Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mamaja e ka bindur të pozojë për “Playboy”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Mamaja e ka bindur të pozojë për “Playboy” Empty Mamaja e ka bindur të pozojë për “Playboy”

Mesazh nga Jerenim Sun 19 May 2013 - 6:09



Kanadezja 25-vjeçe me trup të bujshëm Jayde Nicole, e cila në vitin 2008, kishte rrëmbyer titullin e “Lepurushës së vitit”, nga revista “Playboy”, jo rrallë herë realizon editoriale të fotove seksi në veshje të brendshme intime, ndërsa nganjëherë pjesët intime të trupit të saj, i mbulojnë vetëm disa rripa të ngushtë.

Në botën e modës kjo bukuroshe ka hyrë kur ishte vetëm 6-vjeçare, por pastaj nga mosha 11 deri në atë të 15-tën, ajo kishte pauzuar nga modelimi, për t’u kthyer më pas bujshëm në qendër të vëmendjes.

Ajo tani ka rrëfyer se për pozimin e saj të parë për revistën erotike “Playboy”, ishte bindur nga vet e ëma e saj, e cila i kishte thënë që mos ta lëshojë këtë mundësi që i ishte ofruar asaj nga shefat e kësaj reviste. “Po të mos ishte mamaja ime, unë ndoshta nuk do të kisha pozuar kurrë për ‘Playboy’.

Ajo më thoshte se kam një trup të bukur për të cilin nuk kam pse të turpërohem dhe se është në rregull që format e trupit t’ia tregoj botës. Dhe vërtet ai pozimi më ka hapur rrugët deri te fama. Ofertat për punë kanë pasuar njëra pas tjetrës”, ka rrëfyer ajo.

Shumë operime plastike në trupin e saj

Por bukuria e saj nuk është 100 për qind natyrore, pasi ajo ka kryer disa ndërhyrje në trupin e saj, duke përfshirë buzët, gjinjtë dhe prapanicën. “Janë të shumta femrat të cilat edhe pse kryejnë operacione estetike, mundohen që t’i fshehin ato, edhe pse kjo është e pamundur, pasi një femër vërehet lehtë nëse ka bërë apo jo operime të tilla.

Unë asnjëherë nuk e kam fshehur këtë. Kam përmirësuar buzët, kam rritur gjinjtë dhe prapanicën dhe ndjehem krenare për këtë. Tani më nuk kam nevojë për ndërhyrje të tilla”, ka deklaruar Jayde, e cila tani udhëheq edhe një studio fitnesi.
Mamaja e ka bindur të pozojë për “Playboy” Jayde_nicoleMamaja e ka bindur të pozojë për “Playboy” Jayde_nicole_3
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi