Robert Berns
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare te huaj
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Robert Berns
First topic message reminder :
Dashuria
Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S’me ndahet ne udhetim
Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe s’e tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund
Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon…
Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit
Dashuria
Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S’me ndahet ne udhetim
Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe s’e tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund
Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon…
Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit
Re: Robert Berns
Tre mbretër morën një vendim,
Që Xhonit Kokërr Elbi
T'i xhdukej fara me tërbim,
T'i humbte fare thelbi.
Një urdhër dhanë që të tre
Tv hapnin varr për Xhonin,
T'i hidhnin me lopata dhe
Dhe trupin t'ia mbulonin.
Përrenjtë u mbushën vesh më vesh,
Në kodra çeli bari,
Dhe Xhoni Kokërr Elbi qesh
Dhe ngrihet del nga varri.
I rreptë, i sertë, forcat mbledh
Nga kodra nëpër vapë
Dhe mbi armiqtë shtiza hedh,
Tund kokën dhe shan prapë.
Por vjeshta fushave vrapon
Dhe derdhet djersa lumë,
Kurrizin uli plaku Xhon,
U lodh nga puna shumë.
I lodhur kodrës po jepte shpirt,
Ka dimrin, para pragut,
Po përsëri të njëjtë armiq
Pa shpirt i derdhen plakut.
I ngulin thika të mëdha
Në kokë e dorë e këmbë
Dhe si një lypës fukara
E çojnë drejt në lëmë.
e rrahin Xhonin me kopan
Mes lëmit si të mjerë,
E zhveshin krejt si leckaman,
Pastaj e hedhin në erë.
Në pus e flakin me topuz,
T'i shuhet fare thelbi,
Por nuk fundoset as në pus
Ky Xhoni Kokërr Elbi!
Dhe prapë atyre keq s'u vjen
Në zjarr kockat ia çuan,
Dhe zemrën millonaj ia gjen
Në gurë e hedh e bluan!
Në but tërbohet gjaku i tij,
Godet me grusht e thembër;
Në gotë shkuma nxjerr furi
Dhe mbush me gaz çdo zemër.
Jo kot më kot i ndjeri Xhon
Në jetë ish trim me pallë,
Edhe tani guximin zgjon,
Megjithëse s'është i gjallë.
ai nga kokat jashtë nxjerr
Telashet dhe mërzitë,
bile, vejusha këngën merr
Me gotën plot përditë!
Haj, kurrë fundin mos e thafsh,
O but, ku hidhet thelbi,
Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
Ky Xhoni Kokërr Elbi!
Që Xhonit Kokërr Elbi
T'i xhdukej fara me tërbim,
T'i humbte fare thelbi.
Një urdhër dhanë që të tre
Tv hapnin varr për Xhonin,
T'i hidhnin me lopata dhe
Dhe trupin t'ia mbulonin.
Përrenjtë u mbushën vesh më vesh,
Në kodra çeli bari,
Dhe Xhoni Kokërr Elbi qesh
Dhe ngrihet del nga varri.
I rreptë, i sertë, forcat mbledh
Nga kodra nëpër vapë
Dhe mbi armiqtë shtiza hedh,
Tund kokën dhe shan prapë.
Por vjeshta fushave vrapon
Dhe derdhet djersa lumë,
Kurrizin uli plaku Xhon,
U lodh nga puna shumë.
I lodhur kodrës po jepte shpirt,
Ka dimrin, para pragut,
Po përsëri të njëjtë armiq
Pa shpirt i derdhen plakut.
I ngulin thika të mëdha
Në kokë e dorë e këmbë
Dhe si një lypës fukara
E çojnë drejt në lëmë.
e rrahin Xhonin me kopan
Mes lëmit si të mjerë,
E zhveshin krejt si leckaman,
Pastaj e hedhin në erë.
Në pus e flakin me topuz,
T'i shuhet fare thelbi,
Por nuk fundoset as në pus
Ky Xhoni Kokërr Elbi!
Dhe prapë atyre keq s'u vjen
Në zjarr kockat ia çuan,
Dhe zemrën millonaj ia gjen
Në gurë e hedh e bluan!
Në but tërbohet gjaku i tij,
Godet me grusht e thembër;
Në gotë shkuma nxjerr furi
Dhe mbush me gaz çdo zemër.
Jo kot më kot i ndjeri Xhon
Në jetë ish trim me pallë,
Edhe tani guximin zgjon,
Megjithëse s'është i gjallë.
ai nga kokat jashtë nxjerr
Telashet dhe mërzitë,
bile, vejusha këngën merr
Me gotën plot përditë!
Haj, kurrë fundin mos e thafsh,
O but, ku hidhet thelbi,
Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
Ky Xhoni Kokërr Elbi!
Re: Robert Berns
Shënim mbi një kartmonedhë
Mallkuar qofsh, kartë e zhubrosur,
Më ke dërrmuar, handakosur,
Nga vajzë e dashur më ke ndarë,
tv dehur më ke hequr zvarrë,
Siw e ke hequr çdo te ndershëm
Në robëri, mundim të tmerrshëm!
Kam parë epshin e xhelatit,
Që djersë e frymë i merr të varfrit.
Këtë të poshtër dora ime
E bënte hi, e bënte thërrime,
Por ti, moj letër e zhubrosur,
I jep pushtetin e pasosur,
Ndaj unë i gjori vendin tim
E lë dhe nisem në mërgim!...
Mallkuar qofsh, kartë e zhubrosur,
Më ke dërrmuar, handakosur,
Nga vajzë e dashur më ke ndarë,
tv dehur më ke hequr zvarrë,
Siw e ke hequr çdo te ndershëm
Në robëri, mundim të tmerrshëm!
Kam parë epshin e xhelatit,
Që djersë e frymë i merr të varfrit.
Këtë të poshtër dora ime
E bënte hi, e bënte thërrime,
Por ti, moj letër e zhubrosur,
I jep pushtetin e pasosur,
Ndaj unë i gjori vendin tim
E lë dhe nisem në mërgim!...
Re: Robert Berns
Këngë për një grua grindavece
Kam grua që s'më ledhaton,
Më çjerr si grifshë e prapë!
Kush gruas frerin ia lëshon,
Ajo ia hip në qafë!
Kërkova paqe e prehje e gaz,
Po mosa tatëpjetën,
Ma ktheu gëzimin në maraz
Dhe lëmsh ma bëri jetën!
Skëterrë e bëri shpirtin tim:
Tortura ditë e natë!
Në botën tjetër si shpërblim
E marr një dekoratë!
Kam grua që s'më ledhaton,
Më çjerr si grifshë e prapë!
Kush gruas frerin ia lëshon,
Ajo ia hip në qafë!
Kërkova paqe e prehje e gaz,
Po mosa tatëpjetën,
Ma ktheu gëzimin në maraz
Dhe lëmsh ma bëri jetën!
Skëterrë e bëri shpirtin tim:
Tortura ditë e natë!
Në botën tjetër si shpërblim
E marr një dekoratë!
Re: Robert Berns
Elegji për vdekjen e Peg Nikelsonit, pelës së priftit
E famshme ishe ti, gërdallë,
Por mora vesh ç'të ngjau;
Ti re në lumin mbushur valë
Dhe vala të përlau.
Ke qenë pelë e bukur shumë,
Kur ishe pak më e re,
Tani lëkurën nëpër lumë
Dhe nëpër det e le.
Një "falemnderës" kurrë s'e more
Nga prifti yt neqez;
Të gjetën peshqit plakë e qorre
Mes lumit si peshqesh.
Shëndetin humbe e bukurinë,
Përulur gjer në varr,
Si gjithë ata që mbajnë në shpinë
Të rëndin rend fetar!...
E famshme ishe ti, gërdallë,
Por mora vesh ç'të ngjau;
Ti re në lumin mbushur valë
Dhe vala të përlau.
Ke qenë pelë e bukur shumë,
Kur ishe pak më e re,
Tani lëkurën nëpër lumë
Dhe nëpër det e le.
Një "falemnderës" kurrë s'e more
Nga prifti yt neqez;
Të gjetën peshqit plakë e qorre
Mes lumit si peshqesh.
Shëndetin humbe e bukurinë,
Përulur gjer në varr,
Si gjithë ata që mbajnë në shpinë
Të rëndin rend fetar!...
Re: Robert Berns
NE THEKER
Ne dericke duke ardhur
Fushes anes ledhit,
Xheni lagur, Xheni mardhur
Mbremjes permes thekrit.
Ishte ftohur keq shejtanka,
Dridhej si purteke
Rrudhur, njomur krejt fustanka
Humbur si nje shqerke.
Xhenin lereni te qete
Mos i flisni Xhenit!
Xheni veten e di vete,
Ç'i bini legenit?
Nese njeri fton nje tjeter
Pse me llafe meresh?
Nese ti pergjon ne theker,
Ç'fitim mund te nxjerresh?!
Thashethemet pse na duhen,
Kush u puth ne thekrat?
Pse na hane e pse na kruhen
Vetullat dhe mjekrat?!..
Ne dericke duke ardhur
Fushes anes ledhit,
Xheni lagur, Xheni mardhur
Mbremjes permes thekrit.
Ishte ftohur keq shejtanka,
Dridhej si purteke
Rrudhur, njomur krejt fustanka
Humbur si nje shqerke.
Xhenin lereni te qete
Mos i flisni Xhenit!
Xheni veten e di vete,
Ç'i bini legenit?
Nese njeri fton nje tjeter
Pse me llafe meresh?
Nese ti pergjon ne theker,
Ç'fitim mund te nxjerresh?!
Thashethemet pse na duhen,
Kush u puth ne thekrat?
Pse na hane e pse na kruhen
Vetullat dhe mjekrat?!..
Re: Robert Berns
Kenge ....
Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.
Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa çaste lumturine
Mes nesh e sjellin çupat.
Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.
Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!
Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!
E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.
Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...
Perkthyer nga Dritero Agolli.
Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.
Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa çaste lumturine
Mes nesh e sjellin çupat.
Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.
Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!
Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!
E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.
Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...
Perkthyer nga Dritero Agolli.
Faqja 2 e 2 • 1, 2
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare te huaj
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi