Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paketat Tv, pranga ne 16 biznese

Shko poshtë

Paketat Tv, pranga ne 16 biznese Empty Paketat Tv, pranga ne 16 biznese

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 6:44

TIRANE - Ishin lene prej muajsh qe te punonin pa u shqetesuar, dhe pse
ishin vene nen vezhgim. E mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, 16
persona jane vene ne pranga per mashtrime kompjuterike, nderkohe qe
shume te tjere jane marre ne pyetje dhe me pas jane lene te lire. Por
jo gjithcka ka mbaruar. Aksioni po vazhdon jashte kufijve te Shqiperise
dhe sipas burimeve nga grupi i hetimit, gjate dites se djeshme ka nisur
ne Kosove, nderkohe qe kontrolle dhe kerkime pritet te nisin ne Itali,
ku situata eshte me problematike, Gjermani, SHBA dhe disa vende te
tjera Evropiane.

E gjithcka kishte nisur nga nje denoncim i
bere qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te shqetesuar nga
zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, ata kane
bere denoncimin tek autoritetet shqiptare. Keta te fundit kane nisur
hetimet dhe pas shtate muajsh hetimesh, policia ka vene ne pranga 16
personat e vene nen akuze per mashtrim kompjuterik, kryer ne
bashkepunim. Sipas Policise se Shtetit, te arrestuarit ne bashkepunim
me njeri-tjetrit kane klonuar dhe me pas iu kane shitur qytetareve,
karta te platformes DigitAlb, paketes Super-Sport, platformes Tring,
Sky dhe Nova qe transmetojne programe me pagese, artistike dhe sportive.

Kane
qene burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, qe kane bere te ditur
lajmin dhe kane sqaruar se ndalimi i tyre eshte bere ne kuader te
operacionit te koduar "Modem", ne bashkepunim me policine ne Durres,
Shkoder, Fier, Vlore, Berat dhe Korce te koordinuara nga Drejtoria
Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme. Historia e
hetimit ze fill ne nentor, te vitit 2008, kur Policia e Tiranes ka
marre kallezim se ne disa pika te ndryshme ne Tirane, tregtohen aparate
Dixhitale te riprogramuara dhe te klonuara. Fillimisht eshte mundesuar
identifikimi i disa prej pikave, qe tregtonin keto aparate ne kryeqytet
dhe me pas ne disa rrethe te vendit. Personat qe ishin te implikuar ne
kete aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve
dixhitale nepermjet sinjalit te internetit, benin te mundur marrjen e
te dhenave ne lidhje me programet e kompanive te ndryshme televizive.

Nga
hetimet e deri tanishme, dyshohet se keta persona ne bashkepunim me
njeri-tjetrin, kane klonuar dhe shitur qytetareve, karta te
televizioneve dixhitale kombetare dhe nderkombetare. E ne pranga kane
rene, Saimir Kuniqi, 55 vjec, Alfred Kadiu, 30 vjec, Eldi Vorpsi, 23
vjec, Edison Shema, 32 vjec, Sokol Shalca, 48 vjec, Sokol Kadare, 38
vjec, Spiro Zguri, 48 vjec, Dhimitraq Papa, 55 vjec, Saimir Likollari,
31 vjec, Marin Palushi, 36 vjec, dhe Ilir Nushi, 32 vjec. Te gjithe
keta persona jane vene ne pranga neper rrethe qe nga Shkodra e deri ne
Korce. Nderkaq qe me urdher te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane
jane vene ne pranga, Xhaferr Gixharri, 23 vjec, Artan Priftuli, 44
vjec, Fatmir Cupi, 32 vjec, Ilir Dylja, 38 vjec, si dhe Eduart Koka, 42
vjec, te gjithe banues ne Tirane.

Aksioni, bllokohen aparaturat

Por
pervec personave te ndaluar, policia ka sekuestruar dhe nje sere
kompjuteresh, servera, karta etj. Burimet zyrtare thane se, gjate
kontrolleve ne banesa jane gjetur dhe sekuestruar, kompjutere te
markave te ndryshme, aparate dixhitale si dhe 500 cope karta plastike
me cip, per dekodifikim te kartave te platformave te ndryshme
dixhitale. Burime nga njesia Task-Force e Krimit Ekonomik, thane se
operacioni do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, duke u shtrire ne
pikat e ndryshme te lotarive sportive, ku rezulton se kryhet dhe
konsumohen programet e miratuara, sidomos te paketave sportive.
Rezultatet shume te mira te ketij operacioni, kane ardhur dhe si pasoje
e bashkepunimit shume te mire, nga ana e prokurorise se kryeqytetit, e
cila ka miratuar te gjitha kerkesat e bera nga uniformat blu.

Ne pranga

Saimir Kuniqi, 55 vjec, nga Tirana

Alfred Kadiu, 30 vjec, nga Tirana

Eldi Vorpsi, 23 vjec, nga Tirana

Edison Shema, 32 vjec, nga Tirana

Sokol Shalca, 48 vjec, nga Tirana

Sokol Kadare, 38 vjec, nga Tirana

Spiro Zguri, 48 vjec, nga Korca

Dhimitraq Papa, 55 vjec, nga Durresi

Saimir Likollari, 31 vjec, nga Berati

Marin Palushi, 36 vjec, nga Shkodra

Ilir Nushi, 32 vjec, nga Fieri.

Xhaferr Gixharri, 23 vjec, nga Tirana

Artan Priftuli, 44 vjec, nga Tirana

Fatmir Cupi, 32 vjec, nga Tirana

Ilir Dylja, 38 vjec, nga Durresi

Eduart Koka, 42 vjec, nga Tirana

Koha Jone
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi