Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jam personi më normal që ekziston

Shko poshtë

Jam personi më normal që ekziston Empty Jam personi më normal që ekziston

Mesazh nga Vizitor Tue 12 Jul 2011 - 1:59

Jam personi më normal që ekziston Main_Jolie


Për shkak të sjelljeve të paparashikueshme, pak kush e di si është në
të vërtetë Angelina Jolie. Ylli i karakterit kontrovers e bashkoi në
vete “vajzën e keqe”, divën glamuroze të filmit, aktivisten politike,
ambasadoren e UNICEF-it dhe nënën. E njohur për publicitetin e madh që i
kushtohet për jetën private me Brad Pitt-n dhe me gjashtë fëmijë,
aktorja më seksi e së sotmes tregon në këtë intervistë për të jetën e
saj, aktrimin dhe për shumë gjëra tjera.

- A mundemi në fillim t’ju pyesim se a e ndieni veten të pasigurt?
- Besoni apo jo, vazhdimisht luftojë me vetëbesimin tim. Dhe ndoshta
kështu është edhe me njerëzit tjerë. Më duket se ka aq shumë gjëra që
tek unë nuk janë të mira. Ja shikoni si dukem çuditshëm, ndonjëherë
vetes i dukem si Mapeti qesharak.

- Cili ishte problemi në martesën tënde paraprake me Billy Bob Thornton-in
- Nuk është lehtë të përgjigjem në këtë pyetje. Ndërmjet nesh ka
ekzistuar lidhshmëria shumë e madhe dhe kjo ishte një martesë shumë
serioze. Nga kjo distancë më është e qartë se prioritetet tona kanë
ndryshuar brenda natës. Ai është fokusuar në karrierën e tij muzikore me
bendin “Boxmasters”, ndërsa unë jam drejtuar kah fëmijët. Këtu disi
jemi ndarë.

- A e keni gjetur me Brad Pitt-in më në fund lumturinë në dashuri?
- E kam mësuar se njerëzit nuk janë të përkryer. Është fat për mua ta
dua një person, të mbajë llogari për të dhe të jesh mik i mirë. Është
fat kur dikush ju do për atë që jeni, dhe jo për atë si prezantoheni.
Kur të gjeni atë që dëshironi duhet të shkoni pas saj pa marrë parasysh
në atë se me cilat probleme dhe telashe do të hasni gjatë rrugës.

- Jeni të njohur për imazhin e “vajzës së keqe”, çka mendoni se pse është kështu?
- Njerëzit mendojnë që jam vajzë e keqe pasi që u duket se mbajë ne
vete një sekret të errët, apo se jam e fiksuar pas vdekjes, ndërsa unë
jam me siguri personi më normal që e kanë takuar ndonjëherë. Edhe pse
mendoj për vdekjen, atëherë kjo është kështu pasi që edhe jetën e dua më
shumë se ata!

- Çka është ajo për çka mendoni se jeni të veçantë?
- Kur të vij në shtëpi dhe i shikoj fëmijët në pizhame, të cilët më
vrapojnë në përqafim, atëherë kjo është ajo gjëja që më bën të ndihem e
veçantë.









0Share







Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi