Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Apeli” i Shumit: Ferrari, mos u dorëzo!

Shko poshtë

“Apeli” i Shumit: Ferrari, mos u dorëzo! Empty “Apeli” i Shumit: Ferrari, mos u dorëzo!

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:49



  1. “Apeli” i Shumit: Ferrari, mos u dorëzo! Shumaker
    “Apeli” i Shumit: Ferrari, mos u dorëzo!

    Shtatë herë kampioni në F1: Boshllëku që duhet mbushur nuk është edhe aq i madh
Nëse Masa dhe Raikonen e kanë moralin e ulët për momentin, Mikael
Shumakeri aspak. “Nuk do të dorëzohemi. Ferrari nuk e ka bërë kurrë një
gjë të tillë. Nuk mund të kapitullojnë kurrë të “kuqet”. Situata nuk
është e mirë, por boshllëku që duhet mbushur nuk është edhe aq i madh
sa të na ndalojë rikthimin në garë si pretendentë.
Duhet të jemi realistë. Të shumtë janë elementët që duhen kombinuar
për të arritur të kthehemi në podium. Por jemi duke punuar në
maksimum”, ka thënë konsulenti sportiv i Maranelos.
Realiteti është që kampionati këtë vit ka revolucionarizuar
hierarkinë: “Të ashtuquajturat skuadra të vogla nuk janë më aq të
vogla. Vjen një moment dhe duhet menduar për strategjinë e së ardhmes,
se ku dëshirojmë të arrijmë.
Nuk është një situatë që po e përjetojmë vetëm ne, edhe skuadrat e
tjera ndodhen në të njëjtin pozicion. Eshtë detyrë e imja që të ofroj
këshilla në këtë situatë”, ka thënë Shumaker. Sigurisht që makinat
Brawn GP i kanë lënë të gjithë të befasuar. “Ros Brawn është me të
vërtet i përgatitur, është i madh në këtë sport ka pohuar shtatë herë
kampioni i botës.
Eshtë e pabesueshme të shohësh se sa shpejt iu përshtat kjo skuadër
motorit Mercedes pasi la Hondën. Makinat e tyre janë treguar të
besueshme që prej testit të parë dhe që prej atëherë po japin kohët më
të mira. Eshtë gjëja më e pabesueshme që kam parë. Do të doja ta kisha
përjetuar një situatë të tillë kur garoja edhe vetë.
Por jo gjithmonë gjërat kanë qenë kështu”. Në Kinë fitoi Sebastian
Vetel, ai që prej kohësh cilësohet si trashëgimtari i Shumakerit. “Ai
ka mundësinë të garojë për titullin. Talenti i tij nuk diskutohet. Do
të ishte kënaqësi ta shihja fitues të kampionatit në Formulën 1″, ka
shtuar Shumakeri. Aktualisht, thuhet se te Ferrari po flitet për të
ardhmen e Shumakerit.
“Nuk ka sinjale nga asnjëra palë, pasi nuk është hapur një diskutim
konkret për këtë temë dhe nuk do të ketë në të ardhmen e afërt. Pas
verës do të shihet se çfarë ia vlen të bëhet e çfarë jo”, ka pohuar
Shumaker, i cili mund të merrte vendin e Zhan Todit. “Ishte e qartë që
nuk ishte për mua ajo detyrë dhe do të ishte zgjedhje e gabuar. Mbi të
gjitha, mendoj se Stefano Domenikali, përgjegjësi i drejtimit sportiv
te Ferrari, mund ta bëjë këtë punë shumë më mirë”, ka përfunduar Mikael
Shumaker.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi