Faik Konica
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Faik Konica
Dita e veres.
Miqve, shokeve te Lidhjes
Shqipetare “Verore”, u dergoj kujtime miqesie, urime te
zemres, per Diten e Veres qe na afrohet. S’e festuam dot sivjet
kete dite te bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojme
me zemre.
C’eshte Dita e Veres? Eshte dita ne te cilen
stergjysherit t’ane, kur s’kish lindur edhe krishterimi,
kremtojin bashke me Romanet dhe me Greket e Vjeter, perendit’ e
luleve, te shelgjeve, te krojeve. Kur ckrin dimeri, kur qaset Vera
buzeqeshur e holle dhe e gjate si ne piktyre te Botticelli, zemra e
njeriut cgarkohet nga nje bare, shijon nje qetesi, nje lumtesi
t’emble. Ne kete gezim, stergjysherit t’ane ndiejin nje
detyre t’u falen perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu
leu festa hiroshe qe quajme Dit’ e Veres.
Ne pake dite, ne
Shqiperi, besniket e funtme te paganismit, besnike pa dashur dhe pa
ditur, do t’rethojne me verore deget e thanave, te dellinjave, te
dafinave, te gjithe shelgjeve te nderuara. Do t’ keputin dege te
gjelbera dhe do t’i vene permbi dyert e shtepive dhe
t’odave.
Te mos i leme te humbasin keto festa te vjetera
te races s’one. Nuk i bejen dem njeriu. Sjellin nje gezim te
kulluar ne shtepite. Ne nje vent ku jeta e te vegjelve eshte aq
trishte, djelmuria dhe vajezat kane nje rase te ralle per te defryer.
Per te medhenjte, Dita e Veres ka nje shie poetike te holle e te
rralle.

Re: Faik Konica
Anes liqenit
Nata po aferohet. Drita e dites tretet
dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi
fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre
manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male
t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake
manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas
tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata
erdhi.
E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te
rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara
si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e
shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e
ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne
malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht,
ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i
bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne
mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena
ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje
peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon,
e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi
liqen e i zhubravit faqen.

Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë
Ndër
turinjtë më të dendur të Shqipërisë,
duhet vënë re ai që është “gati të
vesë për kombin”.
U kapa me fjalë një ditë, me një njeri kësaj cipe, e ja shkurtimi i të folurit tonë:
Unë - Kur je gati për të vdekur për atdhenë, ç’pret?
Ai – S’erdhi koha.
Unë
- Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat,
që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu
bëj një trimëri të shkëlqyer për
atdhenë të çuditen bota e të çuditemi
të gjithë.
Ai – S’erdhi koha.
Unë - Sille, në mos erdhi”
Ai
– Pa më thua, pse s’vete të vritesh më
parë ti që qenke më trim? A po s’erdhi as për
ty koha?
Unë - S’erdhi, e, për mua, s’do
të vijë kurrë. E sheh unë s’rrenj.
S’jam trim unë. A shkrova, a thashë kurrë se do
të nisem për luftë? Jo! Se nuk është puna ime.
S’jam njeri i luftës. Palla ime është penda,
atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem
t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti
që leve trim, bëje fora një herë jataganin për
nder të Shqipërisë.
Ai – S’erdhi koha. Sot për sot sado trimërira të bëhen do të venë kot.
Unë
- Asgjë s’vete kot. Trimëria që duket më e
panevojshme, po të bëhet me mendje që t’i
shërbejë atdheut, kot nuk vete. Ja një punë e
mirë: Në do, ngjitu në Tour Eiffel (Kullë e
Parisit) e hidhu poshtë, të thyhesh në një qind
copë. Më par, shkruaj këtë biletë e vëre
në taskë: “Vras vetem për të provuar se
shqiptarit nuk i dhembet jeta. Për fare gjë e vrava veten. Le
të kuptojë tani Evropa, me anë të gazetave, se
ç’mund të bëjë shqiptari. Kur të
jetë nevoja të vritet, jo për fare gjë, po për
Atdhenë.”
Ai – Talle me mua.
Unë - Nuk
tallem me ty. Në mos do të vrash veten, megjithëse je
gati për të vdekur, çap në Shkodër, në
Gjakovë, në Berat a në Gjirokastër, e, në mes
të pazarit, thirr si tellalli të drejtat e
Shqipërisë. Ja një punë e mirë.
Ç’do t’të bëjnë më të
ligë se të të vrasin, punë përë të
cilën ti thua se je gati.
Ai – Fjalë, fjalë, s’erdhi koha, baba!
Unë
- Në mos erdhi koha për të vdekur, djalë, erdhi
një kohë tjetër: erdhi koha të ngrihesh e ta
kapërcesh me vrap pragun e derës sime, se mjaft më
çave kokën!
1898

Mësime mbi shqipen e re
I
Zoti Hekur,
Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar në konsiderasion.
Zgjebua, prfekt, d.v.
II
Zoti Prefekt,
E
këndova kartën tuaj, ku më bëni të njohur se
ankimi im nuk u muar në sy. Po më vjen keq që nuk shtuat
edhe arsyet për të cilat nuk u dëgjua kërkimi im.
Hekuri, d.v.
III
Zoti Hekur,
Nukë
jam oblizhé të ju reveloj motifet enterne që e
desiduan administrasionin të refyzojë rekllamasionin tuaj.
Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.
Zgjebua, prefekt, d.v.
IV
Zoti Prefekt,
Nuk
ju jam lutur të më zbuloni të fshehtat e shtetit. Po
më duket se, kur hidhet poshtë një qarje, kam të
drejtën të pyes përse.
Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.
Hekuri, d.v.
V
Zoti Hekur,
Në
paçi lodas të më shkruani përsëri një
letre ensollave si atë të fundit, nosolman nuk do t’ju
përgjigjem, po do të marr demëzyr regretabl.
Zgjebua, prefekt, d.v.
VI
Mosieur le prefect,
Il
y a evidemment un malentendu. J’ai plus profond respect pour les
autorities, e t je crois n’avoir fait preuve envers elles ni
d’audace ni d’insolence. Je voudrai simplement demande les
motifs pour lesquelles ma reclamation n’a pas été
prise en consideration.
Hekuri, m.p.
VII
Zoti Hekur,
Do
t’ju bëj rëmarke se lalangofisiel e
Shqipërisë është shqipja. Parkonsekan letra jauj e
fundit nuk është amisibl se është redizhé
në një gjuhë të huaj.
Zgjebua, prefekt, d.v.
VIII
Zoti Prefekt,
Nuk
kuptoj si mund të quhet e huaj frëngjishtja, kur
është pranuar si ortake gjysmë për gjysmë me
shqipen. Ortakësia është gjë shumë e mirë
në tregti: po në shesh të gjuhësisë pema e
ortakërisë është një doç. Më
të shumtët nëpunës të Shqipërise sot
s’dinë as shqip as frëngjisht; po meqë duket
sheshit se frëngjishtja u pëlqen më tepër se
shqipja, do ta nxënë kohë frëngjishten, në
qoftë se kjo bëhet gjuha zyrtare e vendit. Në të dy
mijë vjetët e fundit, më parë latinishtja, pastaj
greqishtja më në fund turqishtja, kanë qenë
gjhuët zyrtare të Shqipërisë. Pse të mos
kenë përsëri si gjuhë zyrtare një gjuhë
të huaj, po këtë herë të zgjedhur lirisht nga
ne vetë? Sikur të kasnecohej frëngjishtja si gjuha
zyrtare e vendit, do të kishim dy fitime: do të
përdornim në punë të Guvernës një
gjuhë të bukur, dhe pak a shumë të përbotshme;
edhe do t’i lejim popullit lirinë të flasë
gjuhën e tij të pavërlasur.
Hekuri, d.v.
IX
I
paditur A.B.C. Hekuri urdhërohet formelman të dalë
përpara tribynalit, të hënën që vjen,
purrepondr disa aqyzasioneve kundrë lasyrëte të shtetit,
të bëra nga zoti prefekt Zgjebo.
Inajetullahu, komisar i policisë, d.v.
X
Desizion i Tribynalit:
Unë,
zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa këtej, u silloisa andej, edhe
desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze,
ensollane, dhe in admisible, që i dërgoi Zotit prefekt
Zgjebo, ashtu edhe nga reponset që i bëri tribynalit, u
revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri
të bëhet kondanë në dhjetë vjet burg otravo
forsé.
(këtu vula)
I “pandehuri”, i
“padituri”, i dënuari Hekur tani thyen gurë
në udhë të re të Tomorit.
1938

Çipi i palaçove
“Avropa”
dhe “Evropi” janë bisedimet e ditës dhe të
orës në Shqipëri. Po Evropa s’përfillet
aspak. Ç’është “Avropa” ose
“Evropi”? Pas besimit të shqiptarëve,
është një vend i çuditshëm, larg nga
Shqipëria. Që Shqipëria është edhe ajo
një pjesë e “Avropës” ose
“Evropit” – asnjë shqiptari nuk ia qas mendja.
Një njeri niset nga Vlora të vejë matanë të
kanalit, fjala vjen në Pidochisull – Adriatico, dhe
miqtë e tij thonë: “Shkoi në Avropë”
ose shkoi në Evropi”. Për të zbuluar
përsenë e errët të këtij mendimi, u bëra
një pyetje katër njerëzve më të kuptuar
që ka Shqipëria dhe më patundërisht të sigurt
nga vetja e tyre.
Selim Qeroz-Fodulli më përgjigjet:
“Efendëm,
çdo vend ku populli mban shapkë dhe ku s’ka
bërë hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, është
Avropë”.
Napoleoni i Gjirizave më thotë:
“Tradhtor, tallesh me mëmëdhetarët! Ti e di
shumë mirë ku është Avropa, dhe në ke harruar,
të ta përmend unë: Avropa njihet tërë ai vend
ku venë kapella, ku ka makina shumë, ku burrat
s’kanë trimërinë tonë dhe ku gratë
s’janë të ndershme.”
O Anaksagoras Uliksi
më shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu
pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksët besojmë se, atje ku
mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari
ynë i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi është
tërë ai vend ku urdhëron Pap dhe kisha latine me
protestantët dhe mesonët dhe ku shkon i lajthitur, i cili
shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditë hakë
Perëndisë. Po më duket, zot, se tallesh, tutesti
peripezis. Prosohin, se në Amerikë kemi ton Papa laga
Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s’prt veç se
një shenjë për të nisur nga zanati i tij, Lipon,
prosohin!”
Gazi Punikua hedh nga goja jargë, një
erë të qelbur dhe këto fjalë: “Avropa
është vendi ku s’hanë mish të mbajtur në
akull, pasta dhe shumë gjëra të tjera, që ne,
aziatikët e ndershëm, nuk i përfillim. Mesela, pinë
verëra të gënjeshtra të Francës, që
s’kanë aspak erë rrushi. Nëm verë të
Negozhdit që ndjehet një orë lart! Nëm raki!
Nëm bozë! Atje ku s’i gjen këto, atje
është Avropë.”
Dhe me të mbyllur këto
bileta, gjej në tryezë një këngëzë
që kisha shkruar pak javë më parë në mes dy
shakave me ca “Vatrane”. Këngëza e ka titullin
Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp për të
zbavitur këndonjësit një minutë:

Gjuha...Dhe nje pjese e germazit
Fati i
gjuhës shqipe është për të qarë. Një
degë e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia,
latinishtia, greqishtia e vjetër, persishtia, etj., dhe aq' e
vjetër sa ato, - shqipia mbeti gjer më këtë
ditë e njomë po pa fletë e pa lule, kur shoqet
çuditnë botën me lulëzimin e tyre. Tani, ca
elementet t' erëta në Shqipëri kanë zaptuar
ministrin' e Mësimit dhe po përpiqen t'a majnë
gjuhën fare. Mbase ca nga ata dëshërojnë të
mbarojnë dhe u duket se po mbarojnë punë; po shumica, pa
dyshim, janë armiq të gjuhës, dhe duan, duke
përdredhur e duke shtypur organet e shqipes, t'a lënë
sakate që të hiqet xvarrë e shtrembëruar.
Shikoni.
Jaria nj'a tre'qint fjalë që munt të quhen
internacionale, janë hequr ca nga gërqishtia e vjetër,
ca nga latinishtia, dhe janë bërë malli i
njerëzisë, se gjithë bota i di, i mer vesh gjithë
bota. Munt të përdoret e të kuptohet lehtë fjala
thjeshtë shqipe larkfolës (siç munt të
thonë, dhe ca thonë, në Gjermani, Fernsprecher), në
vent të telefonit: po nuk është nevojë; fjala
telefon ësht'e përgjithëshme; s'ka nonjë fitim
për gjuhën, për popullin, a për njeri, që
të preferohet fjala nacionale larkfolës. Po armiqt' e
fshehtë të gjuhës, s'pëlqejnë as fjalë
të ra kur janë të mira, si larkfolës;
dëshërojnë fjalë makaronike si togjer dhe bashki,
se ashtu e do qëllimi prishës i tyre.
Një tjatër
pun' e bukur që bëjnë, është të kthyerit
e fjalëve nga kuptimi i tyre dhe të dhënët një
kuptim të ri. Fjalës i paditur, i dhanë kuptimin i
kallzuar për një faj; fjalës i pandehur, i dhanë
kuptimin i dyshuar se ka bërë një faj; fjalën i
aratisur e zgjothnë që të zërë vendin e
fjalës firar, ndonëse i aratisur thohet për një
që ka humbur udhën ose s'dihet se ku ndodhet në kurbet.
(Është vërtet se Gegët kanë një
fjalë i paditun, që ndofta ka lidhje me italishten bandito,
me kuptimin i kallzuar; po trazimi me fjalën i paditur në
kuptimin i pamësuar ësht' i domosdoshmë dhe
përandaj përdorimi i të dy fjalëve nuk
është praktik).
Sido që në qoftë,
Torbeshët me ca dinakë të tjerë vendosnë
që t'i japin shkelmin shqipes, dhe të fabrikojnë
një gjuhë të re të themeluar mi shqipen. Na
pëlqen a s'na pëlqen, kjo gjuh'e re po bëhet
nënë sytë t'ona, dita me ditën, dhe jemi të
shtrënguar t'a nxemë, se ndryshe pas pakë kohe s'do
të marrim vesh dot se ç'thonë gazetat e
Shqipërisë.
Për të stërvitur Vatranënt
në gjuhë të re, kemi për të botuar nga
nonjë herë ca mësime. Do të jenë pakë
të rënda, si çdo gjë e re: po me kurajë dhe
durim, do të bëni përparime.
Mësimi I
Toskua,
me që ka parë shkolla të larta, ësht'i ditur; po me
që e kërkon Gjykatoria, ësht'i paditur. Ashtu, Toskua
ësht' edhe i ditur edhe i paditur.
Moskua, me që s'ka
hapur kurrë një librë, nuk ësht'i ditur, po me
që s'thotë as Policia as njeri se është fajtor, nuk
është i paditur. Ashtu Moskua s'ësht'as i ditur as i
paditur.
U-voth një kec në stan, dhe besojnë se
Toskua është ay që e vodhi. Toskua është pra i
pandehur. Fajtor ose i pafajshëm, Toskua mori malet i papandehur.
Toskua është pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
Dikush
tha se kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u
përgjiqnë që Moskua nuk ësht'i pandehur. N'ato e
sipër hyri në polici Moskua; dhe me që e dijin se
s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk është as i
pandehur as i papandehur. .
Toskua, kur mori malet, u-bë i
aratisur, se fshihej nga xhandarët; po duke qenë se i njeh me
pëllëmbë udhët dhe shtigjet, nuk u-aratis as
një minutë. Do më thënë, Toskua ësht'i
aratisur po nuk ësht'i aratisur.
Moskua dolli për gjah dhe
humbi udhën dhe ka dy ditë që po sillet
vërdallë, i dëshpëruar, nga pyll në pyll;
është pra i aratisur; po kanuni nuk e kërkon, dhe nuk
ësht'i aratisur. Do më thënë edhe Moskua, si
Toskua, ësht' i aratisur, po nuk ësht'i aratisur.
Me
gjith' këtë, ndodhja e Moskos ndryshon fare nga e Toskos. Se
Moskua dëshëron të dalë nga pylli, po s'di si
të dalë; Toskua di si të dalë, po
s'dëshëron. Moskos i vjen keq që nuk është si
Toskua; dhe Toskua qan që nuk është si Moskua. Po sikur
t'u thuash të çkëmbejnë ndodhjen e tyre,
s'dëgjojnë. Se Moskua do që të mos jet' i aratisur,
dhe nuk është po prapë është; Toskua nuk
ësht' i aratisur, dhe do që të mos jetë po prape
është.
Mësimi II
Profesorit Qelqmath i ngjau
një e papëlqyer: Tek punonte në laboratuar të tij,
hyjtin pesë xhandarë me pisqolla në grusht, dhe i
britnë, "Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojën
dhe ngriti duart, po si mblodhi pakë veten protestoj me
zemërim, dhe u thotë xhandarëve, "Gënjeni, se mua
tërë bota më njohin si të ditur". - "Vërtet,
je i ditur", thanë xhandarët, "po nga që je i ditur, je
i paditur", - "0 Perëndi!" briti Profesori "qenkan të prishur
mënç!" - "Ja se si" thanë xhandarët;
"është helmuar një pus, dhe shumë njerës
që pinë nga ujët e tij vdiqnë. Helmi i
përdorur është aq' i hollë sa s'ndjehet në
shie. Policia mendon se vetëm një njeri i ditur në
barërat munt t'a ketë bërë këtë faj.
Përandaj, Profesor, ti, si i ditur që je, u-dekllarove i
paditur, dhe ne erthmë të të zemë" - "Shikoni se
ç'gjarpër i frikshëm!" ulërijti profesor
Qelqmadhi. Xhandarët, të trembur, kthyen kokën të
shohin, dhe Profesori me një herë u-hoth nga penxheria dhe
mori me vrap udhën e pyllit. Xhandarët, kur kuptuan
dinakërinë, j'u-sulnë pas duke zbrazur pisqolla, po
më kot, se Qelqmadhi u-çduk në mes të druve.
N'ato
sipër, u dolli mb'udhë xhandarëve nxënësi i
Profesorit, dhe i qëndroj duke u britur: "Xhandarë!
Zemëni, se pusin e helmova unë!" - "Ja tek qenka i pandehuri
i vërtetë!" tha një xhandar. - "Dhe është fare
i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky çilimi"
u-përgjigj një tjatër.
"Është një i pandehur i papandehur" dekllaroj një xhandar i tretë.
Pastaj, i thanë nxënësit: "Eja pra të të shpiem në burg, se je i paditur".
"Atje
gënjen( tha djali "se jam nxënësi më i mirë i
Profesorit Qelqmath. Nga ana tjatër, po të burgosni
gjithë të paditurit, duhet tërë popullin
shqipëtar t'a burgosni dhe të hyni ju të parët
në të Tralos". - "Mos fol aqë shumë" urdhëruan
xhandarët; "nukë thamë që s'je i ditur, po
thamë që je i paditur. Tani, përpara!" Dhe
xhandarët u-nisnë, me të diturin të paditur të
pandehurin të papandehur në mes.
Udhës,
nxënësi, me një zë që dridhej nga frika, i
thotë një xhandari: "'Bobo ç'na gjeti! Ti paske
kolerën, shoh në fytyrën tënde gjithë shenjat
e sëmundjes." Xhandarit i ra të hollët nga
dëshpërimi. Të tjerët u-përndanë, të
kafshuar nga zegli i panikës. Nxënësi, pa humbur
kohë, vrapoj dhe hyri në pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan
njëri tjatrin për * * * * që kishin ngrehur, dhe
muarnë të përpjetën nëpër
shkëmbinjtë. Xhandaret, si kuptuan grackën, u-bashkuan
dhe me një tërbim të math u-sulnë dhe ata në
pyll, ku humpnë udhën, dhe, pas ca orësh kërkimi,
arrijtin në funt të një shkëmbi dhe ranë
mbë dhe, të dëshpëruar, - kur na dëgjojnë
një të qeshur; shikojnë lart: Profesori me
nxënësin e tij kanë ndenjur dhe po tallen me
xhandarët duke mpshtetur dorën në majë të
hundës. Dhe me një herë, ky fjalim nis në mes
të dy palëve.
Xhandarët: - Profesor, s'je më i paditur.
Profesori: - Po ju qëpari më thatë se isha i paditur.
Xhandaret: - Ishe, po s'je më.
Profesori: - Bah! Aqë shpejt u-bëra i ditur?
Xhandarët:
- Jo. Ishe i ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetëm i ditur,
dhe i paditur është nxënësi yt.
Profesori: - Gënjeni. Nxënësi im është i ditur.
Xhandarët: - Jo. Ësht'i paditur, se e kërkon hetuesi.
Profesori: - Ah! Paskeni dhe një... si thatë?
Xhandarët: - Hetues.
Profesori: - Bisedim i papandehur.
Xhandarët: - Jo. Nxënësi yt ësht' i pandehur.
Profesori: - I pandehur çë?
Xhandarët: - I pandehur.
Profesori: - Aqë vetëm? S'ka bisht fjala?
Xhandarët: - I pandehur vetëm. Dhe në dëgjofshi këshillën t'onë, mos bëhuni t'aratisur.
Profesori:
- Gënjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimë se ku ndodhemi, kemi
ardhur dhe tjatër herë këtu për të mbledhur
barëra t'egëra. T' aratisur jini ju, që kini humbur
udhën. Do të vdisni nga uria dhe nga etja. Do t'ju vrasim me
gurë. (Dhe Profesori hodhi një shpellë që t'i
trembë.)
Xhandarët: - Duam të hamë. Kini një copë bukë?
Profesori:
- Ka një burim të ftohtë këtu sipër, dhe
vijnë shpesh dhi t'egëra të pinë ujë. Doni ca
kakërdhi prej cjapi? (U hodhi një grusht.)
Kryetari i
Xhandarëve (u flet shokëve). - Medet! Do të vdesim.
Ç'na duhej të ndjekim gjer në thellësi të
pyllit maznunet dhe muttehemet. Në djall mystendiku me gjith'
ihzarin!
Profesori: - Pa dale, pa dale. Më duket se s'mereshim
vesh. Mor mos doni të thoni se na kallzuan si fajtorë dhe
kini urdhër të na shpini në burg?
Kryetari i Xhandarëve: - Po. Zoti Profesor. Kam një ihzar, dhe dua të ju shpie te mystendiku.
Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bëmë firar?
Kryetari i Xhandarëve: - Po, Zoti Profesor.
Profesori:
- Ah mor t'uruar, ne ju muarmë për të çmendur dhe
ikmë nga frika se mos na mbytni. Hajde të shkojmë
në gjyq, se ne fajtorë s'jemi.
(Dhe zbriti me nxënësin).
Mb' udhë, vazhdoj bisedimi.
Profesori:
- Nuk më thoni, pse s'përdorni fjalet firar, mystendik,
ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po kini
çpikur fjalë që s'i mer vesh njeri?
Kryetari i Xhandarëve: - Di dhe unë, Zoti Profesor? Thonë se duhet qëruar gjuha nga fjalët e huaja.
Profesori:
- Duhet qëruar më parë truri i palaçove që e
qelbnë gjuhën. Fjalë të huaja jane ato që
s'kanë zënë rënjë në gjuhë. Ato
që i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer në kasolle të
malësorit, ato fjalë u-nacionalizuan. E dini si i thonë
gjykatësit n'Espanjë? I thone kali, - "Alcade" - nga
arabishtia elkadi. S'munt të gjente tjatër fjalë
hispanishtia? Ç'gjë më e lehtë? Në
gjuhën hispanishte ka disa qindëra fjalë arabishte,
më tepër fjalë administrative. Vallë
Espanjollët i mbajnë ato fjalë nga dashuria që
kanë për armiqt' e tyre Arabër? Apo mos i mbajnë se
ato fjalë hyjtin në gjuhë dhe e quajne lajthim t'i
hedhin? Turp, turp, djemt' e mij. Hiqni dorë. Është
mëkat për gjuhën.
Botuar më 1922

Abetari shqip
Në pak fjalë, - me
qëllim por pa shpresë që t`u mbushim kokën hamajve,
zaptieve, të shtrembërve e t`egërve, - duam të
shkoqitim çështjen e abetares gjer më sot. I pari
libër në gjuhën tonë dolli në 1635, d.m.th.
256 vjet më përpara, në Romë, prej Frengut të
Bardhë (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori më vonë
do zbulonte duke gërmuar në arkivat e bibliotekës
kombëtare të Francës, veprën e Pjetër Budit
"Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e të rrëfyemit" të
shkruar, me të njëtin alfabet, në vitin 1621, pra 14
vjet më parë]. Ky libër përdori një alfabet, i
cili ka të ngjarë se përdorej edhe më parë,
se, po ta kish bërë Frengu i Bardhë, do ta kish
thënë në parathënie të librit të tij; pra
duke heshtur, na rrëfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atë
alfabet duallën gjer më sot shumë libra, më të
shumtët përmbi fe, një fjalor shqip e italisht disa
mijëra shtyllash, e me atë mëson gjithë pjesa e
Gegërisë katolike. Të metat e atij alfabeti janë
kryesisht dy: 1) Ka disa gërma të veçanta që nuk
gjenden në shtypshkronjat; 2) S`është i mjaftueshëm
për toskërishten.
Që të mos e ngarkoj tepër
artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Në atë mot, Sulltani,
për të ndezur në Shqipëri një zjarr
kundër sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare të mblidhen
që të bëjnë një alfabet shqip. Këta, me
leje të qeverisë (turke), u mbluadhnë. Në mes tyre,
hyri si thonë e si do të mund të provojmë një
ditë - një anëtar i Moskovit, i cpuar me udhë nga
patriarku grek. Kjo mbledhje kishte për detyrë: 1) O të
merrte alfabetin e Frengut të Bardhë, si 300 e sa
vjetësh më të vjetër; 2) O të bënte
një të ri, duke treguar të metat e alfabetit të
vjetër; 3) O të mos i përsëritte ato mangësi.
Mjerisht,
mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha
pse s`e mori. 3) I përsëriti të keqiat e alfabetit
të Bardhit. 4) Shtoi shumë gabime të reja.
Që
të marrin vesh atdhetarët e kulluar se
ç`është ai alfabet i Stambollit, le të venë
re këto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gërma. Ndër
këto janë: 1) shtatë shkronja cirilike (sllave). 2)
Pesë shkronja greke. 3) Një shkronje cirilike (sllave)
kokë-tatëpjetë. 4) Një shkronjë latine e
vërtitur. 5) Dy shkronja latine kokë-tatëpjetë. 6)
Një shkronjë latine e tredhur. Të tjerat janë
latine. Lexuesi që ka pakë mendje, i sheh vetë
ndyrësinë e këtij alfabeti: 1) I bërë me spica
të Moskovit, na vë në rend të popujve sllavë.
2) I përzier me shtatë mënyra shkronjash,
është i ndyrë në të parë, e i jep
gjuhës një hije të egër. 3) Nuk mund të botosh
libra asgjëkundi në Evropë, veç po të blesh
shkronjat përkatëse dhe të paguash shumë më
shtrenjtë. Kur desha të filloj një të
përkohshme shqipe gjashtë vjet më parë,
dëshirova pikë-së-pari të përdor o alfabetin e
vjetër të Shkodrës, o alfabetin e Stambollit - të
cilat do t`i rrëfej ndoshta një ditë gjatë e
gjerë, e atëherë le të gjykojnë
shqiptarët ç`janë ata njerëz e ç`jam
unë - nuk më tunden fare.
Më 1899, disa
atdhetarë të flaktë të Shkodrës u
mblodhnë, për të themeluar një shoqëri të
madhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Këta
shqiptarë krijuan një alfabet, të cilin, edhe pse qe i
arsyeshëm edhe nga dëshira e bashkimit, e muarëm edhe ne
dhe po e përdorim që prej dy vjetësh tek revista
"Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetëm shtypet lehtazi kudo,
po është edhe i arsyeshëm në shumë anë.
Këto edhe njëqind të tjera tregojnë se me alfabet
të "Bashkimit" mbahet mirë rrënja e fjalëve.
Tani
cilat janë kundërshtimet e meemureve kundër këtij
alfabeti. Janë pesë: 1) "Alfabeti i Stambollit
është më i vjetër" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por
alfabeti i Bardhit është 300 vjet më i vjetër. Pse
nuk e mbajtët? Pra, edhe ju vetë rrëfyet se
vjetërsia nuk është argument i mjaftueshëm për
të mbajtur një gjë të ligë. 2) "Alfabeti i
Stambollit është më i përhapur". -Ato
gënjeshtra t`ia shisni një tjatëri, por jo mua. A e
mirrni vesh? Ndër 100, 90 ndër shqiptarët e jashtëm
e përdorin këtë alfabet që përdorim ne, a me
disa ndryshime. Atë të meemureve e përdorin 7 a 8
meemure, e nja 10 zaptienj këmbë-qelbur të
Toskërisë. Po, si thotë Frengu, "qui n`entend qu`une
cloche n`entend qu`un son". "Kush dëgjon vetëm një
këmbanë, dëgjon vetëm një zë". E ju, duke
folur gjithnjë me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e
kujtoni se kini me vete gjithë Shqipërinë. 3) "Shkronjat
e "Bashkimit" janë të shumta e nuk i mëson dot populli".
-Përgjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse
juaji ka 36, d.m.th. 12 më tepër. 4) "Populli s`merr vesh se
si dy shenja bëjnë një tingull. I duket më
lehtë një shenjë për çdo zë".
-Përgjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini të
mësuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor të zinj, e jo populli po
juve vetë ju duket e vështirë të mblidhni dy
shkronja për të treguar një tingull. Se arabishtja e
turqishtja që ju kanë hyrë në palcë e në
gjak, për çdo tingull kanë një shenjë.
Fshataraku i Gjermanisë pse mëson, p.sh. katër shkronja
-tsch- për të treguar tingullin ç? Fshataraku i
Shqipërisë pse të mos mësojë dy shkronja?
Fshatarët e Shqipërisë kanë mend, po Bashstenete
s`mësoni dot ndoshta. 5) Më në fund Meemuret na
pyetnë shumë herë: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u
muarnë vesh ta kenë alfabetin një e të
përbashkët? -Me të vërtet, në nja dy a tre
shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punë. Fundi
alfabeti një është. Rumania ka një Akademi, e,
megjithatë, bota është ndarë në dy pjesë
për një ndryshim të dy a tri shkronjave. Më
vonë edhe ky ndryshim do të pushojë. Alfabeti i
"Bashkimit", për lirinë që i dha shqipes të shtypet
apo të botohet kudo, për hijen europiane që i dha
shkrimit të gjuhës sonë, për shërbime të
tjera që ka për të bërë në sy të
botes, meriton me të vërtet emrin ALFABETI KOMBETAR I
QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve,
i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e të ndyrë
që ka, me pengesë e botimit që u sjell librave shqipe,
s`meriton tjatër emër përveç ALFABETI I EGER I
HARBUTEVE. U bë nevojë t`u thyejmë hundën një
herë harbutëve. Në kanë për të
thënë gjë, të re, do t'u përgjigjemi. Po,
në zënçin të këndojnë për të
mijtën herë këngën e zaptieve, nuk kemi kohë
për të humbur.

Malli i atdheut -Proze
Kur vete njeriu, i
lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve,
embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj,
te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine,
po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se
pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te
duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here,
mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i
prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem,
ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te
cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe
ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja
e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah,
malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri
e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet
te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e
c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura
leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz
te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...

Ju rrefej grekerit
Prej disa kohesh ndermjet
Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake
me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia
ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i
perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim.
Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i
italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i
Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga
karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"?
Kerkesave
te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene,
ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u
japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me
kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur
qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe
i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me
kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera
qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne
zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne
diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e
betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk
e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si
drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur
i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa
te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te
kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.
I
Siç
dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire.
Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone
eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta
quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille
perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut
te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin
Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine
e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese
shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines,
me qytetin e Janines si kryeqender.
Jo vetem qe ky rajon
ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e
fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane
qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire
studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli
per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille
banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne
vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund
me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te
sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky
rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq
vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit
Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe
"banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen
te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme
keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.
II
Ne
gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje
princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i
quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare
gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre
nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke
propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori
eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i
Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit
perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet
ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe
mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere
Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote
Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet
ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa
krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite
ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve.
Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me
te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe,
Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare.
Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri
dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi
çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje
shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo
dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.
Siç e
thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e
Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i
pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej
tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te
zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te
shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te
nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi
ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e
pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me
pare.
Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e
forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte
ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per
t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e
klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me
domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim
te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve
kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke.
Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura
shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon
dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe
per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e
mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes,
turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e
vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu
permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne
traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe
Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur
numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret
te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta
thene mbreti i çekëve.
III
Pushtimi
turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye
qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane
krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj,
derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e
krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj
Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte
sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u
krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret
duke e persosur kishen si mjet te propagandes.
Nje faktor tjeter
ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te
favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin
nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e
pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i
dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit
nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore,
pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.
Nje nga
marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve
zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte
qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i
denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika
ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje
edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare
te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te
largeta.
IV
Pas lufterave ballkanike
Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin
ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be
shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet
natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur
dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te
zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te
Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe
Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht
shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez
civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase
gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender
te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e
njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy
ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes
çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te
organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore
dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet
vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull
i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta
kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.
Pas
Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre
ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me
çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga
Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato
greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa
shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i
ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar
turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t'i
paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije
ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte
njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga
fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan
te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e
zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera
atij ia hodhen me mjeshteri.
Po te shqyrtohen deshmite e vjetra
per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar,
habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve
te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i
kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper
Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe
qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga
disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i
Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme
si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka
vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica
kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku
jane keta 75 % shqiptare sot?
Megjithate, ne rajonin e diskutuar
ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka
kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe
grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e
shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete
shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar
gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete
çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin
grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise
tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur
me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe
derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit
pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E
megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret
perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë.
V
Ndersa
tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon
te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te
rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e
arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete
i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe
metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe
ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te
diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje
padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha
se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara
e te vazhdueshme.
Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia
historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati
gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane
nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore
te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me
grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te
ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon
te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une
pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka
peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht
çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene
gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne
qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo
e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i
qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis
qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder
Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e
legjioneve te Çezarit.

Sot është e shtunë...
Sot është e shtunë...
Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dijnë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.
Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dijnë këtë gjë
Që vuajnë e s' janë të lumtur.
Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.
Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë...
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.
Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,
Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.
Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.
Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është është zëvendësuar me një tjetër.
Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t' ua bërë më njerëzore,
Për t' ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka
Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkdheli
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.
Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve.

Flamuri
Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.
Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej
Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.
Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.
Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë
Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.
Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!
Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,
Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë
E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,
O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi