Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred de Vigny

Shko poshtë

Alfred de Vigny Empty Alfred de Vigny

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:46

Bukuria Ideale

Alfred de Vigny



Ku është pra bukuria që ëndrron poeti'

Asnjë nga artet s'është interpretuesja e saj e denjë,

Atij do t'i plqente shpesh, i humbur nga ëndrra,

Të ngatërronte atë që Zoti veçoi për njeriun,

Do të donte t'ia shtonte kuptimet pikturës.

Nëse muza shkërbente sipas dëshirës Natyrën,

Format, mendimi dhe zhurmat e hallakatura,

Do vinin të mblidheshin në prizmin e arteve,

Qëndra ku bukuritë e bashkuara të gjithësisë

Sjellin në zemër të gjitha harmonitë,

Gjëmimet e ngjyrat, nga toka e nga qiejt,

Veskun për veshin e veskun për sytë,

Zgjimin e zogjve, këngën virgjërore,

Perlën dhe rrezet e agut mëngjezor,

Zërin rënkues të psherëtimave të natës,

Renë e humbur përmbi lumin prijës,

Shkreptimën që bie nga qielli duke çarë hapsirën

Si një shpatë e Zotit që kalon e rikalon,

Britmat e udhëtarit të humbur në pyll,

Thirrjen e këmbanares që dëgjohej përvajshëm

Fjalë dashurie përzierë me erën mbi dallgë,

Dhe emocionin e thellë të dhimbjeve të qashtra.

Do dëgjoheshin bashkë, do kapeshin me një vështrim

Në avujt e veriut dobësia e krenaria,

Krenaria mizore e egër e heronjve të resë;

Dhe bukuritë bjonde që qajnë në shtërngatë;

Këngët e tyre do ngriheshin në rrafshinat e ajrit,

Shqyti hyjnor do gjëmonte nën hekur,

Harpa e psherëtimat e elegjive të mjegullta

Do mplekseshin me britmat e orgjive të përgjakshme,

Dhe himnet vajtuese të vajzave të fitimtarit

Me qeshjen e luftëtarit që ndjen zemrën t'i shpohet.

Tragjedia e larë në lot do fliste lakuriq,

Njeriu do dëgjonte tingujt e një gjuhe të panjohur,

Më të bukur se zërat e Homerit e Miltonit,

Zotat do kuvendonin për fatkeqësitë e tokës.

Natën rrezja vetmitare e pyjeve

Duke u dridhur do zbriste në buzët e gjuetarit"



Fjalë që do na thonin zëulët me butësi

Çfarë është dashuria për njeriun në zemrën e hyjneshës.

Përpara altarit të ngashëryer prej një mrekullie të re,

Nën zjarrin e gjenisë të shpëtuar nga gërshëra

Mermeri fërgëllues do na thoshte nëse jeta

Eshtë një festë më e bukur kur na ftojnë aty

Në moshën që skuqet nga turpet e dashurisë,

Se në moshën që rënkon për të mos parë ditën;

Nëse për të arritur ekzistencën e flakën e saj

Më mirë të kesh që në lindje gjithë shpirtin e saj.

Por çfarë koncertesh të mëdha, çfarë fjalësh, çfarë ngjyrash

Të një bote të lëmuar do skicojnë dhimbjet

E mbi dallgën e përmbytjes do skalisin për ne

Madhështinë e fajtorit dhe të gjykatësit"

Në këtë vizatim të madhërishëm vërvitur mbi një mal

Mungojnë lëvizja, poteret, pafundësia;

Koncerti ku do ishte kjo skenë e derdhur

Do vajtonte formën dhe mendimin;

E nëse poezia provonte tablotë

Për të vazhduar kërdinë dhe lëvizjen e ujrave,

E vetme, pa ngjyrat, zërat melodiozë,

Ajo do kërkonte motrat e saj harmonike.

Zbrit pra, lirë trefishe, instrument i panjohur,

O ti! Që mes nesh s'ke ardhur akoma

E që duke u drobitur thërret gjeninë,

Pa ty asnjë bukuri, pa ty asnjë harmoni;

Muzikë, poezi, art i pastër i Rafaelit,

Ju do bëheni një Zot ", por në një altar të vetëm!

Kështu i flisja asaj"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred de Vigny Empty Re: Alfred de Vigny

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:47

Zbehtësi


Delphine de Girandin




Kur mbi ballin tënd t'bukur qeshte vashëria,

Kur përskuqej mbi buzët e tua nga zjarri,

Kur faqja e lulëzuar kremtonte rritjen tënde,

Kur jeta e dashuria të dukeshin veç një lojë:



Kur ende dukej të rritej shtati i zhdërvjellët

E Muza mbinte në vështrimet tua kaltërore;

Kur krahët e bukur zhveshur shtrëgonin guallin e verdhë

Në pyllin bjond të flokëve gjithë ar të kulluar;



Kur qeshjet fëminore të dridheshin mbi kraharor

Dhe gufmonin gjirin tënd pa e trazuar zemrën,

Ti s'ishe në atë kohë aq e bukur, Delfinë,

Sa n'kohën e pamjes së trishtë e zbehtësisë sate!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred de Vigny Empty Re: Alfred de Vigny

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:47

Poemat



Ti pyet për kë, nën puplat e tyre të reja,

Këto krimba, zogj të sapolindur, fluturonin, këndonin në kor"

Veç mbi gjirin tënd ato kanë përthyer krahët,

Kurrë s'kanë honepsur një sy përdhosës.

Mosmirënjohse, vetëm për ty ato duan të shfaqen.

Kanë lindur nga një pshertimë, e puthjeve të tua ndoshta,

Dhe, si imazhi yt, ato në zemër më flinin!



Nëse ti e dëshiron, për ty vetmitare e në hije,

Ato do këndojnë lehtaz, e gjiri yt i trazuar

Do mbulojë si një çerdhe luzmën e tyre t'ëmbël e t'mugët.

Por nuk do ti më mirë, bukuri krenare,

T'u japësh fluturim të lirë dhe qielli, perandoria e tyre,

Të ndjekë me sytë e tu të mëdhej kalimin e tyre, e të të thotë:

« Emri im me dashuri nën krahët e tyre është fshehur' »
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred de Vigny Empty Re: Alfred de Vigny

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:47

Porti



Një çengel mbi rërë, një litar i brishtë

Të mbajnë në port e, megjithatë, vapor i bukur,

Dy herë vala duke ikur të le mbi argjilë,

E dy herë, e ndezur, ti pluskon më e shkathët

Sa herë që uji kthehet!




Si ty, njeriu më kot ia kris, fshihet, mërgon:

Jeta më shpesh e trazon atë në fund të portit,

E ngren, pastaj e ul, rrebele a e bindur:

Sepse forca s'është asgjë, sepse s'ka asnjë strehë

Ndaj erës e ndaj fatit.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred de Vigny Empty Re: Alfred de Vigny

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi