Për femrat jeta fillon pas moshës 50-vjeçare
Për femrat jeta fillon pas moshës 50-vjeçare
Ditët më të mira për femrën vijnë pasi ajo të festojë
ditëlindjen e 50-të, thonë ekspertët britanikë. Ndërsa shumica e femrave
mbi këtë moshë kanë thënë se ndjehen më të lumtura se kurrë më parë.Në
një anketim ku janë përfshirë 2.000 femra me moshë mbi 50-vjeçare, 92
për qind e tyre kanë pohuar se ndjehen më të lumtura se më parë, ndërsa
katër nga pesë femra kanë thënë se ndjehen më seksi sesa kur i kanë
pasur 20 vjet.
Po ashtu, 86 për qind e tyre kanë thënë se kanë raport shumë më të
mirë seksual me partnerin se sa që kanë pasur në moshën 20-vjeçare.
Studimi ka treguar po ashtu se 50 për qind e femrave më të vjetra se
50-vjeç nuk shqetësohen se çfarë mendon gjenerata e re për to.
/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi