Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe joshja e një femre është një art më vete

Shko poshtë

Edhe joshja e një femre është një art më vete Empty Edhe joshja e një femre është një art më vete

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:29

Edhe joshja e një femre është një art më vete Main_joshja


Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i
përshtaten atyre, ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës, që nuk reagon
ndaj shenjave të ndryshme dhe ja se si krijohen një sërë të pavërtetash
të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë,
“arti” i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë.
Së pari, mbani mend që koha nuk është në anën tuaj dhe për këtë gjë
duhet të bëheni sa më kreativë.

Keni në dispozicion vetëm disa minuta për t’i treguar se çfarë mund
të bëni, përpara se ajo të gjejë një “punë” tjetër, larg jush. Por,
varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë,
duhet të jesh një “playboy” i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i
kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një
lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë:
muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet e kërcimit etj.

Fillimi

Kur shikon një femër të këndshme, të kalojnë në kokë mendime “të
pista” dhe pikërisht këtu ndodhesh në rrugën e gabuar, të cilën shumë
prej meshkujve e bëjnë: “T’i vërtitesh asaj”, duke përdorur metoda
qesharake që improvizohen me shpejtësi për t’i bërë asaj përshtypje. Por
në qoftë se zgjohesh me një reagim të padëshiruar, do të thotë se diku
ke gabuar!

Eh, një veprim “i zgjuar” nuk është në dorën e të gjithëve, por me
pak stërvitje, do të mësosh se femrat, të cilat e dinë se çfarë
kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e taktikave të lehta. Në radhë të
parë, mos u nis me një ide të parapërgatitur të tipit: “Është bionde,
është budallaqe”; “Në qoftë se vishet ashtu, do të thotë se është femër
blloku” etj.

Mos harroni: Respekti për partneren tënde duhet të ekzistojë
gjithmonë, ndonëse atë femër e dëshiron vetëm për një aventurë “one
night stand”. Në fund të fundit respektoni veten, ndërsa “buon sensi”
(mirëkuptimi) është falas! Fatkeqësisht, replikat apo gjestet, të cilat
tenton t’i përdorësh nuk janë të vlefshme për të gjitha rastet.

Mbivlerëso cilësitë

Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo
ta dijë këtë gjë. Pjesa më e madhe e femrave, do t’i mbajnë “tentakulat
mbrojtëse” sipër, kur tenton t’i “pushtosh” hapësirën e tyre personale,
gjë krejt normale në fund të fundit. Me pak humor mund ta rregullosh
këtë gjë.

Përpiqu ta “vësh në lojë”

Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e
rëndësishme dhe kjo është arma jote! Mos u përpiq t’i marrësh numrin e
telefonit që herën e parë. Ajo e ka mësuar tashmë që ju po përpiqeni ta
zini të dashur, kështu që zgjidhni një mënyrë tjetër, ndryshe nga ajo që
po mendon. Përpiqu t’i thuash direkt se çfarë kërkon nga ajo dhe mos ia
fut kot, pasi vetëm kështu do ta dehni me sharmin tuaj. Në qoftë se do
adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të
kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.

Mos krijo plane “luftërash”

Disa njerëz mund të improvizojnë mjaft mirë, por ti ke më shumë
shanse të mos jesh një prej tyre. Një plan i mirëdetajuar do të ndihmojë
së tepërmi, ndonëse kjo mundësi nuk është më e mira në këtë botë.
Megjithatë, përllogaritja që nga shtëpia nuk do të ndihmojë ty me atë
çfarë gjen “në treg”, por s’ke çfarë bën. Kjo është magjia e joshjes!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi