Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

2 posters

Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:17

Adem Berisha

“ KRENARIA DHE PIKËLLIMI “

Poezi

ISHA, JAM DHE DO TË JEM

Jam një bli i madh
dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
largë iu ndihet era.

I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.

S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!-
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia.

Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.

Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u perkula kurrë.

Gjithëçka pashë e përjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia këtheva
dhe as emërin nuk e ndërrova.

Por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.

Mua më sakatosen
e veten e turpëruan,
askush s’do të më del para
që prap të jem i bashkuem.

S’zhdukem kurr nga trolli,
të dini or barbarë,
shumëherë jam farkuar
dhe kalitur në zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shqiptar.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:18

ATDHEUT TIM

Mbijetove furtuna e stuhi,
ngadhnjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liri –
ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.

Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi im –
në Ty gjej veç të vërteten.

Qielli mbi Ty është më ndryshe
nga ai në mergim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbel
o i dashuri, Atdheu i im.

Fusha, ara e livadhe
pershkojnë Atdheun tim,
i dua e s’mund t’iu ndahem
sot e deri në amshim.

Malet plot me drunjë,
kullosa e shkëmbinjë
shtrihen si kurora
deri në pakufi.

Lumenjtë e liqejtë
me ujë të këthjelltë si loti,
për ne dhe vetëm për ne
i ka falur Zoti.

Ka gjithëfarë minierash,
energji e gjithëçka tjetër,
vështirë mund të numrohen
dhe vehen në leter.

Djem e vasha të bukura ka,
petrita e skyftera,
si luleve të trëndafilit
këndëshëm iu vie era.

Ka shumë njerëz të ditur,
shkrimtarë e shkencëtarë,
ka edhe nobelista,
priftërinjë e hoxhallarë.

Për këto e shumë të tjera
shkrova e këndova
e kur e kerkoi koha –
dola dhe luftova.

Jo pse e desha luften
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fçinjtë e mi.

Jo pse e dua luften
të pushtoj të tjerë,
po për të mbrojtur t’imen
që kisha, e do ta kem përherë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:19

DASMA E LIRISË

Eu sa leu dielli o mbi at koder
u hap lajmi-o n’Shkup e n’Shkoder
nga Evropa e n’Amerikë,
nga Azia në Afrikë,
prej andej n’Australi
se n’Kosovë ka një risi
i madh e i vogel o janë bë një
eu kanë nisë luften o për Liri.

Eu n’Dukagjin t’Binak Alisë,
u lidh Besa e shqiptarisë,
me ia këthye pushken Serbisë,
për t’a mbrojtë pragun e sh’pisë
si luaj djemtë e Lirisë
të betuar n’besë të Zotit
si në kohen e Kastriotit
si ç’vepruan të parët e motit
eu i ranë n’ballë armikut t’sotit

Eu n’at Prekaz të Ahmet Delisë,
në ABC-në e trimërisë,
në Piramiden e burrërisë,
u nis dasma e Lirisë
nen flamurin e Pavarësisë
iu ndërruan rrjedhat e historisë
iu këthye nderi shqiptarisë
grusht i madh iu dha Sërbisë
eu iu thyen planet o të Rusisë.


Eu n’Shalë të Bajgorës së Boletinit
në vendlindjen e Isa trimit,
trimit të Vlorës e gjithë Shqipërisë
i madh e i vogel o janë que n’këmbë
ndal Sërbisë o na i kanë thënë
Nish, Prokuple na i ke marrë
ke marrë Vranjen me Kurshumli
Ulqin, Plavë edhe Guci
ke cungue at Iliri
na i ke veshë trojet me të zi
eu të vraftë zoti me gjithë Rusi.

Eu n’at Grykë të Llapit të Bec Sinanit,
digës së gjallë të këtij vatanit,
Shaqir Grishës e trimav’ t’motit
që u flijuen për ditë të sotit –
si luaj djemtë e malësisë
dalin n’skenë Yjtë e Lirisë
si në krahët tjerë të shqiptarisë
kundër të keqës e padrejtësisë,
kundër presë e barbarisë,
kundër dhunës e mizorisë
të ushtruar gjithë prej Sërbisë
eu qysh prej shekujsh të historisë.

Eu n’ballë t’furtunës – o prinë Zahiri,
Edmond Hoxha dhe Hakifi
sypatrembur si zana të malit
përgjatë Llapit e tërë Gollakut,
Nerodimës e Karadakut,
Kaçanikut të Idriz Seferit
pa iu nda kurr fushës së nderit,
si stërnipa të Skënderit,
si stërnipa të Kastriotit,
pa iu tremb pushkës as topit
e bëjnë luften për liri të pop’llit
eu jo për poste as të liga të sodit.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:19

IDEATORIT TË PAVARËSISË

Si granit në bjeshktë e Kelmendit
lindë e rritë – je edukua
veç për të mirë të pokëtij vendit
zoti i madh të ka krijua.

Me madhështinë që zoti të fali
atdheut tënd iu përkushtove
në vepra të mëdha asgjë s'të ndali
Kosovës nënë prore i ndihmove.

Kurr s'u trembe nga armiku
o arqitekti i pavarësisë
hallkë e fortë je prej çeliku
në zinxhirët e historisë.

Me shpirtë të madh prej humanisti
sfida të rënda tejkalove
të urrejsh ti kurr nuk dije
kurrë njeri nuk ofendove.

Vepra e jote është e permotshme
brezat kurr s'do të harrojnë
në çdo kremte të pavarësisë
me pijetet do të kujtojnë.

E tash si bora e majës së malit
kur rrezet dielli mbi te lëshon,
si çiltëria e kristalit
i pavdekshëm ti lartë qëndron.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:20

HOMERIT TË SHQIPËRISË

Lum shqiptarët e lum Shqipëria
për nj’at yll që ua dha zoti,
lakmi i kish këtij gjithë njerëzia
e kishte shpirtin të kthjelltë si loti.

Humanist e dijetar,
si At Gjergji është vështirë me le,
mbi të gjitha atdhetar –
prijatar në shkencë e fe.

Nga e muar atë energji
aq me forcë të dojë Shqipërinë –
këtë veç zoti mund ta dij
që i dha Gjergjit madhështinë.

Motet ndërrohen si â zakoni
por kujtimi vie tu u shtue,
këngët e tij tash lirshëm këndohen
dhe s mund kush më me i ndalue.

At Gjergj Fishtës të madhit vëlla
le t’i këndojmë lavdi përherë,
për gjithë veprat qe na i la
si një engjëll i krishterë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:20

GJYRGJEVIKU SI KALA

Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nisë nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.

Në gjithë etapat e historisë
me trim pas trimi e djal pas djali
duke u gjetur në ballë të trimërisë
ndoq traditen që i la i pari.

Edhe në kohën e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
luftës së shenjtë ai i dhuroi.

Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.

Shumë kanë rënë n’altar të lirisë
luftë pas lufte kurr pa u ndalë,
qe të ruajn nderin e shqiptarisë
me ballë hapur e krenar.

Ra Isuf Dushi me 20 anëtarë,
ranë shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i kish djegë në zjarr
që rrallë ndodhë në histori.

Trimat kurr s’e kursyen gjakun,
atdhut të vetë iu përkushtuan,
bashkë me motren Marie Shllakun
kurr nga lufta s’u larguan.

Ymer Berisha bën Platformen
për çlirim-bashkim kombtar,
promotor qe i gjithë lëvizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.

‘I çerek shekulli pas të jatit
Ukë Sadiku me shokë të vetë
prap ia këtheu pushken armikut
se baba Dikë i la amanet.

Kurdoherë thërriste vatani,
kur të bijtë thërriste Shqipëria,
ndër të parët si skyfter mali
shkëlqen trimi Halil Sadrija.

Të hapte rrugen drit’s së diellit
e për të mbrojtur truallin e të parit,
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kriste pushka e Smajl Hajdarit.

Bijtë më të mirë të shqiptarisë
porsi yjet n’qiell sot shkëlqejnë,
për gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes do të sherbejnë.

Porsi uji që rrjedh ndër gurra
me atë çiltëri që s’ka të ndalë,
Gjyrgjeviku dha shumë burra
si Demë Rexhen mendimtar.

Si kala që përshkon shekujt
nga stuhitë që nuk shkatrrohet,
Gjyrgjeviku i fortë si hekur
ka pse mburret dhe krenohet.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:21

MOTERMADHJA MANTELBARDHA

Një humaniste të madhe
me shpirtë të kthjelltë si loti,
si kala të ditëve tona
për të mirë të popullit e ka falë zoti.

Ajo është porsi yll drite
që n’mes të qiellit xixëllon,
vetëm tjerëve t’u bëjë dritë.
ditë e natë pa u lodhë punon.

Nuk e kursen veten,
forcen e diturinë,
bën të jashtëzakonshmën
për popullin dhe Shqipërinë.

Vështirë të dyten mund t’ia gjejsh
me rroba të bardha,
është kjo motermadhja –
dr. Silva Bala.

Lum për te le të bëjë shtëpia,
lum për te le të bëjë Tirana,
lum për te le të bëjë Shqipëria
n’mes t’erësirës kjo shëndritë si hana.

Për të gjallë thonë “s’këndohet kënga”
por këtu ka një përjashtim,
s’është kjo grua që i bie prapa
vepres së madhe gjerë n’amshim.

‘I përkushtim që s’haset kund
në qenien time e përjetova,
gjatë kurimit n’Sanatorium
nga mëshiruesja, kur u trajtova.

Me këto vargje që unë shkrova,
s’kam mundë të gjitha t’i numroj,
po edhe lapsi të vështirë e ka
të gjitha në leter, t’i shënojë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:21

MOS BRAKTISNI VLERAT TUAJA

“Kurr e huaja – e jote s'bëhet”
gjithë kështu të parët ne na kanë thënë,
mos lakmoni në dhena të huaja
se këtu e kemi të vetmen nënë.

Atë ngrohtësi që të shtrinë nëna,
askush në botë s'mund të ofrojë,
veç në këtë vend na shihet nama
kush si nëna, s'mund të na dojë.

Mos braktisni vlerat tuaja,
mundi i të parëve mos të shkojë kot,
këtu të punojmë ne ditë e natë
vendit tonë t'i dalim zot.

Kalamajt tonë si petrita
sa të mençur e sa të shkathtë,
për çdo ditë iu shtohet rrita,
në botë nuk ka fëmijë më të aftë.

Bukuroshet që ne i kemi,
sa të shëndosha e sa të dlira,
pa të dashur mos i leni
se të huajat s'janë më të mira.

Kullat tona me frengjia
qe perskuan gjithë historinë,
s'i tund era e as stuhia,
ia shtojnë vendit madhështinë.

Gjithë këto fusha dhe blerina
e ato male që shqip frymojnë,
mos t'i lëmë si fëmijët jetima
se edhe gurët do të na mallkojnë.

Dhe, për këto troje stërgjyshore
që aq shumë herë i lamë me gjak,
për këtë tokë të shenjtë arbërore
edhe vdekja na është pak.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:22

HENDIKEPI NE ACAR

(kushtuar dr. Ibrahim Rugovës
në diten mortore 21.janar 2006.)

Sot re të zeza mbuluan qiellin
shqiptaria është në vajë,
sot Kosova nuk sheh diellin
për shumë kohë ajo do të qajë.

Sot edhe ajri është rralluar
shumë më rëndë sot po frymohet,
sot gjithë forca na ka lëshuar -
humbja Jote s'kompenzohet.

Ti themel je i pavarësisë
dhe profet je i kohës së re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithë do të jesh idol për ne.

Shumë ke bërë për pop'llin tuaj,
Ti model je për njerëzimin,
sot gjithë bota me ne ndanë
krenarinë po edhe pikllimin.

Qeshjen Tuaj më s'do ta shohim
as ngrohtësinë Tuaj të bekuar,
pse mu tash prej nesh u ndave -
pse na le të hendikepuar?

Por, prapseprap do të jem' krenar,
dhëmbjen në forcë do ta shëndrrojmë,
rrugen Tuaj kurr s'e braktisim
amanetin në vend do ta qojmë.


LEGJENDA DRENICARE

U lind në Prekaz
të Ahmet Delisë
që tok me Murselin
i dhanë vulë burrërisë.

U lind në Drenicen
E Azem Galicës,
të Shotës e t’Shabanit-
simbole t’sakrificës.

U rrit dhe u edukua
në frymen e traditës,
mu si e kanë zakon
Trimat e Drenicës.

Nuk i dhimbsej jeta,
familja as pasuria!
Një për te ishte mbi të gjitha-
Atdheu dhe Liria.

Bëri të jashtëzakonshmen
për të shtrenjten Liri
vetëm që Kosova
të mos jetojë në robëri.

Formoi UÇK-në
nga lulet e këtij kombi
vallë, për Liri të Kosovës
e kishte falur Zoti?!

Shkjau këtij prore i ka friken
po i ka edhe lakmi,
se i tregoi gjithë botës
ç’bëjnë shqiptarët për Pavarësi.

Prehu i qetë n’Prekaz
O Adem Jashari!
se Ty edhe në mes të errësirës
si yll të shëndritë varri.

Ti je udhërrefyes
i gjithë breznive të reja,
për armiqët e këtij trolli
prapë do të shkrepësh si rrëfeja.

Populli Drenicës,
Kosovës e gjithë Shqipërisë,
të ka për Legjendë të kohës
dhe gjithë historisë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:22

LEDHATIA E DJALLIT

E thjeshtë e primitive,
pikëpamjet arkaike,
e tëra është destruktive,
këtë kurr s’mund ta bësh mike

Të miren nuk e njeh si të mirë
dhe nuk di ta vlerësojë,
ate e këthen me të keqe,
ç’dreq kështu e mësoi ?!

Gjuhen e ka gjarpër
e turirin si derr,
diten nuk e njeh si ditë
e drita i duket terr.

Fjalët i ka shigjeta,
përshkojnë anëpërtej,
kjo s’di të dashurojë
por vetëm të urrej.

Kjo nuk transformohet
dyqind vite po të rrojë,
me trurin si të strincës
nuk ka se si të ndryshojë.

Por, të merresh me këtë farë
do të biesh në nivel të saj,
çdokush që ta do të miren
për ty pastaj do të qaj.

Pra merre o dreq me vete
e kurr më mos e këthe
se sa të jenë jeta jetë
kush hajrin s’do të ia sheh.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:23

PORTRETI I NJË “DAIE”

Nga na erdhi ky “dai”
që s’ka fytyrë as nuk ka fe -
hipokrit dhe faqezi
për së prapmi paska le.

S’din ç’është nderi as njerëzia,
për të pamoral çiftin s’ia gjën,
të mira s’ka – ka vetëm të këqia
s’ din ku “han” as s’ din ku e “bën”.

Është kuisling e i palarë,
shpirt i shitur për para,
sahanlëpirës edhe tradhëtar
mjer për të marrin baraba.

Është butak pakurrizor,
dreq i zi ai është me bisht,
mish e shpirt ai është mizor –
të gjithë nga ai po bëjnë me gisht.

Jo mos të shtiret për evlia
se budallënj tashmë nuk ka,
pa mëdyshje e pa mëshirë
të gjithë “n’Qafë të Duhlës i kanë vra”

E-e, pse ke pare or hajvan
mos e ngrit koken n’tavan!
Ty askush s’të ka lakmi
dukesh njeri po je thi.

Pse të ra shorti me hypë n’fron
mos u sill si faraon !
se vie koha të biesh prap
s’ka me të folë kush në sokak.

Mos harro ti o maskara
“kungulli gjithë mbi ujë nuk shkon”
mjaft ke shkuar ti për hava
askush sot ty nuk të çmon.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:24

GARA JOPARIMORE

Në një kohë të pakohë,
s’e them bash për mahi,
“njerëzit” bënin gara
kush mund të jetë më thi.

Kush do të bëhej ujk,
e kush do të bëhej derr,
kush më shumë të tjerëve
jeten t’ua bëj ferr...

Kush do të mposhtë tjetrin
në mënyren më mizore,
kujt më shumë e keqja
do t’i shkojë për dore.

Në këtë garë të ndyrë,
prijnë ca faqezi
që mish njeriu do të hanin
po të kishin mundësi.

Këtyre sytë ‘u janë verbuar
nga urrejtja e nga lakmia,
mish e gjak i kanë të helmuar
kush s’ua shkon në punë të këqia.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:24

GËZUAR MANDATIN E RINJ

Çka të ju them kësaj rradhe
o të dashur fëmijë
pos të ju tregoj një ngjarje
që rrallëkund bën vaki.

Në qytetin tonë të dashur
pak si për habi,
ujku ishte bërë kryetar
a s’është kjo mrekulli?!

Tash ujku grabitçar
me llaven e tij,
nuk do të hajë më qëngja
a s’është kjo befasi?!

Jo, tash këta janë pre e vogel
për postin e tij,
tash janë në modë tenderat
jo, jo, as kjo s’është befasi.

Ndoshta do të më pyesni
mbase me ironi ,
si hahet tenderi
në sofer a në tepsi ?

Ai nuk hahet me lugë
jo as me pirun,
hahet veç me thikë,
vetëm kaq dij unë.

Për të tjera gjëra
o të dashur fëmijë,
askush nuk din më mirë
se vetë shefi i tij.

Kur këtë e kuptuan qëngjat
mbajten një mbledhi,
kryetarit i uruan,
edhe një mandat të rinj.

Mirë pra fëmijë të dashur
po e lëmë këtë si parodi,
ecni ju përpara
e kjo të mbesë histori.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Jul 2009 - 3:25

DISA LULE NE FUND TE LIVADHIT

Në at livadh që e pershkova
për së gjëri e për së gjati,
gjithfarë bari në te takova
sepse i tillë kishte qenë fati.

Në një skame migjeniane,
si “lul vocërri” e pak më zi
mezi u rrita n’gji t’njaj nëne
pa e dijtë mirë a jam i ri.

Në një skaj me baltë mbuluar
mezi këmbët i nxora dot -
sikur djalli t’më kish mallkuar
koha më shkoi me gjak e lot.

Kur unë dola n’mes t’livadhit,
gjeta bar t’perzier me therra,
lulet koken s’mund ta ngrisnin
keq i shkilnin disa derra.

Vetëm n’fund t’livadhit të vogel
disa lule të bukura i gjeta,
kështu m’u duk se dola në koder
por tashmë, kish shterruar jeta.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Adem Berisha Tue 21 Sep 2010 - 22:24

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë qe të falënderoj shkrimtarin, publicistin e mikun tim të dashur zotëri Shaban Cakollin për këtë hap që ka marrë me qëllim të prezantimit dhe afirmimit të krijimtarisë sime poetike modeste duke publikuar këtu në forum një mori poezishë nga përmbledhja ime poetike "Krenaria dhe pikëllimi". Është kjo në dëshmi e fortë që pasqyron vlerat e mirëfillta intelektuale dhe njerëzore të Shabanit sepse duke njohur dhe afirmuar vlerat e të tjerëve, njëkohësisht lartëson dhe dëshmon edhe për vlerat e tij personale.
Duke Ju përshëndetur të nderuar anëtarë dhe shfletues të këtij forumi Ju sugjeroj qe të lexoni dhe komentoni lidhur me këto poezi si dhe ato që do të postoj në vijim tek rubrika e forumit, Poezi nga Adem Berisha.
Adem Berisha
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Vizitor Wed 22 Sep 2010 - 1:18

Poezi ,mbreslense lirikash dhe me shume domethenje te lumshin duart e arta xhaxhi Adem ,prano komplimentet e mia te perzemrta!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Adem Berisha Wed 22 Sep 2010 - 1:34

Faleminderit Viola për komplimentet. Do të jem i lumtur nqs me poezitë e mia do të arrij që sadopak të përmbush kënaqësitë tuaja dhe gjithë lexuesve tjerë. Nderimet e mia.
Adem Berisha
Adem Berisha
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 19/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA Empty Re: KRENARIA DHE PIKËLLIMI;ADEM BERISHA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi