Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese

 :: Show Biz

Shko poshtë

Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese  Empty Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:07

Vokalisti i rok grupit “Minatori”, Naser Gjinovci, i cili gjatë performancës së tij ditë më parë në koncertin kushtuar Ramush Haradinajt, lëshoi një të sharë për shkak të parregullsive teknike, ka thënë se në jetën e përditshme nuk e ka zakon të shajë, por në situata të tilla mund të ketë edhe shprehje jo të mira.Gjatë një prononcimi për gazetën “Infopress” ai ka pohuar se në evenimente të tilla e gjithë çfarë i intereson atij është ana profesionale dhe asgjë më shumë.
“Në jetën time private kam shumë shoqëri dhe jo vetëm anëtarët e
grupit, por më gjerë. Por, kurrë në jetë nuk e kam sharë asnjë shok,
asnjë të afërm, sikur e kanë zakon çdo e dyta shoqëri të shahen. Nuk
jam njeri që kam dëshirë të shajë. Jam njeri që jam i zhveshur nga
shprehjet ofenduese. Shprehjet e tilla vijnë në momente apo reaksione
kur nuk e ke asnjë mundësi me e shpreh një situatë ekstreme”, ka thënë
Naseri duke shtuar se atij i intereson vetëm ana profesionale kur është
pjesë e ndonjë koncerti.
“Nuk më interesojnë divergjencat apo rreshtimet, por mua më intereson
ana profesionale. Duhet të mësohen se nuk është e gjithë muzika në një
CD, mirëpo ka edhe njerëz që këndojnë gjallë dhe teknika duhet të ketë
një përgjegjësi e t’ju ofrojë kushte. Nuk mund të ndihemi mirë nëse
qëndrojmë 20 minuta në skenë. Dhe arsyeja e dytë, evenimentet e tilla
bëhen vetëm sa për e faqe dhe nuk organizojnë koncerte të mira prandaj
ka përfunduar me një të sharë me teknikë e me elektronikë. Mirëpo, këto
momente nuk ka sesi i artikulon ndryshe njeriu, vetëm në një fjalë
magjike”, ka pohuar Minatori. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi