Halil Budakova synon Hollywoodin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Halil Budakova synon Hollywoodin
Halil Budakova nuk e qan kokën për kritikat që merr rreth filmave dhe as për barsoletat që thuren me emrin e tij, ai vazhdon të punojw dhe të realizojw filma të rinj.I ftuar në emisionin “Fehi’s show” që u transmetua mbrëmë në orën 23.00 në RTV 21, aktori dhe regjisori Budakova tregoi që synon Holliwoodin.
“Stacioni im i fundit është Hollivudi, mirëpo gjatë rrugëtimit tim nuk e di ku ndalem..”, shprehu ai ambiciet e tij.
I pyetur nga prezantuesi i emisionit Fehmi Ferati për kritikat që
merr për realizimin e filmave të tij e veçanërisht këtë të fundit për
“Azem Galicën”, Budakova tha se ashtu siç janë kushtet realizohen edhe
filmat.
“Edhe unë kisha pas dëshirë të bëj filma me qindra miliona, por këto
janë mundësitë e mia, kjo është Kosova. Siç e kemi politikën, kulturën,
mjekësinë dhe gjitha institucionet tjera, ashtu bëhen edhe filmat”,
theksoi ai.
Në këtë emision nuk munguan as barsoletat e shumta që bëhen në emër
të aktorit Budakova, i cili më buzëqeshje pos që i lexoj disa nga to
edhe japi një përgjigje. “Dikush është munduar më ma thye qafën,
karakterin, por ma kanë thye k****”, duke aluduar se të gjitha këto i
kanë bërë vetëm publicitet pa pagesë.
Në “Fehi’s show” mysafirë tjetër ishte edhe drejtori i Institutit
Hidrometerlogjik të Kosovës, profesor Sylë Tahirsylaj. Gjatë bisedës, z.
Tahirsylaj foli për punën, përvojën dhe veprimtarinë e tij në këtë
institucion ndërsa garantoj opinionin se stina e verës do të jetë e
ngrohtë dhe me temperatura normale verore.
E për të i argëtuar me muzikë teleshikuesit dhe të pranishmit në
sallë, si gjithmonë u përkujdes grupi “Zanzi band”, ndërkaq një këngë e
këndoi edhe 15 vjeçarja Ardijana Lepija e cila ishte ardhur nga
Danimarka.
Në “Fehi’ show” nuk munguan as rubrikat e zakonshme të emisionit si:
komentet interesante të ngjarjeve dhe titujve të shtypit në gazetat tona
të përditshme të cilat me anë të satirës komentohen nga drejtuesi
Ferati.
Ata të cilët kanë dëshirë ta shikojnë edhe një herë emisionin e
mbrëmshëm, mund ta shohin reprizën që transmetohet të martën nga ora
13.00. /Telegrafi/

Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi