Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kahlil Gibran

Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:51

Kahlil Gibran (Bsharri, 6 janar 1883 – New York, 10 prill 1931) ishte nje poet,piktor dhe nje filozof libanzez.

Libanez me fe krishtero-maronit emigroi ne Shtetet e Bashkuara veprat e tij u shperndane pertej qytetit te origjines se tij: ishte nje nga themelueset bashke me Mikha'il Nu' ayma, te Shoqates se shkrimtareve, pike takimi e shkrimtareve arabe te emigruan ne Amerike. Poezia e tij eshte perkthyer ne 20 gjuhe, dhe u be nje mit per te rinjte qe i konsideronin veprat e tij si hyjnore mistike. Gibrian ka kerkuar te bashkoje ne veprat e tij qytetrimin perendimore me ate oriental. Midis shume veprave te tij te spikatura eshte :"Profeti
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:51

Dhurata

Jep pak kur dhuron ate qe ke.
Kur dhuron vetveten, vetem atehere jep vertet.

Kahlil Gibran "Profeti"

Forca qe mbron zemren nga plagosjet
eshte e njejta qe e ndalon
te zgjerohet nga madhesia e saj maksimale.

Kahlil Gibran "Nje thesar nga Kahlil Gibran"


Besimi eshte shqisa e zemres
sic eshte shikimi shqisa e syrit.

Kahlil Gibran "Nje thesar nga Kahlil Gibran"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:51

Frymarrje jete.

Do doja qe te shkonit perballe diellit dhe eres
me lekuren, me shume se me rrobat,
sepse frymarrja e jetes
eshte ne driten e diellit
dhe dora e jetes eshte tek era.

Kahlil Gibran.

Aforizma nga Kahlil Gibran.


1.Ndonjehere nje stof i vrazhde fsheh nje fytyre mendafshi.

2.Degjoje gruan tende kur te sheh, jo kur te flet.

3.Te kesh frike nga djalli eshte nje nga menyrat per te dyshuar tek Zoti.

4.Bukuria eshte perjetesia qe gdhendet ne nje pasqyre; dhe ne jemi perjetesia, dhe ne jemi pasqyra.

5.Te kete hapesira te lira ne jeten tuaj te perbashket.

6.Kush provon meshire per gruan, e percmon. Kush e ben me faj per te keqiat e shoqerise, e pergjysmon. Kush beson se miresia e saj varet vetem nga miresia e tij dhe se e keqja e saj varet vetem nga e saja, eshte nje i pacipe.Por kush e pranon gruan ashtu si Zoti e ka bere, ben drejtesi.

7.Kush te jep nje neperke kur i kerkon nje peshk, mundet qe te kete vetem neperka per te dhene. Pra kjo e ketij eshte, bujari.

8.Ka mistere ne shpirt qe asnje hipoteze mund ta zbuloj, dhe asnje qellim mund ta tregoj.

9.Sa fisnik eshte kush me zemer te trishte, do te kendoj po njesoj nje kenge te lumtur, midis zemra te lumtura.

10.Me jepni heshtjen dhe do sfidoje naten.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:52

Bijte (Kahlil Gibran)

Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj,
Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten,
ata vijne nepermjet jush por jo nga ju,
edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin.
Mund t’u dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja:
ata kane mendimet e veta.
Mund t’u jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre:
ata banojne shtepine e se nesermes,
te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr.
Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo t’i beni te ngjashem me ju:
jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren.
Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara.
Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund,
dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg.
Besohuni me gezim ne doren e harketarit,
pasi, siç don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:52

[/b]Rreth Vdekjes (Kahlil Gibran)

Atehere Almitra foli e tha:
Tani duam te t’pyesim per vdekjen.
Ai u pergjigj: Ju doni te dini segretin e vdekjes!
E si mund ta zbuloni po nuk kerkuat ne zemren e jetes?
Bufi, me syte henore te t’cilit jane qorr gjate dites,
nuk mund te zbulojne misterin e drites.
Nese vertete doni te njihni shpirtin e vdekjes,
shqyeni zemren tuaj prej trupit te jetes,
pasi jeta e vdekja jane nje trup i vetem,
siç jane nje trup i vetem edhe lumi me detin.
Ne fundin e deshirave tuaja e shpresave,
qendron njohja e juaj memece,
per ate qe shkon pertej jetes;
e ashtu si farat enderrojne nen bore,
zemra juaj enderron pranveren.
Besoni ne endrra pasi ne to fshihet dera e ameshimit.
Frika juaj ndaj vdekjes nuk eshte tjeter,
veçse kerqethja e bariut para mbretit,
qe mbeshtet doren ne te ne shenje nderimi.
Ne kete dritherime te tij,
nuk eshte bariu ndoshta mbushur me gezim
pasi qe tani do te mbarte shenjen mbreterore?
e sidoqofte, a nuk eshte gjithnje e me i munduar nga dritherima e tij?
Vdekja ç’eshte pra, perveç se
te rrish lakuriq ne ere e te shkrihesh ne diell?
E çfare eshte tjeter te marresh frymen e skajshme,
perveç se ta lirojme ate nga gurgullima e saj,
ne menyre te tille qe te mund te rigdhije
e te endet e lire ne kerkim te Zotit?
Veç po te pini nga lumi i heshtjes,
do te mund te kendoni me te vertete.
E vetem kur te mberrini ne majen e malit,
mund te vazhdoni ngjitjen.
E kur toka te therrase trupin tuaj,
atehere do te kerceni vertet.

[b]
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:52

Rreth Dashurise (Kahlil Gibran)

E atehere Almitra tha:
Na fol per dashurine.
E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin,
tek ata ra nje qetesi e madhe.
Me ze te sigurt pastaj tha:
Kur dashuria t’u therrase, ndjekeni
edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta;
e kur rruget e saj t’u rrethojne, besohuni asaj,
edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund t’u plagose.
Kur t’u flase, kini besim te ajo
edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja,
si era e veriut prishe lulishten e oborrit.
Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon,
si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse.
Ashtu siç ngjitet ne majen tuaj
dhe perkedhel embel gemat e njome,
qe thuprojne nen diellin bubulak,
ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja
e do i tunde derisa t’i lidhen tokes.
Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete,
do u shkunde derisa te mbetni zhveshur,
do u plasarise syprinen per t’u liruar nga levorja,
do u grije duke ju bere bore,
do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik
e do u hedhe ne flaken e saj
qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit.
E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine,
derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim
e t’u beje copez te zemres se jetes.
Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri
veçanerisht paqe e kenaqesi,
atehere do jete me mire per ju
qe te mbuloni lakuriqesine tuaj
dhe te dilni nga lulushtja e dashurise,
ne bote pa stine, ku do qeshni,
por jo te gjithe te qeshuren tuaj e do qani,
por jo te gjithe lotet tuaj.
Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes
e nuk merr ne kah tjeter perveçse kah vetja.
Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet,
pasi dashuria i mjafton dashurise.
Kur dashuroni nuk do duhej te thonit:
“kam Zotin ne zemer”, por me mire,
“jam ne zemren e Zotit”.
E mos mendoni te ngisni dashurine,
sepse po t’u gjykoje te denje, ajo do u ngase ju.
Dashuria s’do tjeter perveçse te permbushet.
Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme
qe te keni deshira,
atehere deshirat tuaja le te jene keto:
te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit,
qe kendon melodine e saj naten,
te njihni denimin e brishtesise se tepert,
te jeni te perthyeshem nga vet hulumtimi juaj i dashurise
e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur,
te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe
e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie,
te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise,
mirenjohes te korrni ne darke,
e te flini me nje lutje ne zemer
per te dashur-in/en dhe nje kenge lavderimi mbi buze.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kahlil Gibran Empty Re: Kahlil Gibran

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi