Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adolf Hitler

Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Adolf Hitler

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 20:52

Adolf Hitler







Adolfi
Hitler lindi ne Austri ne 20 prill 1889 ne qytetin Branau am In. Babai
i tij , Alois,ishte femije i paligjshem dhe per nje kohe te gjate
mbante mbiemrin e nenes se vete Shikelgruber, ndersa pas 1876 ai e
nderroi mbiemrin ne Hitler. Adolfi kurre nuk e perdori mbiemrin
Shikelgruber, por ky fakt ( i ilegjimitetit te te atit) u perdor nga
kundershtaret e tij politike ne Vjene ne vitet '30.

Vitet e para. 1889- 1918.

Pas daljes se te atit ne pension nga sherbimet doganore te Habsburgeve,
Adolf Hitler e kaloi femijerine e tij ne lagjet e Linzit, kryeqendres
se Austrise se Siperme. Alois Hitler vdiq ne 1903 duke lene nje pension
dhe disa para menjane per te mbeshtetur te shoqen dhe femijet. Adolfi
vazhdoi studimet ne shkolles pas fillores, pro ne saje te rezultateve
te dobeta nuk mund te siguronte deftesen deri ne 1905 kur ishte 16 vjec.
Me pas ai shpenzoi 2 vjet duke ardhur verdalle ne Linc, duke e ushqyer
veten me endrrat grandioze per tu bere nje piktor i famshem, pa bere
asnje perpjekje tjeter per te siguruar jetesen. E ema ishte e
pafuqishme ndaj vullnetit te fuqishem te te birit. Pas vdekjes se saj
ne 1908,Hitleri mund te siguronte nje sasi te vogel parash nga pasuria
e saj, gje qe e lejoi te shtynte dhe disa kohe i papune.
Ambicia e tij ishte per te studiuar per artet , por deshtoi dy here te
pranohej ne Institutin e Arteve te Bukura. Fitonte shuma te vogla duke
pikturuar kartolina dhe reklama duke u endur nga nje bashki ne tjetren.
Gjate kesaj periudhe ai beri nje jete te izoluar dhe te vetmuar.
Ne keto vite, Hitleri mori pasojat e asaj qe do te karakterizonte jeten
e tij te mevonshme: Pamundesi per te krijuar lidhje shoqerore,
mostolerance dhe urrejtje ndaj borgjezise dhe jo-gjermaneve, ne vecanti
cifuteve, tendenca per pasion dhe gadishmeri per te jetuar ne nje bote
fantastike per ti shpetuar varferise dhe deshtimit te tij.
Ne 1913 , Hitleri shkoi te jetonte ne Mynih. Perkohesisht u thirr ne
Austri per tu regjistruar per sherbimin ushtarak, por u pranua meqe
kishte fizik te dobet dhe ishte shume i pafuqishem per te mbajtur arme.
Kur shpertheu Lufta e Pare Boterore, ai u ofrua si vullnetar ne
ushtrine gjermane duke u rekrutuar ne Regjimentin e 16-te bavarian te
kembesorise. Sherbeu ne lufte dhe u plagos ne tetor te vitit 1916, u
demtua me gazra kimike ne 1918. Ai ishte ne spital kur lufta mbaroi.
Pervec kohes qe kaloi ne spital, gjate luftes, pjesen tjeter te kohes
Hitleri e kaloi ne vijen e frontit si korrier. U dekorua dy here gjate
luftes per trimeri ne luftim, ne dhjetor te vitit 1914 me Kryqin e
Hekurt te klasit te dyte dhe ne gusht 1918 me Kryqin e Hekurt te klasit
te pare ( nje dekorate e rralle per rreshteret).
Hitleri e priti luften me entusiazem. Ishte si nje lehtesim barre per
te nga jeta mizerabel civile. Ne te ai gjeti shoqeri armesh, disipline
dhe pjesmarrje ne nje konflikt qe e kenaqte pa mase. Gjithashtu ai
konfirmoi dhe bindjet e tij per veteimponimin, pabarazine dhe virtytet
heroike e luftes.

Vitet e perpjekjeve 1919-1924

Pasi doli nga spitali ne nje atmosfere konfuze qe pasoi humbjen e
Gjermanise, Hitleri vendosi te bente pune politike per te shkaterruar
marreveshjen e paqes qe ai e denoncoi si te patolerueshme. Deri ne
prill te vitit 1920 ai figuronte ne borderote e regjimentit te tij ,
ndersa ne nentor 1919 ai u fut ne nje parti te vogel te atehershme,
Partine Punetore Gjermane si agjent politik i ushtrise . Ne 1920 ai u
be pergjegjes per propaganden e partise dhe la ushtrine per ti dedikuar
kohen dhe jeten riorganizimit te partise, te riemeruar si Partia
Nacional Socialiste e Punetoreve Gjermane ( NSDAP) e njohur shkurt si
naziste.
Kushtet ishin mese te pershtatshme per krijimin e nje partie te tille.
Urrejtja per fuqite fituese te luftes, kaosi ekonomik, kishin krijuar
mjaft te pakenaqur ndaj qeverise demokratike gjermane.Kjo gje ishte
akoma me e mprehte ne Bavari , ku pakenaqesia ndaj qeverise ne Berlin
shprehej akoma ne teper,ku Hitleri kaloi vitet '20 te jetes se tij. Ne
vitin 1920 nje grusht shteti ushtarak vendosi nje qeveri te djathte.
Mynihu u be vend perqendrimi i ish ushtarakeve, te pakenaqurve me
demokracine, antareve te Freikorps ( Freikorps u krijuan ne vitet
1918-19 nga ushtarake qe refuzuan te kthehen ne jeten civile). Shume
nga keta individe u rradhiten ne rradhet e Partise Naziste.Njeri prej
tyre ishte dhe Ernest Rem, i cili ishte ne Partine Naziste para
Hitlerit. Duke qene antari shtabit te ushtrise per distriktet e
Bavarise ai arriti te rekrutoje ushtarake per te krijuar SA (
SturmAbteilung), forca te armatosura qe mbronin mitingjet e nazisteve
dhe qe sulmonin dhe ushtronin dhunen ndaj socialisteve dhe komunisteve.
Keto trupa u perdoren nga Hitleri per mbeshtetjen e skemave te tij qe
synonin sigurimin e pushtetit.
Ne vitin 1921 Roem, mundi te siguroje dhe mbrojtjen e qeverise
bavariane e cila bazohej ne ushtrine lokale dhe ne trupat politike te
Roemit per te vendosur rregullin dhe qetesine, duke pranuar keshtu
politiken e imponimit te nazisteve.
Megjithese kushtet ishin teper te favorshme per rritjen e partise,
Hitleri i nuk i shfrytezoi ato plotesisht. Ai e gjeti partine te vogel,
te pamjaftueshme, me nje program me principe nacionaliste dhe
socialiste, por me nje udheheqje te percare dhe me mjete te
pamjaftueshme. Por programi partiak ishte i pamjaftueshem per Hitlerin
per te fituar pushtetin. I gjendur ne mes te liderve kundershtare qe
luftonin gjithashtu per pushtet, Hitleri kerkonte me teper liri
veprimi. Keshtu ai ofroi doreheqjen e tij.
Te ndergjegjesuar se Hitleri ishte nje person i cili u ofronte
publicitet dhe dinte te terhiqte fonde nga simpatizante, udheheqesit e
partise naziste e zgjodhen ate president te partise me fuqi te
pakufizueshme ne korrik te vitit 1921. Ne keto kushte , Hitleri arriti
te krijonte nje levizje te tille, mistika dhe forca e se ciles do ti
bente antaret e saj besnike te tij. Per te realizuar fjalimet e tij te
zjarrta propagantistike, Hitleri perdori organin e shtypit te partise,
gazeten "Felkisher Beobahter" ( Vezhguesi Popullor).
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 20:53

Nepermjet disa mitingjesh shume te sukseshme auditori i tij u rrit nga
disa qindra degjues ne disa mijera. Hitleri ushtroi talentin e tij qe
magnetizonte masat dhe ne te njejten kohe mblodhi rreth tij lidere te
tjere naziste si :Alfred Rozenberg, Herman Goering, Rudolf Hes dhe
Julius Shtraiher.

Zenithi i rritjes se fuqise ne partise naziste ne Bavari u duk me pucin
e nentorin 1923 kur Hitleri dhe gjenerali Erih Ludendof shfrytesuan
paligjesine dhe rremujen qe ekzistonte per te detyruar udheheqesit
lokale dhe komandantet e ushtrise lokale te shpallinin nje revolucion
kombetar. Sidoqofte puci i Hitlerit deshtoi. Gjate gjyqit qe iu be per
perpjekjen per rrezim te qeverise, Hitleri ndonese roli qe kishte
luajtur gjate pucit nuk ishte aspak i lavdishem, shfrytezoi
publicitetin e gjyqit ne favorin e tij.
Gjithashtu ai mesoi dicka te vyer na ky puc: Qe te merrte pushtetin ai
duhej ta bente kete me mjete legjitime. Ai u denua me 5 vjet burg, por
beri vetem 9 muaj nga denimi i tij, ne komfortin e burgut te
Landsbergut, duke perfituar nga nje amnisti. Gjate kesaj kohe ai se
bashku me Rudolf Hes pergatiti volumin e pare te "Mein Kampf".
Idete e Hitlerit i kane gjurmet e tyre ne levizje politike dhe ne
shkrime ideologjike te vjetra, qe nga koha qe banonte ne Vjene. Ai i
shihte pabarazine midis racave dhe individualeve si nje natyre e
pakundershtueshme e rregullit natyror dhe e shihte "Racen Ariane si te
vetmin element krijues te njerezimit. Njesia natyrale per lindjen e
races njerezore ishte kombi, nga te cilet ai gjerman ishte me i madhi
nga te gjithe dhe shteti ekzistonte vecse per te sherbyer kombin;
republika e Vajmarit e tradhetoi nje ekzistence te tille. Gjithe morali
dhe e verteta gjykohej mbi bazen e ketij kriteri: A ishte apo jo
konform dhe nese ruante interesat e kombit."
"Bashkimi i kombit u themelua ne ringjalljen e Fyhrerit dhe pushtetit
te tij absolut. Poshte Fyhrerit vinte partia e cila ishte e perbere nga
elementet me te mire te kombit dhe ishte njekohesisht shpetimtarja e
tij."
Sipas kendveshtrimit te Hitleri, armiku kryesor i nazizmit nuk ishte
demokracia liberale, e cila ishte ne prag te shembjes se saj, por
Marksizmi me isistencen e tij per internacionalizem dhe luften e
klasave. Pas Marksizmit, Hitleri shihte armikun me te madh nga te
gjithe: Cifutin, te cilin ai e shihte si nje ringjallje te se keqes dhe
si nje figure mitike qe perfaqesonte gjithcka ai urrente dhe kishte
frike. Htleri besonte se gjermanet ishin "nje race superiore" dhe qe
ishin ne perpjekje te vazhdueshme me "racat inferiore".
Per te cifutet, romet ( jevgjit) dhe njerezit me te meta mendore ishin
nje rrezik biologjik per "racen ariane" gjermane , te cilen ai e quante
"raca sunduese" ( master race). Hitleri dhe nazistet akuzuan cifutet
per humbjen e LIB nga Gjermania si dhe per shperndarjen e partive
komuniste ne mbare Evropen.

Deshira per pushtet 1924.
Gjate kohes qe Hitleri ishte ne burg, partia naziste u dezintegrua nga
rivaliteti i brendshem. Kur ai doli nga burgu ne 1924, kushtet
ekonomike per republiken e Vajmarit kishin ndryshuar , plani DAWES
ishte futur ne fuqi , plan i cili e beri kete republike me te
respektuar.
Hitlerit iu ndalua te mbante fjalime deri vone ne 1927. Sidoqofte
partia e tij u rrit ngadale ne numra, ndersa ne 1926 ai fitoi
popullaritet me te madh nga Gregor Shtraser, cili kishte gjithashtu
themeluar nje levizje rivale naziste ne Gjermanine e Veriut.
Renia ekonomike e 1929, shenoi nje periudhe te re jostabiliteti
ekonomik dhe politik. Hitleri beri aleance me nacionalistin Alfred
Hugenberg ne nje fushate kunder planit YOUNG. Nepermjet mbeshtetjes se
partise nacionaliste te Hugenbergut dhe te gazetave qe ai kontrollonte,
Hitleri per here te pare pati rast te kishte nje audience
mbarekombetare. Gjithashtu me forcen e dhuruar te agjitacionit ai mund
te terhiqte rreth tij manjatet industrialiste dhe biznesmene, fondet
politike te te cileve ishin aq shume te domosdoshme per themelimin e
nje levizjeje te djathtes ekstreme, nje klase qeveritare antipunetore.
Te ardhurat e siguruara nga Hitleri, forcuan se tepermi bazat ekonomike
te partise naziste , nderkohe qe ai ndermori nje sere intringash per te
siguruar mbeshtetjen e presidentit. Pjestare te tjere te ketyre
intrigave ishin dhe Franc fon Papen,gjenerali Kurt fon Shlaiszer, Oto
Majsner dhe Oskar Hidenburg. Ne zgjedhjet e nentorit 1932, meqe partia
naziste nuk kishte fituar me menyre absolute shumicen e votave qe do ta
benin Hitlerin kancelar, ai refuzoi postin duke shkaktuar perseri
zgjedhje. Ne kete menyre ai shfrytezoi kushtet kushtetuese ne favor te
suksesit te tij. Keshtu lindi mithi i Hitlerit.
Ai e propagandoi kete mith ne te gjitha mjetet e agjitacionit qe ishte
e mundur me nje zotesi prej aktori te sprovuar. Ai u absorbua ne rolin
te cilin i krijoi vetes dhe mbeti nje politikan i regjur qe llogariste
cdo gje, sidomos dobesin e pozicionit te tij, duke marre me teper se
cdo kush tjeter dhe duke shfrytezuar cdo situate ne favor te tij.
Keshtu ne janar 1933, Hindeburg e ftoi ate te behej kancelar me fuqi te
plota, duke pasur mbeshtetjen njekohesisht te Fon Papen dhe Hugenbergut.
Jeta personale e Hitlerit u be me komforte dhe me e pasur se bashku me
suksesin partiak. Pasi u lirua nga burgu ai shkoi te jetonte ne
Obersalcberg, afer Bershtegarden. Te ardhurat e tij ne kete kohe vinin
nga fondet partiake dhe nga shkrimet e tij ne gazetat nacionaliste. Kur
u be kancelar, ai i pranoi komfortet qe shoqeronin postin, por ngeli i
pavarur prej tyre.
Ai ishte indiferent ndaj veshjeve dhe gjelleve, nuk piu kurre cigare,
kafe ose caj. Vazhdoi dhe si Fyhrer te rebelonte kunder rregullave te
punes dhe rutines. Kete ai e quante si trashegimi nga temperamenti
artistik qe kishte.
Kur shkoi te jetonte ne Bershtesgarden, e motra e tij me baba tjeter e
shoqeroi ate se bashku me dy vajzat e saj. Hitleri e devotoi veten tek
njera prej tyre, por mania dhe xhelozia e tij posesive e detyroi kete
vajze ne vetevrasje. ( Disa burime thone se ate e vrau vete Hitleri,
pasi ajo ishte lidhur me nje djale me origjine cifute). Hitleri ishte
per shume kohe pas vetevrasjes se vajzes i pangushelluar.
Ne vitet e mevonshme, Eva Braun, nje ndihmese e fotografit te Hitlerit,
ra ne dashuri me te. Hitleri rralle e lejoi Even te vinte ne Berlin dhe
te dilte publikisht me te. Refuzoi te martohej me te duke thene se ai
"ishte martuar me Gjermanine", por nuk donte qe martese me Braunin ti
ndalonte atij hapat e karieres politike. Eva Braun ishte nje vajze e
dashur dhe zemermire , por pa ndonji kapacitet intelektual. Virtyti i
saj i madh ne syte e Hitlerit ishte besnikeria e saj e padiskutueshme.
Per mirenjohje per kete besnikeri, ai e beri ate gruan e tij ne fund te
jetes se tij.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 20:53

Revolucioni dhe Rendi i Ri.

Kur erdhi ne pushtet, Hitleri arriti te konsolidonte diktaturen e
tij.Ai siguroi mbeshtetjen e Presidentit, ne menyre qe shumica e
parlamentit te mos merrej parasysh. Djegia e Rajhshtagut ne 27 shkurt
1933 i ofroi atij nje pretekts per te nxjerre nje dekret ku hiqeshin te
gjitha te drejtat dhe lirite, nderkohe qe intesifikoi dhunen kunder
kundershtareve te tij poltike. Ne keto kushte nazistet moren 43.9 % te
votave.

Ne mars , Rajhshtagu u mblodh ne kishen e garnizonit te Potsdamit, ne
nje shfaqje teatrale ne te cilen Hitleri donte te tregonte unitetin e
levizjes se tij. Me nje dekret te miratuar nga deputetet naziste,
nacionaliste dhe ata te qendres, Hitleri mori fuqi te pakufizuara .
Duke qene se ishte shume i sukseshem, Hitleri nuk e ndjeu te nevojshme
te vazhdonte revolucionin e tij. Miratimi nga bashkepunetoret e tij
ishte i domosdoshem qe presidenca e tij te ishte e vazhdueshme. Ernst
Remi ishte nje nga ideatoret e "revolucionit te vazhdueshem". Ai dhe
trupat e tij SA nuk gezonin vec besimin e ushtrise. Megjithese Hitleri
i kishte dhene Remit nje post ne qeverine e tij, ai perseri vazhdonte
te ishte shume i fuqishem si komandant i SA, gje qe kishte krijuar
pakenaqesi tek Gering dhe tek Hornet Hammer, te cilet donin ta hiqnin
qafe Remin,por Hitleri hezitonte deri ne fund. Por ne 29 Qershor 1934,
ai mori vendim dhe urdheroi "Naten e thikave te medha". Ernst Remi dhe
zevendesi i tij Edmund Hajnes, si dhe Gregor Shtraser dhe Shlajher dhe
te tjere u ekzekutuan pa gjyq. Mijera te tjere perfunduan burgjeve. Sa
u shperndane ose u absorbuan nga SS, roja personale e Hitlerit.
Udheheqesit ushtarake, te kenaqur nga shperndarja e SA, mbeshteten
vendimet e Hitlerit. Kur presindenti Hindenburg vdiq ne 2 gusht 1934,
Hitleri se bashku me fon Papen kryen aktin e bashkengjitjes se
presidentit dhe te kancelarit ne nje figure, e cila do te ishte
Hitleri. Hitleri arriti deri aty sa te kerkonte nga ushtaraket te benin
betimin ushtarak duke iu betuar atij ne emer per besnikeri. Rimekembja
ekonomike e Gjermanise dhe ulja e papunesise e beri regjimin me te
pranueshem. Nje kombinim i tiranise dhe i suksesit solli mbeshtetjen e
90% te votuesve ne nje plebishit.

Kur mori pushtetin Hitleri i kushtoi pak vemendje organizimit dhe
mbarevajtjes se puneve te brendsheme te shtetit nazist. I pergjegjshem
per vijat e trasha te politikes shteterore si dhe per terrorin kunder
oponenteve te tij, ai ia la ne dore mvartesve te tij detajet politike.
Duke lejuar te krijoheshin zyra dhe institucione te pavarura nga njera
tjetra, por asnjehere te fuqishme aq sa te vinin ne dyshim pushtetin e
tij absolut, Hitleri i lejoi keto organizata apo institucione te
ushtronin pushtet absolut dhe arbitrar ne sferen e tyre te ndikimit.


Nje popull, nje Rajh! ( Ein Volk, Ein Reich)

Politika e jashtme ishte ajo qe i terhoqi me teper vemendjen Hitlerit.
Objektivat e tij ishin pershkruar ne "Mein Kampf" dhe ai vuri te gjitha
mundesite e tij ne realizimin e tyre. Hitleri ishte admirues i
pangjermanizmit te austriakut George von Shmerer dhe ambicia e tij
personale ishte realizimi i ketij bashkimi. Pervec ketij bashkimi,
hapesira jetike do te ishte ne perhapjen ne Lindje, drej Polonise,
Ukraines, Rusise ku Gjermania kishte me teper mundesite te perfitonte
toke te punueshme dhe lende te para. Nje perhapje e tille do te
rinovonte konfliktin historik me popujt sllave, te cilet do te
ktheheshin ne mvartes te races teutonike qe do te vendoste Rendin e
Ri.Kolonite nuk perfshiheshin ne doktrinen naziste, sepse sipas
Hitlerit ato kerkonin nje flote te fuqishme qe Gjermania nuk e kishte
dhe se ato mund te bllokoheshin fare kollaj nga Anglia-si te tilla,
humbisnin krejt vleren e tyre.
Hitleri e shihte Italine fashiste si nje aleat natyral te Gjermanise,
me nje rivalitet te perkohshem i cili nuk binte ne sy. Anglia, ishte
nje aleat i mundshem i Gjermanise, por ajo kishte hequr dore nga
politika e saj tradicionale e mbajtjes se balancave ne Evrope, duke
shikuar interesat e saj ne kolonite. Franca ishte armiku natyral i
Gjermanise dhe si e tille pengonte ekspansionin ne Lindje. Ajo duhej
asgjesuar, ne menyre qe hapesira jetike ne Lindje te behej e mundur.
Perpara se kjo perhapje ne lindje te ishte e mundur, Gjermania duhej te
clirohej nga "prangat" e Traktatit te Versajes. Hitleri perdori artin e
propagandes per ta paraqitur veten si kalores te antibolshevizmit ne
Evrope dhe si njeri i paqes, i cili donte te hiqte vecse pabarazite qe
kishte vendosur Traktati i Versajes.
Hitleri terhoqi Gjermanine nga Konferenca e Carmatimit te Gjeneves dhe
nga Lidhja e Kombeve ne tetor 1933, por ratifikoi nje pakt mossulmimi
me Polonine ne janar 1934. Cdo shkelje e traktatit te Versajes u
shoqerua me nje oferte per bisedime dhe marreveshje. Vetem nje here ai
e toleroi veten. Kur nazistet austriake ne perpjekje per te bere nje
grusht shteti ne korrik 1934, humben udheheqesin e tyre Dollfuss, sipas
udhezimeve te Hitlerit, trupat e Musolinit marshuan dhe territorin
austriak. Hitleri nuk u kunderpergjigj, duke i lene ata qe zbatuan
urdhrat e tij ne meshire te fatit.
Ne janar 1934, nje plebishit ( referendum) ne zonen e Saar e riktheu
kete zone nen zoterimin e Gjermanise, nderkohe qe Hitleri gjeti rastin
te bente pretendime te metejshme ndaj Frances.Ne qershor 1935 ai filloi
negociatat per nje marreveshje detare me Britanine e Madhe, ndersa ne
mars 1936, duke patur si justifikim nje pakt ushtarak te nenshkruar nga
BRSS dhe Franca ai rimilitarizoi zonen e Rinit. Kete vendim Hitleri e
mori ne kundershtim me keshillat e shtabit te ushtrise gjermane. Me
vone vete Hitleri do te deklaronte se nese Franca do te kishte kryer
sulmuar Gjermanine ne mars 1936 duke kerkuar zbatimin strikt te
traktatit te Versajes, ai do te ishte terhequr dhe lufta ne Poloni ne
1939 do te ishte evituar.
Ne tetor 1936 u krijua boshti italo-gjerman, ndersa me pas erdhi dhe
Pakti Antikomitern me Japonine. Ne nentor 1937, Hitleri u zbuloi planet
e tij sekrete per konfliktin qe do te vinte me vone udheheqesve te tij
ushtarake.
Ne keto momente, Hitleri hoqi menjane ata qe nuk besonin plotesisht tek
doktrina e tij naziste: Hjamar Shaht, qe kishte deklaruar se plani i
riarmatimit do te ishte nje rrezik per ekonomine gjermane, Verner fon
Blomberg dhe Verner fon Fric -perfaqesues te ushtarakeve profesioniste
si dhe Konstantin fon Nojrat ne politiken e jashtme.
Ne shkurt 1938, Hitleri ftoi kancelarin austriak, Kurt fon Shushning ne
Bertesgarden, duke e detyruar te nenshkruaje nje pakt qe do tu jepte
dore te lire nazisteve austriake. Kur Shushningu kerkoi te ridiskutonte
ceshtjen e marreveshjes duke vendosur nje plebishit per ribashkimin me
Gjermanine, Hitleri u pergjigj duke invaduar me trupat e tij. Pritja
entuziaste nga austriaket si dhe manipulimi i plebishitit, bene qe
Austria te aneksohej nga Gjermania . Hitleri u kthye ne Vjene
triumfator, ne skene e deshtimeve dhe vuajtjeve te tij rinore. Asnje
rezistence nuk u be nga Franca dhe nga Anglia, ndersa Hitleri kishte
pasur nje kujdes te vecante te kishte mbeshtetjen e Italise. Ne kete
menyre Hitleri shpalli mirenjohjen e tij te pavdekshme ndaj Musolinit.
Sigurimet e dhena nga Hitleri se Anschluss-i nuk do te ndikonte ne
marredheniet e Gjermanise me Cekosllovakine, dolen false kur Hitleri i
kerkoi Konrad Hajlenit, liderit te minoritetit gjerman ne Cekosllovaki,
te bente sa me teper kerkesa te pamundura per gjermanet e Sudeteve, ne
menyre qe te provokonte nderhyrje ushtarake per te justifikuar
aneksimin e Cekosllovakise.
Deshira e Britanise se Madhe dhe Frances te benin presion ndaj qeverise
cekosllovake per ti dhene Hitlerit sa me teper te ishte e mundur ne
menyre qe te evitohej nje lufte ( te cilat ato si nenshkruese te
pakteve te perbashketa me Cekosllovakine ato duhet te nderhynin ne
favor te saj me ndihma ushtarake ne njerez dhe materiale). Nderhyrja e
Musolinit beri qe Hitleri te pranonte marreveshjen e Mynihut ne 30
shtator 1938. Megjithate Hitleri ngeli i pakenaqur qe nuk iu dha
mundesia te kishte nje fitore ushtarake impresive.
Sic pritej , Hitleri nuk do te humbiste rastin te provokonte pretekste
per pushtimin e gjithe Cekosllovakise, bazuar ne pakenaqesi sllovake.
Ne 16 mars 1939 ai shpalli shperberjen e shtetit te cilin ai si
austriak kurdohere e kishte konsideruar si jonatyral. Menjehere pas
kesaj, qeveria lituane u detyrua te dorezonte portin e Memelit ne
kufirin e Prusise Lindore tek Gjermania.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 20:53

Marshimi drejt luftes totale.

Hitleri ishte tanime i gatshem te vinte ne veprim planin e tij per
hapesiren jetike ne Lindje. Perballe nje Polonie qe nuk pranonte asnje
kompromis , e garantuar nga Britania e Madhe dhe Franca, Hitleri u
drejtua nga Italia me te cilen lidhi Paktin e Celikte ne maj 1936. Per
te siguruar mosperzierjen e BRSS gjate fushates se ai donte te
ndermerrte ne Poloni, ai nenshkroi ne 23 gusht 1939 nje pakt mossulmimi
me Stalinin. Nenshkrimi i ketij pakti, i hapi rrugen Hitlerit per
sulmin e 1 shtatorit 1939 kunder Polonise. Anglezeve dhe francezeve nuk
u ngeli gje tjeter vecse nga ana e tyre ti shpallnin lufte Gjermanise
ne 3 shtator 1939.
Hitleri vuri ne pune planin e tij, duke gjykuar me perpikmeri deshiren
per nderhyrje ose jo te demokracive evropiane. Megjithese fushata ne
Poloni po shkonte shume mire, ai perseri ishte i shqetesuar per
nderhyrjen e Anglise dhe Frances. Por keto te fundit i bene nje "Lufte
te cuditshme"-asnje veprim luftarak nuk u ndermor nga keto ne shtator
1939. I bindur ne drejtesine e gjykimeve te tij dhe te pagabueshmerise
ne predispozitat e aleateve, ai vazhdoi planin e tij per pushtimin.
Por kur fushata polake mbaroi me sukses, dukej qarte se Franca dhe
Anglia nuk ishin te interesuara per te filluar bisedime per paqe.
Keshtu Hitleri vendosi te sulmonte ne Perendim.
Ne prill 1940 sulmoi dhe pushtoi brenda nje afati te shkurter
Danimarken dhe Norvegjine. Me pas iu drejtua Frances duke invaduar ne
Ardene, nderkohe qe francezet prisnin sulm nga Vendet e Uleta. Vija " e
pathyeshme" Mazhino ne fakt ra si nje kala rere e goditur nga valet e
divizioneve te blinduara gjermane. Duke dashur te tregohet dashamires
dhe i hapur per bisedime, Hitleri mbajti tanket e drejtuara nga
gjenerali Guderian jashte Dynkerkut, duke lene te ikin rreth 330 mije
ushtare angleze. Ne qershor 1940 dhe Musolini i shpalli lufte Frances
se gjunjezuar nga gjermanet. Pas nje lufte te sukseshme "rrufe" e cila
zgjati vetem 14 dite, Hitleri detyroi francezet te nenshkruanin
armepushimin ne te njejtin vagon treni ku ishte nenshkruar dhe traktati
i armepushimit ne 1918 ne shenje hakmarrje.
Stacioni tjeter do te ishte invazioni i Anglise. Por fillimisht duhet
te behej bombardimi ajror i saj, ne menyre qe te detyrohej te
kapitullonte sa me shpejt ne nje invazion nga ana e gjermaneve. Por
Anglia rezistoi me teper nga c'priste Hitleri. Nga ana tjeter e
frontit, BRSS kishte pushtuar pjesen tjeter te Polonise ne baze te
marreveshjes se mossulmimit me Gjermanine si dhe Besarabine. Per te
mbajtur sovjetiket larg ndikimit te tyre, Hitleri detyroi Hungarine dhe
Rumanine te nenshkruanin pakte aleance me Gjermanine.
Por planet e Hitlerit per nje fushate te shpejte ne pranvere te 1941
kunder BRSS i prishi disfata e madhe e Musolinit ne Greqi. Ne tetor
1940 Italia sulmoi Greqine, por shpejt u detyrua te terhiqej duke
pesuar humbje te renda. Nje grusht shteti ne Jugosllavi, qe hoqi nga
pushteti palen politike qe kishte nenshkruar aleance me Hitlerin e
detyroi Hitlerin te nderhynte dhe aty.I ofenduar personalisht hitleri
vendosi te nderhynte kunder Jugosllavise. Keshtu ne prill 1941, ndersa
divizionet e Wehrmachtit sipas planit te Hitlerit duhet te sulmonin
BRSS, ato u drejtuan ne Ballkan kunder Jugosllavise dhe Greqise.
Megjithe fitoren e shpejte, Hitleri nuk degjoi as Rommelin, as
Admiralin Reder te dergonte forcat gjermane ne Afrike per te bllokuar
komplet kanalin e Suezit, aq vital per Angline. Me vone do te provohej
se ai ishte gabuar duke mos transferuar forca per opercaionin
"Barbarosa" qe ai kishte nder mend dhe qe i ishte bere fiksim.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 20:54

Perandoria e pambaruar.

Kur operacioni "Barbarosa" filloi ne 22 qershor 1941, Hitleri ishte aq
i sigurt per nje fitore te shpejte, saqe nuk i furnizoi trupat e tij me
veshje dimerore. Megjithe perparimin e rrufeshem te ushtrise gjermane ,
e cila u fut ne territorin e BRSS si thika ne gjalpe, Gjermanet nuk
arriten te asgjesonin plotesisht Ushtrine e Kuqe.
Duke menjanuar plotesisht gjeneralet e vet, Hitleri refuzonte opinionet
e tyre si specialiste ushtarake dhe ne vije te frontit. Keshtu ai
kishte divergjenca me ta se cili do te ishte objektivi i sulmit
kryesor. Duke humbur kohe me urdhera e kundra-urdhera qe shpesh ishin
ne kundertim me njeri tjetrin, ai humbi idene se kush ishte objektivi
kryesor. Nje kundersulm i papritur i Ushtrise se Kuqe ne dhjetor 1941
tregoi qarte se nje fushate e vetme do te ishte e pamundur per
realizimin e objektivit-pushtimit te Rusise.
Te nesermen e sulmit japonez ne Perl Harbor, Hitleri i shpalli lufte
SHBA, megjithese pakti qe kishte me Japonine ishte i nje karakteri
mbrojtes( jo aleance ushtarake). I drejtuar gabimisht nga kendveshtrimi
qendro-evropian i gjeostrategjise politike, Hitleri neglizhoi te
vleresonte potencialin ushtarako-ekonomik te SHBA dhe kontributin e
tyreqe do te pasonte ne Evrope.
Udheheqja e Hitlerit ne 1942 u karakterizua nga gabime te tjera ne
gjykimin e situatave. Nderkohe qe me pak perpjekje ne Mesdhe dhe ne
Atlantik ai mund te kishte rezultate te rendesishme per perfundimin e
luftes ne favor te tij , ai humbi gjykimin e synimit ndaj nje objektivi
te caktuar. Gjykim ky qe e coi ne humbjen e rastit per te pushtuar
Stalingradin kur ky ishte akoma i pambrojtur.
Nderkohe Hitleri pergatiste terrenin per vendosjen e Rendit te Ri ne
Evrope. Kampet e perqendrimit u shtuan si numer, ndersa si rivovim i
semure i kesaj lufte u shtuan dhe kampet e shfarosjes.Si dhe skuadrat e
levizshme te shfarosjes "Einsatzgruppen". Viktimat me te shumta ishin
cifutet e Gjermanise, Polonise, Rusise etj. Ne fund te luftes rreth 6
milione cifute ishin zhdukur.
Fushata e vrasjes masive ishte e vetmja zgjidhje per "problemin cifut"
sipas kendveshtrimit te Hitlerit. Sa me teper shtohej numri i viktimave
, aq me teper uleshin vuajtjet e racave te tjera sipas tij. Ai arriti
deri aty sa te nxiste dhe nacionaliste te kombeve te tjera te
diskriminonin cifutet. Keshtu per shembull ne Ukraine, cifutet u
perndoqen nga gjermanet por edhe nga nacionalistet vendas.
Humbja e betejes se El-Alameinit ne fund te 1942 dhe disfata ne
Stalingrad ne fillim te 1943 shenoi nje kthese ne lufte dhe nje kthese
ne karakterin e Hitlerit gjithashtu.
Megjithese suksesi qe ai kishte enderruar ishte realizuar, kjo e izoloi
ate me teper nga realiteti. Duke drejtuar luften nga shtabi i vet,
refuzonte te vizitonte qytetet gjermane te bombarduara, madje arriti
deri aty sa te mos kishte besim tek gjeneralet e vet te cilet ishin ne
vijen e frontit. Sekretari i tij personal, Martin Borman bente cmos qe
Hitlerit ti arrinin vetem lajmet e mira, njekohesisht ai u be i varur
nga doktori i tij Theodor Morell dhe vaksinat e tij.Por as vaksinat nuk
ishin te mjaftueshme qe ta benin ate te perballonte reagimin e tij te
dobet ne fatkeqesite qe do te vinin.
Arrestimi i Musolinit ne tetor 1943 dhe kapitullim i Italise bene qe ai
te drejtonte jo vetem fushaten e pushtimit te Italise nga gjermanet por
deri dhe operacionin e rrembimit te Musolinit, per ta vene ate ne krye
te nje qeverie fashiste ne Italine e Veriut. Ne frontin e lindjes,
refuzimi i tij kembengues per te mos u terhequr, ndolli vecse
katastrofa te medha , pa mundesi per te ndaluar avancimin sovjetik.
Detyrimisht marredheniet me ushtaraket u acaruan. Acarim qe u ndikua
dhe nga mbeshtetja qe Hitleri kishte ndaj divizioneve SS qe
drejtoheshin personalisht prej tij, duke nenvleftesuar divizionet
ushtarake. Deshtimi i fushates se nendeteseve gjermane te bllokojne
Angline ne 1943-44 ( lexo temen e forumit "Beteja e Atlantikut
1939-1945) solli dhe me teper ne horizont humbjen e paevitueshme.
Te gjithe keta faktore qe u dyfishuan me zbarkimin e aleateve ne
Normandi, bene shume ushtarake dhe civile te angazhoheshin ne veprime
te deshperuara per te hequr Hitlerin nga posti dhe per te filluar
bisedimet per paqe me aleatet. Shume tentativa ishin bere ne 1943 dhe
1944 por me e rendesishmja ishte ajo e 20 korrikut 1944 kur koloneli
Graf Klaus fon Shtaufenberg vuri nje bombe ne nje mbledhje ne shtabin e
Hitlerit ne Prusine Lindore. Hitleri shpetoi me disa gervishtje te
lehta nga kjo tentative. Te gjithe ushtaraket qe dyshoheshin se ishin
te lidhur me komplotistet u ekzekutuan ( shumica) ndersa oficere
politike naziste u vendosen si komandante ne te gjitha postet drejtuese
ne ushtri.
Me pas Hitleri ishte i semure dhe tej mase i lodhur. Megjithate asnje
nga keto faktore nuk e bene te humbiste kontrollin ndaj partise naziste
dhe ushtrise. Ai ushtronte thuajse me magji autoritetin e tij ndaj
mvartesve te vet. Ne dhjetor 1944 ai e levizi shtabin me ne Perendim,
per te qene me afer drejtimit te kundermesymjes gjermane ne Ardene,
sulm i cili shteroi Gjermanine dhe nga rezervat e fundit njerezore.
Deri dhe femije 16 vjecare u mobilizuan, por edhe te moshuar 45-55 vjec
per te mbushur rradhet boshe te armatave gjermane.
Kur kundermesymja gjermane ne Ardene deshtoi, ai i drejtoi shpresat e
tij tek armet sekrete te teknologjise se re ( arme berthamore ose
radioaktive) por dhe tek shpresa se aleanca Perendim-BRSS do te thyhej
se shpejti ne vecanti pas vdekjes e presidentit amerikan Ruzvelt. Ai i
denoi ushtrite e veta me vdekje , duke u refuzuar te dorezoheshin edhe
kur nuk kishin asnje shprese.
Ne fillim te janarit 1945 ai u mbyll ne bunkerin e kancelarise duke
drejtuar luften qe andej. Pasi braktisi planin per nje rezistence
finale aktive ne jug, nderkohe qe ruset po i afroheshin Berlinit ai
gjendej ne nje gjendje te deshperuar si nga ana fizike, ashtu dhe
nervore. Ne prag te depresionet nervor, ne mos gjysem i cmendur perpara
se te vinte fundi i paevitueshem i tij, ai beri dy veprime:
Ne 29 prill 1945 ai u martua me Eva Braunin ne shenje mirenjohjeje per
besnikerine e saj. Akti i marteses civile u nenshkrua nga Gebelsi dhe
nga Borman, te cilet ishin deshmitare te tij.
Nje dite me pas, ne 30 prill 1945 ai la testamentin e tij politik,
justifikoi karrieren e tij dhe emeroi trashegimtaret e vet, duke
emeruar Fuhrer pas vdekjes se tij admiralin Denitz dhe kancelar
Gebelsin.
Me pas ai u terhoq suiten e tij per te vrare veten me pistolete dhe me
pilule cianidi te kombinuar se bashku me te shoqen e cila u vetehelmua.
Dy dite me pare ai kishte helmuar dhe qenin e vet, Blondin.
I tmerruar se kufomat e tij dhe te Eva Braunit do te kishin fundin e
kufomave te Musolinit dhe Klareta Petacit, ai kishte udhezuar qe trupat
e tyre te digjeshin, gje qe u be nga Gebelsi.

Suksesi i Hitlerit i atribuohet kushteve te Gjermanise pas LIB si dhe
talentit te tij per te qene nje udheheqes politik.Ardhja e tij ne
pushtet nuk ishte e paevitueshme dhe cdo ndryshim i rrethanave ne te
cilat ai erdhi ne pushtet, mund ta kishin gremisur ate ne padukshmerine
dhe mjerimin qe kishte dikur ne rinine e tij.
Pushteti qe ai zoteronte ishte jashtezakonisht i madh, i papare si ne
pikepamje ashtu dhe ne mjete teknike, por nuk i beri asnje kontribut
moral apo material njerezimit. Origjinaliteti i tij ishte ne metodat qe
perdorte, jo ne idete dhe qellimet e tij. Humbja e tij erdhi me kohen.
Bashke me te u shuan dhe struktura te botes ne te cilen ai jetoi, u
shkaterruan miliona njerez dhe vdekja e tij peruroi ardhjen ne fuqi te
mundesive me te medha te shkaterrimit dhe te pushtetit.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adolf Hitler Empty Re: Adolf Hitler

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi