Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përsëri së bashku, planifikojnë krijimin e familjes

Shko poshtë

Përsëri së bashku, planifikojnë krijimin e familjes  Empty Përsëri së bashku, planifikojnë krijimin e familjes

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:15

Përsëri së bashku, planifikojnë krijimin e familjes  Main_cheryl
Cheryl Tweedy e kaloi tërë fundjavën me ish-bashkëshortin e saj
Ashley Cole-n. Çifti i cili është ndarë vitin e kaluar, ua zbuloi miqve
se planifikojnë të blejnë ndonjë pronë jashtë shtetit dhe pas dy vjetësh
planifikojnë të bëjnë fëmijë. Cheryl e kuptoi se i mungon lumturia në
planin privat pasi që karriera e saj filloi ta marrë teposhtëzën.

“Për herë të parë pas një kohë të gjatë, Cheryl nuk ka angazhime. Pas
debaklit me “X Factor-in” amerikan, e kuptoi se nuk ka aq shumë në
jetë. Ashley ishte dhe mbeti dashuria e jetës së saj”, deklaroi një
burim i afërt me këngëtaren. Por, të gjithë frikësohen se futbollisti do
të kthehet në “shtigjet e vjetra”, ndërsa Cheryl do të përfundojë e
lënduar.

Miket e saj Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh i frikësohen pikërisht
skenarin të përmendur, por këngëtarja është shumë e vendosur në
qëllimin që përsëri të jetë e lumtur.




Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi