Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...Depresion...

Shko poshtë

...Depresion... Empty ...Depresion...

Mesazh nga Geri Sat 23 May 2009 - 2:56

Depresioni

Me poshte do te mundohem me sa mundem qe te flas sadopak per Depresionin, simptomat, dhe si mund te kurohet kjo "patollogji."

Te gjithe ka raste nuk jemi ne momentet me te mira te jetes tone. Ngaqe
jeta e perditshme eshte tejet e permbushur me obligime te te gjitha
llojeve,
me sfida ne fusha te ndryshme, truri jone tenton te mos jete ne kushtet
me te mira te mireqenjes.
Shenjat e depresionit ndryshojne nga nje person tek tjetri duke patur
parasysh edhe obligimet krejt ndryshe te njerezve ne jeten e perditshme.
Ka raste kur njerezit preokupohen se shumti per gjera te ndryshme dhe
nganjehere edhe pa rendesi, si psh, te qenit me vonese per nje kohe te
caktuar,
apo mosarritja e nje gjeje ne menyren e deshiruar. Kur keto ndjesi
zgjasin per nje kohe te gjate, ato behen pjese e peripecive te
perditshme, dhe mund
te perseriten gje qe shpie ne nje vecori klinike te quajtur depresion
klinik.

CILAT JANE SHENJAT E DEPRESIONIT?

Shenjat mund te jene te ndryshme dhe mund te variojne nga ndjesia e te
qenit i pashprese apo i pafat ne jeten tende. Keto ndjesi mund te
ndikojne ne
gjerat dhe aktivitetet tuaja te perditshme, si hobet, renja e interesit
per pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme, si sporte, te dalurit
jashte, apo
aktivitete te tjera qe ju i benit ne jeten tuaj te perditshme para se
te fillonin simptomat e depresionit. Arsyeja se pse ndodh keshtu
shpjegohet me
faktin se ka nje renje te interesit nga ana juaj per tu aktivizuar
perseri ne te tilla aktivitete si rezultat i ndodhive dhe sfidav ne
jeten tuaj te
perditshme. Zakonisht te prekurit nga shenjat e depresionit mund te mos
e bejne gjumin si duhet, mund te kene shtim apo zvogelim te oreksit.
Nder
shenja e tjera te depresionit mund te permendim edhe uljen e interesit
per tu marre me aktivitete qe perfishjne pjesemarrje te te tjereve.
Eshte shume e rendesishme qe te behet dallimi ne mes depresionit dhe
dhimbjes shpirterore si mund te jete humbja e nje njeriu te dashur dhe
qe eshte
nje ndjesi naturale. Por nqse kjo lloj ndjenje vazhdon per nje kohe te
gjate, ka ngjasa qe te zhvillohet ne depresion.

TE KERKOSH NDIHME

Eshte e keshillueshme qe ne rastet e deprsionit te kerkohet ndihme e
menjehershme, qofte kjo e specializuar apo thjesht nga nje familjar
mik, shok apo
shoqe. Lenja mbasdore e nje fenomeni te tille mund te coje deri ne
vetvrasje dhe nuk besoj se ndonjeri e deshiron nje gje te tille.

*Kerko ndihme. Mos te te vije turp te kerkosh ndihmen e specializuar, dhe kurre mos u zbraps nga sfida per te gjetur kurim.
*Duhet qe te sfidosh te menduarit depresiv. Mos e fajeso veten per gjera qe nuk te takojne ty
*Kujdesi per veten i.e respekto oraret qe kishe me perpara se te ndjeheshe i/e depresionuar.
*Mos harxho kohen kot duke menduar per gjera qe nuk te takojne ty, apo
per gjera qe nuk ja vlen te luftosh dhe t'i sfidosh, sepse ne kete rast
eshte
vetja jote ajo/ai qe vuan pasojat. Ne vend qe te perplasesh koken pas
murit eshte me mire te largohesh nga nje mendim i tille.


MJEKIMI

Mjekimi i depresionit behet me nje seree ilacesh te quajtur
antidepresant. Antidepresantet mund te rezultojne shume te dobishem ne
trajtimin dhe
mjekimin e shkalleve te ndryshme te derpresionit, qe nga depresioni i
moderuar, dmth, i nje shkalle te ulet e deri tek me i ashpri, por
receta kuruese
nuk mund te jete kurim per gjithesecilin. Jo gjithmone antidepresantet
ulin apo qetesojne simptomat depresive. Ata gjithmone shoqerohen me
efekte
anesore per organizmin e njeriut.
Perpara se te vendosni qe te kuroheni me medikamente duhet qe te merrni
informacionin e duhur ne lidhje me pozitivitetin e ketyre ilaceve dhe
ne te
njejten kohe edhe rrezikshmerine qe mund te lindi nga perdorimi i
ketyre medikamenteve.

Tani desha te them dy fjale ne lidhje me menyren se si veprojne
antidepresantet ne organizmin tuaj e kryesisht ne tru. Mendohet qe te
prekurit nga
simptomat e depresionit te kene nivele me te ulta te transmetimit te
mesazheve ne tru, dmth kane ulje ne numrin e neurotransmetuesve
(sherbejne per te
percjelle mesazhin ne tru.) Keto neurotransmetues te cilet jane te
perfshire ne shenjat e depresionit quhen, Serotonine, dopamine dhe
Norepinefrine.
Neuronet (qelizat nervore) ne menyre te vazhdueshme prodhojne dhe
leshojne ne qarkullim keta neurotransmetues. Ne rastet e kurimit me
antidepresant,
ka nje rritje te nivelit te ketyre neurotransmetuesve ne tru dhe te
percjelljes se sinjalit. Antidepresantet parandalojne riabsorbimin qe
shpie ne
ulje te nivelit neurotransmetues te sinjalit.
Besoj se kaq mjajton per sa i perket rolit te antidepresanteve ne organizem.
Perdorimi i antidepresanteve mund mund te provoje i suksesshem per te
gjithe te prekurit nga depresioni. Per disa mund te jete "pilula e
lumturise"
dhe per disa te tjere nuk luan rolin e "pilules magjike."
Antidepresantet mendohet qe ulin simptomat antidepresive ne afro 70 %
te te pre****e nga
depresioni. I bie qe nje e treta (1/3) e te pre****e nga depresioni te
mbeten pa lehtesim te simptomave depresive. Prandaj kurimi me i mire si
ne te
gjitha rastet e tjera eshte lufta per ta parandaluar depresion si
simptom dhe si patollogji.

Ka edhe menyra te tjera per te kuruar depresionit, sic eshte edhe
terapia qe ne shume raste mund te rezultoje te jete me e efektshme dhe
me frytdhense
sesa mjekimi medikamentoz.
Mjekimi me antidepresant mund te permiresoje percimin e sinjaleve
kimike te tru qe te bejne te ndihesh ne nje forme disi me te mire, por
ata nuk
kurojne shkaktaret e depresionit. Per kete arsye ka nje rritje te
tejskajshme ne numrin e perseritjeve te simptomave ne rast se
nderpritet mjekimi
medikamentoz. Kjo ben qe terapia te jete nje nga format me te mira te
kurimit te shkaqeve te depresionit, duke mos i lene keshtu vend
rishfaqjes se
simptomave depresive.
Por edhe ne rastin e depresionit ashtu sikurse edhe per patollogji te
tjera, mjekimi me ilace mund te jete i vetmi opsion. Kjo varet nga
niveli i
depresionit tek personi i prekur. Terapia nuk eshte gjithmone opsioni i
mundshem.
Sic e theksova edhe me siper menyra me e mire per te ruajtur nga depresioni eshte parandalimi i tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi