Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jean De La Fontaine

Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Jean De La Fontaine

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:52

GJINKALLA DHE MILINGONA

Si kendoi gjinkalle e marre
Gjithe behare
E pa pisk se ishte trok
Kur i ra dimri mbi koke
Menjane s’kish vene ushqime
Mize e krimba as nje therrime
Shkoi t’ia qaje hallin dhe zine
Milingones qe e kish fqinje
Dhe e luti qe t’i huaj
Ca pak grure per disa muaj
Deri sa te dilte dimri
“Sa te ben, une ta paguaj
Para gushtit besa-bese
Kapital dhe interes”
Milingona s’te jep hua
Ja qe e ka kete te mete
“Veres c’beje a nuk me thua?”
I tha cinxerit te shkrete
-Dreke e darke qe pa gdhire
Une kendova e bera palle
-Qysh? Kendove? Shume mire,
dhe tani kerce, gjinkalle!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Re: Jean De La Fontaine

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:52

BUJKU DHE TE BIJTE

Punoni, djema, mos pertoni,
Se vec nga puna do fitoni.

Nje bujk i kamur vdejken kur ndjeu se e kishte prane
Therret te bijte e u flet pasi i merr menjane:
“Shikoni mire, u thote, - mos shitni trashegimne
Qe na kane lene te paret tane,
Se brenda nje thesar na lane.
Une vendin nuk e di, por, me pak guxim,
Per bese do ta gjeni, punoni pa pertim.
Leroni aren krejt, germoni, anembane,
Sa gushti te kete kaluar;
Mos lini nje pellembe toke pa e punuar”
Babai sa mbylli syte, te bijt me t’iu perveshen
Punes me hov te madh: germuan, deshen s’deshen
Aty, ketu, aq shume sa , kur u mbush nje vit
Nje grure i bukur aty u rrit
Te holla as nje dysh, por babai, nje dite
U kish treguar, plot urti
Se puna eshte flori.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Re: Jean De La Fontaine

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:53

LEPURI DHE BRESHKA

Kot te vraposh me kohe per udhe po s'u nise
Lepuri dhe breshka na lane kete deshmi:
"A veme bast tha breshka se ti s'arrin tek lisi
me shpejt se une?"- Se une? A je ne terezi?
I thote kafsha kembeshpejte
-Moj ndrikull shko ne farmaci
Merr nje ilac se nuk je ne vete"
-Jam a s'jam pune per mua
A veme bast? E si thua?
Me kater hapa hopthi lepuri me nje fryme
(me ata hapa qe ben kur qente s'e kapin dot)
Lepuri tek lisi arrinte me fertyme
Por kot qe te nxitohej; lodron edhe kullot
Bile ka kohe te bej edhe nje sy gjume
Dhe breshken e le te ece cale-cale
Te ngutet ngadale
Si ta kete per nder te dal fitimtar
Ne vrap me breshken me samar?
E le te ec, kullot e ben pushim
Dhe kohen e kalon me defrim
Per bastin s'e vret mendjen, por kur sheh
Se breshka po arrinte ne vendin e caktuar
Na niset si shigjete
Lepuri kembeshpejte
Por kot se breshka bastin tani e kish fituar
"A nuk kisha te drejte-
I thote- se te vendi do arrija me pare se ti?
Shpejtesia s'te hyri ne pune
C'do te beje valle sikur si une
Ne kuriz te kishe nje shtepi?"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Re: Jean De La Fontaine

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:53

La Fontaine ka lindur ne Chateau-Thierry (1621), pejzash i bukur i Ile-de-France dhe i Shampanjes, kurre s’ia paten ngritur zemren peshe dhe nqs poezia e tij i detyrohet shume, prirja e tij poetike s’i detyrohet aspak. Sidoqofte, bukuria e viseve te feminise rrinte e tulitur ne shpirtin e tij dhe shkrepetiu, per cudi, nga recitimi i disa vargjeve te rendomta te Malherbit: “C’do te thoni ju, raca te ardhshme….” Ky deklamim vajtimi shkaktoi, si duket, xixen poetike qe tridhjet vjet kontakti me natyren s’kishin mundur ta shkrepnin. Qe ne moshen djaloshare ai u fut ne shoqerine me te mire te krahines, mesoi ne kolegjin e Reimsit me femijet e familjeve te mira te Shampanjes dhe askush s’do te munde te parashikonte se ai do te merrej nje dite me letersi dhe poezi. Kujtoi se kishte prirje besimtarie dhe hyri ne Seminarin Saint-Magloire, nga doli pas nje viti e ca (1641-1642) dhe, si la teologjine, u be avokat , u martua me nje vajze nga familje gjykatesish dhe pati nje djale. Por s’u be as bashkeshort dhe as baba per te qene. Njezet vjet ishte zot (maitre) i ujerave dhe i pyejve te Chateau-Thierry, por ne kete detyre i pelqent me shume te bridhte luadheve dhe pyejve ne vend qe te merrej me punen qe duhet te kryente. Bredh dhe lexon shume : Marot, Malherbe, Voiture, Rabelais, shkrimtare franceze dhe italiane; pas shkrimtareve moderne zbulon shkrimtare e lashte, perkthen “Eunukun” e Terencit; ia paraqesin Nicolas Fouquet, kryeintedentit te fuqishem, qe i lidh nje pension te mire. I futur ne shoqerine me te shkelqyer te Frances, kalon dite te lumtura ne keshtjellen Saint-Mande (1659-1672). Kryeintendenti bie nga fuqia, por miku, qe s’e harron te miren qe i ka bere, i lutet mbretit Luigj i XIV qe ta fale dhe, si pergjigje, e degdisin per gjashte muaj ne Limoges, tok me t’ungjin. Kthehet dhe kontesha e Orleanit e merr ne mbrojtjen e saj. Muza e tij eshte ende e lehte, lodertare, por ate e pelqejne zonjat me emer, Madame de la Fayette dhe dukesha e re dhe camarroke Bouillon. Shkruan “Tregime” (Contes) (1664-1671). Gjate viteve 1672-1695 kur e humb mbrojtesen e vet dhe vajton vdekjen e Molierit, gjen te Madame de la Sabliere nje zane te mire salloni, i se ciles qender e shijes dhe e dijes, do t’i pjeke ashtu sic duhet fabulat me te mira te “fabulishtes”. “Flutur e Parnasit” “fluturon te cdo peme”, por jep aken e gjenise se vet te fabula, pikture e gjalle e kohes. Mbreti qe s’ia harron merine e vjeter per ato tregimet qe kishte shkruar dikur, dhe per artistin e pandreqshem e lejon me ne fund, Akademine qe ta pranoj ne gjirin e saj (1684). Ashtu sic ka lene pas dore njerezit e vet, madje edhe te birin do te kish nje pleqeri te zeze sikur Mdame de la Sabliere dhe Madame d’Hernant te mos ishin kujdesur per kete kalama te madh e hutaq qe merrej me ato kafshe e me ata njerez qe do ta benin te famshem dhe qe te “kapercente portat e pjerjetesise”. Vdiq me 13 Prill 1695.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Re: Jean De La Fontaine

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:54

Qeni dhe hieja

Gne me cha mish në gojë
Në për lumë do të shkojë.
Ujët është si pasqyra:
Qenitë ju duk fytyra,
Ju duk dhe mishtë më shumë!
Rryti t'a zërë në lumë.
Fat-ziu mbeti pa mish
Se humbi dh'atë qe kish
Se e la e - mori vala.
Neghoni ch'thotë përralla:
Gneriu që ve tama
Humbet dhe ghene që ka.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jean De La Fontaine Empty Re: Jean De La Fontaine

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi