇMENDURIE
Frymëmarrja dhe vapa verore
në qytetet tona :
ZHURMË
ÇMENDURIE
Vapa tropikale, mungesa e ujit dhe
ndotja e ajrit
Kriza
e thellë ekonomike, papunësia , varfëria deri në skajshmëri
, janë vetëm disa nga segmentet e jetës , me të cilat
përballet popullata jonë në përditshmëri dhe dekada , segmente
këto që e ngufasin frymëmarrjen dhe i ngushtojnë kanalet e mbijetesës
prej asaj që mund të quhet jetë normale .
Kur
këtyre segmenteve të jetës t’ i shtohen edhe reduktimet enorme
të rrymës elektrike , mungesa dhe reduktimet e pakontrolluara të
ujit të pijshëm , ndotja e ajrit dhe ambientit që nxitet nga shumë
faktorë , temperaturat e larta të vapës tropikale , atëherë na
del një rezultat i mbijetesës së dhunshme në këtë botë !
Të
gjitha këtyre segmenteve që ngufasin frymëmarrjen tonë normale ,
sidomos gjatë sezonit të pushimeve verore , po i ndihmojnë më të
gjithë mekanizmat e mundshme edhe organizimet e dasmave dhe ahengjeve
të ndryshme familjare .
Edhe
pse jemi në shekullin e 21-të, të Epokës së Re, si duket
, mentaliteti i vjetër ende frymon mbi nën-qiellin tonë , ku as se
si nuk mund të lirohemi nga disa doke dhe zakone , të cilat nuk kundërmojnë
asgjë më tepër se sa një primitivizëm klasik .
Në
shumë veprime tona të përditshme , sikur jemi të
prirë që të bëhemi kopje e tretë e shablloneve
të vjetra . Shembull më tipik i kopjeve të këtilla , janë
dasmat dhe ahengjet tona popullore , të cilat shumë kush mundohet
t’i organizojë në stilin: ”Alla Selman Lita” dhe t’ i kopjojë
skenarët e asaj dasme të përgjakshme të asaj kohe !
Për
derisa dikur dasmori Selman Lita, i kishte ftuar në dasmën e djemve
të tij, hiq më pak se 300 krushq , të cilët do të shkonin në dasmë
me kuaj e atllarë – sot , imituesit e tij, në vend të 300 kuajve
dhe atllarëve, do t’ i ftojnë në dasmë 300 vetura dhe 300
shoferë të tyre !
Derisa
Selman Lita , i kishte angazhuar atëherë tri palë surle e tupanë
për argëtimin e dasmorëve të tij, sot imituesit e tij, do
t’i angazhojnë nga tri palë grupe e orkestrina popullore: surle
e tupanë, rapsodë popullor , defatore dhe solistë me orkestra
të muzikës popullore .
Me
rastin e nisjes së dasmorëve për marrjen e nuses , në dasmën e
Selman Litës , krushqve iu printe vetëm një bajraktar me një flamur
kombëtar, ndërsa në dasmat e sotme, në ballë të kolonës së dasmorëve
mund t’ i shohim edhe nga dy e tre flamurë... ?!
Derisa
në dasmën e djemve të Selman Litës, radhiteshin në kolonën e dasmorëve
300 krushq , të cilët bënin gara e lojëra gjatë rrugës me kuajt
dhe atllarët e tyre – sot , dasmorët e “modernizuar” dhe të
“motorizuar” , bëjnë gara e lojëra të rrezikshme, duke i ngarë
veturat, duke bërë gara se cili do të zhvillojë shpejtësi më të
madhe dhe duke e tejkaluar njëri – tjetrin , pa e llogaritur rrezikun
e mundshëm, incidentet e ndryshme dhe bllokadat totale të cilat ua
bëjnë të tjerëve, si në rrugët lokale, ashtu edhe nëpër rrugët
dhe sheshet e qytetit!
Për
dallim të krushqve të Selman Litës, të cilët shkonin
përgjatë rrugës për ta marrë nusen , duke gjuajtur në shenj me
armë të zjarrta, sot dasmorët e kësaj kopje do të shtinë me armë
zjarri nëpër rrugë e sheshe të qytetit dhe do të gjuajnë shenjë
nëpër odat, apo tavanet e kafeneve dhe restoranteve ku organizohen
dasmat !
Derisa
në dasmën e djemve të Selman Litës, gjatë rrugës
deri tek marrja e nuses dhe anasjelltas , këndonin burrat – dasmorë
me këngë për krye krahu , sot në vend të burrave këndojnë gratë
dhe vajzat e azdisura , të cilat pa fije turpi , rrezikojnë që të
hipin mbi dritare dhe karoseri të veturave, të këndojnë e të çirren
me zëra trishtues dhe t’ iu mëshojnë defeve për mbulojash të
veturave , pa e llogaritur rrezikun në komunikacion, pa e llogaritur
shkeljen e rendit dhe ligjit për komunikacion dhe pa e llogaritur zhurmën
e pa kontrolluar deri në çmenduri !
Zhurmës
së vajzave këngëtare me defe , iu bashkëngjiten edhe zhurmat
e tupanëve dhe surleve të cilat nuk kanë të ndalur mbi rimorkiot
e kamionetave , kombi-busëve, apo të traktorëve speciale, ku krahas
zhurmës së tyre janë të vendosur edhe altoparlantë të fuqishëm,
të cilët transmetojnë dhe reklamojnë incizimet e këtyre instrumentistëve
popullor !
Kur
të gjitha këtyre zhurmave dhe ulërimave t’iu shtohen edhe zhurmat
e sirenave të 300 veturave, të cilat nuk pushojnë asnjëherë së
rëni që nga nisja për rrugë e deri tek kthimi i tyre, atëherë
mund të merrni me mend se çfarë kaosi bëhet në rrugë, në qytet
e në sheshe, sa duhet mbyllur veshët me pambuk për t’i shpëtuar
shurdhimit fatal !
Kur
të kihet parasysh fakti se gjatë sezonit të pushimeve
verore , organizohen aq shumë dasma, sa kolonat e dasmorëve
nuk kanë të ndalur duke defiluar para dhe pas dite nëpër rrugët
dhe sheshet e qytetit, ku defilojnë me dhjetëra dasma e me qindra
e mijëra dasmorë, me qindra e mijëra vetura, me qindra e mijëra
sirena, defe, surle e tupanë, atëherë tërë kjo zhurmë do të kalonte
në një çmenduri shfrenimi !
Në
këso rastesh, çdo turist i huaj i cili do të ndodhet rastësisht
mysafir tek ne, do të përfitonte përshtypjen se ky popull po jetuaka
vetëm me dasma e ahengje, me lukse të mëdha dhe se këtu nuk mund
të bëhet fjalë për papunësinë dhe varfërinë?!
Bllokimit
total të rrugëve dhe shesheve nëpër qytetet tona, nga ana e
dasmorëve, shpeshherë i shtohen edhe kortezhet apo funeralet e njerëzve
të vdekur, të cilët hasin në pengesa dhe rezistenca serioze për
të arritur me kohë deri tek varrezat e qytetit dhe për ta varrosur
me kohë të vdekurin !
Ndërkaq,
zhurmave të mëdha të kolonave të dasmorëve, sirenave
të veturave, defeve, tupanëve dhe surleve iu bashkëngjitën
edhe sirenat alarmuese të zjarrfikësve , të policisë
dhe të veturave të emergjencës . Atëherë, shkaktohet
një kakofoni aq e madhe e zërave, alarmeve, sirenave, ahengut...
sa më nuk dihet as se çfarë është duke ndodhur nëpër qytet?!
Në
anën tjetër, qytetarëve – kalimtarë të rastit ua shurdhojnë
veshët zhurmat e gjeneratorëve të cilët e zëvendësojnë
mungesën e rrymës elektrike , duke ua ngulfatur edhe frymëmarrjen
nga lirimi i gazrave të derivateve të naftës !
Zhurmës
së çmendurisë nëpër qytetet tona , i bashkëngjiten edhe
dhjetëra altoparlantë shumë të fuqishëm, të
cilët jehojnë nga të katër anët e qytetit nga minaret
e xhamive , përmes të cilëve hoxhallarët nga disa herë në ditë,
që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes,
paralajmërojnë kohët e faljeve të namazeve , këndojnë ezane e
temxhite për të vdekurit, faljet e namazeve të xhenazeve, ceremoni
të tjera fetare, ndër të cilat pas luftës përmes altoparlaneteve
ditëve të premte, mbajnë ligjërata publike hiq më pak se një orë,
para se ta falin drekën, kështu që ato ligjërata ua mbushin veshët
me zhurma edhe kur janë shumë larg xhamive !
Të
gjitha këto zhurma anormale që u përmendën këtu dhe shumë të
tjera që nuk u përmenden , lënë pasoja të pa parashikueshme tek
njerëzit e lodhur, njerëzit e moshuar, njerëzit e sëmurë, të cilët
kanë nevojë për pushime dhe çlodhje, por që kjo e drejtë iu cenohet
nga të gjithë ata të cilët nuk japin përgjegjësi as para ligjit,
as para njeriut e as para Zotit !
Ndoshta
do të vjen një kohë , kur edhe tek ne do të
mbisundojë rendi, qetësia publike dhe ligji !
Gjilan, më
04.08.2009. Demir KRASNIQI

- Dasmat
si në kohën e Selman Litës
- “Eu, Selman
Lita , ni burrë azgan ,
- Darsëm t’ madhe
qi po banë ,
- Ka dy djem po m’
i marton ,
- Treqin krushqi
po i tubon ,
- Tri parë
surrla e tupana i ka nxanë ,
- Bajraktari po tfillon
,
- Treqin krushqi
mas po i shkojnë,
- Treqin krushqi
mas janë vargue,
- Shkojnë
binxhijtë - atllarët tuj lue ,
- Shkojnë shejtarët
– sheja tuj gjue ,
- Po shkojnë
krushqit tanë tuj knue ,
- Shkojnë tupanet
tuj bumllue !”...

Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi