Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dilemat e Skenderbeut

Shko poshtë

Dilemat e Skenderbeut Empty Dilemat e Skenderbeut

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:27

Bep Pjetri
Më dt. 4 janar 2008

!!!!!!Dilemat e Gjergj Kastriotit!!!!
A ishte sllavë apo islam?
A ishte serbë apo grek?
A ishte produktë i Rilindjes shqiptare?
A luftoji për babën, a për Papën?
A e mbrojti Shqipërinë apo e rrënoji?
A ishte shqiptar?

''Duro mal, duro!''
Petro Marko
Përse e shkruejta?
Qysh
nën titullin e shkrimit kam drejtue një varg pyetjesh që tymosin
ambientin, ku në faktë të lënë idenë se ashtë mbërthye Historia e Tij
midis disa trarësh shumëkandëshe. Kacaviret Historia e Gjergj
Kastriotit si për gjynah. Prandej u shtyva deri këtu për të shprehë
mendimin tem për këtë vepër gati blasfemike. Këta kujtuen se Heroi
Kombtar ashtë harrue dhe nuk ka lanë asnjë trashëgimtar të kryeveprës
gjeniale të epopesë ngadhnjimtare të Triumfit 25 vjecar mbi një
perandori turke. I preke ato artere të urrejtjes ndaj kësaj epoke të
lakmueshme, që nuk e pati askush nga Ballkani dhe Europa apo matej.
Kanë gabue randë dhe populli do ti ndëshkoji përjetsishtë në burgun e
Turpit historik.
Pak hyrje
Fill mbas periudhës së çmendun
komuniste u doli punë ish-ve të PPSH-së të merren me rishkrimin e
historisë, jo atë të heqjes së baglës së kuqe, apo të partitizmit
enverian dhe llomit marksist – stalinisto-leninistë nëpër faqet e
historisë, mbasi të gjithve u dukej se boja e kuqe u ishte e bukur.
Dihet
se kjo shpurë intelektualësh të dekompozuar nga sistemi komunist ish
diplomatë, ish hetues, ish bijtë e antarve të KQ të PPSH, u morën me
vite mbarë e mbrapësht me Shenjtoren Nanë Tereza. Tani filluan një
zhurmajë nëpër media kundër simbolit tjetër të kombit shqiptar, kundër
Heroit të Shtetit tonë të Madhit Gjergj Kastriot - Skandërbegun.
E
filluan këte vërsulje, ...por se kur do ta ndalin furinë dhe me cilin
tjetër vigan nga Veriu do ta shklyejnë, kjo nuk dihet!? Këta
‘’personalitete’’kujtojnë se e dinë kendin e lëvizjes së Tokës!... Këta
astrologë mesjetar kalërojnë në andrra nevrastenike. Po presim, të
shohim! U them ktyre: ''Nuk jam në ankth për stuhinë e sajueme me këta
mjete satanike!'' E nisën bash te kryet e kombit, me Burrin dhe
Themeluesin e Shtetit Shqiptar – Skenderbeun.
Kësaj rradhe në turrën
e shkrimeve të disa amatorve të Historisë së Skenderbeut, po shohim
nëpër gazeta, revista, ndër tryeza programesh televizive “teza të
reja’’ për Skenderbeun. I pari që u rrjeshtue pas vitit 1990 në
taborrin e vërsuljes me pasion e me mllefe ndaj figurës së Skanderbeut
ishte dhe mbeti Abdi Baleta. Për çudi ju afruen në guzhinën e tij disa
intelektualë te fushave të ndryshme, por jo të historisë.
Abdiu për
dreq kur i mbush gëzhojat me dinamit, llogaritë me vra jo dy zogj, por
tre e më shumë. Këta nuk janë zogjë doçkado, por subjekte kryesore, që
janë të çimentuar përjetsisht në identin kombtar të periudhës së pas
Krishtit në Historin e Shqipnisë.
Gojët e “liga” llomotisin se
udhtimet nëpër botë të “revizionuesve” të Historisë së Skanderbeut,
pra, dyshja Abdi Baleta-Sabri Godo në botën arabe mori shpërblime të
majme.
I vetëm në betejë nuk shkohet. Deshti fati në demokraci i
mblodhë klubi i sherrxhinjve të ish PPSH, që ja kishin pirë kupën e
mjaltit asaj jo vetëm këta por dhe prindërit e tyre të sistemit
envero-miladinoviç...tito-popoviq...e, stalinoviq.... Në ballin e
fushës së betëjës u rreshtuan tre grupe luftëtarësh në drejtime të
ndryshme në debatin e Figurës së Skanderbeut qysh mbas vitit 1991 e
deri në vitin 2009.

Pjesmarrsit e Debatit të Gjergj Kastriotit

Due që ta paraqes tre grupe pjesmarrsish për t'u kuptue ma kjartë tablonë e kësaj debati shqiptar.
Të parët që filluan këte vandalizëm mbi Skenderbeun janë si mëposhtë vijon:

Kampi i tjetërsimit, i shpërbërjes, i sllavizimit, greqizimit dhe islamizimit të Gjergj Kastriotit:

Mbrënda
këtij kampi nuk i kanë të unifikuara tezat e Figurës së Skanderbegut,
por një gjë i mban grushtë të bashkuem në një ideal: Ai i shpartallimit
të Historisë së Skanderbeut edhe pse e dinë se asht Simbol i Kombit të
Shqiptarve.

Abdi Baleta:
Kush ishte A.Baleta? Abdiu ishte ish
ambasador i Qeverisë staliniste -për 18 vjet në SHBA. Ishte gjyqtar,
deputet i PD-ës dhe tash ''turistë'' i preferuem i botës arabe. Për
fatin e keq të tij ky jurist, përzihen teologjinë me Historinë, duke
interpretue Gjergj Kastriotin dhe Luftën e Popullit Shqiptar në
aspektin fetar. Dihet synimi i tij i vetëm për ta degjeneruar fund e
krye veprën e Gjergj Kastriotit. Për Abdiun ishte feja katolike e
Heroit Kombtar motivi i asaj lufte 25 vjeçare kundër Perandorisë Osmane.
Jo e pa pritur prej tij dalin prej gojës dhe pendës së Abdi Baletës për Heroin Kombtar te gazeta ''Sot'' e 23 nantorit 2008! :
’’Ajo
çka disa e quajnë "fyerje të madhe që autori dhe përkthyesi i bëjnë
Heroit kombëtar Skënderbeut" është një portretizim i ri plot nderim për
këtë Hero dhe një ndihmesë për shqiptarët të kuptojnë më mirë se
Skënderbeu ka luftuar për babën e jo për Papën,...
Skënderbeu shpesh
bëhet pjesë e një triniteti katolikocentrik ku: Ismail Kadare, Nënë
Tereza e Skënderbeu shiten si pjesë e një embleme kombëtare, një "trini
e shenjtë" personalitetesh mbi bazë të katolicizmit: Skënderbeu si
luftëtar për Papën, jo për babën’’(sipas shkrimit të Olsi Jazexhiut, të
marrun në sitin www.mesazhi.com - ”Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim” O.Jazexhi. E enjte, 11 Dhjetor 2008 14:28

Sabri Godo

“Burrë i kombit” (“babai” i kushtetutes se re( me shumë mangësira),
burrë i urtë, kryetar nderi i PR, ish hetues ushtarak në Tiranë, që
vinte shpesh në Shkodër dhe ish partizant në Luftën vllavrasëse të 1944
kundër nacionalistve shqiptar në Kosovë). Mos ta harrojmë se ishte edhe
në profesion të lirë shkrimtar në periudhën e komunizmit.
Sipas
artikullit të dt. 27.11.2008 të Admirina Peçi, marrë nga Gazeta
Shqiptare paraqes pak nga artikulli i saj sa për ilustrim të nevojshëm:
“Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u quajt Hamza në fund të jetës.
A.Peci:
''Sabri Godo jep dhe një alternativë tjetër të emrit të tij. Ai thotë
se në fund të jetës, Gjon Kastrioti u konvertua në mysliman dhe u quajt
Hamza. z. Godo, në monografinë e re mbi Skënderbeun, të studiuesit
austriak Oliver Schmitt, emri i babait të Skënderbeut shkruhet Ivan.
Përkthyesi i këtij libri në shqip, Ardian Klosi në një intervistë për
"Gazetën", ka argumentuar se emri Ivan ishte emri i vërtetë i tij,
ndërsa emri Gjon është një emër i shpikur. Sipas jush, çfarë ka të
vërtetë në këtë fakt? "

Përgjigjet z.Godo:
’’Them se ky nuk
është kurrfarë zbulimi. Albanologë të tjerë të hershëm e kanë vënë në
dukje këtë fakt, se Gjoni ka ndryshuar emrin. Sipas meje, kronika e
ngjarjeve të çon atje. Fillimisht ai ka qenë katolik me emrin Gjon
Kastrioti. Por erdhi një kohë kur pa se nuk mund të nxirrte përfitime
nga Venediku dhe Vatikani për zgjerimin e pushteti të tij dhe atëherë u
kthye në ortodoks.
Më në fund, para vdekjes e spërkati kokën e tij
të zbardhur për të tretën herë dhe u bë mysliman, sepse u thye në luftë
nga turku, iu morën peng të katër djemtë dhe ai u ngujua në kalanë e
Gurbardhës. Atëherë duket se ka vënë emrin Hamza.”

Ardian Klosi
-
Biri ish prokurorit, ish hetuesit, ish antarit të KQ të PPSH. Ish
refugjati në Gjermani, Austri..., mori instruktime për lëvizjen e
boshtit të Historisë së Skanderbegut në qarqe europiane- ballkanike. e
sot ....përkthyes i veprës së një farë Oliver Shmitit “zviceran -
serbë”.
Gjithkush kur shikon në ekranin televiziv te Top Chanell
sesi ulet, sesi fryhet si kaposh, sesi krekoset si gjel, si akademikë
të shjten të vjellë. Dhe kur fillon të nxjerrë prej asaj gojet
xhevahire për librin e përkthyem me aq pasion dhe me epitete vulgare,
padyshim të shkon mendja te dyshimi për objektivitetin e përkthimit të
tij dhe të neveritet jashtë maset.
Klosi si përkthyes i librit
antishqiptar të Schmitt-it ka përdorë shprehje si emri Gjon, është emër
i shpifur; gjë që dëshmon se përkthyesi ka pritur një moment ngaherë
për t’u shpreh ndaj këtij ’’faktit’’ me tërë helmin e urrejtjes, me një
urrejtje patologjike ndaj Skenderbeut të pashpjeguem, por edhe me një
mungesë etiket në përdorimin e fjalëve shqipe.
Kjo soj përkthimi kaq
me epitetë rrugacësh të shtyn në përshtypjen se Oliveri nuk i ka
përdorur në gjermanishten e librit fjale bastardhe si ’’e shpifur’’
etj. Me këte përkthim ai ka dëshmuar para shqiptarve sikur e ka sajuar
vet Klosi kët libër të Oliverit dhe i ka vënë emnin e tij për t’u
fshehë nën atë emër. Për mua është shumë e diskutueshme autorësia e
librit ’’Skënderbeu’’. Mund t¨w jwt¨w dhe bashkautorësi. Nuk ka mundësi
të jetë “shqiptar” përkthyesi i librit ’’Skënderbeu’’!!!?? Në përkthime
duhen ruajtur edhe linjat etike të fjalës shqipe dhe të pasojave që
lenë në ndjesitë e lexuesit. Arroganca dhe urrejtja ndaj Atdheut e ndaj
popullit të vet, të bejnë të mendosh se ku lindi ky lloj njeriu, që i
punoi zemra dhe dora të sjelli këtë libër shqiptarve dhe çfarë qe ajo
që e frymëzoi ndaj Portretit unikal i Gjergj Kastrioti?

Fatos Lubonja
Biri ish prokurorit, ish hetuesit, i ish antarit të KQ të PPSH. Sot gazetar ''i pavarur''.

shkrimin "Bëhu i ditur të jesh i lirë" (Korrieri, 30 nentor 2008). gjen
''mrekullina shkencore''. Siaps kësaj gazete: '' Duke cituar librin e
ri dhe tronditës të Nathalie Clayer, Lubonja tregon që ky mit
(Skanderbeu B.P.) u promovua nga austro-hungarezët të cilët morën një
mit(Gjergj Kastrioti - sh.im B.P.) shqiptaro-sllav që ekzistonte në
zonat e Shpuzës dhe të Podgoricës, ku Skënderbeu paraqitej si luftëtar
sllav, dhe e shndërruan në një hero të popullit të ri që po formësohej
në brigjet e Adriatikut. Lubonja thotë: me mite nacionaliste ashtu siç
janë farkuar ata një shekull e gjysëm mëparë dhe përforcuar me frymë
totalitare nga diktatura komuniste… Nëse fëmijëve tanë do t'u tregojmë
gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të
vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit." ("Bëhu i
ditur të jesh i lirë", Korrieri, 30. 11. 2008).

Olsi Jazexhiu
Ky shqiptar e ka islamizuar dhe është mjaft kontradiktor në përqasjen e komentit të raportit mit – Skenderbe.
Në shkrimin e tij ’’ Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim’’.
Ja një fagmentë nga artikulli i Olsit:
“Kurani
na mëson mbi historinë e profetit Ibrahim, i cili kur jetonte në
qytetin Ur irritohej nga imponimi i idhujve që i bëhej popullatës
lokale nga idhujtarët, në një kohë kur këta idhuj – ishin krijesa të
vdekura dhe pa ndonjë fuqi – por qëndronin në atë vend vetëm për shkak
të një konsensusi dhe dëshire imponuese të elitës sunduese.....Dhe në
fakt mbrojtësit e Skënderbeut, duke dashur që të ruajnë mitin e tij,
kërkojnë në fakt që historia të lexohet gabim....Por në anën tjetër jam
i mendimit se kultura e vazhdimit të imponimit të mitit të Skënderbeut
në Shqipëri, siç ndodhi me shqiptarët gjatë komunizmit kur dhuna
shtetërore impononte mitet e Stalinit, Hoxhës dhe Skënderbeut tregojnë
që shoqëria shqiptare dhe në veçanti klasa e saj intelektuale nuk është
pjekur ende.”
Unë baj pyetjen. ''A ka diçka të vërtetë Olsi edhe pse
i ka dhenë ngjyrime islamike në shprehjen e tij ku shkruen: ''Në
Ballkan jemi akoma pre e politikave inatçore etniko-fetare të shekullit
të XX?''
Pra Olsi edhe pse i jepë ngjyrime fetare e pranon padashje
një të vërtetë ballkanike, gja që edhe vendet e civizuem europiane vuen
tmerrsishtë edhe sot nga kjo mortajë mesjetare, pohon siduket padashje
në kundërshtim me vedin se këta autorë anti – Skënderbejanë i brengosë
identiteti fetar i heroit duke e bërë sllav apo islamik. Brengosja e
Olsit është ta çlirojë popullin shqiptar nga kultura e mitit për Gjergj
Kastriotin, që nuk ekziston në të vërtetë. Nuk e di sesi mund të
ngrihet gjithë kjo stuhi e madhe kundra një të ashtuquejtun mit ndaj
Tij, ku në të vërtetë nuk ekziston në asnjë libër në gjuhën shqipe,
kërkund në kulturën historike dhe asaj letrare.
O Zot! Na ruaj prej mitit imagjinar!...
Vazhdon
ndër të tjera Olsi në artikull: ’’.....Me rënjen e komunizmit dhe
dobësimin e ideologjisë nacional-komuniste, shqiptarët e Shqipërisë
janë liruar nga shumë mite të së kaluarës. Në këtë vazhdë mendoj që
edhe rrëfimi i drejtë i Skënderbeut, nuk do të bëj ndonjë hata të
madhe, pasi Umut Ozkirimli thotë 'identitetet janë një projekt në
vazhdim e sipër apo një 'work in progress', që ndërrojnë sipas
konjukturave historike, ekonomike, politike dhe sociale.'(Umut
Ozkirimli dhe Steven Grosby, në Nations and Nationalism, 2007)’’. Më
kujtohen këtu sulmet që u bënë në vitin 1998 kundër librit "Skicë e
mendimit politik shqiptar" nga Hysamedin Feraj, e deri tek sulmet e
sotme kundër Klosit, apo Lubonjës nëpër gazeta dhe disa forume të
internetit”. Për Olsin ka mit dhe kur nuk ka mit atëhere sipas
teoricienve kozmopolitik të ndrrohen identitetet sipas konjukturave
etj. përralla.

Vasil Bollano
V.Bollano ashtë aktualisht
kryetar i Bashkisë së Himarës.Deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së
Himarës. Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë
Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të
rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën
zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Deklarata e Bollanos si përfaqsues i minoritetit grekë deklaron se Gjergj Kastrioti asht grekë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilemat e Skenderbeut Empty Re: Dilemat e Skenderbeut

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:27

Kampi centristë(në mesin e dy kampeve të kundërta)- është kampi që noton në ujra të trubullta.

Enis Sulstarova
Në shkrimin e tij "A duhet çmitizuar Skënderbeu?" (Gazeta Shqip, 8 dhjetor 2008).
Ai
thotë: "Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra
vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i
shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat:
periudha e Skënderbeut u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit
mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin
e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër
kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në
njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga
vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar
atë." Sulstarova thotë: "Në Shqipëri çmontimi i identitetit shqiptar
nuk po na sjell ndonjë emancipim të madh qytetar, vetëm intensifikimin
e politikave alternative të identitetit, që kanë për bazë fenë ose
etninë. Diku miti i Skënderbeut si "Atlet i Krishtit" po përdoret si
thirrje për konvertime të shqiptarëve myslimanë në krishterim.”
''Sulstarova gabon kur mendon që 'një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk
mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e
Skënderbeut.(O.Jazexhiu).
Ardian Vehbiu i cili mendon që "Historia e
Shqipërisë, ashtu siç është përpunuar nëformë mitologjike, është pjesë
e misionit të shkollës për t'u dhënë fëmijëve një identitet qytetar
modern." (Shekulli, 18 nëntor 2008).


Kampi i mesazheve të urta mbi identitetin e figurës së Skanderbeut

Lap Martallozi
Lap Martallozi asht pseudonimi i një patriotit në vitet 1908, në Bukuresht.
Shkruante
i revoltuar në gazetën "Drita" të Sofjes në janarin e 1908, se si në
Shqipëri, njerëzit mësonin nëpër mejtepë, se sulltanët turq ishin të
shenjtë dhe janë dërguar "në kahuristanë për të bërë fet'h nga Allahu,"
dhe se "Skënderbeu s'qe tjatër veçse një hajdut", "se hoxhët kishin
gjetur në një qitap arabisht që tregonte se shqiptarët ishin arapë që
një mijë e një e treqint vjet më parë iu zemëruan halifesë hazretit
Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri." Lap Martallozi ankohej edhe se
nëpër skolitë e grekut që ekzistonin në Shqipëri, njerëzia mësonte që
"gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i Madh, Batlemeu,
Pirrua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti"(Lap Martallozi, Liria dhe
zgjedha, Drita, Janar 1908).

Ismail Kadare
Sipas gazetës Shekulli, 18 nëntor 2008 gazetarja Admirina Peci shkruen për mendimet e Kadaresë:
''Në
personat që kërkojnë të shohin objektivisht mitin e Skënderbeut i
quajti "pjesa renegate e popullit shqiptar" që kërkojnë të shohin
"Gjergj Kastriotin si një renegat, tradhtar e armik" dhe që të "jesh
kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para
lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte
këtë" . Kjo frymë e cila bën "tradhëtarë" dhe "të rrezikshëm" për
"sigurinë kombëtare", personat që nuk besojnë në mite, bëhet edhe më
serioze nëse dikush lexon Xhavit Shalën i cili kërkon të "godasë" një
grup besimtarësh muslimanë, të cilët nuk besojnë në festat dhe simbolet
kombëtariste (Revista Urtësia, Tetor 2008).

Intervista e marrë nga gazeta Koha Jonë. Kadare: “Shqiptaret që më penguan Nobelin”
E Marte, 02 Dhjetor 2008
Shkrimtari i mirënjohur rrëfehet për Blendi Fevziun në emisionin "Opinion" të Tv Klan:
…Kalojmë
në disa çështje që mëgjithse nuk kanë lidhje me veprën, janë koherente,
të ditëve të fundit. Ju jeni shprehur publikisht me shikimin me realist
të figurës së Skënderbeut...
Unë nuk jam përfshirë në debat, por
gjate takimit në Gjirokastër me kanë pyetur dhe kam dhënë një përgjigje
shumë të shkurtër, ky nuk është debat që ka lindur tani, por ka shumë
vite që zhvillohet në Shqipëri, e kam quajtur një turp dhe mendoj se
është një turp.

A ka një himnizim, në krijimin e një miti se sa një figurë reale...?

- Përkundrazi, ai vazhdon të jetë i nënvleftësuar.

Në ç'sens?.

-
Në të gjitha senset. Ai është padyshim figura më e madhe shqiptare, më
e madhja në Ballkan, pa asnjë diskutim. Po ju them një shembull,
homologu i tij, është hungarez, nuk është fare aq i famshëm sa
Skenderbeu. Rrezatimi i tij, po ta shikosh nëpër bibliotekat e botës
është shumë herë më i madh. Ja ku janë dy heronj që janë të dy aleat,
nuk është thyer as njëri dhe as tjetri. Për një kureshtje, Ponjadi ka
bërë luftën e dytë të Kosovës që nuk e përmënd asnjë njeri. Pas luftës
së parë, është bërë një betejë e dytë dhe ballkanasit nuk u bashkuan,
ajo luftë vazhdoi deri në fund. Prandaj Skënderbeu është figura më e
plotë, është njeriu që ktheu, krijoi një vizion të ri në Ballkan, është
një vizionar i ri në Ballkan, e ktheu vështrimin ballkanik drejt
Evropës Perëndimore, këtu është rëndësia e tij dhe këtu është arsyeja
përse luftohet.

Po luftohet apo historiografia po përpiqet të tregojë aspektin e tij më irealist?

-
Absolutisht jo. Çfarë do me thënë aspektin e tij jorealist? Çfarë duhet
të themi për heroinën e Frances, Zhan Dark, ka qënë një vajzë 16 vjeçe
që shikonte zëra dhe dëgjonte vizione, gjëja e parë qe mund te themi
ështe që nuk është serioze si figure. Çfarë duhet të themi për
personazhe të tillë që janë me pikëpyetje. Megjithatë popujt nuk
shpejtojnë t'i shkelmojnë dhe t'i hedhim poshtë.

A ju ka intriguar Skënderbeu në fëmijëri?
- Po.

A vazhdon t'ju intrigojë?

-
Po, sëpse nuk ka qënë e mbushur me mister dhe me atë botën fantastike
fëminore, ka qënë figurë që ka qënë shumë pranë historikes dhe reales,
dhe për fëmijet natyrisht është më pak interesant sesa figurat e
krijuara nga letërsia plot enigma dhe mister, më vonë i kam kuptuar
përmasat e tij. Nuk kuptohet arsyeja pse ne duhet te vemë në pikëpyetje
Skenderbeun kur asnjë popull nuk e bën këtë. Nuk ka mit të Skenderbeut
të dëmshëm. Për shembull, kanë rumunët një hero, Drakulen, me sa duket
është kundërthënës i gjithi, me sa duket ka qenë një luftëtar kundër
perandorisë osmane, saqë pjesa e egër e humbi pjesën e tij heroike dhe
Evropa e njeh si një gjë monstruoze. Po ta kishte Skenderbeu një anë të
tillë do të humbte. Por nuk kemi asnjë arsye.

Pse akuzohet?

-
...... Problemi është këtu, që Shqipëria ka njerëz të tillë që thonë se
Skenderbeu ishte negativ në historinë shqiptare sepse ai ngriti
doktrinën e rezistences, e qëndresës. Ne me turqit do të kalonim më
mirë po të mos kishim Skenderbeun, këtu ndahen. Domëthënë në Shqipëri,
për turpin e kombit, po tentohet për të krijuar një filozofi të
robërisë, një doktrinë të robërisë, ndërkohë ne jemi shqiptar, por edhe
gjysmë robër. Ne jemi i vetmi popull në Evropë që rrezikojmë të
damkosemi me një turp të tillë, të themi që kemi qënë te pushtuar pra,
jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike të modifikuar. Përse nuk
u modifikuan greket, rumunët sllavët, pse ne duhët të modifikohemi?

Zoti
Kadare,... Por do të doja të trajtoja çështjen e këtyre ditëve, që
lidhet me 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, një eveniment ku një
grup shqiptarësh, shumë pak njerëz, të iluminuar vendosën alfabetin
latin dhe shikimin e një Shqipërie krejtesisht orientale, dhe të
izoluar endè si pjesë e perandorisë otomane drejt Evropës.

Si e gjykoni?

-
Pikërisht kjo është një nga ato gjërat e ndritura që ka bëre, ose ky
grup elitar i Shqipërisë të gjejë prirjen natyrale të Shqipërise, nuk
krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi shqiptar. Por
prirja ishte e përgjumur pas një terrori të gjatë 500 vjeçar. A e dini
çdo të do thotë 500 vjet të mos këtë shkollë një popull? Ishte i vetmi
popull në Ballkan që iu ndaluar gjuha dhe shkollat. Turqia nuk ua
ndaloi të tjereve. Ajo zgjodhi këtë vend, do ta turqizoje Shqipërinë
dhe shqiptarët që kujtonin se ishin më të favorizuar, shqiptarët ishin
më të diskriminuar nga të gjithë. Truri i kombit shqiptar pësoi një
tragjedi. Tre vjet pa shkollë të jetë një popull është një tragjedi dhe
jo 500 vjet pa shkollë. Ndërkohë kam një shkrimin tim, në fund të
shekullit të XIX, ne Shqipëri kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike
turke, 1200 private greke, 300 shkolla bullgare, greke dhe një shkollë
shqip dhe ajo iu vra drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te
gjithëve u lejuan. Pse do të na duken ne për çudi kjo perandori një
mikeshë e madhe për ne.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilemat e Skenderbeut Empty Re: Dilemat e Skenderbeut

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:27

Ka pikërisht një nostalgji?

-
Pikërisht kjo nostalgji për Skenderbeun është një nostalgji otomaniste
sepse historiografia otomane e quan Skenderbeun renegatë dhe tradhtar.
Renegatët tanë shqiptare kanë të njejtin vleresim për të, figurë
negative, e keqe që ka tradhtuar Shqipërine. Kjo është e vërteta, nuk
është ky debati i fundit, ky është bisht i tij.

Kryeministri Sali Berisha,
Tha,
në konferencën e mbylljes së vitit 2008 para gazetarëve për librin e
përkthyer të Ardian Klosit “Skënderbeu", e Oliver Jens Schmitt: ’’Gjen
një libër të huej Ardian Klosi dhe u shpërlan trunin njerzve për
Skanderbeun’’.

Mira Meksi,
Mira Meksi thoshte që "shkelja apo
rrëzimi i tyre (qoftë dhe në tentativë(për Skënderbeun sh.im B.P.))
është thjeshtë tradhëti ndaj kombit". (Mira Meksi, Shekulli, 18 nëntor
2008).

Pirro Prifti,
Një porosi jepë gazetari Pirro Prifti në fund të artikullit për këte taborr të antiskanderbejane
Artikulli ’’ Skënderbeu-vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve’’ te Agjensia e Lajmeve "SOT" 31.12.08.:
“Edhe
Shqipëria duhet të ketë tabu-në e saj, vijën ndarëse të saj,
identitetin e saj me të cilën nuk duhet luajtur as për amatorizëm, as
për komercializëm e as për të ekspanduar ideologji fetare që vetë vendi
apo vendet ku aspirojmë të futemi. I nderuar përkthyes lëre përkthimin
tënd të shitet pa e reklamuar më, sëpse je duke prekur një tabu të
shenjtë për shqiptarët.’’
Nuk kam asgjë për ti shtuar, mbasi koha do
të tregojë ashtu siç ka treguar se çfarë bëhet me ato bisha që guxuan
të prekin vëndet e Shenjta të Atdheut tonë të shtrenjtë. Besoj iu
kujtohet mirë një statujë bronxi e terhequr zvarrë rrugëve të Tiranës,
pikërisht aty para Skënderbeut!...
E ajo ngjarje nuk është e kohës
së Skënderbeut, por edhe ai që e pësoi ashtu e, që ju e keni njohur
mirë sëpse si mik i baballarve tuaj, ju i keni dhuruar edhe tuba lulesh
në tribunat e “1 Majit” në Tiranë, ju e dini mirë sëpse edhe “ay” si
ju, ishte shkatrrues i veprës së të Madhit Skënderbe!!...
“Më falni” që po ua kujtoj “dashurinë e madhe” të Popullit Shqiptar për babain dhe “mithin” tuaj!

Fritz Radovani,
Ja një fragment nga shkrimi i shkrimtarit Fritz Radovani, tek artikulli:“Historianët’’e Haxhi Qamilit!...Dhjetor, 2008.
.....
“Edhe, kërkoni ndër kabaret e Evropës “arkivat”?
Arkivat i keni në Truellin e Skenderbeut e Nanë Terezëz...
I keni në të gjitha Kështjellat e qendresës heroike të Popullit Shqiptar!
I
keni në Krujë e Mat, i keni në Lezhë, në Voskopojë e Butrint, i keni në
Vlonën e Ismail beut, i keni në Himarë e Janinë, në Delvinë e Sarandë,
në Korçë e Gjinokaster, në Manastir e Prishtinë, në Ohër e Gjakovë, në
Diber e Prizren, në Mirditë e Dukagjin, në Hotin e Dedë Gjo’Lulit e
Grudë, në Ulqin e Tivar...e, po ditët me lexue i keni të gjitha të
arkivueme...
...në Zallin e Kirit...pranëRrëmajit:
Në Shkoder!...

Vëllazën Shqiptar!
Kurrë ma aktuale se sot për fatet e Atdheut tonë nuk tingllon thirrja e Gjon Palit II, me 25 Maji 1993, në Sheshin “Skenderbej”:
“Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”


A e vlen të heshtësh para këtij vandalizmit historik?

Jo dhe një Jooooo, të madhe!
Përballë
kësaj mësymje të tipit gueril nuk ke sesi të heshtet. Vatra e historisë
po shprishet me egërsi duke qeshur, duke fërkuar duartë dhe mbushur
xhepat me para nga disa monstra antishqiptarë, duke përjashtuar edhe
ndonjë tipë që e bënë gjoja me pasion të verbër.
Ndërgjegjen e
kombit e kanë vënë për ta gozhduar në kryq. Si mund të rrijë njeriu
duke u rrezatuar nën diellin e ngrohtë shqiptar? Si mund të rrijë i
qetë në shtëpinë e vet Shqiptari, kur sheh si po shembët ajo përbrënda?
Si ...!!???
Natyrisht që shqiptari duhet të gjykojë fort në mendje
të freskët ndaj kësaj vërsulje barbarësh, që po i bëhet nga një grupë
njerëzish të arsimuar nga universiteti komunist “E.Hoxha” i Tiranës me
aq paturpësi e me guxim kaçakësh, duke të kujtuar për një moment se
Shqipëria është e pushtuar endè nga këta “minoritarë” që aspiro në
integrimin e kulturave turke-serbe-greke kundëri Gjergj Kastriotit.
Duke parë personalitetin e këtyre pseudointelektualve të kampit antiskenderbejanë, shpesh them me vedi:

A e vlen të humbësh kohë me këta lloj të ashtuquajturish “shqiptar”?

Herë
jo dhe herë po!! Mandej nuk due ti lëjë me livadhisë dhe i them vedit
një Po të adhe. Duhet të merresh dhe shumë me këto hipoteza që ngrihen
në emën të Oliver Schmitt-ave dhe dishepujve të tjerë antishqiptar
brenda dhe jashtë Shqipnisë sepse me pendë në dorë po fyejnë Simbolin e
Kombit. E kjo pendë po ndyhet nga duartë e pista.
Ai që e ndien vetën SHQIPTAR dhe heshtë, do të mbetët i patretur nga Toka Nënë!
Po
të vësh re me kujdes në kampin e atyne të Tjetërsimit të identitetit të
Heroit Kombtar spikasin debatues fetarë, minoritar grekë, ish
diplomatë, ish hetues,... ish bijtë e antarve të Komitetit Qendror të
PPSH...., të ashtuquajturit intelektual të nomenklaturës së komunizmit,
spikasin edhe heshtësit si; presidenti Bamir Topi, që u dëshmua për ta
përshëndetë shumë aktiv për debatin e emrit të Ismail Qemali në
universitetin e Vlonës, Institutin e Lartë të Historisë pranë Akademis
së Shkencave, Dekanatin e Fakultetit të Historisë Shqiptare apo aktiv
në dekorimin e Skënder Brecës si ish hetues i periudhës së komuizmit
dhe sot prokuror i naltë në kryeprokurori më 8 maj 2008.
Duke parë
në kët kor të madh debatuesish, nuk dallon se i shqetëson absolutisht
''miti'' Skendërbe, sepse realisht si nga letërsia artistike,
historiografia shqiptare dhe botrore nuk gjëndet asnjë shenjë apo
përpjekje për ta mitizuar portretin e Tij, që unë do ta arsyetoja për
arësye të një trashëgimie të mendsisë orientaliste-sllave në mendsinë e
historiografëve shqiptarë dhe asaj botnorë. Ku asht në thelbë synimi i
tyre në gjithë kët zhurmë mediash që kanë çuar peshë tërë shqiptarët? A
thue na provokojnë duke na demonstruar me mëndjet e tyre, se na jemi
ata që shkruajmë faqet më kryesore te Historis së Shqipnisë? Ky grupë e
vlerson vedin si regjizorë të shkencës së Historisë së Gjergj
Kastriotit e ma gjanë, që prapë kena me ndigjue???
A thue këta lloj
intelektualësh të mbledhur grusht rreth vënies së minave të Malit
Skënderbe mbi 500 vjeçar mendojnë se munden ta rrëzojnë Malin. Po le ta
“rrëzojnë”, por ç’ka duan me gjetë këta mjeranë të pashpresë? A do të
gjejnë nën kët Mal ndonjë libër Historie të Shqipnisë të shkruar nga
grekë, serbë, rusë,...apo “Aktin e shitjes” së Shqipnisë te Serbia apo
te Greqia?
Sic duket andrro të gjetur një tjetër Histori Shqiptare
pa Kosovë, pa Çamëri, pa..., një Komb Shqiptar pa sy, pa vetëdije, pa
identitet historiko-kulturor, ashtu siç e la Perandoria Otomane pa
asnjë dëshmi kulturet, pa libra, pa skulptura, pa....pa... ashtu sic
janë edhe sot librat e historisë post komuniste e handikepuar me
vetëdije nga prindërit e tyne.


Çfarë i bren në kockën e shpirtit dhe në atomin e vetëdijes realisht këta shpatarë antiskënderbejanë?

Pretendimi i tyre është i qartë si ujët e kronit që del nga bjeshka.
Argumentat
e sajuar të klosave, baletave..lubonjave... të hedhur në tregun
mediatik për “të pastruar’’ figurën e Skenderbeut, gjoja për motivet
hakmarrëse të Luftës 25 vjeçare nën udhëheqjen e Skenderbeut, apo emri
Gjon ......ishte Ivan, Skenderbeu u bë mit “pa qenë” e të tjera teza,
dëshirojnë në thelbë ta çfarosin kryeluftëtarin Skenderbe nga libri i
Historis së Shqipnisë. Në faqet e Historisë të përshkruhet si hajdut,
plackites, si islamik, si sllave, apo si turk apo serb e si grekë.
Këta
sarrafë primitivë të ashtuquajtur “shqiptarë”, që në të vërtetë nuk i
përkasin rracës shqiptare nuk i lënë të qetë biografia e Tij dhe sillen
e mbështillen si të marrë tek besimi fetar katolik i Tij. Synimi i
vetëm është i kuptueshëm.
Kjo i tërbon: qenia e besimit katolik për
vdekje dhe kjo është e gjithë ajo “sakrificë e madhe” që e marrin
përsipër damkën e të quajturit joshqiptar, shërbëtor të ish pushtuesave
dhe qarqeve antishqiptare të huaja të Shqipërisë. Meqë janë merakosë
fondamentalisht nëpër “dokumenta historike’’ për fenë e kryeluftëtarit
dhe jo për kontributin e madh shekullor si Kryetar i Shtetit Shqiptar,
dëshirojnë me zori ta bëjnë o ortodoks ose musliman këtë Skënderbe pas
500 vjetve. Po sikur Gjergj Kastrioti të ishte nga feja musliman apo
ortodoks?? A do të ndërmerrnin sulme si kjo aktualja? Jo dhe
Joooooo!Këta shpatarë të mullinjve të erës vuajnë nga patologjija e
urrejtjes shpirtnore ndaj fesë katolike, gja e trashëgueme nga
prindërit e tyne qysh në djepë.
Mëndjet mesjetare kanë marrë rolin e
heqjes së shpatës nga Muzeu i Vjenës, e heqjes së besimit fetar, e
heqjes së motivit patriotik të luftës shumë vjeçare, djegien e qindra
librave mbi Kryegjeneralin Shqiptar të shekujve në botë.
Këto qenje,
që duan ta lëvizin rrotën e historisë për sëprapthi, sipas orekseve të
Serbisë, Turqisë dhe atyre shteteve antishqiptare tradicionale në
Europë dhe në Azi, në bashkëpunim me klosat, lubonjat,.......
.....olsat .
Historia e Skanderbeut nuk është mallë që shitet e
blihet, nuk bëhet tregti me dinarë, rubla ... apo euro të serbëve të
Schmitit.
Mjerë kush mendon se bën kapital moral, material prej
librit të Historisë Shqiptare të larë me gjak Heronjësh! Turpi i
përjetshëm ka për ti mbetur në librin e antishqiptarizmit! Jam i
sigurtë se ky grupë shpatarësh nuk janë në gjëndje të vendosin kunora
pranë Monumentit të Tij në Tiranë e kudo në Europë dhe në SHBA, sëpaku
të mos e propogandojnë si një zbulim arkeologjik, si....!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dilemat e Skenderbeut Empty Re: Dilemat e Skenderbeut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi