Jusuf Gërvalla
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Jusuf Gërvalla
Fletë testamenti
në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me e kashtë
le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

Re: Jusuf Gërvalla
Lufta dhe arti
Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit
Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr
S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage
Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit
Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr
S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage
Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Re: Jusuf Gërvalla
Libri i shenjtë
shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton
mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon

Pluhur e ngjyrë
Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.
Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.

Nga memoaret e një shëtitësi
kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta

Skena nga jeta e fshatit
dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.

Vrasja e poetit
Më 01 tetor 1995 u mbushën pikërisht 50 vite nga lindja
e Jusuf Gërvallës në Dubovik të Deçanit,
vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah
të Gjermanisë. Nuk ka shqiptar në Kosovë që
s'di se kush është Jusuf Gërvalla. Po them
"është" meqenëse jam i bindur se nuk jetoi më kot
dhe as nuk ra fli më kot, shembulli i tij mbeti i gjallë
në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe
qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por
rrinë e qëndrojnë ...
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë,
vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë
është thënë e shkruar shumë dhe do të
thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J.
Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.
Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla
është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij
letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin
shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më
1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora",
Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin
e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e
kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e
harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe
mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka
faktin se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi
që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi
(megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit
të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë
"shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin
çilimillëqe për "gabimet" e tij).
Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të
"lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e
shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në
petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të
traditave të lashta gojore.
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal,
personal dhe individual. Poezia e tij na flet
drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht
njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar.
Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e
bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij
merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft
kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë"
dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e
këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë
ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj
qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak
dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e
më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më
shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të
folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e
figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes
gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në
vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi
të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije",
"pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr".
Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet
shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi
që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo
tejet të qëlluara të groteskës që e
quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve,
ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të
dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të
vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë
të patjetërsueshëm të poezisë së re
shqipe.

Zbriti së brendshmi
Gjer në FerrJetë-në thellësi
U ngjit së larti në Lartësi
Madhështor si kometa vetë
Duket-zhduket kurrë nuk tret
Fluturojnë e (s') bien Kanjushat e Verdha
Me njëqind plagë - Etje Dritëpastër: Flakë
Njëqind plagë në Madhështi
Atdheun në trastë dhe pak Vetmi
Një Mal mall - një Ëndërr me Lejlekë
Shtatë Qiej rrugë bëre
Në Baltë në Llucë në Shi...
S' di Ishulli i Ëndrrës a të kish Vetmi

Similar topics
» Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)
» ZËRI I DRINIT AN(POE)TIK: PËR (RI)BASHKIM ME NËNË SHQIPËRINË ETNIKE I -ZEQIR GËRVALLA
» ZËRI I DRINIT AN(POE)TIK: PËR (RI)BASHKIM ME NËNË SHQIPËRINË ETNIKE I -ZEQIR GËRVALLA
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi