Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kakaoja dhe çokollata

2 posters

Shko poshtë

Kakaoja dhe çokollata Empty Kakaoja dhe çokollata

Mesazh nga engjell a djall Tue 23 Jun 2009 - 11:32

Kakaoja dhe çokollata

permalink





A
e dinit se kakaoja ka veti antioksidante shumë të fuqishme?!
Falë kokrrave të kakaos, të cilat kanë veti
ushqyese shumë të dobishme, ky ushqim me bazë bimore ka
veti antioksidante, të cilat e rendisin në ushqimet më
të dobishme krahas zarzavateve, fasuleve, drithërave dhe
frutave të thatë, por gjithmonë kur konsumohet në
sasi të moderuar.
Kokrrat e kakaos janë të pasura në një antioksidant
specifik të quajtur flavonol. Flavonolet gjenden në sasi
të konsiderueshme te mollët, manaferrat, fasulet, frutat e
thatë, rrushin e kuq, verën e kuqe dhe çajrat bimore.
Në anglisht, kokrrat e kakaos quhen “cocoa beans” pra
fasulja e kakaos, por në fakt ato nuk janë fasule. Ato
janë fara të pemës Theobroma cocoa. Këto fara
përdoren për të prodhuar kakaon dhe
çokollatën. Pudra natyrale e kakaos prodhohet duke presuar
dhe larguar sasinë më të madhe të gjalpit të
kakaos nga korra e saj. Çokollata bëhet nga kakaoja, duke i
shtuar gjalpë ekstra. Çokollatat e ndryshme
përmbajnë flavonole në përqindje të ndryshme
dhe studimet tregojnë se ato i japin veti mbrojtëse për
shëndetin.
Kakaoja i jep trupit fuqi antioksidante
Duke ngrënë sa më shumë ushqime forcohen mekanizmat
mbrojtës të organizmit kundër molekulave të
dëmshme, siç janë radikalet e lira. Kakaoja dhe
çokollata janë të pasur në antioksidante. Kur i
krahasojmë ato me ushqime të tjera, kakaoja dhe
çokollata mund të kenë 10 herë më shumë
fuqi antioksidante dhe për këtë renditen në fillim
të listës së ushqimeve me veti mbrojtëse për
organizmin.
Për të bërë zgjedhjen më të mirë,
shikoni të zgjidhni kakao të pa –alkalizuar (non
–alkalized cocoa). Kakaoja natyral është i
pa-alkalizuar. Gjithashtu, zgjidhni çokollatën e errët
në ngjyrë, ose me të paktën 40% kakao.
Kakaoja, flavonolet dhe shëndeti
Flavonolet janë substanca të studiuara për kontributin e
tyre në aromën dhe ngjyrën e ushqimeve të ndryshme.
Benefitet e kakaos dhe çokollatës prekin sistemin
kardiovaskular, veshkat, shëndetin e trurit, sistemin imunitar,
diabetin, si dhe presionin e gjakut. Deri tani studimet mbi kakaon dhe
çokollatën kanë raportuar efektet mbrojtëse
të mëposhtme për sistemin kardiovaskular:
•Ulje të riskut të formimit të pllakave në arterie, duke ulur kolesterolin e keq LDL
•Rrisin nivelin e kolesterolit të mirë HDL
•Ndihmojë në hollimin e gjakut, duke e bërë
atë të qarkullojë më mirë në enët e
tij
•Ul presionin e gjakut
•Ndihmojë në nivelin e sheqerit në gjak
•Ndihmon në ekuilibrin e neurotransmitorëve, duke pasur
një efekt relaksues dhe antidepresiv (kujdes se sasi të
mëdha konsumi të çokollatës mund të
krijojnë vartësi për këtë arsye!!!)
Si të gjejmë kakaon dhe çokollatën e përshtatshme
Normalisht, sa më shumë të ketë përqindje
të kakaos natyrale në çokollatë, aq më e
madhe është dhe përqindja e flavonoleve. Por,
fatkeqësisht, ashtu si dhe me zarzavatet, procesi i
përpunimit dhe i gatimit e ul përqindjen e nutrienteve
të dobishme në këtë produkt. Megjithatë,
prodhuesit e mëdhenj të kakaos dhe çokollatave
janë duke punuar për gjetjen e mënyrave që
ruajnë sa më shumë vlerat ushqyese.
Si një ushqim me prejardhje bimore, edhe çokollata mund
të bëhet pjesë e një sëmundjeje të
shëndetshme, nëse ajo konsumohet në sasi të
moderuar. Çokollata u jep ushqimeve një aromë
shumë të këndshme, duke i bërë ato edhe
më të pëlqyera, si p.sh., qumështit.
Megjithatë, mos harroni se dhe çokollata ka kalori të
shumta, prandaj duhet konsumuar me sasi të vogla.
1 pafkë çokollatë (10 - 20gr) çdo ditë ju
ofron shije që ju pëlqen dhe mjaft benefite për
shëndetin.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kakaoja dhe çokollata Empty Re: Kakaoja dhe çokollata

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:22

Kokrrat e kakaos janë të pasura në një antioksidant specifik të quajtur flavonol. Flavonolet gjenden në sasi të konsiderueshme te mollët, manaferrat, fasulet, frutat e thatë, rrushin e kuq, verën e kuqe dhe çajrat bimore.
Në anglisht, kokrrat e kakaos quhen “cocoa beans” pra fasulja e kakaos, por në fakt ato nuk janë fasule. Ato janë fara të pemës Theobroma cocoa. Këto fara përdoren për të prodhuar kakaon dhe çokollatën. Pudra natyrale e kakaos prodhohet duke presuar dhe larguar sasinë më të madhe të gjalpit të kakaos nga korra e saj. Çokollata bëhet nga kakaoja, duke i shtuar gjalpë ekstra. Çokollatat e ndryshme përmbajnë flavonole në përqindje të ndryshme dhe studimet tregojnë se ato i japin veti mbrojtëse për shëndetin.
Kakaoja i jep trupit fuqi antioksidante
Duke ngrënë sa më shumë ushqime forcohen mekanizmat mbrojtës të organizmit kundër molekulave të dëmshme, siç janë radikalet e lira. Kakaoja dhe çokollata janë të pasur në antioksidante. Kur i krahasojmë ato me ushqime të tjera, kakaoja dhe çokollata mund të kenë 10 herë më shumë fuqi antioksidante dhe për këtë renditen në fillim të listës së ushqimeve me veti mbrojtëse për organizmin.
Për të bërë zgjedhjen më të mirë, shikoni të zgjidhni kakao të pa –alkalizuar (non –alkalized cocoa). Kakaoja natyral është i pa-alkalizuar. Gjithashtu, zgjidhni çokollatën e errët në ngjyrë, ose me të paktën 40% kakao.
Kakaoja, flavonolet dhe shëndeti
Flavonolet janë substanca të studiuara për kontributin e tyre në aromën dhe ngjyrën e ushqimeve të ndryshme. Benefitet e kakaos dhe çokollatës prekin sistemin kardiovaskular, veshkat, shëndetin e trurit, sistemin imunitar, diabetin, si dhe presionin e gjakut. Deri tani studimet mbi kakaon dhe çokollatën kanë raportuar efektet mbrojtëse të mëposhtme për sistemin kardiovaskular:

  • Ulje të riskut të formimit të pllakave në arterie, duke ulur kolesterolin e keq LDL
  • Rrisin nivelin e kolesterolit të mirë HDL
  • Ndihmojë në hollimin e gjakut, duke e bërë atë të qarkullojë më mirë në enët e tij
  • Ul presionin e gjakut
  • Ndihmojë në nivelin e sheqerit në gjak
  • Ndihmon në ekuilibrin e neurotransmitorëve, duke pasur një efekt relaksues dhe antidepresiv (kujdes se sasi të mëdha konsumi të çokollatës mund të krijojnë vartësi për këtë arsye!!!)

Si të gjejmë kakaon dhe çokollatën e përshtatshme
Normalisht, sa më shumë të ketë përqindje të kakaos natyrale në çokollatë, aq më e madhe është dhe përqindja e flavonoleve. Por, fatkeqësisht, ashtu si dhe me zarzavatet, procesi i përpunimit dhe i gatimit e ulpërqindjen e nutrienteve të dobishme në këtë produkt. Megjithatë, prodhuesit e mëdhenj të kakaos dhe çokollatave janë duke punuar për gjetjen e mënyrave që ruajnë sa më shumë vlerat ushqyese.
Si një ushqim me prejardhje bimore, edhe çokollata mund të bëhet pjesë e një sëmundjeje të shëndetshme, nëse ajo konsumohet në sasi të moderuar. Çokollata u jep ushqimeve një aromë shumë të këndshme, duke i bërë ato edhe më të pëlqyera, si p.sh., qumështit. Megjithatë, mos harroni se dhe çokollata ka kalori të shumta, prandaj duhet konsumuar me sasi të vogla.
1 pafkë çokollatë (10 - 20gr) çdo ditë ju ofron shije që ju pëlqen dhe mjaft benefite për shëndetin.

Gazeta: Shekulli
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi