15 Eksperinca qe duet kalosh para marteses
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1

1.Dil me një djalosh vetëm nga dëshira për t’u argëtuar.
Duhet
ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një
burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura
për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon
kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai
interesohet vetëm për vehten e tij dhe nuk të kushton
vëmëndjen që ti meriton. Por megjithatë ky
është një tip që të kënaq herë pas
herë sepse është tepër i shkathët kështu
që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin
kënaqësi personale.
2.Jeto vetëm
Nëse
nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë
vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të
tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd
me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo
universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të
të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do
të thotë të shijosh tërësisht jetën
në shoqërinë tënde, aftësia për të
kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake.
“Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton
Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t’i kushtosh
një mbasdite të tërë ritualeve të
bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të
jetosh vetëm do të thote të piqesh sa më
shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose
kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të
mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë
e jetës tënde”.
3.Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë
Të
gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të
krijuar marrëdhënie sentimentale. “I fejuari im më
mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë
të krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32-
vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së
martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty do
të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht
nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye
më të forta për t’u lidhur me një burrë.
4.Besoji xhepave të tu
Do të
jetë fëminore të mendosh se kur të martohesh do
të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se
prindërit e tu do të vazhdojnë të të
ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend
që të shmangësh përgjegjësitë e tua
ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një
pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh
vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë
asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as
edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh
bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare…
5.Ji spontane
Mos
ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr
pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh
mbanë , shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos
ia ver veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote
paramartesore është një rutinë e vërtetë,
kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në
bashkëjetësë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë
të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund
të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk
të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.
6.Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen
“Ndihesh
në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson
në të, është e pamundur që t’i
dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të
largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza
të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë
dhe pastaj do të japësh dorëheqje. “ Unë
kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha
shitëse) dhe nuk kisha të fejuar - shpjegon Alma, 29
vjeç.
Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se
po të ndërroja punë do të gjeja edhe të
fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më
pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri.”
Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën
për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej
një punë që ke pasion. Dashuria nuk duhet të
shdërrohet as në një barrierë mbrojtëse as
një arenë ku ty të të jepet mundësia të
luftosh.
7.Gjej miq të rinj
Por ama
të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të
zakonshëm, si psh miq të shkollës, të punës
apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil
zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerës të rinj.
Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në
supermerket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe
në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon
tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe
në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të
zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.
8.Bëju mikja më e mirë vetvetes
Mendon
se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo
nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën
tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në
mënyrën më të mirë që mendon dhe që
të pëlqen për të gjetur burrin e endrrave të
tua.
Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e
qiriut ose lejoi vehtes një seancë çlodhëse
në një institut bukurie. Përdore këtë
etapë të jetës tënde për të zbuluar se
çfarë të argëton, shijo vehten me dhurata që
i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso
të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri.
Ç’të kushton të pranosh një tufë me
lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për
gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm.
9.Bëj blerje të rëndësishme
Një
kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një
udhëtim… Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj
blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t’i
lejojnë vehtes gjithçka edhe pse mund të fitojnë
para në mënyrë të mjaftueshme. “Im shoq
administron paratë tona, – tregon Aida 33- vjeçare,
dhe kur guxoj t’i kërkoj ndonjë gjë duhet ta
bisedoj me të paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur
më shkrepte përpara diçka në kokë për
ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani”.
10.Mëso për jetën në cift që të pret
“Unë
u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha,
tregon Ilva 27 vjecare, dhe nuk kisha asnjë ide për
jetën seksuale, sepse nuk kisha patur marrëdhënie me
askënd përpara”Prandaj në situata të tilla
shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi
vetë shpsh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi
mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit
që mundtë zhgënjejnë në një masë
tepër të madhe.
11.Mbrohu nga padrejtësitë
Të
mos kesh një burrë në jetën tënde nuk do
të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të
drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të
caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si psh të
mos kesh të drejtë të kërkosh një
tavolinë të mirë në restorant ose të
kërkosh ë zesh një vend të privilegjuar social.
“ Më përpara me shumë vështirësi e
kuptoja përse duhet të këmbëngulja në
kërkimin e një të drejte, thote Meri 27 vjecare,
stiliste, por tani jam tepër e vetëdijshme sepse nuk mund
të lesh askënd të të marrë nëpër
këmbë dhe se duhet të mësosh të mbrosh të
drejtat e tua etëm, me hir ose pahir”.
12.Mëso të gatuash
Po
pate këtë aftësi do të dish si tua fitosh
zemrën miqve të tu. Kjo është tepër pozitive
edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të
ardhshëm. Kjo nën kupton që duhet ta kalosh nivelin e
omletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra
më të komplikuara si të tavat me te mbushura dhe mishrat
me garnityrë.Mund të konsultohesh me një libër
guzhine se si të përgatisësh gjellrat për të
përmirësuar teknikën tënde të gatimit.
Kënaqësia jote kur të të vleresojnë se je as
në guzhinë do të jetë tepër më e madhe se
kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.
13.Mëso të duash trupin tënd
“Nuk
e keni idenë se sa kohë kaloja me fiksimin se kisha shtuar
në peshë, thotë Irisi 28 vjecare, përpara se
të martohesha. Pas këtaj fillova të pranoja ndryshimet
ne bustin tim dhe rëndësi kishte që ky I pëlqente
burrit tim” Duhet të të mbushet mendja se bukuria e
vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e
dashuron një burrë dhe që pamja e jashtëme mbase
të kalojë edhe në plan të dytë. Por
është më e vështirë kur je vetëm dhe I
vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra.
E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash
trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh ta ndryshosh
atë pa kaluar në teprime që shpsh cojnë në
degradim…
14.Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono
mikeshat e tua më të mira, mbush makinën me karburant
ose prento biletën e avionit, vër disa bluza pambuku, jeans
dhe disa të brëndëshme në një cante dhe nisu
“ Një nga gjërat e lezetshme të të qënit
beqare është liria për të shkuar ku të teket
pa u preokupuar për asgjë, thote Mimoza 29 vjecare, Motra ime
më e madhe është e martuar dhe shoh se I kushtonqimet e
kokës që të udhëtojë. Ndërsa unë
mund të kaloj gjithë Evropën sepse nuk kam preokupime
familjare dhe as një burrë me të cilin duhet të
më përputhen shijet.
15.Por ata cfarë mendojnë?
Për pjesën më të madhe të burrave mosha ideale për t’u martuar është 32 vjec.
72%
janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë
propozimin për Martesë duke I rënë në
gjunjë të dashurës së tyre.85% e të martuarve
mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së
bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje.

Similar topics
» Natën e martesës e kalojnë në burg
» Valbona Çoba drejt martesës
» Zbulohen detajet e martesës mbretërore britanike
» Meda duet me Genta
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
» Valbona Çoba drejt martesës
» Zbulohen detajet e martesës mbretërore britanike
» Meda duet me Genta
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi