Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bodler....

Shko poshtë

Bodler.... Empty Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:46

Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne

Është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë cikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj.
Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë perëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:47

Ciganët në udhëtim

Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur,
Rrugët i mori tribuja fatndjellëse.
Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen,
Me nektarin që del prej gjinjve të varur.

Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara,
Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur,
Horizonteve i bredhin syte e bufatur,
Nga keqardhja për ëndrrat e harruara.

Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur,
I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur;
Sibela*, që i do, madhon fushat e blerta

Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese,
Para endacakëve,që dihet ç’do i presë,
E njohura tablo e ardhmërive t’errta.

* E njohur si Perendia e begatise.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:47

Kufoma

Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri
At’ mëngjes të ëmbël vere!
Në një kthesë të një udhëze guri,
Mbetur një kufomë shqerre.

Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura,
Si ndonjë grua e ndyrë,
Përtharë, shëmtuar thundër rronitura,
Barkun nga gazrat fryrë.

Dielli zhurriste kërmën e shkretë,
Përvëlonte pa mëshirë,
Për ta dërmuar në miliona pjesë
T’ia kthente mëmës Natyrë.

Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje,
Si e vyshkur margaritë.
Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje,
Sa po të binte të fikët.

Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje;
Gëlonte e zeza ushtri,
Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes
Gëzonte të fundit gosti.

Si një valë her’ ngrihej e her’ binte,
Kërkërinte me përtesë,
Thua bufatjes së qelbur do dilte,
E shumfishuar gjallesë.

Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj,
Si t’ujit dhe të erës,
Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj,
Prej trupit të ftoht’ të shqerës.

Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër
Nga ëndërr’ e xhavalitur,
Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër,
Bojrat më par’ plasaritur.

Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur,
S’na ndante sytë e vëngër,
Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur,
Copën e mishit të lënë.
-Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë,
Kalbur si kjo cofëtirë,
Dielli im, e bukura e syve dritë,
E dashura ime e mirë.

Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire,
Shpejt, pas të fundit shërbesë,
Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire,
Kjo gjëmë do të të presë.

Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar.
Që vjen për të të puthur,
Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar,
Engj’llushja ime e bukur.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:48

Loja

Në ndenjëset prej belluzi, të plakurat lavire,
Verdhane, vetull-ngjyer, me sytë pa shkëlqim,
Prej lapëzave ju varen të ndritshëm zinxhirë
Plot gurë e xhingla që lëshojn’ tringëllim.

Ndanë tryezave të blerta të mëkurit portrete
Gojë me dhëmbë të rëna, të ngrira buzeqeshje,
Dhe gishta që dridhen nga një e skëterrshme ethe,
Mbi gjokset që ofshajnë, o thellë nëpër xhepe.

Nën tavanët e ndohtur një rrjedh’ e vertetë
E qindra shandanësh që shndritin jo pak,
Mbi ballet e vrejtur të të shquarve poetë,
Që vijn’ për të humbur ç’kan’ fituar me gjak.

Kjo ësht’ e errta tablo që mu shfaq një natë,
Tmerrësisht e qartë para syve zhbirues,
Dhe unë vetë, në një kënd të sallës së pamatë,
I ftohtë, i heshtur, tërhequr pas vesit tundues.

Zili kam këta njerëz me pasion të paepur,
Gëzimin vdekëtar të të moçmeve lavire,
Që të gjithë vijn’ të shesin pa rreshtur,
Dikush nderin e brezave, e kush të sajat hire!

Dhe zemra më dridhet nga zilia dhe tmerri,
Për të gjorët që ethshëm vetvehten e prishin,
E me dëshir’ zgjedhin atë q’ofron ferri,
Më mirë vuajtjen pa fund se HICIN!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:48

Ballkoni

Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur,
Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin!
A të kujtohet vallë prekja e përmallur,
Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin
Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur!

Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij,
Muzgjet në ballkon, me një t’argjendtë tis,
Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij,
Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris
Net’ve të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij.

Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Qeniet njësh të bëra me t’pafundmen botë!
Sikur i përpija të shpirtit kundërmime
Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë.
Sa të bukur diejt në ato perëndime!

Terr i natës rritej si një gardh i dendur
Flakën e syve të tu ndienja n’errësirë,
Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur,
Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë,
Terr’ i natës rritej si një gardh i dendur.

Une kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve
Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.
Po ku ta kërkoj ëmbëlsin’ e hireve
Përpos se tek ti, ku, në c’tjetër vend?
Unë kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve.

Ato tinguj, oh ç’afshe, ato puthje pareshtje,
A do mund t’i shoh e ti ndjej përsëri
Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje
Ata diej të zjarrtë që ngjiten n’ajri?
O ç’ tinguj! O ç’afshe! O ç’puthje pareshtje!

Bizhute

Dashnorja krejt cullak dhe duke m’ditur vesin
Kish’ varur gjithe ç’kish’ të vyerat stoli
Ball’lartë, krenare, ndonëse di që e shesin,
Si një skllave Maoresh në ditët plot lavdi.

Kur belin e tundën, bashkë e ndjek ritmin
Moria rrezartë perlash si pasqyra
Më çojn’ në ekstazë, më ngalasin shpirtin,
Sendet ku njësohen tingulli dhe ngjyra.

E shtrirë, gjithe nur; më fton me dashuri,
Tek shtrati mbështetur, djall’zisht buzëqesh,
Pasioni im i thellë e rrok gjith’ ëmbëlsi
Siç ledhaton vala, bregun që i bje ndesh.

Syt’ ngulur tek unë, e zbutur tigreshë,
Lehtas e ndryshon ngjyrën e shikimit
Her’ si një lavire, her’ si virgjëreshë
Zemrën më drith’ron, art i përçudnimit.

Ah llërët dhe pulpat, po vithet e shalët,
Rreshqitse si vaji, si mjellm’za lakuar,
Syri i përpin, një çast veshtrimi ndalet
Thithat edhe gusha si musht i bekuar.

Do t’i le të lirë k’ta engjej prej djalli
Për të prishur paqen që n’shpirt më ka derdhur
Për ta zbritur posht’ nga ai fron kristali,
Ku qetësisht, vetëm ,gjith’ hire ka ndenjur.

Dhe më duken mpleksur, në të re shtatore,
Vithet e drenushës me kurmin si djalosh,
Bel i holl’, fundshpinën tregon rrumbullore,
E sedefta cipëz, në parajsë të josh.

Dhe kur flakëz e llambës më në fund jep shpirt,
Veç zjarri në vatër dritë hedh mbi mure,
Kuqëlon të zeshk’tën lëkurë që shndrit
Çdo gjuhëze flake që lodron dëfryer.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:49

Kur qielli i rende e i ulet peshon si nje sac
Mbi trurin merzimadh te pamposhtur nga lengata
E kur nga kupa e tij sheshuar e bere rrafsh
Buron nje dite e zeze me e zymte me se nata,

Kur toka eshte qeli perplot me lageshtire,
Kur Shpresa,si lakuriq nate perpelitet,
Duke rrahur muret me krahe krejt te mpire
E per tavane tere myk koka i sfilitet;

Kur shiu,duke hedhur litare te stergjate,
Hekurat e nje burgu te paane imiton,
E kur nje lukuni merimangash pernate
End rrjeta te kobshme ne palce te trurit tone,

Kambanat delikate befas i kap tmerri
Dhe leshojne ne qiell nje piskame lemeri
Si shpirtera endacake arratisur nga ferri
Qe ia marrin kujes me kryenecesi....

Dhe korba pendesterre,pa tam- tam ,as muzike,
Parakalojne perzishem ne shpirtin gjithe merzi,
E mundur,Shpresa qan dhe Ankthi tiranik
Mbi koken e ulur ngul flamurin e zi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:49

Prehje

O dhimbje shtrohu pak dhe tregohu me e qete.
Ti po kerkoje mbremjen;ja,zbriti ngadale;
Nje atmosfere e erret dyndet permbi qytet,
Dikujt i sjell qetesi,te tjereve nje andrralle.

Ndersa turma e vulgut u nis
Nen fshikullimen e Qejfit,xhelatit tinzar,
Te mbarset me pendime ne gjurme te orgjise
Dhimbje,nema doren,eja ketu prane,

Tutje tyre.Shih si perkulen te firet vite,
Mbi ballkonet e qiellit me veshje arkaike;
Nga koni duke dal Hidherimi buzeqesh

Shih,dielli me poshte nje ure pergjumet ne heke
Nga lindja si qefin po zvarget mba vesh,
Mba vesh e dashur,Nata po vjen lehte-lehte.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bodler.... Empty Re: Bodler....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi