Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?

Shko poshtë

Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia? Empty Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?

Mesazh nga Erisa Sun 17 May 2009 - 1:26

Sa herë keni parë fotomodele në televizor dhe
shijoni se sa bukur janë të lyera buzët e tyre? Nëse dëshironi që edhe
buzët tuaja të duken të lëngshme dhe tërheqëse, para së gjithash, duhet
të gjeni ngjyrën që ju shkon.
Duhet
të zgjidhni atë ngjyrë që shkon me fytyrën tuaj dhe të hidhni të gjitha
ato që janë të huaja në pamjen tuaj të përgjithshme. Ngjyrat roze japin
romantizëm. Ju lejojnë që të humbisni në magjinë e ëndrrave dhe të
kërkoni princin tuaj. Në një lëkurë të bardhë shkon në mënyrë të
mrekullueshme, duke i bërë buzët të veçojnë dhe u japin dritë fytyrës
tek lëkurat e errëta.


Por kujdes:



Ngjyra roz mund të bëjë që dhëmbët tanë
të duken të verdhë. Për këtë, nëse ju pëlqen kjo ngjyrë, atëherë duhet
të gjeni atë ngjyrë roz që do të theksojë paraqitjen tuaj
tërheqëse.Dashurohuni me ngjyrën portokalli, një ngjyrë e nxehtë që
krijon ndjenjën e qetësisë në të njëjtin çast që i jep intensitet
fytyrës. Trasmetoni nxehtësi duke zgjedhur një ngjyrë pjeshke. Kerkoni
pasion me një të kuqe të ndezur. Por që të mos bëhet "betejë" në
fytyrën tuaj, zgjidhni nuancën që i shkon fytyrës tuaj. Nëse keni
lëkurë të bardhë, mund të përdorni pothuajse të gjitha ngjyrat. Nëse
doni të bëni kontrast, atëherë, zgjedhja më e mirë për ju është e kuqe
e hapur.Ndërsa e kuqe e plotë shkon më mirë në lëkura pak më të errëta.



Doni ngjyra të errëta që ... heshtin?

Ose thjesht një nuancë dimërore me
detaje gothic? Zgjedhja është e juaja, ne thjesht do ju themi nëse me
të vërtetë ju shkojnë. Që të zgjidhni nuanca të errëta të kafesë, duhet
të keni lëkurë me ngjyrë të errët, në mënyrë që të ''lidhet''
përfundimi. Gjithashtu, nëse keni nishane në fytyrë, preferoni nuancat
kafe dhe kafe-kuqe, për një përfundim sa më natyral që do të tërheqë
vëmendjen nga nishanet tuaja. Ngjyrën kafe shumë të errët zgjidheni
vetëm nëse mundeni ta mbështesni: nëse keni lëkurë të hapur, atëherë
sigurisht që do të krijohet kontrasti i dëshiruar! Më e rëndësishmja
është që buzëkuqet tuaj të jenë të pasur me vitamina A dhe E dhe
ekstaktime Aloe, që të ushqejnë, të zbusin, dhe të mbrojnë buzët tona
gjatë ditë
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi