Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç'është Mesdheu? Sa dime per Mesdheun?

Shko poshtë

Ç'është Mesdheu? Sa dime per Mesdheun? Empty Ç'është Mesdheu? Sa dime per Mesdheun?

Mesazh nga Geri Fri 26 Jun 2009 - 3:13

Ç'është Mesdheu? Sa dime per Mesdheun? 300px-Mediterranian_Sea_16.61811E_38.99124N

"Ç'është Mesdheu? Një mijë gjëra njëherësh. Jo një peizazh i vetëm por
një pafundësi peizazhesh. Jo një det i vetëm, por një vazhdimësi
detesh. Jo një
qytetërim i vetëm, por qytetërime të ngjeshura pas njëri-tjetrit. Të
udhëtosh nëpër Mesdhe do të thotë të gjesh botën romake në Liban,
parahistorinë
në Sardenjë, qytetet greke në Siçili, praninë arabe në Spanjë, islamin
turk në Jugosllavi. Do të thotë të zhytesh në thellësi të shekujve,
deri në
ndërtimet megalitike të Maltës apo deri te piramidat e Egjiptit.

Do të thotë të takosh realitete mjaft të lashta, ende të gjalla,
përkrah ultramodernes: pranë Venecias ngrihet impianti i madh
industrial i Mestrës,
me atë palëvizshmërinë e tij mashtruese; pranë barkës së peshkatarit që
vazhdon të jetë ajo e Uliksit, rrinë peshkatorja që rrënon fundet e
detrave,
dhe naftëmbajtëset e stërmëdha. Do të thotë të zhytesh në arkaizmin e
botëve ishullore e njëherazi të befasohesh përpara rinisë së
jashtëzakonshme të
qyteteve tepër të lashta, të hapura ndaj çdo lloj ere kulturore e
fitimprurëse, e që prej shekujsh vazhdojnë të mbikëqyrin e të
konsumojnë detin.
Ndodh kështu sepse Mesdheu është një udhëkryq shumë i vjetër.

" Është një copë nga përshkrimi që gjejmë në librin "Mesdheu" me autor
një prej historianëve më të shquar francezë e europianë të shekullit që
shkoi,
Fernand Braudel. Sapo ka ardhur në shqipe i përkthyer nga Mirela
Kumbaro dhe i botuar nga Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit.

Libri i Fernand Braudel (në bashkëpunim me një tjetër historian të
shquar, Georges Duby, si dhe disa studiues të njohur të disiplinave të
ndryshme si
Roger Arnaldez, Maurice Aymard, Filippo Coarelli, Jean Gaudemet,
Piergiorgio Solinas), ka realizuar këtë afresk mbi Mesdheun, të kuptuar
si hapësirë,
si vend gjeografik dhe sidomos si djep i qytetërimeve të mëdha, ku për
shekuj me radhë historia e njerëzimit ka shkruar disa nga faqet e saj

emocionuese.

Fernand Braudel (1902-1985), konsiderohet një nga historianët kryesorë
të Francës, si dhe të mbarë botës gjatë shekullit XX; fama e tij është
e lidhur
sidomos me vepra të tilla që kanë ushtruar influencë të jashtëzakonshme
edhe nën profilin metodologjik, si La Méditerranée et le mond des
méditerranéens à l'époque de Philippe II (1949) ose Civilisation
matérielle et capitalisme (1967-1979). Të shumta janë esetë të
përmbledhura në vitin
1969 nën titullin Ecrits sur l'histoire. Në shqip deri më sot nga
Braudel është botuar vetëm libri Gramatika e Qytetërimeve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi