Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria nuk është e rastit, atë duhet ta krijoni

Shko poshtë

Dashuria nuk është e rastit, atë duhet ta krijoni Empty Dashuria nuk është e rastit, atë duhet ta krijoni

Mesazh nga Erisa Fri 5 Jun 2009 - 20:44

Dashuria nuk është e rastit, atë duhet ta krijoni

Jeni ju që vendosni të keni një lidhje. Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Këngët për dashurinë na thonë se fijet e dashurisë mbështillen nga gishtat e fatit, ndërsa poetët thonë se ajo është diçka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagëlluese si një fill tymi. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur, ndërsa revistat lënë të nënkuptohet se sekreti për të takuar dashurinë e përjetshme është të ngasësh një veturë të shtrenjtë, të veshësh xhinse moderne ose të kesh dhëmbë të shkëlqyer si perla, aromë të freskët dhe të kesh flokë të parfumuar. E gjithë kjo mund të shkaktojë pështjellim. Por sekreti për të gjetur dashurinë e vërtetë nuk qëndron në një studim të dhëmbëve e as në duart e fatit apo të kohës. Qëndron në vetëdijen tonë. Dashuria nuk rastis. Dashurinë duhet ta krijoni, tamam siç do të krijonit çfarëdo lloj gjëje tjetër.
Të njihni veten
Të njihni mirë veten, do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës, pra, të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni. Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj. Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog apo cilindo tjetër udhërrëfyes.
Shikoni përtej lenteve rozë
Eksplorimi është faza e njohjes reciproke. Kjo fazë ka shpesh ngjyrën rozë të romanticizmit. Në ekstazën e njohjes së shumë realiteteve të reja e të mrekullueshme mbi partnerin tuaj dhe të gëzimit të zbulimit të emocioneve tuaja më intime, mund të jetë e vështirë që të kujtoheni të ecni përpara me kujdes, me sytë hapur dhe antena të ngritura. Por edhe nëse mund të mbani lentet rozë që të mos pëlcisni tullumbacen tuaj të lumturisë, herë pas here hidhni një sy sipër tyre, për të pasur të paktën një sy mbi realitetin.
Mos iu largoni përgjegjësive
Arsyeja pse gjysma e martesave përfundojnë me ndarje është se partnerët midis tyre nuk kanë vendosur kurrë një mirëkuptim dhe një marrëveshje, përveç premtimeve të shkëmbyera në altar. Njerëzit njihen, dashurohen, diskutojnë ëndrrat dhe objektivat, angazhohen për ndonjë pikë dhe martohen. Më vonë, zbulojnë se nuk kanë ditur se mbi ç’baza rrinë së bashku dhe çfarë pret secili nga tjetri. Rrallëherë njerëzit harxhojnë kohë për të vendosur role e përgjegjësi ose për të rënë dakord për mënyrën se si do zhvillohet lidhja. Pastaj, me kalimin e kohës, zbulojnë se martesa e tyre nuk ka rregulla bazë për ta forcuar dhe për ta mbështetur.
Beqaria
Tradicionalisht fjala “beqari” i është referuar zgjedhjes për të mos u martuar. Sot shumë njerëz e përdorin me kuptimin që nuk bëjnë seks për një periudhë kohore të caktuar. Ndonjëherë njerëzit zgjedhim beqarinë si kundërveprim ndaj theksit të tepruar që shoqëria ka vënë mbi seksin, si shkëputje nga ndjenja ata duhet të jenë të lidhur seksualisht me dikë gjatë
gjithë kohës. Në momentin që dikush kërkon t’i dhurojë vetes kënaqësinë e të qenit çift dhe i dashuruar, atëherë i jep fund statusit të tij të beqarit.

Të kesh një marrëdhënie me veten
Marrëdhënia që keni me veten tuaj është modeli në bazë të të cilit krijohen marrëdhëniet e tjera. Për të krijuar një lidhje të thellë dhe të lumtur me një njeri, është thelbësore të mësosh të duash veten. Është marrëdhënia vendimtare e jetës suaj. Ka një ndryshim midis dashurisë dhe unit tuaj. Ai është bërthama e qenies suaj, thelbi që ekziston, pavarësisht nga personaliteti juaj, nga ju, nga opinionet dhe emocionet tuaja. Është një hapësirë e vogël dhe e shenjtë brenda jush, strehë e zemrës dhe e shpirtit tuaj. Individualiteti është vëzhguesi, trajneri dhe kritiku që kontrollon mendimet, fjalët, emocionet, sjelljet dhe përcakton se sa nga uni juaj i brendshëm do t’u tregohet të tjerëve. Cilësia e marrëdhënies midis jush dhe unit tuaj të brendshëm është themelore, sepse të gjitha marrëdhëniet e tjera që vendosni bazohen tek kjo marrëdhënie. Nëse ajo që dëshironi është një lidhje e vërtetë dashurie, atëherë hapi i parë duhet të jetë të mësoni të doni, të nderoni dhe të përkëdhelni veten tuaj.
Dashuria kërkon me teper angazhim
Shumë njerëz i shmangen angazhimit, sepse kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim. Mund të kenë bërë gabime të tjera në të kaluarën dhe vazhdojnë ta qortojnë veten e tyre për të. Nëse vuajnë ose kanë ndjenjë pendimi, atëherë do të ngurrojnë dhe do të kundërshtojnë idenë për t’u angazhuar edhe një herë tjetër. Para se të mund ta bëjnë, duhet të dinë të falin njëri-tjetrin dhe të shërojnë plagët. Është diçka që secili duhet ta bëjë për veten e tij, sepse asnjë tjetër nuk do ta bëjë për të. Është një udhëtim i vetmuar. E vetmja gjë që mund të bëni si partner është që ta qetësoni shokun tuaj, në mënyrë që të tregojë frikën e tij dhe të presë që të jetë gati. Nëse procesi do të kërkojë më tepër se sa ju lejon durimi ose koha juaj, atëherë duhet të vendosni nëse duhet ta prisni apo jo.
Jo çdo tërheqje është dashuri
Interesimi ekziston, kur shkëmbimi i energjive midis partnerëve nuk has pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnë me një shkëndijë, ndonjëherë me një familjaritet të çuditshëm sikur atë person e njeh prej kohësh, ndonjëherë është një ndjenjë e fortë si një fshikullimë ose një ndjenjë mirëqenieje e thellë. Shumë njerëz flasin për një tërheqje fizike të menjëhershme. Mbi të gjitha alkimia mund të jetë vërtetë e fuqishme. Kur takojmë dikë drejt të cilit jemi të tërhequr seksualisht, zemra rreh më shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund të ndihemi sikur në një farë mënyre dhe në një jetë tjetër kemi qenë të bashkuar me këtë krijesë magjepsëse. Megjithatë kujdes: Një tërheqje e fortë nuk është njëlloj si të dashurosh, aq më pak do të thotë që dy njerëz janë bërë për njëri-tjetrin. Sigurisht është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Gjatë jetës mund të tërhiqeni nga shumë njerëz, por vetëm në fazat e mëtejshme do të mund ta zbuloni, nëse njëra prej tyre është vërtetë dashuria e jetës suaj.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi