LLOJET E DJATHERAVE
:: Kendi Kulturor :: Arti guzhines
Faqja 1 e 1
LLOJET E DJATHERAVE
I njohim të gjithë llojet e djathërave?
GOUDA
Malli më i famshëm i eksportit holandez (përveç
tulipanëve) është ky djathë i verdhë i
mirë, shpesh i paketuar në dyllë të kuq dhe
celofan. I bërë nga qumështi i lopës, Gouda njihet
përgjithësisht për shijen e tij të butë dhe
të lehtë dhe sipërfaqen e lëmuar. Gjendet edhe i
tymosur por me shije ekstra të fortë. Por gouda
vërtetë e shijshme është ajo e staxhionuar për
më shumë se 18 muaj. Kthehet në ngjyrë qelibari dhe
ka një shije pothuajse të ëmbël, si karamele e
djegur. Provojeni! Priteni në copa dhe shoqërojeni me
verë të kuqe ose birrë, është e mrekullueshme.
MUENSTER
Djathi Muenster klasik nuk është i njohur më pak
për shijen sesa për aromën e tij. Rrënjët nga
Alsasa e Francës, e bërë nga murgjit, me origjinë
të emrit nga latinishtja që do të thotë
“manastir”. Është djathë nga qumështi i
lopës. Të tillë djathëra qëndrojnë
rregullisht në shëllirë gjatë fermentimit për
të marrë aromën nga rritja e disa baktereve të
caktuara. Muenster klasik ka pjesën e brendshme të butë
dhe pothuajse të lëngshme dhe shije të fortë dhe
pjesën e jashtme në ngjyrë portokalli.
STILTON
Quhet edhe “Mbreti i Djathit Anglez”. Është
djathë i fortë, me vena blu dhe e meriton një titull
të tillë. Djegës, pikant, kremoz dhe aromatik, Stilton
është një djathë gjysmë i butë nga
qumështi i lopës, i përgatitur sipas rregullave strikte
vetëm në 3 vende të Anglisë. Njihen dy lloje: blu
dhe i bardhë, ndonëse i bardhi është shumë
më pak i njohur dhe shkon më shumë më frutat.
Stilton është një dyllë në pjatën e
djathërave dhe shoqërohet me biskota të forta, fruta dhe
verë të kuqe. Gjithashtu përdoret edhe në sallam
dhe salca.
FETA
Kjo dhuratë e kripur dhe pikante nga Greqia është
përhapur shumë gjatë viteve të fundit por ka
qenë djathi i preferuar përgjatë Mesdheut për
shekuj të tërë. Ajo që e bën të
veçantë nga djathërat e tjerë është se,
ai konservohet në shëllirë, duke i dhënë
një shije të rrallë dhe të fortë
(ndonjëherë quhet djathi turshi). Tradicionalisht, feta
prodhohet nga qumështi i dhisë apo i deles por në
ditët e sotme ai shpesh bëhet me qumësht lope. Gjiza
kripëset, pritet, paketohet në fuçi me
shëllirë apo hirrë dhe më pas presohet në
kallëpe katrorë. Feta variron nga i butë në
gjysmë i fortë, me një përbërje të
thërrmueshme dhe të pasur, shije të fortë dhe
që bëhet më pikant me kalimin e kohës.
PARMIGIANO REGGIANO
Djathi më i famshëm italian (dhe më i kopjuari),
Parmigiano-Reggiano i vërtetë bëhet ekskluzivisht nga
qumështi i lopës në krahinën në afërsi
të Parmës në Itali. Ka një shije të
veçantë, atë të arrës. Vetëm djathi i
bërë në Parma, në Itali mund të quhet
Parmiggiano-Regianno; djathërat me etiketa Parmesan apo Parmigiano
prodhohen diku tjetër. Një djathë i fortë i
staxhionuar për rreth dy vjet, përdoret më shumë
për gatim dhe skarë. Përpiquni të përdorni
një thikë zarzavatesh për të bërë
kaçurrela mbi pasta dhe makarona apo sallata-duket mrekulli dhe
është i shijshëm.
BRIE
Një nga djathërat më të njohur francezë, i ka
dhënë kënaqësi pallateve franceze prej shek. VIII.
Është gjalpë i zbutur brenda, ka një shije të
pasur dhe kremoze e shkrin lehtë. Brie është pjesa
kryesore dhe më e shkëlqyer e një pjate drithërash,
sepse është garantues i kënaqësisë. Zgjidhni
atë që është i shkrirë në mes dhe ka
ngjyrë kafe në sipërfaqe – kjo është
një shenjë që tregon se është i
përshtatshëm.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi