Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shakhtari fiton Kupën UEFA

Shko poshtë

Shakhtari fiton Kupën UEFA Empty Shakhtari fiton Kupën UEFA

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 12:01

Shakhtar Donetsk e ka mposhtur Werder Bremenin
me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, për t’u shpallur fitues i Kupës UEFA,
në ndeshjen e zhvilluar në
stadiumin Sükrü Saraçoglu të Stambollit.

Shakhtari fiton Kupën UEFA Torfeu1


Lojtarët e Shakhtarit puthin trofeun. Foto: Reuters


Ekipi ukrainas do të jetë kështu fituesi i fundit i “Kupës UEFA”, pasi
kjo garë në sezonin e ardhshëm do të riorganizohet dhe do të mbajë
emrin Liga
Evropiane.


Shakhtari fiton Kupën UEFA Luiz1


Luiz Adriano dhe Darijo Srna festojnë golin e parë. Foto: AP


Shakhtar, që së fundi humbi titullin e kampionit të Ukrainës nga Dynamo
Kiev, pati rastin të kalojë në epërsi pas vetëm pesë minutash me anë të
sulmuesit brazilian Luiz Adriano. I njëjti lojtar nuk e keqpërdori
rastin tjetër në ndeshje, duke mposhtur portierin e Werderit, Tim Wiese
pas 25
minutash lojë.

Bremen u përgjigj në minutën e 34-të me anë të brazilianit të Werderit,
Naldo, i cili barazoi rezultatin. Portieri Wiese bëri një varg
mbrojtjesh të
shkëlqyeshme, për të dërguar ndeshjen në vazhdime.


Shakhtari fiton Kupën UEFA Naldo1

Lojtarët e Werderit i gëzohen golit të barazimit. Foto: Reuters


Gjashtë minuta pas fillimit të vazhdimeve, ekipi ukrainas riktheu
epërsinë përmes brazilianit tjetër, Jadson. Shakhtar kësaj here arriti
ta ruajë
avantazhin, megjithëse Bremenit iu mohua një gol i vonshëm, për shkak
të një fauli të supozuar.

Shakhtar ka fituar 12 trofe vendorë, që kur Ukraina u nda nga Bashkimi
Sovjetik në vitin 1990, por ky është trofeu i parë evropian.




Shakhtari fiton Kupën UEFA Shakhtar1
Festa e lojtarëve të Shakhtarit pasi u shpallën kampionë. Foto: AP


Në mënyrë ironike, që të dy finalistët, Shakhtar dhe Bremen, ishin
kualifikuar për në garën e mëtejme të Kupës UEFA pasi përfunduan në
pozitat e treta
në grupet përkatëse në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Werderi do të ketë edhe një mundësi tjetër për të fituar trofe, pasi të
shtunën përballet me Bayer Leverkusen në finalen e Kupës së Gjermanisë

Berlin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi