ISLAMI E TRAJTON FEMRËN NJERI
:: Zone e Lire :: Besimi Fetar
Faqja 1 e 1
ISLAMI E TRAJTON FEMRËN NJERI
ISLAMI E TRAJTON FEMRËN NJERI
Një nga mirësitë e shumta të Islamit është se ai e nderon femrën, e trajton atë si njeri, pranon aftësitë e saj për të marrë mbi vete përgjegjësi, dhe ia njeh të drejtën e shpërblimit. Islami i sheh si mashkullin, edhe femrën me të drejtat dhe detyrat e veta, pasi secili nga ta janë degë të një trungu, që e kanë zanafillën nga një baba, Ademi, dhe nga një nënë, Hava.
Kështu, si femra edhe mashkulli janë të barabartë në origjinë, të barabartë në karakteristikat e përgjithshme njerëzore, të barabartë në obligime dhe përgjegjësi, të barabartë në shpërblim dhe përfundim. Për këtë, Kur’ani thotë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju”. (Nisaë, 1).
Për barazinë mes burrit dhe gruas në obligime e adhurime, Kur’ani thotë:
“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzabë, 35).
E për obligimet fetare e shoqërore themelore, Kur’ani në shenjën e barazimit mes dy gjinive thotë:
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu…” (Tevbe, 71).
Në historinë e Ademit, shohim që obligimi hyjnor i drejtohet si Ademit ashtu edhe Havës, njëkohësisht:
“E ne i thamë: O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhenet, dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)”. (Bekare, 35).
Por, e keqja e kësaj historie është se nxitja në të keqe i adresohet djallit, e jo Havasë, sikundër thuhet në Tevrat (Tora). Mirëpo, Kur’ani e cilëson ndryshe:
“Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhenetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në të…” (Bekare, 36).
Kështu, nuk ishte Havaja që e hëngri pemën e vetme, e as nuk ishte ajo që filloi e para, por gabimi ishte i të dyve bashkë, ashtu siç ishte edhe pendimi e keqardhja për atë që bënë:
“Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (A’rafë, 23).
E sido që të jetë puna, gabimi i tyre bie vetëm mbi ta, sepse askush nuk mban barrën e tjetrit:
“Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata”. (Bekare, 134).
Mbi barazinë mes mashkullit dhe femrës në shpërblim Allahu thotë:
“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…” (Ali Imran, 195).
Ndërsa mbi të drejtat financiare të femrës, Islami rrëzoi atë që praktikonin shumë popuj më parë, të cilët e kishin zhveshur femrën nga e drejta e trashëgimisë dhe e zotërimit të pasurisë së saj.
Ashtu siç i dha të drejtën e arsimimit mashkullit, Islami i dha këtë të drejtë edhe femrës. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman”.
Po kështu, femra ka të drejtën e faljes kolektive në xhami, sepse asaj i detyrohen punët si edhe mashkullit si: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, etj..
Ajo është e obliguar edhe në punët shoqërore si edhe burri:
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja…” (Tevbe, 71).
Marrë nga libri:
“Mesazhi ynë në epokën e globalizmit” - dr. Jusuf Kardavi

Similar topics
» Abdylazis Islami
» A është Islami zgjidhje për njerëzimin?
» Mashkulli i virgjer: sa i rendesishem per femren?
» C'fare ndodh sot me femren nga veriu i vendit?
» Pse e kaluara e mashkullit mund ti falet, por e femres jo!
» A është Islami zgjidhje për njerëzimin?
» Mashkulli i virgjer: sa i rendesishem per femren?
» C'fare ndodh sot me femren nga veriu i vendit?
» Pse e kaluara e mashkullit mund ti falet, por e femres jo!
:: Zone e Lire :: Besimi Fetar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi