Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

2 posters

 :: Show Biz

Shko poshtë

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale Empty Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

Mesazh nga Jerenim Mon 13 May 2013 - 22:51

Jeta në çift"

Nëse bashkëshortit tuaj i është shuar dëshira për marrëdhënie seksuale dhe nëse shprehjet “jo sonte e dashur” po fillojnë të bëhen të shpeshta, është mirë të mos nxirrni përfundime të nxituara.

Arsyet e sjelljes së tij mund të jenë të shumta. Fakti që po ju refuzon nuk lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e dashurisë. Ja cilat janë shkaqet kryesore që shuajnë dëshirën mashkullore që nga dëshira për qetësi deri tek imagjinata e shfrenuar.

1. Ai po kërkon qetësi pas një dite të gjatë

Nëse ai po futet çdo natë në strofullën e tij, kjo mund të shkaktojë shkëputje të komunikimit. Mbase bashkëshorti juaj nuk po e kupton sesa po ia ndieni mungesën, ndaj mos hezitoni, shpreheni dashurinë tuaj. Gjeni diçka që pavarësisht lodhjes së përditshme, do t’ju qetësojë të dyve, si për shembull të pini nga një gotë verë, leximi i përbashkët apo edhe shikimi i një filmi. Mos e lini kohën të futet mes jush, gjeni rrugën e duhur për ta çlodhur bashkëshortin tuaj.

2. Ai e ka mendjen tek fëmijët

Shumë prindër kanë një jetë shumë të mirë seksuale, por ka nga ata bashkëshortë që pas lindjes së fëmijëve e shohin partneren si nënën e fëmijëve dhe jo si gruan e tyre. Një tjetër vrasës i marrëdhënieve të mira seksuale me bashkëshortin është vënia e fëmijëve në qendër të vëmendjes familjare. Për të qenë sa më të qetë pastrojeni dhomën tuaj prej lojërave, fotove të fëmijëve, madje edhe prej rrobave të tyre.

3. Ai dëshiron të ndjekë ndeshjen apo të luajë lojëra

Të folurit ballë për ballë ashtu siç femrat dëshirojnë, nuk është mënyra normale e sjelljes së meshkujve. Ata preferojnë që teksa ndjekin ndeshjen t’ju kthejnë ndonjë përgjigje të shpejtë. Mos e sforconi bashkëshortin tuaj t’ju kushtojë vëmendje kur është duke luajtur ose duke parë televizor. Në vend të kësaj, ju mund të uleni pranë tij dhe ta ndiqni të dy programin televiziv. Martesa nuk është veç kalimi i kohës së bukur me njëri-tjetrin, por edhe qëndrimi bashkë në situata të tjera.

4. Është java e ndaluar e muajit

Përgjithësisht meshkujt mendojnë se femrat duhen lënë të qeta gjatë periodave, pasi atyre nuk u pëlqen dhe aq shumë seksi i çrregullt. Por nëse kjo periudhë e veçantë e muajit iu rrit nivelin e hormoneve, bëjani atij të ditur dhe shfrytëzojeni si një përvojë të bukur.

5. Ai dëshiron që seksi të vijë më spontanisht

Shmangeni bërjen e seksit thjesht prej faktit se kështu duhet bërë. Kënaqësia më e madhe vjen në momentet e rastësishme dhe spontane. Edhe nëse e keni parashikuar më parë se çfarë do të ndodhë në mbrëmje, gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë, mbase duke u veshur pak më ndryshe apo duke gatuar ushqimin e tij të preferuar. Çojini fëmijët tek gjyshërit dhe krijoni mjedisin e përshtatshëm për romantizëm.

6. Ai është në ankth për performancën e tij

Duke qenë se mashkulli ka një rol kyç në marrëdhënie dhe nuk është gjithmonë i qëndrueshëm, ai ndihet vazhdimisht nën presion për përmbushjen e detyrave të tij. Ndaj kuptojeni qëndrimin e tij të lëkundur ndonjëherë, ai nuk do t’ju zhgënjejë, por as edhe të poshtërohet vetë. Në vend të kësaj, gjeni një mënyrë alternative të kënaqësisë.

7. Ai po sheh shumë pornografi

Kalimi i kohës në internet nuk do të thotë se ai nuk është i tërhequr prej jush, apo që nuk do t’ju kushtojë shumë vëmendje. Por sasia e pafund e imazheve nga më të ndryshmet, mund të ulë dëshirën mashkullore dhe të shkaktojë çrregullim të ereksionit. Nëse uria e tij për materiale të caktuara interneti është rritur, atëherë domosdoshmërisht do t’i ulet edhe dëshira seksuale me ju në shtëpi. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë problem është sinqeriteti dhe gjetja e një terapisti të duhur.

8. Është i shqetësuar për punën

Është një ide e mirë të bini dakord që në kohën e kaluar me njëri-tjetrin të fikni telefonat dhe të ndaloni së kontrolluari email-et e punës. Megjithatë jini tolerante kur vjen puna për telefonata urgjente. Ndonjëherë problemet e punës ulin vetëbesimin te meshkujt dhe rrisin shqetësimet rreth karrierës apo gjendjes tuaj ekonomike. Kuptojeni bashkëshortin tuaj dhe jepini siguri, që problemet do t’i kaloni bashkë.

9. Ai do të flejë

Me gjumin është e vështirë të luash, nëse bashkëshorti është i rraskapitur, mos e mundoni më kot, përpiquni të gjeni momentin e përshtatshëm për të qenë me të. Dëshira e tij për gjumë nuk lidhet me mosvlerësimin ndaj jush, por vetë organizmi i tij ka nevojë për çlodhje.

10. Ai nuk është i sigurt për dashurinë tuaj

Pas pamjes së fortë mashkullore, është gjithnjë një qenie e lëkundur, që nuk e di me siguri a dashurohet prej bashkëshortes së tij. Bëjani të ditur këtë në çdo moment dhe sipas çdo situate. Kjo do të rriste shumë cilësinë e jetës suaj seksuale.
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale Empty Re: Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

Mesazh nga Eidisi Tue 14 May 2013 - 0:14

Sepse i rritet reputacioni hahahaha hahaha
Eidisi
Eidisi
Administrator Forumi
Administrator Forumi

<b>Postime</b> Postime : 94
 <b>Piket</b> Piket : 94
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : KE GURI QE BO XIXA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi