Vargjet qe ju prekin me shum ...
2 posters
Faqja 1 e 1
Re: Vargjet qe ju prekin me shum ...
SONET I RI PER HELENEN
nga
Pablo Neruda
Kur te plakesh vogelushe, (Ronsardi ta ka thene)
vargjet qe recitoja do te kujtosh!
Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve,
ato sythe te fundit te jetes tende bosh.
Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte
do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia.
Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres,
dhe me e vrazhde bora pranveres bie.
Une do te jem kaq larg sa dhembja e dashuria
qe me pare i derdhja si amfore plote
denuar do jene te vdesin duarsh te mia...
Dhe do te jete vone se me shkoi adoleshenca
dhe vone se luleve njehere u del esenca
dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh
do jem kaq larg...

Shinat
Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht
Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti.
Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht
Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti.
Re: Vargjet qe ju prekin me shum ...
[b]Dashuria nuk ka emer!
Ishte një mimozë e bukur shumë
Ajo më pa kur rashë per here te pare në dashuri
Krejt më mbuluan puthjet dhe mimozat
Sic i mbulojnë princeshat me flori
Pastaj iu sula pemëve qark t´i shkundja
Se rrinin të shushatura si hejt
Pastaj sërish u ktheva te mimoza
Që si princeshë orienti
të më mbulonte krejt
Si hëna rri mes yjesh, dhe mimoza
Verdhonte mes atij pylli të dendur
Qe dashuri e parë...sa shumë u deshëm
Sic mund ta dojë nje femije nenen
Po erdh një ditë dhe me këto dy sytë
Dashurinë time pashë duke ma vrarë
Si nuk luajta nga ment, vec unë e di
Vec shpirti im e di se sa kam qarë
Mendoja se do ngrys jetën me lotë
Se do mbetja për jetë kallogre
Kur...një tufë zogjsh një ditë krejt papritur
Me cicërima dolën nga një re
Dhe më erdhën për te dritarja ime
Kur në mendime krejt unë kisha humbur
Me pendë m´I mbuluan flokët si mimoza
Secili mbante sqepave një të puthur
Mos u mërzit, një...një është dashuria
Më cicëriti zogu më I bukur
Vec emrat s´janë të njëjtë
por një është dashuria

Sa bukur i kaluam bashk ditët tona,
Mendonim se krejt kjo botë është e jona...
Dikur më shikoje me plot dashuri
Vall si erdhi mes nesh kjo tradhti ?
Tani kur të shoh po më digjet zemra
E ti i buzëqeshur me të tjera femra
Un vuaj, qaj, me lot në sy rri
zemrën ma shkatërove, jetën ma bëre zi
sillem afër teje, me mall të shikoj
te dashuroj akoma, këtë e pranoj
Dua të të afrohem, të të përqafoj,
kur të shoh me tjera nuk mund të duroj.
Ti kthen kokën pas, as nuk më sheh mua
i harrove kohrat kur më thoje: "Te Dua"...
Tash femrat e tjera ti i don,
fjalët e njëjta i ritransmeton ...!
Shkoj në park të ulem,
mërzia më shoqëron,
vendi ku takoheshim
"Dashurin e Laaasht" ma kujton ...
Më propozojnë të tjerë, por as nuk i shoh në sy
nuk u`a kthej përgjigjen sepse "Të dua Ty",
E ti me pa durim 1 ofert e pret,
për ti harruar të tjerat, e ke shum të leht
I falem, i falem, E lus të madhin "ZoT"
"Njerëzit si 'TI' të zhduken nga kjo bot".

Mëmë e bir
- Nëno!
- Bir!
- Dua bukë!
Mëma hesht.
- Nëno!
- Bir!
- Mardha, ngriva!
Mëma psherëtin.
- Nëno!
- Bir!
- Më dhëmb koka!
Mëma s’përgjigjet
S’ka bukë, s’ka zjarr, s’ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s’përgjigjet. Psherëtin dhe ajo me ngadalë, me ngadalë. Djali nuk I dëgjon psherëtimat e nënës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë, e rreckosur, me fytyrën rrudha rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe e vështron me sy të zgurdulluar. S’guxon të qajë, ka frikë se mos zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron! Dy lotë helmi shkasin prej syve të venitur. Me ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri.
- Nëno!
- Bir i nënos!
- Dua bukë!
Nëna hesht.
- Nëno!
- Xhani i nënos!
- Më ngrinë këmbët!
Nëna psherëtin.
Dhe djali fle përsëri, dhe nëna rri dhe e vështron, dhe ngadalë qan dhe psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë, luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerëzore. Dhe cdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit të njëzetë!
Një mëmë; pranë saj një djalë, përkarshi, mbi një dhogë kora e Shën Mërisë: nëna e vështron kokën e shenjtë, i afrohet; e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndijë shprese shkëlqen në sytë e saj.
Shën Mëria hesht.
Që nga larg zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.
- Nëno!
- Bir!
- S’jam mirë!
- T’u bëftë nëna, fli!
Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej përtej, vështron korën, vështron djalin dhe psherëtin thellë. Dhe djali fle! Mëma i vë dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora i ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, po djali s’zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht. Një trup i ngrirë! Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje. S’u prish bota; as fukarallëku s’mori fund.

Kete e kam bo vete.. sja them ktij zanati, po kot mora mundimin.
Ditet ikin pa u vene re...
minutat ikin edhe nuk kthehen me
pozitive eshte, sepse cdo minut do te te dua
negative eshte, se nje minut nga jeta jone, sapo u shua
Sa do doja te udhetoja me ty
boten ta shikonim me anije te lundronim te dy
nese ditet do ikin, te pakten te jetojme ne maksimum
te kapim qiellin me dore, te shkojme gjithkund
ne netet me hene te plote
buze detit te rrinim bashke
te shijonim ate moment magjik
qe yjet do na dhuronin ate nate
te putheshim buze detit
dallget te na lagnin kembet
trupat tane te ndezur
z'do pyesnin per ate fllad.. te ftohte, te nates
do doja qe ajo nate te mos kishte mbarim
te shtrije koken e qete, ne kraharorin tim
te shikonim ne qiell per ndonje yll qe shuhet
dhe te ty te mendonim, per nje deshire.. qe nuk mund, te thuhet.

Varferi e ndershme - R.Burns
Kujt i vjen turp nga skamja e vet
dhe s'njeh as nder, as vlera
atij i them rob vertete
bir robi, e te tjera...
Kjo ngre kandar
kjo s'ngre kandar
ne s'kemi pleng ne jete;
i pasuri ka vulen ne ar,
po ar ne jemi vete.
Ne buke hame, e pime leng,
pa rroba trupi e pa pleng!
E c't'ju tregoj te tjera!
Nderkaq nje batakci tuaf
pi vere e vishet me mendafsh..
e c'tju tregoj te tjera.
Kujt i vjen turp nga skamja e vet
dhe s'njeh as nder, as vlera
atij i them rob vertete
bir robi, e te tjera...
Kjo ngre kandar
kjo s'ngre kandar
ne s'kemi pleng ne jete;
i pasuri ka vulen ne ar,
po ar ne jemi vete.
Ne buke hame, e pime leng,
pa rroba trupi e pa pleng!
E c't'ju tregoj te tjera!
Nderkaq nje batakci tuaf
pi vere e vishet me mendafsh..
e c'tju tregoj te tjera.
Re: Vargjet qe ju prekin me shum ...
"Mall"
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Nga Ismail Kadare
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Nga Ismail Kadare
Re: Vargjet qe ju prekin me shum ...
Keto jane vargje te nje kange me cifteli..e vetmja qe me pelqen.
Sa her e degjoj m'rrenqethet trupi...e tmerrshme!
Eh nuk po kam deshir me kendu
po ma shum du me u kallzu
me ju kallzu nji histori
ne tiran u vjodh nji fmi
nji vajz t'vogel 8 vjecare
e kan marr horat per dore
me shami ja kan lidh syt
o zoti i vraft e kan grabit
Eh ka fillu Vajza tuj qa
po don rrugen per me pa
aman xhaxhi ku po m'coni
t'luj me shoqet pse nuk m'lshoni
nuk din gja nana hic per mu
tash po del per mem kerku
e kerkund nuk kam me m'gjet
ou kam mem la e mem vu me fjet
Eh veturs ja shtun shpejtsin
nuk po kan dhim hic per fmin
e kalun te zin kufin
e kan shit ket vajz n'greqi
kur lekt ndor kan numru
kriminelat fort jan gezu
kthyn makinen per shqipni
o vrrit'te vajza ..n'tok met shti
Eh greku fort asht munu
ket vajz t'vogel me pajtu
moll te freskta don me i dhan
gja spo don vajza me ngran
krejt pa prit pa menu
vajza shkret n'spital asht shtru
shnosh e mir e kish bo nana
mush 8 vjet pa ba gjilpana
Eh ai doktor bre qoft mallku
si ka mujt me operu
me ja pre lekuren tn'thika
raft me flet mos e zbardht drita
mjeku vjeshken tuja hek
vajza shumte asht perpjek
bari gjumit se ka zan
vrrit'te vajza "kuku moj nane"
Eh plot 7 muj kjo vajz n'greqi
7 muj nana me lot n'sy
7 muj djelli pa ba drit
7 muj jan ankthi dit per dit
mas 7 mujsh ne der troket
hapet dera shpejt e shpejt
nana vet ku e ka pa
o fillun bashk te dyja tuj qa
Eh faqe faqe non e bi
lotet e tyre varg si shi
me fol nona nuk po mundet
zemra saj si nuk po i shkulet
afrou pak moj drita e synit
ta sho trupin rezze dillit
veshken tane si ta kan hek
o skan mem lan jo kur me vdek
Eh kjo asht kanga pra qe kendova
mezor vargjet ja kendova
lot e saj skam me i harru
sa her kongen du me e kendu

Monument i bardhë i dashurisë (Dhimiter Xhuvani)
-Une, edhe sot e kësaj dite, nuk e besoj atë që më ndodhi në dimrin e idhët të atij viti.
-E ke histori të dëgjuar apo të ka ngjarë ty? – e ndërpreva rrëfyesin.
-Më ka ndodhur, - tha Toma dhe zgjati para nesh duart e tij si putra ariu, - ja, me këto duar gjysëm të ngrira, unë e Zefi i zbuluam nga dëbora.
Duart e Tomës u drodhën dhe ai, për të mos humbur burrërinë, i fshehu poshtë tryezës. Duart i fshehu, por prej syve s’qe i zoti t’i shmangte lotët. Dhe ashtu, i tronditur nga ç’i shikoni sytë e mendjes, nisi të flaës si i përhumbur.
-Unë e Zefi u nisëm pas gjurmëve të lëna mbi dëborë. Gjurmët na humbën në hyrje të fshatit, tek ura e madhe ku bëjmë sot gërmime arkeologjike. Që këtej me telegraf çuam haber se ata, burrë e grua, s’kishin mbërritur. Edhe ata andej kishin dalë edhe ne këtej. Mjafton t’i gjenim gjallë. Nusja, Havaja, ishte nga fshati ynë, e bija e Remzi Zakës, dhëndrri, Alikoja qe nga fshati tjetër. Njiheshim, se të dy fshatrat tona ishin si dy lagje. Ne kishim nxjerrë tre barinjtë e stanit dhe te gjithë ishim e mendje të ngritur e me frikë. Të gërmosh nën dëborë nuk është siç gërmojmë në ekspeditë, kur na bërtet zotrote. Me kujdes çuna! Dëbora është e frikshme, të ngjeth mishtë kur e di që nën të flenë të vdekur njerëzit e tu. Një minutë vonesë e të duket se i ke vrarë ti, me dorën tënde. Bëhesh fajtor për hiçgjë e të rëndon në shpirt tërë jetën. Nejse, shyqyr që njeriu është i fortë dhe i cuditshëm, se, për besë, kjo që po rrëfej unë tashti, s’është histori për t’u rrëfyer e për të kaluar kohën, - tha Toma dhe heshti.
Ishim bërë kureshtarë, por ama, as nuk mund ta nxitnim Tomën të fliste. Tomën e kishim punëtor të specializuar mirë për gërmimet arkeologjike dhe ia njihja mirë dorën e papërtuar e të kujdesshme, kur binte me reliket, ia njihja dhe shpirtin e tij të çuditshëm, aty të qetë, aty të trazuar, aty gur aop mermer, aty shtuf, që të shkërmoqet në dorë, aty të ndjeshëm e të prekshëm me një sedër gati fëminore.
Heshtja jonë, ose më mirë të themi, pritja jonë e gjatë, sikur ia përkëdheli sedrën dhe ai vazhdoi si me përtesë.
-Zefi tha të ktheheshim kur mbërritëm tek arat, që atë vit qenë mbjellë me grurë. Arat ishin të fshatit matanë, pra, ne si të huaj, kishim dalë tej zonës sonë. Po të ktheheshim, s’do më thoshte gjë kush, po s’di pse nuk e dëgjova Zefin i cili me siguri do të qe trembur për vete dhe për mua. Se për t’u trembur qenë ato ditë. Syri s’të shihte as tokë, as gur, as qiell. Le yje e hënë ose diell. Jo, jo! Gjithçka e bardhë si të ishte mbledhur bota me qefin. Era e rrëmbente borën e butë dhe ia përplaste në pemë, kallkan e bënte. Pështyma binte përdhe si saçmë. Ç’të them unë i ziu se ç’dimër qe. Pleqtë nuk e mbanin mend, as me të dëgjuar, një dimër të tillë. Jo vetëm në udhë, por në përgjithësi e mira është që në ditë të tilla të mos kesh shok si Zefin. Jo se është i lig, po s’ka shumë besim dhe sikur i trembet këmba kur nuk e di se ku e vë. Zefi më shumë do veten, pastaj të tjerët. Tashti, edhe unë nuk jam kush e di çfarë. As trim, as frikacak, port ë them të drejtën, s’ma donte zemra të ktheheshim te Zefi. Do të vinte behari, do të zbuloheshin ata nga bora e shkrirë e trupi do të më mbetej mua, Zefit dhe fshatit tonë. S’do të kishim më sy e daqe; fjala vjen, edhe juve do t’ju vinte zor të më merrnit në punë kur të fillonte ekspedita, ë? Nuk do të më shikonit si vrasës? Le që as unë s’do të kasha sy e faqe të vija te ju, të nisja nga gërmimet e të nxirrja statujat. Ndërgjegjia qenka punë e ngatërruar. Vetëm kur shtrihesh në shtrat, kur e vë kokën në jastek, njeriu bëhet gjykatës i vetes. Ndërgjegjia më vret edhe për Zefin dhe s’bëj mirë që e shaj. Njeriun duhet ta gjykosh edhe nga rrethanat. Nejse se u zgjata ca. Vazhduam të ecnim. Unë para e Zefi pas, i gatshëm që të kthehej se, si të thuash ecnim nëpër errësirën e bardhë, për të gjetur një burrë e një grua, por ama ecnim edhe drejt vdekjes sonë. Dhe njeriu, sado i fortë që të jetë, me vdekjen e ka zor të matet. Vdekja ngaherë është tinzare, sidomos vdekja e dëborës, që të mbyll sytë, të jep gjumë, të ndjell, të josh, të palos. Kishim filluar të ecnim afër njëri-tjetrit. Frikën që shikoja te Zefi fillova të ndjeja dhe unë. Sytë na qenë skuqur nga suferina, nga era me borë. Vetullat na qenë trashur e na ishin bërë si mustaqe të ngrira. Avulli që na dilte nga goja, aty për aty kthehej në flokë bore e na ngjishej në fytyrë e mezi e hiqnim me dorën e future në dorashka. Çdo gjë ishte e kallkanosur, gjithë rrobat e trupit dukeshin sikur ishin endur, prerë e qepur me fije akulli. Zefi u pengua e ran ë një pirg bore mes arës së mbjellë me grurë, që s’di si na doli përpara. Zgjata duart, mezi e ngrita Zefin dhe shtanga. Nën dëborën që kishte hapur Zefi kur qe rrëzuar, sytë më panë një këmbë të ngrirë kallkan. Në fillim u hutova e thash mos qe këmba e Zefit, mos qe një ëndërr gjumi e borës, por jo, Zefi i kishte të dyja këmbët.
U afrohemi dhe vumë re se ishte tamam një këmbë, veçse lakuriq, si ajo e statujave. U ula në gjunj dhe nisa të zbuloja më tej këmbën. Duart nisën të më dridheshin e në cdo lëvizje zbulonim atë që zor do të ma besoni. Po të mos ishte Zefi, unë do të kisha luajtur nga mendtë. Zefi e mblodhi I pari veten dhe u ul pranë meje e filloi të hiqte borë me të dyja duart. Meqë ishim dy vetë, sikur morëm zemër nga njëri tjetri. Syve s’doja t’u besoja, por duarve s’kisha se si të mos u zija besë. Ato zbuluan dy trupa krejt të zhveshur, si të ishin dy trupa të mermertë, po me ngjyrë të errët, mavi. Të dy ishin kruspullosur me njëri tjetrin, sikur donin të mbronin njëri tjetrin nga të ftohtët ose nga ndonjë rrezik I pashpjegueshëm. Mezi e mbajta veten kur ua hoqa borën nga fytyra. Ishin Alikoja dhe Havaja, e bija e Remzi Zekës. Trupat e tyre ishin të plotë, nuk u mungonte asgjë vecse ishin të ngrirë kallkan, të dy të vdekur dhe të dy lakuriq. Unë pashë Zefin, Zefi më pa mua. Dhe mes nesh, aty ku ishin ngrirë burrë e grua, ngriu dhe vështrim iynë. S’na bënin duart t’i clironim nga ai pushtim. Le që ishte e pamundur të lëvizte dorën e njërit ose të tjetrit. S’ka sculptor që t’I bëjë ato dy statuja me atë përqafim ose shtëngim aq të vecantë, sikur donin që ndërmjet tyre të krijonin një fole të ngrohtë ose të mbronin nga acari dy zemrat e tyre që të mos ngrinin. Po pse ishin zhveshur? Kush mund t’i zhvishte ata të dy mes asaj bardhësie të pashkelur nga asnjë gjurmë? Zefi rënkoi. Atëherë unë e mblodha veten, por u tremba. U tremba ngaqë kishim një copë herë që rrinim të shtangur, pa lëvizur para atij monumenti të bardhë të dashurisë së pashpjegueshme, të asaj çudie që po më shikonin sytë.
-O Zef, ç’është kjo kështu, o Zef? – I fola dhe do të clirohesha nga shtangja vetëm pot ë dëgjoja zërin e Zefit. Po ai s’lëvizte as qepallat. Në vend të tyre Zefi kishte dy sacme të akullta.
Zgjata duart dhe shkunda Zefin, e përmenda dhe I fola prapë:
-Zef, ti kap Havanë, unë Alikon dhe t’I ndajmë. Mbase I cojmë deri në fshat.
Zefi u bind. Bëmë cmos t’I ndanim, por qe e pamundur. Ata ishin ngurtësuar.
-Ja ku qenkan rrobat, -thirri Zefi. Ai kish parë midis trupave të ngrirë e pa jetë pirgun e rrobave të tyre të mbledhura si lëmsh midis gjokseve të tyre.
Mezi e nxorëm atë lëmsh rrobash. Këmisha e bardhë e Havasë, këmisha e trupit të saj ishin ngrirë dhe mezi zbuluam këmishën e dytë të Alikos, e nën të, një nga një hiqnim me zor rrobat e tjera të ngrira, derisa ramë në shtresën e tretë, të katërt, tek tricot, te bluzat, ku të ftohtët, akulli, s’kish mundur të hynte dot. Ato I shpështollëm shpejt e shpejt e mes tyre, mbuluar me pelenta, gjetëm një lëmsh të dytë me rroba që ruanin ende ngrohtësi. I hapëm dhe ato dhe c’të shihnim? Fëmija I tyre flinte I qetë. Lëkura e tij, buzët e tij ishin të qeta, si sy fëmije që fle në gji të nënës. E mblodha me të shpejtë. Zefi më bëri shenjë të zbërtheja gunën.
-Të gjitha zbërtheji! –thirri Zefi.
Dhe unë i hapa të gjitha rrobat e trupit. Zefi ngjeshi në trupin tim fëmijën dhe m’i mbërtheu rrobat e gunën.
-Eshtë i gjallë, është i gjallë, shpejt të kthehemi! – tha Zefi e u nis nëpër shtegun që kishim lënë në të ardhur. Unë ktheva kokën dhe pashë se si bora kishte zbardhur sërish dy trupat, të të atit dhe nënës, ashtu të përqafuar, sic i kishim zbuluar më parë.
***
shume e dhimbshme.......ca mund te bajne prinderit per femijen...

Dedikim cdo anti-shqiptari,
por ne vecanti shqiptarve qe jan ne emigrim.
Qe nga jugu ne veri,
qe nga qendra ne periferi.
Cdo i huj gjuhen ton ka dash me na e mohu, por te paret tan e kan mrojt e per te kan luftu,
I jam kushtu gjuhes shqipe e me deshir e kam msu,
sepse gjuhen e nenes time as1 her skam me e harru,
ska nder me te madh se me qen shqiptar,
koka kemi pre per te qen te pa ndare.
Ne jemi Ilir e te lire per jete do te mbesim,
kemi lindur si shqiptar e si shqiptar do te vdesim,
figuren e Skenderbeut gjithmon do ta nderojm,
gjakun qe esht derdhur per trojet tona kurr sdo ta harrojm,
shum kan dash qe tna pushtojn,shum kan dash qe tna dhunojn...por gabojn... Shum kan dash ymrin me ta shu,
po shqiptari si ka leju,
historia jon me gjak esht shkrue,lira jon me gjak esht pague...
O mik, ti me gjak do e shkrush,
me gjak do ta pagush nese na urren...
O armik Edhe ne lashtesi shqiptarit per njeri nk ja ka ni,
barbari romakri,
apo heleni,
pra shqiptarin ne zinxhir se ve dot njeri,
sepse gjithmon ka luftu per liri.
Iliri e Dardani jane vec nji,
dikur ska pas Serbi ka qen e tana Shqipri,
sepse shqiptaret kan udheheq ushtri permbi Turqi,
e do e kishin bo shkrum e hi po mos kish tradhti.
Shqiponjen dy krenare gjithmon ne zemer un e kam,
dhe mburrem me te gjith qe shqiptar un jam,
zakonet traditen e ktij populli un kam,
me kombsin me te vjeter ne ballkan un jam...
Flamur i kuq flamur i zi
flamur qe valvitet i lire ne Shqiperi,
flamur qe do te jetoj ne perjetesi
simbol madheshtor i te madhes Shqiperi... -
Serbe na verbe,per ty shqipe un bej be...
-Gjuha jon sa e mir sa e bukur sa e dlir,
na e lan trashgimi te paret tan Ilir.
-O SHQIPERI TE QOFSHA FAL,
SESA TE DUA NUK GJEJ DOT FJAL...

PER NANEN
Ashte pake kange pa fund me kendue,
Ahte pake vargje pa fund me shkrue,
Ashte pake me i thur hymne pa ja nda,
Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba.
Prej krahnorit te saj vjen ne jete,
Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet,
Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane",
E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane.
Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis,
Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise,
Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes
S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes.
autori i kesa poezie eshte:Gjeto Turmalaj.

Similar topics
» Romanca në vargjet e forumistëve..
» Te dua me shum se 100 gjuh te botes
» 3 Antaret e forumit qe ju pelqejn me shum..!
» Ku ju pelqen te puthni me shum...ne qafe-apo ne Buz..?
» kush ju don me shum ai qe te ben te lotoi apo ai qe te fshin lotet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi